Overblog
Suivre ce blog Administration + Créer mon blog

Présentation

  • : Solar - Plexus
  • : Le Solar Plexus est le chakra du bien-être personnel, De notre ego, de notre énergie émotionnelle pour être en harmonie avec soi et avec son entourage dans un esprit de tolérance. Ce feu, cette force, cette lumière et cette énergie dont il est le siège déterminent notre personnalité et, par conséquent, notre place dans la société et nos réactions par rapport aux conventions, aux règlements et aux lois ainsi que notre sens de la hiérarchie. Le Chakra du Plexus Solaire régit nos rapports avec le c
  • Contact

.

.

.

ALBUM DE MES PHOTOS

   

Articles Récents

19 mars 2007 1 19 /03 /mars /2007 18:42


Nga Simbad Detari

... Mike Bongiorno ( Majk Bonxhorno ) per ne qe e kemi ndjekur ate qysh atehere kur ishim shume me te rinj, ne ato pak aparate TV qe egzistonin aso kohe, ai eshte jo vetem nje nga pionieret e televizionit italian, por dhe nje kujtim, nje mit...( Ne Vlore, aso kohe, kishte vetem tre maresa televizive (1968 ). Ishte pikerisht ne nje ekran fluoreshent, ne nje aparat te tille te prodhimit sovjetik "Record",qe une e kam pare per here te pare imazhin e ketij prezantuesi te njohur, pa permendur me pas prezantimet per disa vjet rresht te Festivalit te Sanremos, te cilat i ndiqnim nepermjet radios.Me zerin e tij te thyer e me aksent anglo-sakson, me shkathtesine ne te shprehur, kulturen e gjere enciklopedike si dhe shpejtesine e improvizimit, ai hyri me dinjitet e besueshmeri ne mbare "shtepite" e italianeve te asaj kohe e, pastaj, edhe ne te gjoren Shqiperi te izoluar e te "larget" nje prezence kjo, e cila si per cudi, vazhdon gjer ne ditet tona...


Mike Bongiorno ne emisionin "Rischiatutto" ( 1970 )

Vertet qe eshte nje figure mitike ajo e Mike Bongiorno -s !... Bashke me Corradon e Enzo Tortora, ai krijoi aq e aq emisione, krijoi bile edhe personazhin e "drejtuesit televiziv", i cili gjer atehere nuk egzistonte ( ne kuptimin e sotem te fjales), e eshte merite e tij, ndofta, zbulimi i dhjetra e dhjetra personazheve te njohur te kenges,skenes e artit italian... Majk lindi para tetedhjete vjetesh ne SHBA, nga nje nene torineze e nje baba italo-amerikan. Ne Torino vazhdoi shkollen, gjimnazin dhe liceun e, ishte aty qe nisi te bashkepunoje pastaj, me shkrime te shkurtera informative, ne te perditshmen "La Stampa". Pastaj erdhi lufta e gjithecka u nderpre. Ai burgoset ne San Vittore, ku mes te tjerash njihet edhe me gazetarin e njohur Indro Montanelli e, pas kesaj dergohet ne kampet e punes ne Gjermani, ku arrin te shpetoje fale nje "operacioni kembimi" mes te burgosurve nga SHBA dhe atyre gjermane.


Mbas lufte, ne Amerike, ai ai rifillon veprimtarine gazetareske ne kuptimin e vertete te fjales e, fale nje deshmie te Departamentit te Shtetit e cila i hap dyert kudo qe shkon, nis qe andej bashkepunimin me gazeten "La Stampa" ne Torino e, me vone hyn ne RAI, fale nderhyrjes se Vittorio Veltroni -it i cili i ben thirrje qe te kthehet ne Itali per t'a ndihmuar qe te filloje ate qe mund te quhej me te vertete edhe "aventura" e tij televizive... Programi i tij i pare debutues ishte ?Mbritje e nisje "( Arrivi e partenze ) i cili nisi para celjes zyrtare te televizionot italian, nderkohe qe emisioni i tij i pare i tij me 1955, mbante siglen "Lascia o raddoppia", ( frymezuar pak a shume nga imitimi i emisonit televiziv amerikan ?Una domanda da 64 mila dollari?). Ishte ky nje sukses i madh, i papritur!... Aq popullor dhe i ndjekur, sa qe per te mos mbetur te shkreta, sallet e kinemave shtrengohen te transmetojne quiz -in e ketij emisioni pikerisht para seancave te filmit...Gjithe Italia "gozhdohet" para aparateve televizive per te ndjekur ate emison "suspense"...Nderkohe Mike behet edhe"pionieri" i rubrikes se reklamave te quajtur"Carosello", e cila shpejt u be edhe "fytyra" e ndryshimeve e "bum" -it ekonomik te atyre viteve ne Itali.

