Overblog Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

Présentation

  • : Solar - Plexus
  • Solar - Plexus
  • : Le Solar Plexus est le chakra du bien-être personnel, De notre ego, de notre énergie émotionnelle pour être en harmonie avec soi et avec son entourage dans un esprit de tolérance. Ce feu, cette force, cette lumière et cette énergie dont il est le siège déterminent notre personnalité et, par conséquent, notre place dans la société et nos réactions par rapport aux conventions, aux règlements et aux lois ainsi que notre sens de la hiérarchie. Le Chakra du Plexus Solaire régit nos rapports avec le c
  • Contact

.

.

.

ALBUM DE MES PHOTOS

   

Articles Récents

12 avril 2008 6 12 /04 /avril /2008 17:51

 

Dionis Qirxidhi - Titos Patriqos - Fereydoun Faryad

Më 19 Prill ora 11 në mjediset e Hotelit Imperial (Platia Kariskaqi), Klubi i Shkrimtarëve Shqiptarë të kudondodhur jashtë Shqipërisë DRITA, në bashkëpunim dhe me ndihmesën e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë e Lidhjes së Botuesve të Shqipërisë organizojnë:


ITAKA E FJALËS

 

Ne kete veprimtari do te behet: ndarja e Çmimeve të Konkursit Letrar: KADMUS -2007, me krijimet e botuara, gjatë vitit, te Revista Letrare 'Pelegrin', dhënia e Çmimit Vjetor 'Ali Asllani', shpallja e Konkursit Letrar KADMUS-2008. N te do të marrin pjesë: shkrimtarë, artistë dhe intelektualë shqiptarë me banim në Greqi. E veçantë e këtij viti është edhe pjesëmarrja e shkrimtarëve dhe intelektualëve nga Franca, Anglia, Italia, SHBA etj; miqtë tanë, shkrimtarë, poetë e personalitete të kulturës greke, ambasadori i Shqipërisë në Athinë z.Vili Minarolli dhe personeli i Ambasadës, drejtuesit kryesorë të Shtëpisë Botuese TOENA, presidenti i saj Fatmir Toçi dhe drejtorja ekzekutive Irena Toçi etj. Me kete rast, me poshte, po publikojme shkrimin e poetit dhe studiuesit, Dionis Qirxidhit:


TAKIM ME POETIN


Ne kete veprimtari do te behet: ndarja e Çmimeve të Konkursit Letrar: KADMUS -2007, me krijimet e botuara, gjatë vitit, te Revista Letrare 'Pelegrin', dhënia e Çmimit Vjetor 'Ali Asllani', shpallja e Konkursit Letrar KADMUS-2008. N te do të marrin pjesë: shkrimtarë, artistë dhe intelektualë shqiptarë me banim në Greqi. E veçantë e këtij viti është edhe pjesëmarrja e shkrimtarëve dhe intelektualëve nga Franca, Anglia, Italia, SHBA etj; miqtë tanë, shkrimtarë, poetë e personalitete të kulturës greke, ambasadori i Shqipërisë në Athinë z.Vili Minarolli dhe personeli i Ambasadës, drejtuesit kryesorë të Shtëpisë Botuese TOENA, presidenti i saj Fatmir Toçi dhe drejtorja ekzekutive Irena Toçi etj. Me kete rast, me poshte, po publikojme shkrimin e poetit dhe studiuesit, Dionis Qirxidhit:


 TITO PATRIQIO

 

