Overblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog

Présentation

  • : Solar - Plexus
  • : Le Solar Plexus est le chakra du bien-être personnel, De notre ego, de notre énergie émotionnelle pour être en harmonie avec soi et avec son entourage dans un esprit de tolérance. Ce feu, cette force, cette lumière et cette énergie dont il est le siège déterminent notre personnalité et, par conséquent, notre place dans la société et nos réactions par rapport aux conventions, aux règlements et aux lois ainsi que notre sens de la hiérarchie. Le Chakra du Plexus Solaire régit nos rapports avec le c
  • Contact

.

.

.

ALBUM DE MES PHOTOS

   

Articles RÉCents

21 mars 2008 5 21 /03 /mars /2008 10:23


Nga fjala e mbajtur në përurimin e librit- Galeria Kombëtare e Arteve Figurative- Tiranë

 

Dionisi.jpg

 



Vlora, nga vetë natyra e saj, është një vend i çuditshëm... Njerëzit dhe natyra e saj janë reflekset e njëra-tjetrës. E dashurojnë deri në dhimbje që i bënë ata të thonë larg sajë: “Më mungon Vlora”! Tek mungesa e atyre viseve e njerëzve të vendlindjes lindi dhe u zgjuan tek poeti ato vatra të cilat në rrethana të tjera nuk do të rizgjoheshin. Këtu nis enigma e lindjes së idesë së librit e cila shtjellohet me bukuri e mënçuri. Aja na zbuloi atë anë të panjohur tek ai, të eseistit, studjuesit e gjurmuesit të apasionuar. Vlora bëhet simbol e embrion  frymëzimi, rizgjon vatrat emocionale, që të bënë më  të pasur shpirtërisht. Një vepër krijuese e lirisë, një fontan emocinal shpërthimi.Vende e maja malesh, lagjet e rrugicat e Vlorës, guva e gjire deti, ku u burrëruam dhe na brumosën shpirtërisht, me atë magjinë e bukurisë, të cilat na veçojnë e që na përcaktuan ADN-në tonë.
 

 

Një shoqëri  me të mbi 50 vjeçare, por që Dionsit nuk i kisha zbuluar enigmën e gjurmuesit e të Misionarit të Dashurisë. Me të drejtë Aleksandër Babe, shoku ynë i vegjëlisë, prozator i  shquar, artistin e quan Misionar të Dashurisë. Nuk ka gjë më të bukur se kjo! Pikërisht kjo  dashuri që kishte Nisi për vendlindjen, nostalgjia, si një cilësi e domosdoshme e shpirtit njerëzor, i jep atribute veprës, e bënë shpirtërore, historike,  erudite, se si thotë diku në libër  dashuria për nënën dhe vendlindjen nuk zë kurrë thinjë. Dionisi ngaherë kërkon brënda vetes, ka një xixëllonjë, një shkëndijëz që kërkon ta bëjë flakadan,  që të dritësojë enigma e errësira me shpejtësinë e dritës. Me sy balene, përmes heshtjes kërkova të sodisja në atë det të mistershëm kujtimesh: njëri sy të bredhërinte nga perëndimi, syri tjetër të kulloste nga lindja. Misteri i asaj që fshihet, më i dhimbshëm u bëkërka.

 