Me vone, Mike do te ishte prezantuesi i "Campanile sera" (1960), nje program lojnash me pjesmerjen e dy bashkepuntoreve te jashtem: Enzo Tortora e Renato Tagliani qe u zevendesua me pas nga Enza Sampo; pastaj "Fiera dei Sogni" (1963). Gjithmone e me popullor, Mike, mendon per nje program te ri ambicjoz dhe projekton e ve ne jete te njohurin "Rischiatutto". Eshte nje emision me pyetje-pergjigje i cili nis ne vitet '70 e qe behet nje fenomen tipik i asaj kohe per mbare shoqerine italiane. Ne te mund te fitohen shume para, por qe te arrihet kjo nevojitet nje pergatitje e vertete enciklopdike, pothuajse fenomenale. Emisioni vazhdoi nga java ne jave me fitues e te humbur dhe super-kampioni absolut ishte Massimo Inardi, nje fenomen i vertete ! "Sekreti" i emisionit ishte i thjeshte: fillohej me pyetje te rendomta ( sic ndodh sot ne France me emisionin "Chi veut gagner des millions" te Jean-Pierre Foucaud ) te cilat u drejtoheshin, ne te njejten kohe, tre konkuruesve e, pastaj, pyetjet beheshin gjithmone e me te veshira... Sa per anekdote, thuhet se ne nje emison te tille, Mike Bongiorno pat bere edhe pyetjen: Ku ndodhet nje krahine, emri i se ciles ne gjuhen italiane do te thote "Bongiorno"( Mirdita )... E, si per cudi, konkuruesi fenomenal e kish gjetur edhe ate: Ne Shqiperi ! - qe pergjegjur ai plot siguri ...

Me 1977 Mike Bongiorno njohet me Silvio Berlusconi i cili kish nuhatur prej kohesh se ne Itali, tashme, kish ardhur koha e hapjes se televizioneve private e ne hapin e pare qe ai ndermer per te vene ne jete ate ide, therret prane tij personazhet me me ze te televizionit RAI, nder te cilet: Corrado Mantoni, Raimondo Vianello, Sandra Mondaini e Mike Bongiorno. Mike Bongiorno, i cili tashme i njeh rregullat e marketingut dhe modelin e TV amerikane, eshte i pari qe ne emisionet e tij aktivizon sponsoret e kete gje e ben, pikerisht ne te parin TV privat ne Itali te quajtur "TeleMilano" ( ai qe ma pas do te behet i njohuri "Canale 5" ). Hapet keshtu nje kapitull i ri ne jeten e tij e, ne disa drejtime,edhe ne ate te vete Italise.Sukseset e emisoneve te tij,mbajne titujt "I sogni nel cassetto" (1980), "Bis" (1981),"Superflash"(1982-1985), "Pentatlon" (1985-1986),"Parole d'oro"(1987),"TeleMike" (1987-1992) dhe "C'era una volta il Festival" (1989-1990). E kjo pervoje e autoritet i madh e shpien gjer aty sa qe, me 1990, ai behet zv/president i kanalit televiziv "Canale 5".



Gjate prezantimit te Festivalit te Sanremos me 1997

Me 1989 Mike drejton me mjaft sukses emisionin "La ruota della fortuna", nje show lojnash te ardhur nga Amerika dhe arrin qe te realizoje me te rreth 3200 te tille ( puntata ). Ne karrieren e tij te gjate, ai ka prezantuar edhe njembedhjete festivale te kenges italiane ne Sanremo, ngjarja muzikore me e shenuar ne Itali, nderkohe qe me 1991 prezanton varietene "Bravo Bravissimo". Ai ka luajtur gjithashtu edhe ne disa filma, nder te cilet "Toto", "Lascia o raddoppia?" (1956), "Il giudizio universale" (1961), "C'eravamo tanto amati" (1974) dhe "Sogni mostruosamenti proibiti" (1983). Me 1 prill 2001 Mike, gjithmone i ri, njeri i tipit "inoksdidabel", niset nga Milano me nje ekspedite drejt Polit te Veriut, per te vezhguar nga afer efektet demtuese te kesaj zone nga ngrohja e vazhdueshme e tokes si rezultat i veprimeve jo ekologjike te shoqerise njerezore. Ekspedita e cila u pergatit per muaj te tere kushtoi dy miliard lira.Nderkohe, me rastin e tetedhjete vjetorit te lindjes, Presidenti i Republikes Italiane Carlo Azeglio Ciampi e ka dekoruar ate, me urdherin "Grande ufficiale dell' Ordine al merito della Repubblica".

