Overblog Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

Présentation

  • : Solar - Plexus
  • Solar - Plexus
  • : Le Solar Plexus est le chakra du bien-être personnel, De notre ego, de notre énergie émotionnelle pour être en harmonie avec soi et avec son entourage dans un esprit de tolérance. Ce feu, cette force, cette lumière et cette énergie dont il est le siège déterminent notre personnalité et, par conséquent, notre place dans la société et nos réactions par rapport aux conventions, aux règlements et aux lois ainsi que notre sens de la hiérarchie. Le Chakra du Plexus Solaire régit nos rapports avec le c
  • Contact

.

.

.

ALBUM DE MES PHOTOS

   

Articles Récents

19 mars 2007 1 19 /03 /mars /2007 18:42


Nga Simbad Detari

... Mike Bongiorno ( Majk Bonxhorno ) per ne qe e kemi ndjekur ate qysh atehere kur ishim shume me te rinj, ne ato pak aparate TV qe egzistonin aso kohe, ai eshte jo vetem nje nga pionieret e televizionit italian, por dhe nje kujtim, nje mit...( Ne Vlore, aso kohe, kishte vetem tre maresa televizive (1968 ). Ishte pikerisht ne nje ekran fluoreshent, ne nje aparat te tille te prodhimit sovjetik "Record",qe une e kam pare per here te pare imazhin e ketij prezantuesi te njohur, pa permendur me pas prezantimet per disa vjet rresht te Festivalit te Sanremos, te cilat i ndiqnim nepermjet radios.Me zerin e tij te thyer e me aksent anglo-sakson, me shkathtesine ne te shprehur, kulturen e gjere enciklopedike si dhe shpejtesine e improvizimit, ai hyri me dinjitet e besueshmeri ne mbare "shtepite" e italianeve te asaj kohe e, pastaj, edhe ne te gjoren Shqiperi te izoluar e te "larget" nje prezence kjo, e cila si per cudi, vazhdon gjer ne ditet tona...


Mike Bongiorno ne emisionin "Rischiatutto" ( 1970 )

Vertet qe eshte nje figure mitike ajo e Mike Bongiorno -s !... Bashke me Corradon e Enzo Tortora, ai krijoi aq e aq emisione, krijoi bile edhe personazhin e "drejtuesit televiziv", i cili gjer atehere nuk egzistonte ( ne kuptimin e sotem te fjales), e eshte merite e tij, ndofta, zbulimi i dhjetra e dhjetra personazheve te njohur te kenges,skenes e artit italian... Majk lindi para tetedhjete vjetesh ne SHBA, nga nje nene torineze e nje baba italo-amerikan. Ne Torino vazhdoi shkollen, gjimnazin dhe liceun e, ishte aty qe nisi te bashkepunoje pastaj, me shkrime te shkurtera informative, ne te perditshmen "La Stampa". Pastaj erdhi lufta e gjithecka u nderpre. Ai burgoset ne San Vittore, ku mes te tjerash njihet edhe me gazetarin e njohur Indro Montanelli e, pas kesaj dergohet ne kampet e punes ne Gjermani, ku arrin te shpetoje fale nje "operacioni kembimi" mes te burgosurve nga SHBA dhe atyre gjermane.


Mbas lufte, ne Amerike, ai ai rifillon veprimtarine gazetareske ne kuptimin e vertete te fjales e, fale nje deshmie te Departamentit te Shtetit e cila i hap dyert kudo qe shkon, nis qe andej bashkepunimin me gazeten "La Stampa" ne Torino e, me vone hyn ne RAI, fale nderhyrjes se Vittorio Veltroni -it i cili i ben thirrje qe te kthehet ne Itali per t'a ndihmuar qe te filloje ate qe mund te quhej me te vertete edhe "aventura" e tij televizive... Programi i tij i pare debutues ishte ?Mbritje e nisje "( Arrivi e partenze ) i cili nisi para celjes zyrtare te televizionot italian, nderkohe qe emisioni i tij i pare i tij me 1955, mbante siglen "Lascia o raddoppia", ( frymezuar pak a shume nga imitimi i emisonit televiziv amerikan ?Una domanda da 64 mila dollari?). Ishte ky nje sukses i madh, i papritur!... Aq popullor dhe i ndjekur, sa qe per te mos mbetur te shkreta, sallet e kinemave shtrengohen te transmetojne quiz -in e ketij emisioni pikerisht para seancave te filmit...Gjithe Italia "gozhdohet" para aparateve televizive per te ndjekur ate emison "suspense"...Nderkohe Mike behet edhe"pionieri" i rubrikes se reklamave te quajtur"Carosello", e cila shpejt u be edhe "fytyra" e ndryshimeve e "bum" -it ekonomik te atyre viteve ne Itali.

