Overblog Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

Présentation

  • : Solar - Plexus
  • Solar - Plexus
  • : Le Solar Plexus est le chakra du bien-être personnel, De notre ego, de notre énergie émotionnelle pour être en harmonie avec soi et avec son entourage dans un esprit de tolérance. Ce feu, cette force, cette lumière et cette énergie dont il est le siège déterminent notre personnalité et, par conséquent, notre place dans la société et nos réactions par rapport aux conventions, aux règlements et aux lois ainsi que notre sens de la hiérarchie. Le Chakra du Plexus Solaire régit nos rapports avec le c
  • Contact

.

.

.

ALBUM DE MES PHOTOS

   

Articles Récents

3 janvier 2008 4 03 /01 /janvier /2008 14:42


undefined
Rrugicë në lagjen Vrenez ( Foto Vasil Qesari )


 
Kujtime nge Dionis Qirixidhi
 

Në një nga simbolet më shprehëse për nënën është simboli i Lejlekut, me krahë të bardhë e me shirit të zi, si të mbaj zi për shtegtimet. Fëmijën e lejlekut e pati pickuar gjarpri, nëna për te shpëtuar zogun e saj shqyen gjoksin që fëmija të pijë, nga zemra e saj, gjak të pastër nëne, që të shpëtonte nga helmimi. E kam parë këtë skenë simbolike të skalitur, në ‘Manastirin e Meteorëve’,  në një ikonostas gjashtëqind vjeçar ...  
          
Nëpër gjumë mu shfaqën tre selvi, një shkëmb ku përplasej vala, dielli i porsaulur mbi Sazan ... U zgjova. As det e as dallgë. Më goditën trurin e më rrëshqitën në buzë vargjet e poetit Ali Asllani: Vlorën, vetëm Vlorën / thelb e kam në zemër / ditën e kam dritë / natën e kam ëndërr ...’
 
Pasqyrova, ose më mirë të them, ftova duart e Skënderit dhe të Nestorit që të hipnotizonin dallgën e të m’i sillnin kreshpërimin e saj, në çastin e përplasjes me shkëmbin. Të m’i sillnin para syve atë akuarel të mungesës ... 
 
Enkas, e bëra udhëtimin nga Korfuzi për në Himarë me anijen, që të mbushja përsëri kujtesën me ndjesitë e Jonit, fshatrat e bregut të detit dhe Llogoranë, që më shfaqen e rishfaqen, ashtu, si pikturat sugjestive të piktorit: herë si brengë e herë si dhimbje ... Në sy më mbetën një grup selvish, mbi një kodër, buzë detit në Korfuz. Mahnitëse! Mu shfaqën në kujtesë penelat e miqve të mi, që hodhën në telajo dritën e bukur të Vlorës, në mijëra peizazhe.
 
Selvitë nisa që t’i emëroj: Ajo selvia e madhe, që ngrihet në qiell e që shpejton të kapë ngjyrat e mëngjesit Jonian, është peneli i Skënder Kamberit. Atje ku dallga kërkon të përkëdhelë “Vajzën e Valëve”, selvia në të majtë, është e Agron Dines, që qëmton si bleta syrin e lules së panjohur...
 
Më tej, peneli i Zihni Veshit, Petrit Cenos, Sabahudinit, Ovanezit, Rakipit, Zamirës, Alekos ... emra piktorësh që lanë gjurmë në artin figurativ dhe gdhendën emrin e mirë ‘Shkolla e Vlorës’. Selvi-penela, që tani janë të shkulur e të shpërndarë nëpër botë. Selvinë, me majën e tharë, në oborrin e kishës, po e emëroj me penelin e Vasil Talos. Mësuesi i urtë i vizatimit që i kultivoi Nestorit pasionin e akuarelit.
 
‘Deti, në pikturën e Nestorit, është ashtu si shpirti njerëzor i furishëm, me tallaze që, i zemëruar, rreh brigjet shkëmborë e thërrmohet në mirazh ngjyrash. Detin do të na i japë jo me ngjyrën blu, të njohur përciptazi, por me smeraldin kristaline, me umbrat e okrat që të befason emocionalisht’- shkruan piktori Skënder Kamberi.
 
Por ky s’është vetëm deti. Ky është vlonjati vital, dallgëzues, tërë energji e temperament ...
  