Gezuar Ditelindjen Mike ! Qofsh gjithmone "inoksidabel" ! ... Allegria!... Allegria !...

 

 

 

 

 

22 Qershor 2005
Partager cet article
Repost0
6 mars 2007 2 06 /03 /mars /2007 16:26

A mon ami Grigor Jovani
Qui vit avec le chagrin de la mort de sa mère, disparue il y a quelques jours.
Un poème hommage du grand poète roumain Mihail Eminescu,
choisi comme un hommage par Simbad

Fichier hébergé par Archive-Host.com

Mihail Eminescu
(Poète roumain)

Ô, MERE !

Ô mère, douce mère, depuis la nuit des temps,
Par le soupir des feuilles tu dis que tu m’attends ;
L’acacia les perd au frisson de la brise
Au-dessus de ta crypte. Il me donne la hantise
De ta voix, agitant une branche comme archet ;
Jouera-t-il sans arrêt, tu dors mère à jamais.

Mon Amour, si je meurs, ne pleure pas pour autant :
Coupe une branche parfumée de tilleul ; fais un plant,
Enfonce-lui le bout en terre à mon chevet ;
De tes larmes tu dois chaque jour l’arroser ;
Bientôt il me fera de l’ombre, mon Amour ;
L’ombre s’allongera ; je dormirai toujours.

Si c’était, mon Amour, ensemble de mourir,
Triste mur de caveau je ne veux point sentir ;
Qu’ils nous creusent une fosse près de la rivière ;
Qu’ils nous creusent une fosse près de la même civière ;
Tu resteras toujours sur mon cœur, mon Amour ;
L’eau pleurera sans cesse. Nous dormirons toujours.

***

Homazh për nenën e mikut tim Grigor Jovanit,
nena e te cilit ndërroi jete këto dite :

Nga Simbad

Mihail Eminescu

O NENE !

O nenë, e ëmbla nenë !  Nga errësira e kohës së shkuar,
Në shushuritje gjethesh drejt vetes ti më thërret ;
Përmbi gurin e zi të varrit tënd të shenjtë
Shkunden lulet e akacies prej erës së vjeshtës,
Duke goditur mbi dege me një zë të ëmbël …
Gjithmonë ato do të bien, ti gjithmonë do të flesh !

Kur unë do të vdes, mbi krye ti mos më qaj !
Nga bliri i shenjtë e i ëmbël një degë veçse ndaj,
Mbi kokën time ti degën mbille me kujdes,
Mbi të le të bien lotët e syve të tu si vesë,
Dhe do të ndjej mbi krye hijen që do më bëjë bliri
Gjithmonë do të rritet hija, unë do të fle gjithnjë …

Por, neqoftese bashkë do të vdesim njëherësh,
Mos të na shpien në muret e trishtuara të qimitiros ;
Por të na bëjnë një varr në buze të lumit,
Të na venë me njeri-tjetrin në një arkivol.
Atëherë përjetë do të më jesh në gji
Gjithmonë do të qaje uji, ne do të flemë gjithnjë …

***

Partager cet article
Repost0
23 février 2007 5 23 /02 /février /2007 20:47



Fichier hébergé par Archive-Host.com                                      Simbad avec Charles Aznavour - le patriarche de la chanson française