Poetin e njohur grek, Tito Patriqion, kërkova ta njihja pasi kisha lexuar vargun: “Poezia kërkon t’u përgjigjet pyetjeve që ende nuk janë bërë” nga vëllimi “Qëndresa e ngjarjeve”. E takova rastësisht poetin në një rrugë nëntokësore, në pritje të trenit, dhe i thashë se në Athinë ka mjaft poetë të ardhur nga Shqipëria. Me fisnikëri më tha:
- Ejani të takohemi e të njihemi dhe të pimë një gotë verë në tavernën “Bajraktari”. Nga takimi me poetin që e respektojnë shumë në Greqi, lindi ideja për të realizuar veprimtarinë më mbresëlënëse që është zhvilluar deri më sot në fushën e artit nga krijuesit shqiptarë në Athinë, “Dita e Poezisë - 2006”.   Një veprimtari që shtypi e pasqyroi gjerësisht. Kritikët më të njohur grekë shkruan artikuj për këtë. Faslli Haliti, i ftuar në këtë takim, emocionet e përftuara i pasqyroi në gazetën “Tribuna”, të datës 18 Maj 2006: 
“Mbas shumë viteve ndjeva një kënaqësi të jashtëzakonshme dhe përjetova emocione të mëdha. Ndjeva kënaqësinë që flitej në Athinë për poezinë shqipe nga poetët më të shquar grekë e nga personalitetet më në zë të kulturës greke si Tito Patriqio, Hristoforos Liondaqi, Antonis Fostieri, Anastasio Vistonici, Jani Kondos, nga kritiku i famshëm Dhimitri Maronitis, poetesha Athina Papadhaqi e profesori i Universitetit të Janinës, kritiku Panajotis Nucos. Të gjithë folën me dashamirësi dhe me vlerësime të sinqerta, profesionale, kopetente, për poezinë e shqiptarëve që jetojnë në Greqi. Këndova së bashku në kor këngët e bukura korçare e nga krahina të tjera me kompleksin “Adriatika” e duartrokita me entusiazëm violinistin e talentuar shqiptar, trembëdhjetëvjeçarin Jonian-Ilia Kadesha. Çast emocionant ishte përshëndetja nga Rektori i Akademisë së Arteve të Athinës, Hronis Boçuglu për krijuesit e të dy palëve në “Ditēn e Poezisë”. 
Dionisi...  - Po, Faslli më kujtohet se si përkthyesi u hutua kur po i përkthente, por dhe unë u gufova me ato pesë fjalë koncentrat që tha, pasi në atë çast,  nuk më kujtohej fjala “aleancë” në greqisht, dhe unë mes gjestit të përqafimit me Nestorin, i thashë: “Më hutove Nestor!”
Faslliu - Po ajo krijoi te të gjithë diçka shpirtërore, që salla e priti me duartrokitje. Nestori, mandej, mes hutimit, tha: “Aleancat ndërshtetërore krijohen mbi bazën e interesave, ndërsa ato kulturore e artistike mbi bazën e dashurisë, se janë shpirtërore!”  

 Faslli Haliti - Tito Patriqo - Nestor Jonuzi

Suprizë për mua e Nestor Jonuzin ishte pritja që na pat bërë  Tito Patriqoja në shtëpi, para se sa të zhvillohej spektakli si dhe biseda mbresëlënëse, si të barabartë mes të barabartëve, mes krijuesish. Kur hyra në kabinetin e Tito Patriqios, prisja që të shihja rregull, por atje pashë një rrëmujë të bukur. Ca fletushka andej, ca shënime këtej, ca vizatime nëpër mur, ca mbi tavolinën e punës...Kam hyrë në kabinetin e punës së Kadaresë e të Agollit, ku dhe atje ka rrëmujë, por këtu ajo ishte më këlthitëse. Nē kabinetin e punës së Moikom Zeqos rrëmuja është unikale për të gjithë poetët e botës, është si rrëmuja e dallgëve të Adriatikut.
Poeti i shquar grek nuk u lodh e nuk përtoi të na tregonte krijimet e tij të fundit. Porsa ishte kthyer nga Parisi e nuk përtoi të na shfletonte ilustrimet e poezive të tij, të bëra në Paris nga një piktor i shquar. Na befasoi si mua dhe Nestorin fisnikëria, dashamirësia për poezinë që shkruhet nga poetët shqiptarë në Greqi, por na la mbresa dhe kultura e tij e në mënyrë të veçantë njohja e pikturës... Ndjeva te shtëpia e Tito Patriqios se ndjenjat e krijuesit në botë zhvillohen afërsisht kudo njësoj si te një grek, parizian, londinez, ashtu edhe te një amerikan, rus e shqiptar...Piktori i Popullit Nestor Jonuzi i bëri, me mjeshtëri, poetit një  portret, që ia dhuroi mandej në spektaklin tuaj mahnitës”
Me Titon mandej, pas “Ditës së Poezisë” në Athinë, shkuam bashkë në Durrës, të ftuar në Festivalin “Poeteka”. Në spektaklin e organizuar në Durrës, unë pata rastin të intervistoj Titos Patriqion. Në një mjedis në natyrë, ku dekori ishin të katër kolonat e mermerta nga lashtësia, amfiteatri diku afër, ndërsa qindra dashamirës durrsakë, poetë të ardhur nga e gjithë Shqipëria dhe të ftuar nga Evropa, nën tingujt e melodive greke e shqiptare dëgjuan dialogun poetik mes poetit të shquar grek dhe meje... Më kujtohet se në një çast kulmor të spektaklit, pasi pata lexuar poezinë “Më mungon Vlora”, i dhurova poetit të mirënjohur nga Kosova, Ali Podrimës, duke patur përbri Titon, vëllimin poetik  “Krahë dhe Rrënjë”, me poezitë e shqiptarëve që jetojnë në Athinë e të lexuara nën hijen e Akropolit.Gjatë rrugës për të shkuar në Berat, shfrytëzova rastin që të zhvillonim një bisedë intime me poetin…


