Overblog Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

Présentation

  • : Solar - Plexus
  • Solar - Plexus
  • : Le Solar Plexus est le chakra du bien-être personnel, De notre ego, de notre énergie émotionnelle pour être en harmonie avec soi et avec son entourage dans un esprit de tolérance. Ce feu, cette force, cette lumière et cette énergie dont il est le siège déterminent notre personnalité et, par conséquent, notre place dans la société et nos réactions par rapport aux conventions, aux règlements et aux lois ainsi que notre sens de la hiérarchie. Le Chakra du Plexus Solaire régit nos rapports avec le c
  • Contact

.

.

.

ALBUM DE MES PHOTOS

   

Articles Récents

30 janvier 2007 2 30 /01 /janvier /2007 20:56
Fichier hébergé par Archive-Host.com

                                   IL CIELO IN UNA STANZA
 
                                   ( Teksti nga Mogol dhe muzika nga Gino Paoli )
 
 
Këtë kengë, Mina, kengëtarja e shquar italiane e quajtur ndryshe edhe "Tigri i Kremonës", miti i paharruar i viteve '60-'70, e ka kenduar në vitin 1960 duke arritur shpejt një numër rekord disqesh të shitura. Fill pas kësaj "Il cielo in una stanza", në verën e vitit në fjalë hyri në "Hit Parade" në vend të shtatë e, pastaj, u ngjit në vend të parë duke ndenjur aty gjer në fillim të vitit në vazhdim. Kjo kengë Minës i'u propozua nga një djalosh i quajtur Mogol por, ajo ish në mëdyshje për ta kenduar atë. Në fakt, pjesa në fjalë, pat qenë refuzuar tashmë edhe nga kengetarë të tjerë midis të cilëve Jula De Palma e Miranda Martino. Autori i saj, kompozitori Gino Paoli, ja luajti kengën Minës në pianoforte e më së fundi ajo e inçizoi atë, më tepër nga presioni i Shtëpisë Diskografike, se sa nga vetë dëshira e saj. Tema e kengës, mjaft "revolucionare" për kohën, përshkruan një akt dashurie mes një burri e një gruaje, gjë  e cila kryhet mes simbolesh e situatash fantazmagorike. Thuhet se, Gino Paoli e pat kompozuar këtë kengë i frymëzuar nga një raport dashurie krejt të rastësishëm e "çatia ngjyrë vjollce" për të cilën flitet në kengë ka qenë, ne fakt, ajo e një vendi ku është zhvilluar edhe raporti i tij në fjalë. Por, ndërkohë, më revolucionar në kuptimin e termit moral të kohës, ka qene fakti se kenga interpretohej nga nje femër. Sot, "Il cielo in una stanza" konsiderohet si nje "vepër klasike" e kengës së lehtë italiane e ka njohur dhjetra versione interpretimesh të tjera, mes të cilave atë të kenduar nga vetë Gino Paoli ( me aranxhim të Morricone-s ), versioni neo-romantik i Franco Simones e ai  i tipit "soul" nga Giorgia, e cila doli si kolonë zanore filmi, në vitin 1999.  


                                                     

Mina 1960
NE QIELLIN E NJE DHOME

 

 

(Muzika nga G. Paoli)
***
Kur je pranë meje
dhoma jonë s'ka mure
por pemë,
pemë pafund.

Kur je pranë meje
ky tavan ngjyrë vjollcë
ikën e s’është më.
Mbi ne shoh qiellin,
e ndjehemi mirë
të vetmuar,
sikur në botë të mos kish gjë,
absolutisht asgjë.
Diku një harmonike bie
e mua më ngjan si një organo
që bie për ne të dy atje lart,
në pafundësinë e qiejve.
Qe bie për mua,
për ty,
lart
në qiell ...

 
Shqiperoi Simbad Detari
***
   

 IL CIELO IN UNA STANZA
 
 
Quando sei qui con me
questa stanza non ha più pareti
ma alberi,
alberi infiniti
quando sei qui vicino a me
questo soffitto viola
no, non esiste più.
Io vedo il cielo sopra noi
che restiamo qui
abbandonati
come se non ci fosse più
niente, più niente al mondo.
Suona un'armonica
mi sembra un organo
che vibra per te e per me
su nell'immensità del cielo.
Per te, per me:
nel cielo.


MINA 1962
MINA 1964

MINA 1968

 

Mina 1969
 

Partager cet article

Repost 0

commentaires