                                 REPORTAZHI me numer 1000

                                                                    - Le reportage numéro 1000 -
 
... Nuk e di pse, qysh prej disa ditesh, me kish hypur ne koke e deshiroja te dija, se sa reportazhe kam realizuar gjate ketyre viteve qe punoj, ne France 3 Television. Ne fakt, per kete gje nuk jam interesuar kurre dhe, ne pergjithesi, per punen time nuk kam pasur deshire te flas asnjehere hollesisht as me miqte e, padyshim, kurre publikisht.
Sot, pasi u ktheva nga xhirimet e piva nje çaj me kolegun tim Olivier Prax, ngjita shkallet dhe shkova pothuajse ne menyre inkoshinete, ne zyren e dokumentacionit. Dhe, pyeta Christine -n nje nga grate teper te sjelleshme qe punon atje, pikerisht se sa reportazhe kisha xhiruar gjer me sot, 23 shkurt 2007. Dhe, dihet, me mjetet e sotme te informacionit elektronik, çdo gje mund te mesohet brenda pak sekondash. Tre kater "clic" mbi tastire dhe Christine m'u pergjej:
- Sot eshte, pikerisht, reportazhi yt i njemijte ... !
Per nje çast u shtanga ... Mon Dieu !... Nje mije reportazhe ne France 3 ...?
Njemije here me kamera neper Aquitaine, Bordeaux, Agen, Mont de Marsan, Pau, Libourne e shume vende te tjera brenda e jashte Frances, per te xhiruar reportazhe nga me te ndryshmet. Nuk kam kohe te bej bilance e te kthehem mbrapa ne kujtime, nga qe ato jane kaq te shumta - sa qe do te me duhej shume kohe - e ne to mund te ngaterohesha fare keq. Ne fakt, jane shume vite, shume mbresa, shume emocione. Shpesh here, lodhje gjer ne ekstrem por edhe kenaqesi. Rruge te gjata, shume rruge: neper autostrada, pyje, qytete e fshatra. Naten e diten. Ne takime me njerez e personalitete, te thjeshte e te degjuar.
Nje realitet krejt tjeter nga ai i Shqiperise se dikureshme totalitare, me kronika televizive
absurde. Me mbjellje misri, korrje gruri, pleherime, novatore, realizime planesh, pleniume, sekretare partie, pervjetore brigadash partizane e te tjera e te tjera, per te cilat, me gjate e hollesisht, kam shkruar ne librin tim "Post-scriptum per diktaturen"..
Nderkohe, kjo pune ne France, per mua, ishte nje NISJE kryekeput nga e para. E, mbi te gjitha, ishte dhe mbetet mbetet nje shkolle e re, pa fund, ne drejtim te persosjes se njohurive e me gjere. Nje shkolle krejt e re e nisur nga fillimi, me deshiren per ta harruar krejtesisht, te kaluaren. Nje fillim i veshtire, por kurajoz dhe ambicioz e pas kesaj, nje pervoje e grumbulluar ne vite, mes kolegesh te pergatitur mjaft mire profesionalisht. Njerez me sens te larte pergjegjesie si edhe me nje fryme angazhimi te lavderueshme ne pune. Profesioniste te nje gazetarie e cila s'e pranon kurre medikoritetin, mashtrimin, improvizmin, lodhjen, largimin nga vendi i xhirimit pa marre e verifikuar gjer ne fund, ate qe do t'i serviret shikuesit ...
Njemije reportazhe ne France 3 Television !
Dikur, kur isha i ri, ne fillim student, mesues ne Skrapar e pastaj, telekronist ne Vlore - nuk mund te mendoja KURRE se do te vinte nje dite qe do te punoja per nje televizion publik kombetar francez. Jo, kurre !
Por, ne jete çdo gje mund te ndodhe. Mendoj se edhe pesimisti me i vendosur, duhet te pranoje se nuk mund te thuhet asnjehere: KURRE ...E, pa perjashtuar Fatin si edhe Punen e palodhur, pikerisht keshtu ndodhi edhe me mua !
 
                                                     Simbad
 

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

La liste des reportages réalisés à France 3 Aquitaine.
(En fait, le numéro est 1001, parce que cette photo a et faite un jour après )

Partager cet article
Repost0
19 février 2007 1 19 /02 /février /2007 13:39

 

ELOZH I LARGËSISË
 
Në burimin e syve të tu
gjallojnë rrjeta peshkatarësh
në detra dallgësh plot stuhi.
Në burimin e syve të tu
deti mban premtimn‘ e tij.
 
Dhe hedh aty
zemrën time jetuar mes të gjallësh,
rrobat qe mbaja dhe verbimn’ e një betimi :
Më zi se në fund të errësirës.
Jam dhe më tepër lakuriq.


E këtë herë jo renegat por besnik
unë jam ti, kur unë jam unë.
 
Në burimin e syve të tu
humbas toruan
ëndërroj të plaçkis.
 
Një rrjete ka kapur një tjetër rrjetë :
Dhe në u ndamë, s'do shqitemi kurrë.
 
Në burimin e syve të tu
një i varur shtrëngon litarë ...
 
Shqipëroi Simbad Detari

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 

Paul Celan

ELOGE DU LONTAIN

Dans la source de tes yeux
vivent les nasses des pêcheurs de la mer délirante
Dans la source de tes yeux
la mer tient sa parole.

J'y jette,
coeur qui a séjourné chez les humains,
les vêtements que je portais et l'éclat d'un serment:

Plus noir au fond du noir, je suis plus nu.
Je ne suis qu'une fois renégat, fidèle.
Je suis toi, quand je suis moi.

Dans la source de tes yeux
je dérive et rêve de pillage.

Une nasse a capturé dans ses mailles une nasse:
nous nous séparons enlacés.

