Overblog Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

Présentation

  • : Solar - Plexus
  • Solar - Plexus
  • : Le Solar Plexus est le chakra du bien-être personnel, De notre ego, de notre énergie émotionnelle pour être en harmonie avec soi et avec son entourage dans un esprit de tolérance. Ce feu, cette force, cette lumière et cette énergie dont il est le siège déterminent notre personnalité et, par conséquent, notre place dans la société et nos réactions par rapport aux conventions, aux règlements et aux lois ainsi que notre sens de la hiérarchie. Le Chakra du Plexus Solaire régit nos rapports avec le c
  • Contact

.

.

.

ALBUM DE MES PHOTOS

   

Articles Récents

23 septembre 2006 6 23 /09 /septembre /2006 08:51

  

 

 Charles Baudelaire

 

GRISHJE PER UDHETIM

 

 

Bija ime motra ime,
Ah sa bukur është
Aty ku do vemi
Për qejfin tonë.
Të rrojmë ne të dy:


Për t'u dashur si askush,
Për t'u dashur e vdekur
Në atë vend që ngjan me ty !

 

Aty ku diejt e lagur
Të qiejve të trazuar
Kanë për shpirtin tim,
Magjinë misterioze
Te syve të tu tradhëtarë
Që mes lotësh ndrisin.

 

Aty ku do vemi të dy
Ka përsosmëri e bukuri,
Luks, epsh e qetësi.

 

Dhoma jonë do stoliset
Me mobila madhështore
Lëmuar nga vitet.
Lulet më të rralla
Ernat do përziejnë 
Në aroma vagëlluese rezine.
Tavanët gjithë ar
Pasqyrat e medha
Shkëlqimi oriental.
Në thellësi të shpirtit
Cdo gjë aty do flasë
Me gjuhën e Lindjes.


Aty ku do vemi të dy
Ka përsosmëri e bukuri,
Luks, epsh e qetesi.

 

Shih kanalet me ujë
Ku barkat përgjumen
Me syrin e tyre endacak;
Nga an' e anës vijnë
Për të lumturuar ty!

 

Shih diejt që japin shpirt
Tek prarojnë fushat,
Ujrat e gjithë qytetin
Plot tulipane,lila e ar.
E një botë që përgjumet
Kredhur në dritë llambe
Pështjellur në varak.

 
Atje ku do vemi të dy
Ka përsosmëri e bukuri
Luks epsh e qetësi.

 

Shqiperoi: Vasil Qesari

 

Partager cet article

Repost 0

commentaires