Me vone, Mike do te ishte prezantuesi i "Campanile sera" (1960), nje program lojnash me pjesmerjen e dy bashkepuntoreve te jashtem: Enzo Tortora e Renato Tagliani qe u zevendesua me pas nga Enza Sampo; pastaj "Fiera dei Sogni" (1963). Gjithmone e me popullor, Mike, mendon per nje program te ri ambicjoz dhe projekton e ve ne jete te njohurin "Rischiatutto". Eshte nje emision me pyetje-pergjigje i cili nis ne vitet '70 e qe behet nje fenomen tipik i asaj kohe per mbare shoqerine italiane. Ne te mund te fitohen shume para, por qe te arrihet kjo nevojitet nje pergatitje e vertete enciklopdike, pothuajse fenomenale. Emisioni vazhdoi nga java ne jave me fitues e te humbur dhe super-kampioni absolut ishte Massimo Inardi, nje fenomen i vertete ! "Sekreti" i emisionit ishte i thjeshte: fillohej me pyetje te rendomta ( sic ndodh sot ne France me emisionin "Chi veut gagner des millions" te Jean-Pierre Foucaud ) te cilat u drejtoheshin, ne te njejten kohe, tre konkuruesve e, pastaj, pyetjet beheshin gjithmone e me te veshira... Sa per anekdote, thuhet se ne nje emison te tille, Mike Bongiorno pat bere edhe pyetjen: Ku ndodhet nje krahine, emri i se ciles ne gjuhen italiane do te thote "Bongiorno"( Mirdita )... E, si per cudi, konkuruesi fenomenal e kish gjetur edhe ate: Ne Shqiperi ! - qe pergjegjur ai plot siguri ...

Me 1977 Mike Bongiorno njohet me Silvio Berlusconi i cili kish nuhatur prej kohesh se ne Itali, tashme, kish ardhur koha e hapjes se televizioneve private e ne hapin e pare qe ai ndermer per te vene ne jete ate ide, therret prane tij personazhet me me ze te televizionit RAI, nder te cilet: Corrado Mantoni, Raimondo Vianello, Sandra Mondaini e Mike Bongiorno. Mike Bongiorno, i cili tashme i njeh rregullat e marketingut dhe modelin e TV amerikane, eshte i pari qe ne emisionet e tij aktivizon sponsoret e kete gje e ben, pikerisht ne te parin TV privat ne Itali te quajtur "TeleMilano" ( ai qe ma pas do te behet i njohuri "Canale 5" ). Hapet keshtu nje kapitull i ri ne jeten e tij e, ne disa drejtime,edhe ne ate te vete Italise.Sukseset e emisoneve te tij,mbajne titujt "I sogni nel cassetto" (1980), "Bis" (1981),"Superflash"(1982-1985), "Pentatlon" (1985-1986),"Parole d'oro"(1987),"TeleMike" (1987-1992) dhe "C'era una volta il Festival" (1989-1990). E kjo pervoje e autoritet i madh e shpien gjer aty sa qe, me 1990, ai behet zv/president i kanalit televiziv "Canale 5".



Gjate prezantimit te Festivalit te Sanremos me 1997

Me 1989 Mike drejton me mjaft sukses emisionin "La ruota della fortuna", nje show lojnash te ardhur nga Amerika dhe arrin qe te realizoje me te rreth 3200 te tille ( puntata ). Ne karrieren e tij te gjate, ai ka prezantuar edhe njembedhjete festivale te kenges italiane ne Sanremo, ngjarja muzikore me e shenuar ne Itali, nderkohe qe me 1991 prezanton varietene "Bravo Bravissimo". Ai ka luajtur gjithashtu edhe ne disa filma, nder te cilet "Toto", "Lascia o raddoppia?" (1956), "Il giudizio universale" (1961), "C'eravamo tanto amati" (1974) dhe "Sogni mostruosamenti proibiti" (1983). Me 1 prill 2001 Mike, gjithmone i ri, njeri i tipit "inoksdidabel", niset nga Milano me nje ekspedite drejt Polit te Veriut, per te vezhguar nga afer efektet demtuese te kesaj zone nga ngrohja e vazhdueshme e tokes si rezultat i veprimeve jo ekologjike te shoqerise njerezore. Ekspedita e cila u pergatit per muaj te tere kushtoi dy miliard lira.Nderkohe, me rastin e tetedhjete vjetorit te lindjes, Presidenti i Republikes Italiane Carlo Azeglio Ciampi e ka dekoruar ate, me urdherin "Grande ufficiale dell' Ordine al merito della Repubblica".

Gezuar Ditelindjen Mike ! Qofsh gjithmone "inoksidabel" ! ... Allegria!... Allegria !...

 

 

 

 

 

22 Qershor 2005

Partager cet article

Repost 0

commentaires