Dans la source de tes yeux
Un pendu étrangle la corde.

Partager cet article
Repost0
16 février 2007 5 16 /02 /février /2007 16:59

       

Fichier hébergé par Archive-Host.com


•  1920 Paul Pessakh Antschel. "Pessakh" ne lindi në Czernowicz, në Bukovinë (Moldavi) aneksuar nga Rumania pas luftes se I -re botrore.
•  1938-1939 Francë, Tours, studion në Shkollën e Mjekësisë. Shkruan poezitë e para.
•  1940 Mëson anglishten dhe rusishten, përkthen Sergei Eseninin.
•  1941 Ndërtohet getoja për hebejtë në Czernowicz.
•  1942-1944 I vriten prindërit. Arrestohet e bën punë të detyruar në Tabaresti, Vllahi.
•  1945-1947 Punon si përkthyes (nga rusishtja në rumanisht) në Bukuresht. 
•  1947 Boton poezitë e para me pseudonimin Paul Celan.
•  1949 Në Sorbonne (Francë). Përkthen Cocteau, Apollinaire dhe Yvan Goll.
•  1952 Martohet me Gisèle de Lestrange, grafiste.
•  1954 Përkthen Cioran.
•  1959 Boton "Grille de parole". Përkthen Mandelstam.
•  1963 Boton vëllimin me poezi "La Rose de personne".
• 1965 Boton "Cristal de souffle" shoqëruar me tetë gravura të  Gisèle Celan- Lestrange.
• 1968 Boton vëllimin "Soleils-Filaments". Përkthen Du Bouchet, Ungaretti, Supervielle
.
•  1969 Boton përmbledhjen poetike "Noir péage". Shkon në Izrael i ftuar nga Lidhja e shkrimtareve dhe artisteve izraelitë.
• 1970 Paul Celan gjen udhën e vdekjes duke u hedhur në lumin Senë. (Paris). Pak muaj më vonë botohet përmbledhja e tij poetike "Contrainte de lumière".



Ikje nga vdekja (Fugue de mort)  është pa dyshim poezia më e njohur dhe më shquar e Pol Sela ( Paul Celan ), ajo e cila e ka identifikuar autorin e saj me tragjedinë e hebrenjve gjatë shekullit të XX - të. Në fakt, ajo është një prej poezive të tij të para, shkruar më 1945, pikërisht mbas luftës së II - të botërore. Tmerret e Shoah - ut, internimet, shfarosjet masive, humbja në to e prindërve të tij ( që u eliminuan në kampin Mihailowska në Ukrainë, shkatërrimet dhe tragjedia që la pas lufta – të gjitha këto gjejnë shprehje pikërisht në ketë elegji e cila shfaq një tragjedi me bukuri artistike të çuditshme. Poezia është ndërtuar me varg e sintakse të lirë, ndërkohë që autori ishte ende nenë ndikimin e surealizmit. Rritmi i vargjeve të saj, godet si çekan vrastar e përsërit në konvulsione, një atmosferë makthi e cila e çon lexuesin drejt një spiraleje tmerri ose me saktë, në përjetimin e një ndjenje që i ngjan arratisjes, ikjes me një frymë e sa më shpejt, nga imazhet infernale të Vdekjes.



IKJE PREJ VDEKJES
 
(Todesfuge)
 
( Fillimisht kjo poemë ka qenë titulluar "Tango e vdekjes". Ajo është botuar për herë të parë në revistën "Contemporanul" të Bukureshtit, në maj të vitit 1947 )  


 
Fichier hébergé par Archive-Host.com

 

Qumështin sterrë të agimit e pimë në darkë
e pimë në drekë mëngjes e natën
e pimë dhe e pimë
me kazma një varr gërmojmë në hapësirë,
aty do prehemi pa u stivosur në ngushticë.
Në shtëpi një burrë luan me gjarpërinj
E ndersa mbremj’ e errët bie mbi Gjermani ai shkruan
për flokët e tu të artë Margaritë shkruan
del tek pragu yjet vetëtijnë ai zagarët ndjell të vijnë
bilbilit i bie të dalin çifutet varrn’ e thellë të gërmojnë
jep urdhër muzikës i bini e vallen mirë ta hidhni Fichier hébergé par Archive-Host.com
 
 
Qumështin sterrë të agimit ne e pimë natën
pimë mëngjes drekë e darkë
e pimë dhe e pimë.
Në shtëpi një burrë luan me gjarpërinj e shkruan
shkruan kur e zeza mbrëmje bie mbi Gjermani
shkruan për flokët e tu të artë Margaritë
flokët e tu prej hiri Sulamithi
Një varr lart në ajër ne gërmojmë,
të prehemi pa u stivosur në ngushticë.
 
