Overblog Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

Présentation

  • : Solar - Plexus
  • Solar - Plexus
  • : Le Solar Plexus est le chakra du bien-être personnel, De notre ego, de notre énergie émotionnelle pour être en harmonie avec soi et avec son entourage dans un esprit de tolérance. Ce feu, cette force, cette lumière et cette énergie dont il est le siège déterminent notre personnalité et, par conséquent, notre place dans la société et nos réactions par rapport aux conventions, aux règlements et aux lois ainsi que notre sens de la hiérarchie. Le Chakra du Plexus Solaire régit nos rapports avec le c
  • Contact

.

.

.

ALBUM DE MES PHOTOS

   

Articles Récents

6 avril 2007 5 06 /04 /avril /2007 22:21

Plazhi i Ri dhe nje pjese e Gjirit te Vlores - Foto nga Simbad Detari ( 2006 )
 


Miku im i vjeter vlonjat, Dionis Qirixidhi,
i cili banon prej shume vitesh ne Athine,
me dergoi nje cikel poezish dy prej te cilave po i bej publike ne blogun tim 

Simbad 


 
 ***

 
MË MUNGON VLORA
 
Nē kētē vend pērrallor buzē Egjeut
me ullinj e klithma pulēbardhash nē muzg
e kērkoj me sy
e krahasoj me intuitē,
prek plagēn e mungesēs nēpēr gjumē,
dhe i llahtarisur e rikērkoj ku tē mund.
 
Pa maskē,
i vetmuar,
unē i gjithi unē,
miqēsohem me kukuvajēn
qē kēlthit,
qesh e qan
mbi rrēnoja kujtesash diku.
 
E unē i pērgjigjem:
Askund,
askund, askund…
 
Pa Vlorēn jam askush,
nē se nuk flas me zērin e sajē,
ashtu siç flet era me qiparisat frut-hidhur
nē shi e nē furtunē.
 
Pikēsuar
nē syrin e zogut shtegtar,
u bēra rojtar i pērgjigjes tē korbave,
qē i pres nēpēr natē tē vijnē tē ngrirē,
 
nē çastin kur heshtja
symbyllazi
kērkon e kērkon nēpēr errēsirē
shtegun e dhimbshēm,
shtegun e shpresēs
e  pērlindjen e fjalēs sē mirē.
 
 
VETËM  ËNGJËJ

 
U pengova tek zbrita shkallët e shtëpisë,
ku mësova artin e ecjes pa kurthe.
 
Shtegtar i pafat,
si shkallë kukullash
ngjajnë tani.
 
Çfarë kërkon të shohësh më parë
në këtë dlirësi që e plake si mëkatar?
Çdo hap që hedh del një peng që ta kapërcesh
pret dikë të të flasë
zëra, tinguj, hapa që afrohen
në shurdhësi.
E tërheq veten në një skaj
gëlltit lotët të mos zgjosh qetësinë,
tek ata që shtegtojnë e të lodhur
flenë nën bar...
Nëna nga fotografia e nusërisë
duket sikur foli: të lodhi shtegtimi, bir,
rri e çlodhu pak.
 
Mes kujtimeve ka vetëm ëngjëj.
 
Prindërit hyjnë e dalin si shenjtorë
nga ikonat që ndrijnë në errësirë.
 
Im at diçka kërkon të më thotë
për orën e shkurdisur
që pat lënë në komodinë.
E kurdisa
të dalloj në peshoren e fatit
dritën e ditës intime.
 
Përse?
Përse këtë dlirësi e plakëm?
Kërkojmë tek pasqyra të rigjëjmë
të qeshurën pa shkak të fëmijërisë,
pasqyra nuk ka faj që s’ka kujtesë,
tani është tepër vonë
ta rifitojmë atë të qeshur.
 
( Nga cikli "Me mungon Vlora " )

 

Partager cet article

Repost 0

commentaires