Nestori thotë se: 'Vlora, nga vetë natyra e saj, është një vend i çuditshëm, i ashpër, i kompleksuar dhe i shtresuar. Njerëzit dhe natyra e saj janë reflekset e njëra-tjetrës. Ata dashurojnë deri në dhimbje dhe urrejnë deri në vdekje. Kjo vjen nga pasuria e shpirtit. Në këtë vështrim dallga shërben si një analogji ndijimesh me njerëzit dhe natyrën e një bukurie të ashpër ...’
 
Deti i Nestorit është një pleksje  i melankolisë së detit e parë me vështrimin e syve të ëmbël të nënës së tij, një melankoli që të trondit se duket se kërkon të shpirtëzoj babanë e tij , erudit, të bukur e të trishtuar në atë moshë Krishti i kryqëzuar. Det që të gëzon e lumturon, buron fisnikëri e të mëson që ta duash njeriun e të të duan. Një det ëndërr - brenda ëndërrimit, bëhet mitik e merr përmasat, që Nestori e shpreh në mënyrë proverbiale : Deti është galaktika ime !
 
Nënë Lakia, një fytyrë e shenjtë që qëndiste e bënte azhur për të rritur dy fëmijët, Mentorin e Nestorin, u përkëdhel me penelin e të birit në dhjetëra tablo, çuditërisht, në moshë të re... Se, nëna si dashuria për vendlindjen, nuk zë kurrë thinjë !...
 
Para disa ditëve Aco Fllokua,  më dërgoj një mesazh nga Brukseli, ku mes të tjerave më shkruante dhe për nënën time, që nuk është më në jetë, aq vite, sa që nuk i mbaj mend. Më dhembi në shpirt, se në këtë botë të pashpirt, me nënën kisha kohë pa biseduar pranë varrit... Nëna ime me nënën e Acos, Milevën ishin mikesha të ngushta. Acua i mirë  më shkroi se nëna ime ishte e bukur. E bukur – thashë - dhe sytë mu përlotën. Dhe  thashë se nënat në shpirt, ngaherë mbeten të bukura, shpirtërisht e fizikisht ...
 
Shtëpitë e  Lekos, të Nestor Jonuzit e të Pandeli Koçit, formonin një trekëndësh. Në pikën ku takohen mesoret, e pata shtëpinë unë. Të tre miqtë e mi, nuk i njohën baballarët e humbur në Mat΄hauzen. Në papafingon e shtëpisë së Lekos që ndodhet në qendër të Vlorës, ai pat grumbulluar aparate elektrike, epruveta, makina të vjetra shkrimi dhe libra, libra, libra ... Ne shokët e tij ia kishim zili atë dhomë magjike, fshehur nga vështrimet e kalimtarëve, që na ngjante si studioja e Faustit.
 
Mu kujtua një poezi të cilën e që para shkruar në ato vite, ku mblidheshim, pothuaj përditë në papafingon e shkrimtarit Aleksandër Babe, ku e gdhinim duke diskutuar, ndërsa nënë Maria me sytë e picërruar nga mirësia na sillte kafe dhe për të ngrënë. Vite,  të cilat për ne, ishin ashtu siç thotë Sheksipiri me gojën e Hamletit: “na vrau në lulëzim mëkati”.
 
Në një atmosferë mbytëse, pas Pleniumit të IV të KQ u zhvilluan disa seanca “gjyqi” ndaj Aleko Babes për dy ‘gabime fatale’ të tij në letërsi e pikturë: ndikime të theksuara froidiste tek proza“Vesveseliu”, si dhe futja në pikturë e elementëve jashtë mendimit estetik e logjikës marksiste-leniniste. Mbledhja e organizuar nga komiteti i partisë vazhdoi ditë të tëra.
- Ç’të mbeti në kujtesë nga ajo zyrë e Akademisë ?- e pata pyetur kur e kritikuan me porosi nga lartë.
- Meshini. Mjedisi sikur nuk përkonte me pamjen e atij njeriu. Nga të katër anët meshin i derdhur me kuintalë Mure prej meshini. Kolltukë, po të tillë. Instinktivisht vrava mendjen për ato kafshë që ishin sakrifikuar. Përjetova një fantazmagori të shfrenuar, sikur turreshin demat e arenave të toreadorëve dhe unë u gjenda brenda tyre. Nuk e di me çfarë çiltërsie. Zhurmat e kasapëve që thernin demat për lëkurë, gjaku që rridhte, fillimisht më hutuan, pastaj më revoltuan. Që nga ajo ditë fillova ta shikoja ndryshe meshinin. Le të qeshim: edhe sot e kësaj dite më sjell alergji çdo gjë prej meshini. Është e lidhur në asociacion, me atë çast të vështirë të jetës sime ... Ndoshta bëhem i bezdisshëm, ndoshta nervozohem pa të drejtë e ku ta di unë, kur shoh çanta meshini varur në supe. Nga ajo kohë, më vijnë në kujtesë çanta sekretarësh, sigurimsash, komisarësh. U bëj thirrje shokëve të mi: ju lutem, në doni të më keni mik, mos i mbani më ato çanta prej meshini, se ato vijnë erë dema të therur, vijnë erë gjak, vijnë erë kasaphanë. Të më falni, nuk di në se e teprova. Por i tillë unë jam ... - sjell në kujtesë fjalët e Aleksandrit ...
 