 
Fichier hébergé par Archive-Host.com

Ai këlthet gërmoni sa më thellë,
ju këtu këndoni e ju atje vallëzoni
nga brezi rripn' e hekurtë vringëllon
ju ketu gërmoni i jepni belit thellë
ju atje i bini muzikës vallen mos pushoni         Fichier hébergé par Archive-Host.com
të blujtë janë sytë e tij.
 
Qumështin sterre të agimit ne pimë natën
e pimë në drekë mëngjes e darkë
Në shtëpi një burrë luan me gjarpërinj
flokët e tu janë prej ari Margaritë
flokët e tu janë prej hiri Sulamith.
 
Ai ulërin muzikës trishtueshëm ta lozni
ai bërtet violinave vajtueshëm t’u bini
se tym do bëheni e qiellit do veni
e varrin mes reve do ta keni
do preheni aty pa u stivosur në ngushticë
vdekja është një zonje ardhur prej Gjermanie.


 
Fichier hébergé par Archive-Host.com

 

Qumësht i zi sterrë i agimit Fichier hébergé par Archive-Host.com
ne të pimë në mesditë
të pimë darkave e në mëngjes të pimë
vdekja një zonje me sy blu prej Gjermanie është
ajo s’gabon nishan drejt në zemër me plumb të qëllon
Një burrë  në shtëpinë e tij banon
per  flokët e tu të artë Margaritë shkron
e qentë na lëshon një varr në qiej na dhuron
me gjarpërinj lodron e vdekjen ëndërron
një zonjë ardhur prej Gjermanie vdekja është
 
flokët e tu të artë janë Margaritë
flokët e tu prej hiri Sulamithi janë ...

 

Shqiperuar nga frengjishtja ne shqip nga: Simbad e Aken ( shkurt 2007 )


                                                        ***
“ ... do të doja t’i u thosha ndërkohë, se sa e vështirë është për një hebre që ti shkruajë vjershat e tij në gjuhën e gjermanëve. Kur të vijë koha që poemat e mia të botohen, ato do dalin patjetër edhe në Gjermani dhe – më lejoni ti u them ketë gjë të tmerrshme -, dora që do të hapë faqet e librit tim, ndofta do të ketë shtrënguar nder të tjera edhe dorën e atij që pat qene vrasësi i nenës sime ... Megjithatë, ky ishte fati im: që ti shkruaj poezitë e mia në gjermanisht. “

                            Pjesë nga një letër e Paul Celan, shkruar më 1946

Partager cet article
Repost0
30 janvier 2007 2 30 /01 /janvier /2007 20:56
Fichier hébergé par Archive-Host.com

                                   IL CIELO IN UNA STANZA
 
                                   ( Teksti nga Mogol dhe muzika nga Gino Paoli )
 
 
Këtë kengë, Mina, kengëtarja e shquar italiane e quajtur ndryshe edhe "Tigri i Kremonës", miti i paharruar i viteve '60-'70, e ka kenduar në vitin 1960 duke arritur shpejt një numër rekord disqesh të shitura. Fill pas kësaj "Il cielo in una stanza", në verën e vitit në fjalë hyri në "Hit Parade" në vend të shtatë e, pastaj, u ngjit në vend të parë duke ndenjur aty gjer në fillim të vitit në vazhdim. Kjo kengë Minës i'u propozua nga një djalosh i quajtur Mogol por, ajo ish në mëdyshje për ta kenduar atë. Në fakt, pjesa në fjalë, pat qenë refuzuar tashmë edhe nga kengetarë të tjerë midis të cilëve Jula De Palma e Miranda Martino. Autori i saj, kompozitori Gino Paoli, ja luajti kengën Minës në pianoforte e më së fundi ajo e inçizoi atë, më tepër nga presioni i Shtëpisë Diskografike, se sa nga vetë dëshira e saj. Tema e kengës, mjaft "revolucionare" për kohën, përshkruan një akt dashurie mes një burri e një gruaje, gjë  e cila kryhet mes simbolesh e situatash fantazmagorike. Thuhet se, Gino Paoli e pat kompozuar këtë kengë i frymëzuar nga një raport dashurie krejt të rastësishëm e "çatia ngjyrë vjollce" për të cilën flitet në kengë ka qenë, ne fakt, ajo e një vendi ku është zhvilluar edhe raporti i tij në fjalë. Por, ndërkohë, më revolucionar në kuptimin e termit moral të kohës, ka qene fakti se kenga interpretohej nga nje femër. Sot, "Il cielo in una stanza" konsiderohet si nje "vepër klasike" e kengës së lehtë italiane e ka njohur dhjetra versione interpretimesh të tjera, mes të cilave atë të kenduar nga vetë Gino Paoli ( me aranxhim të Morricone-s ), versioni neo-romantik i Franco Simones e ai  i tipit "soul" nga Giorgia, e cila doli si kolonë zanore filmi, në vitin 1999.  