Me rastin e 80 vjetorit të poetit të shquar grek- Titos Patriqosit

 
Në Tiranë rastisa të merrja pjesë në promovimin në promovimin e vëllimit poetit “Stacione të ndërmjetme”, përkthyer nga Niko Kacalidha, Botime TOENA-2007, ku fjalën e rastit e mbajti poeti Moiokom Zeqo.... Në atë vëllim janë përmbledhur kryesisht poezi të shkurtra lirike, të shkruara shumë vite më parë...Ai është një nga poetët që është thinjur mbi poezinë në kërkim të së vërtetës...pasi“Poezia kërkon t’u përgjigjet pyetjeve që ende nuk janë bërë”. Sa përta ilustruar, po i jap dashamirësit të poezisë
disa nga poezitë e tija lirike


Rrethimi

 

 


Buzët e mëdha të gjumit tënd të prerë
Ditën dhe natën enden mbi trupin tim.

 
Karrierë erotike

 
Ishte qesharake se si dështoi me gratë.
Kur e donin adoleshent, ai ndihej fëmijë.
Kur e dinin burrë, ai ndihej i plakur.

 
XIII



Na zuri nata në pyll
Nga degët heshtja me sytë fosforeshentë.
Një erë lakuriqe vrapon midis drurëve.
Në çastin kur venë e pinë ujë egërrsirat
Gjumi ngeci në rrjetet e flokëve të tua.


Na zuri nata në pyll
Nga degët heshtja me sytë fosforeshentë.
Një erë lakuriqe vrapon midis drurëve.
Në çastin kur venë e pinë ujë egërrsirat
Gjumi ngeci në rrjetet e flokëve të tua.

 
Akullnajat

 
Të ngrirë s’takohemi
Si akullnajat,
Me sa duket
Shumë gjëra ruajmë
Nën sipërfaqen e ujit.

 
Prurjet

 
Si burimi që kërkonte detin,
U përpoqa të mbërrija pranë teje,
Humba në derdhjet e lumenjve.

 
Përkthyer nga Niko Kacalidha

 

Ambasadori i Shqiperise ne Greqi Vili Minarolli dhe
poeti Titos Patriqos e perkthyesi Niko Kacalidha

 


Dy zebra

Dritë prej grilave të drunjta të lëvizshme,
dritare gjysmë  të mbyllura hoteli
në të majtë të sheshit të stacionit,
dritë që binte e prerë  në rripa
që na vishnin me lëkurë zebre.
Dy zebra që kërlesheshin, mundeshim në dritë-hije,
me të bardhë e zi  ravijëzuar pjerrtas
prej dritave të makinave,
e bardhë dhe e zezë  zhytur tek  trupi yt nudo.
Pas kaq vitesh  do rishfaqet
Vijëzimi  bardhë e zi zebre në lëkurën time,
Sa herë do ndodhem vetëm
në hotel  qyteti bregdetar