Se Nisi fluturon 2500 vite në antikitet, në shoqëri me Safon e Aspasinë e Perikliut, të çon te “helenografia” për librat, të shkruara që nga Homeri deri në ditët e sotme, që kundrojnë “Te çdo grua Helenën”. Mandej të vjen tek  mjediset joniane, të fton tek nimfat buzë detit tek Kalaja, “atje  ku drita intime e prekja e lehtë që lë pulëbardha  ndriçon guralecët si pafajsia”. Përsëri të ikën e të merr me vete në Llakatund, që të admirosh mësimin e fluturimit të lejlekëve të vegjël. Ndjen se papritur je në flatrat e lejlekut, shtegton e gjendesh lartë në Manastiret e Meteorave, apo në Durahan duke kundruar si bie perëndimi mbi Liqeni i Janinës. Në mbrëmje të fton në biseda të karakterit filozofiko - estetik me poetët Fatos Arapi, Gëzim Hajdari, vlerësime për krijimtarin e Avdurahman Meçaj, Astrit Xhaferit, Robert Martikos, Jozef Radit etj. Supriza të këndëshme do përjetosh në këtë udhëtim fantastik, ashtu si për mua  suprizë do të ishte pritja që na  bëri poeti i shquar  Tito Patriqoja në shtëpinë e tij dhe e biseda për poezinë e pikturën. Ajo ditë kishte dhe pikën kulminante “Ditën e Poezisë”. Atje përjetova atë gëzim krijuesish, që vetëm Nisi di që t’i mbledhi  kaq dashamirës të poezisë shqipe në Athinë dhe thashë me sinqeritet para poetëve më të mire grek, se “Aleancat ndërshtetërore krijohen mbi bazën e interesave, ndërsa ato kulturore e artistike mbi bazën e dashurisë, se janë shpirtërore!”  

 

Se Dionisi të bënë të kërcesh pupthi që të gjendesh omethetik me të  në Burtint  apo në vendlindjen e Virgjilit, në Mantova sëbashku me Gëzim Hajdarin e Jozef Radin, me një tufë letrash dashurie të Seferit, e pikturat e Egonopulit për Orfeun. Ç’përmasa ka koha në fëmijëri?- një pyetje intriguese që e bëjmë shpesh. Befas të kujton rrugicën me kalldrëm të vendlindjes, ku nxjerr nga subkoshenca gjëndje të populluara në pasqyra ëngjëjsh, të kurthon atje në shoqëri me njerëz që i ke dashur dhe të kanë dashur të mirën. E veçanta e asaj që ndjen, duke lexuar librin, është rradha e asociacioneve figurative . Fraza zgjon ndjesitë e një linje që krijon strukturë të çuditëshme. Operon me një linjë kompozicionale gjithë puls e enrgji, duke mos respektuar ligjet estetike, por me një forcë befasuese emocionale manifeston, ndodhta një kompozicion të ri, të pa parë. Larmia e temave, vargu i emocioneve, apogjeve, që të ngjall ndjesitë e një pamje vargmali, në agim, prapa të cilit fshihet dielli i fëmijërisë e të rinisë së herëshme.  Vepra e Dionisit, është një vargëzim tabllosh të pikturuara në letër dhe të fshehur pas ndërthurjes gërmambushur të letërsisë. Mua më inspiron, më ngacmon, më bënë të rijetojë dhe një herë, për të mos harruar ato vite që jetuam bashkë e pranë njeri tjetrit. Ajo të kumton e duket se të  thotë rindje dhe një herë atë diell të rinisë tënde, rindje pulsin e atyre viteve, përndje dhimbjen në thellësitë e asaj asfiksie që kërkonte të të mbyste.   

 

 

…symbyllazi
kërkon e kërkon nëpër errësirë
shtegun e dhimbshëm,
shtegun e shpresës
e  përlindjen e fjalës së mirë.

 

 

Diku në libër shkruhet:
Funksioni i kujtesës është të rruajë me xhelozi, të mbrojë nga vjetrimi tejet banal i  së përditshmes, këto gjëra të mrekullueshme, sepse ndoshta janë pasuria më e mire që kemi.  Do tu thoshja, me një përkujdesje fëminore, shkoni tek vepra e Dionist se atje do gjeni diellin që na ngrohu, që na rigjeneron, që na bënë të rijetojmë atë që ke jetuar dikur, dikur me bukurinë e së vërtetës. Dhe gjithë ky peisazh i gjallë do të laget nga valët e detit, valë që fshehin nën vete misterin e tajfungeve. Na  duket se në lëkurën tonë kemi ende shijën e kripës të atyre viteve,  ndjejmë jehonën e klithmave të zogjve detar, relike:

 

 

 diku fshehur në kujtesë
Trishtim xhixhivalleje
zhaurima dallgësh e guralecësh
diku,
larg te kufiri i pafajësisë,
ku realja transformohej në magjike…

 

 

Dhe në buzë të vinë vargjet e poetit Ali Asllani:
 “ Vlorën, vetëm Vlorën / thelb e kam në zemër / ditën e kam dritë / natën e kam ëndërr...”