                                                     

Mina 1960
NE QIELLIN E NJE DHOME

 

 

(Muzika nga G. Paoli)
***
Kur je pranë meje
dhoma jonë s'ka mure
por pemë,
pemë pafund.

Kur je pranë meje
ky tavan ngjyrë vjollcë
ikën e s’është më.
Mbi ne shoh qiellin,
e ndjehemi mirë
të vetmuar,
sikur në botë të mos kish gjë,
absolutisht asgjë.
Diku një harmonike bie
e mua më ngjan si një organo
që bie për ne të dy atje lart,
në pafundësinë e qiejve.
Qe bie për mua,
për ty,
lart
në qiell ...

 
Shqiperoi Simbad Detari
***
   

 IL CIELO IN UNA STANZA
 
 
Quando sei qui con me
questa stanza non ha più pareti
ma alberi,
alberi infiniti
quando sei qui vicino a me
questo soffitto viola
no, non esiste più.
Io vedo il cielo sopra noi
che restiamo qui
abbandonati
come se non ci fosse più
niente, più niente al mondo.
Suona un'armonica
mi sembra un organo
che vibra per te e per me
su nell'immensità del cielo.
Per te, per me:
nel cielo.


MINA 1962
MINA 1964

MINA 1968

 

Mina 1969
 
Partager cet article
Repost0
14 janvier 2007 7 14 /01 /janvier /2007 19:52
Fichier hébergé par Archive-Host.com
                                                 Robert Martiko 
 
                   Pénombres d’âmes perdues
                                                                             ( Roman )
 
Né à Gjirokaster ( sud d’Albanie) en 1948, mon ami d’enfance Robert Martiko a vécu dans la ville de Vlora jusqu'à la fin de ses études lycéennes. Puis, après le service militaire, il a été diplômé ingénieur à l’Université de Tirana en 1977. Sa famille a subi les plus dures et horribles persécutions du régime communiste. Après avoir été mis en prison deux fois, son père Dino Martiko, ardent opposant au régime et homme de grande valeur humaine, est mort dans une prison de Tirana, en 1985. Vivant dans cet enfer, Robert préféra se maintenir dans l'ombre pour ne pas avoir à subir lui aussi, la même persécution que son père. À la chute de la dictature, il en profite pour s'évader en Grèce avec sa femme et ses deux enfants. Féru de langues étrangères et de culture classique et moderne, il commence à écrire ses premiers textes littéraires. Son premier roman publié en août 2006 est intitulé « Pénombres d’âmes perdues ». Dans cette œuvre écrite d'un style remarquable, presque Kafkaïen, il parle non seulement de son choc antérieur et ses souffrances personnelles causées par le régime, mais aussi de l’admiration qu'il portait au caractère d’acier de son père. Considérant les persécutions politiques vécues dans son pays comme des événements uniques dans l’histoire de l’humanité, il essaye, dans son roman, de nous donner une fresque profonde empreinte des dimensions psychologiques et spirituelles de l’époque totalitaire. D’après lui, dans les sociétés totalitaires, ainsi que dans les démocratiques, l’élément fondamental de la liberté et la justice humaine se basent sur la formation et le caractère de l’individu. Le but de ce roman est d’expliquer que le problème éternel de l’humanité n'est pas seulement issu des modèles sociaux et des formes d'idéologie, mais aussi du caractère de l’individu, son âme et son éducation en général. Actuellement, Robert Martiko vit à Corfou (Grèce), goûtant la liberté à laquelle il a tant rêvé .…
 ( Ci dessous une critique de Simbad sur le roman ).
 