Në asociacion, e analogji ndijimesh me botimin e “Vesveseliut”, më përfytyrohet një profil Danteje, i mishëruar tek Faik Ballanca, i cili para se të shuhej, nuk u shua si një kandil që nxjerr tym, por kërkoi që të udhëtojë sikur të ishte një asteroid …
Kujtesa përpëlitëse mërmërin me veten, sikur të kem nëpër duar negativët e filmave.
Vite të ikur, kohë që fle. T’i retushoj? Pozime, role teatrale, ku njerëzit duartrokisnin gënjeshtrën për të vërtetë. Rizgjova në celuloid qetësi kortezhesh, funeral ditësh, vitesh.  Pengjet ankohen, përse i kurdisa orët e ndryshkura, dhe me gjeste të frikshme nisën gjymtyrët që t’i shpijnë. Shëtita me fantazi, poshtë një qielli iluziv Vlore,  në rrugicat e lagjes Muradie që të takoja Koço Kolekën, me dorëshkrimin për historinë e Nartës dhe Memdu Sharrën me botimin e parë të ‘Dhiatës së Re’ të përkthyer nga Grigor Argjirokastriti. Me qenien e tyre në këtë mjedis asfiksie, sikur thoshin se kjo nuk ishte Shqipëria e tyre. Njëri vinte nga mjediset diturake të ‘Zosimeas’ e tjetri, nga ato të ‘Oksfordit’ ...
 
Hyra tek rrugica e hebrenjve dhe thirra si dikur: Elio, Eni, Abraham, Mimi, Aliqi, e askush nuk mu përgjigj !...
 
Kalova tek rrugicat e Vrenezit të shihja rritjen e kecit të dhisë malteze të Ollgës së Janullajve, që të më rikujtoheshin misteret e xhindeve (ajo kishte mbaruar për filologji në Romë, por nuk mundi të behej mësuese në atë sistem). Përbri saj, shtëpia karakteristike vlonjate e Skramajve dhe Kristaqi i vogël me pasionin për filmat e pullat e postës. Përball shtëpia e Arqiles (gazetar), Koçit (inxhinier), Pip Ndinit e  pak më tej, shtëpia e Andonit (aktor e regjisor i njohur) dhe Vasil Qesarit (gazetar e historian i njohur). S’ishte askush prej tyre që të përgatisnim kukumjaçet e balonat për fluturim, a të ndillnim pëllumbat në ato kufta pëllëmbe të nderura, bosh, që gjasme të pinin mirësinë, tek një burim iluziv fëmijërie.
 
Koço Dollanin (tanimë fizikan bërthamor) dhe Harallamb Fandin (farmacist e kritik arti), e dija, nuk do i linin nga shtëpia që të bredhërinin me arrakatët andej Qafës së Topit dhe Kalasë. Me mua, Pandin (shkrimtar e kritik), Petraqin (fizikan, profesor universiteti), Mikelin (gjinekolog i talentuar), dhe Elio Kohenin (inxhinier në SHBA, që tanimë nuk është më në jetë) si edhe me Xhilin (jurist enciklopedik e arbitri i famshëm i basketbollit), me të vëllain Petraqin, djemtë e mësueses tonë të fillores, zonjës Marianthi Kilicës (Karaja)... 
 
Me duar te padukshme, rrugica  ma heq maskën e, fytyra, më çlirohet nga hipokrizia. Më erdhi të thërras emra perëndish e shokësh, vende e maja malesh, lagjesh e rrugicash të Vlorës, guva e gjire deti, aty ku u burrëruam dhe na brumosën shpirtërisht, me atë magjinë e bukurisë, të cilat na veçojnë e që sigurisht përcaktuan përjetësisht ADN-në tonë.


undefined

Rrugica ku u lindem ... ( Foto Vasil Qesari )

 

Partager cet article

Repost 0

commentaires