 

Njerëzit dhe natyra e saj janë reflekset e njëra-tjetrës. Në këtë vështrim, për ne të gjithë, që u burrëruam, medituam buzëdetit, ku deti e dallga përplaseshin tek ne, në korelacion, si analogji ndijimesh ato janë e do jenë bashkë  me njerëzit dhe me natyrën e një bukurie vlonjate të magjishme e të ashpër.  Det   që të gëzon e lumturon, buron fisnikëri e të mëson që ta duash njeriun e të të duan. Ndaj ndjej se nga pikpamja koloristike poezia e proza që shkruan Dionisi tingëllon me një kolor gjithë dritë e hije duke u pikëzuar në atë që ne e quajmë emocion njerëzor. “Në sy më mbetën një grup selvish, mbi një kodër, buzë detit në Korfuz. Mahnitëse!

 

Mu shfaqën në kujtesë penelat e miqve të mi, që hodhën në telajo dritën e bukur të Vlorës, në mijëra peizazhe.    Selvitë nisa që t’i emëroj… Selvi-penela, që tani janë të shkulur e të shpërndarë nëpër botë...    ”Në këtë mënyrë në vepër rriten dimesionet , rriten vlerat e tij edhe si krijues, si eseist dhe si publicist, me atë zhdërvjellësi e shpejtësi mendimi e meditimi. Nga pikpamja e formës vepra është, pra, një konglomerat, një galeri  personazhesh,  personalitetesh, gjëndjesh, të hedhura me emocion të cilat, them le të mbeten ato si hedhje emocionale, ashtu siç i vinë në mendjen e krijuesit. Pra le të mbeten meditimet një çorganizim emocional i organizuar. Alekua nga Athina shkruan se vepra vjen nga pasuria e shpirtit krijues se Dionisi është një krijesë e diellit dhe e detit.

 

Ne jemi miqtë e tij, shokët e tij, simbiotikët e tij, pjesa jonë e aspiratave të përbashkëta tona.  Dionsi  shpesh  vërshon mbi mua, më rrëmben, me një araogancë energjie dhe më ngul lapsin në dorë si një gozhdë kryqi.…Nga ajo”plagë” do të rrjedh pikë…pikë…pikë…Them buzëgas- “klorofil! Nuk di pse kam dëshirë të shoh një kryq. Askush të mos jetë mbi të. Askush të mos vejë atje. Sepse atje venë krijuesit. Ata e përballojnë egërsinë e dhunës. Dhimbjen e përbuzjes. Tonelatat e varfërisë. Linçimin e fatit. Duke klithur ulërimën e çmëndur: Atë, që tashmë duket, ajo, vepra e tij, është Nisi i vërtetë, i papërceptueshmi Dionis. Kur flasim për një krijues, duhet që dikush të na vërë dorën në sup dhe të na pëshpërisë fshehtas: “Kujdes! Ai është substrakti ynë!”
Pikërisht! Dionisi ishte substrakti ynë.

 

2-20Ne-20Sarande-20me-20Nestorin-1-.JPGKëto shënime dua t’i mbyll me ato fjalë që tha dhe Nestor Nepravishta, profesiori ynë i nderuar, me kulturë elitare, njohës i më se 12 gjuhëve të huaja, se libri „Pasqyrat e Afërditës“ është nga librat më të bukura që ke lexuar. E vetëm kjo do kishte për të qenë vlera me e qënsishme e librit.

 

 

 

Ne foto: Nestor Jonuzi dhe Dionis Qirixhidhi

Partager cet article
Repost0

commentaires

D
Blogs are so informative where we get lots of information on any topic. Nice job keep it up!!__________________dissertation samples
Répondre