Përkthyer nga: Dionis Qiridhi


Shtatë martiret
  


Në dritën e hënës që mbulonte ujdhesën
si të zbulonin sërish vullkanin e mbytur
duart tona u shndërruan në oktapodë
duke kërkuar trupa të afërt e të paarritshëm
gjer të humbnin në vegullinë e tyre të errët.
Gishta të bardhë, shputa të bardha, kyçe të bardhë
pëllëmbët jepnin e merrnin
për të ruajtur në zgavrën e lagësht
trajtën e kurmit tënd që ndryshonte pareshtur
teksa ndryshoje dhe vetë, nuk ishe më ti
ishe të shtatë gratë që dashurova
ishe të shtatë fëmijët e përgjumur
që dëshmuan e vdiqën shtatë herë.
Sa herë shtrij duart të të prek
gjej detin, gurët, hënën
që gjallërojnë përtej nesh e s'na njohin.
Sikundër askush nuk më njeh e nuk di se prej vitesh
më kanë varrosur në oborrin
e kësaj kishe të shkretë e të harruar...

 
Përktheu Romeo Çollaku

 
Me natyrën ekspresive dhe gjallërin e mendimit Xhevua u miqësua shpejt me Titon.Teksa rrinim dhe shikonim peizazhin mahnitës, që hapej nga Kalaja e Beratit, ku dukej maja e Tomorit mes mjegullës, lagjen me kalldrëm e shiun tek breronte, Xhevahiri Spahiu, krejt natyrshëm, nisi të recitonte në shqip “Iliadën”, sjellë në shqip nga Naimi  mandej e pasoi Titua. Xhevua recitonte në shqip, të përkthyer nga ai vetë poezinë e Varnalisit, “ Fatalistët”, ndërsa Titua e pasonte në gjuhën e vet. Xhevua  ndjente krenarinë, se ishte bir i këtyre viseve, ku si simbol ngrihej Tomorri që përmendej tek eposi homerik. Titua krenohej se kujtesa nuk e kishte lënë, mund të thoshte përmendësh qindra vargje, megjithëse ishte mbi njëzet vjet më i moshuar se poeti shqiptar.Të dy poetët nuk ishin takuar kurrë në jetë, por u pasqyruan në sytë e Baba Tomorit miq e shkuar mikut, si dy vëllezër që i pat lindur motra më e bukur e Muzave: Poezia...

 
Të gjitha këto...

 
Të gjitha këto do të thuhen në veprimtarinë Një jetë me poezinë, datë 19 Prill 2008, ora 11 në sallën e hotelit Imperial ( Platia Kariskaqi). Organizatorët janë Instituti i Politkës së Emigracionit në Greqi, Gazeta Tribuna që drejton Robert Goro dhe revista letrare e Klubit Drita Pelegrin,  që boton  poeti Nase Jani. Në një mjedis  krijuesish nga me të njohur grek dhe shqiptarë, që jetojnë në Athinë, Dionis Qirzidhi do të zhvillojë bisedën me poetin Titos Patriqosin ku do të ketë si objekt fjalët e tij

  
 Miqësia për mua është virtyti më i madh në jetë...

 
Mandej në këtë mjedis  dashamirës të letërsisë do të prezantohet libri Pasqyrat e Afërditës të poetit  Dionis Qirzidhi, ku do të flasin e përshëndetin Titos Patriqos, Robert Goro, Vasil Vasili, Thanas Boçi, Gjinovefa Redhi, Iliriana Sulkuqi... Në këtë veprimtari do jenë dhe Anna Londo e bija e Maos, gruas së poetit Nobelis, Seferit, si dhe e bija e poetit dhe piktorit Nikos Egonopulit, Errieta Egonopulu të cilat do të përshëndesin krijuesit shqiptarë...

 

Atdheu im
është një qiell pa pasaportë,
pa dyer

Hyj nga ajri
Hyj nga ajri

 
Janë vargjet e poetit persian Fereydoun Faryad i cili në këtë atmosferë poetike do
të rshëndete botimet e fundit të poetit nga Irani: Në Francë,  përkthyer nga Jacque Laccariere, përmbledhja poetike “Ciel sans Pasport”- 2008, në Amerikë, përkthyer nga anglishtia nga Scott King, 2006, si dhe në Rumani, përkthyer nga Olimbia Iakov, në vitin 2007.

Partager cet article

Repost 0

commentaires