 
RRËFIME MBI DHUNËN DHE SHENJTËRINË
 
( Shënime për romanin e Robert Martikos "Dritëhije shpirtrash te humbur" si edhe për gjithë ata që pranuan Ferrin për të ruajtur të lirë Shpirtin )
 
Nga Vasil Qesari
 
Ishte një takim i këndshëm dhe krejt i papritur, ai që më ndodhi para pak kohesh, me shokun tim të fëmijërisë, Robert Martiko. Kishin kaluar shume vjet pa u parë dhe, natyrisht, siç ndodh rëndom në të tilla raste, u përfshiva nga kujtimet e së kaluarës. Kjo, me së shumti u ndodh të gjithëve, por unë për to do të doja të zgjatesha pak sepse, pikërisht në ato vite tashmë tepër të largëta - unë mbaja të gjalla e të paharruara, shume kujtime të dashura.
Roberti ishte një nga shokët e klasës, i cili u bë si te thuash jo vetëm miku, por edhe idhulli im. Një lloj Stritfordi si ai i David Koperfildit.  Kjo pat ndodhur nga që qysh në vogëli e me pas, ne vazhdimësi, unë kisha pasur “instiktin” të shoqërohesha me shokë me të ditur e me te fisme se vetja. Ka qene ajo, një kërkese ekzigjente e imja, e cila me ka shoqëruar gjatë gjithë jetës e që gjithmonë e kam kërkuar e pranuar, me ndërgjegje e dëshirë. Roberti ishte i tille. I ditur, i zgjuar, i sjellshëm, i pastër, i kulturuar dhe miqësor. Por, nga ana tjetër, duhet të them se krahas tyre, Roberti kishte edhe një natyre te turpshme e mjaft delikate. Të tërhequr, të heshtur e të mbyllur në vetvete. Dhe ishte pikërisht, ajo anë e natyrës se tij e cila për mua, përbente diçka e cila endej mes habisë, kureshtjes dhe misterit ...
Tani, kur mendoj për ketë gjë, i jap të drejtë moshës. Pafajësisë sonë. Inoçencës. Ne ishim atëherë të vegjël, të njomë, me shpirtra fare të bardhe e të pastër. Si zogj delikate në fluturim. Pa ditur ku shkonim. Te lëshuar ne jetë, me harenë e moshës edhe pse ne shtrëngime e varfëri dhe ishte krejt e natyrshme te mos arrinim të mendonim se, jashtë botës së shkollës, miqësive, prapësive e lodrave tona, ekzistonte një botë tjetër e cila i kish ndarë njerëzit në dysh : në ata me “biografi të mirë” te cilët përbenin shumicën e në ata me “biografi te keqe”. Miku im fatkeq, Roberti, bënte pjese në “kategorinë” e dytë, pra ne atë të atyre që kishin “njolla” e që duhej te rronin me friken e dhunës. Babai i tij kish qenë dy herë në burg e, shoku im i gjorë i shokuar dhe i tmerruar nga ato ç’kish përjetuar familja, padyshim që do të paraqiste një tipologji e karakter të "vështire"…
Pas viteve të vegjëlisë e atyre të shkollës së vjetër të lagjes Muradie, ne do të ndaheshim. Roberti vazhdoi mësimet në një shkolle tjetër e unë në një tjetër. Shiheshim gjithmonë e më rrallë e vija re se gjithmonë e më tepër, ai po mbyllej ne vetvete. U bënte bisht njerëzve te njohur, takimeve e diskutimeve, si edhe zgjatjes së kohës së ndenjjes me ta. Më pas, rrugët tona do përshkonin trase të ndryshme. Unë do të jetoja i lirë ( le ta quajmë kështu ), në një vend rrethuar me tela me gjemba e bunkerë, por me sytë gjithmonë drejt horizontesh të ndaluara, ndërsa ai do të përjetonte Ferrin dhe histerinë vrastare të sistemit. Familjen e tij fisnike do ta ndiqnin pas, pa lodhje e pushim, klithma të pafund hienash e ulërima çakejsh të përgjakur ...
Qe ky një largim i detyruar. Ndarje “klasore” Ose me sakte detyrim për ndarje. Për harrim, largim, mohim, shkëputje nga gjithçka. Kjo s’ishte as dëshira e as zgjedhja e tij, por një mënyrë për të shpëtuar, për të mbijetuar. Ndryshe nga mosha e gjallë e adoleshencës, ai pësoi pra atë ftohjen fatale me gjithçka përreth tij. Përfshirë edhe shokët. E, në një vetmi të tillë polare, për të shpëtim u bë pikërisht arratisja nga realiteti, shkëputja prej tij. Për të shikuar gjetkë, për te ëndërruar gjera të pabesueshme, për të përjetuar haliçunasione dhe mirazhe të paimagjinueshme, për të ndërtuar një botë të fshehtë personale, në një univers qëllimi i të cilit qe pikërisht shkatërrimi i trysnisë së asaj bote.
E me sa duket e ( e këtë e tregoi koha edhe pse për këtë kam qenë gjithmonë i sigurte), miku im i vjetër Robert Martiko, kish arritur që megjithë tmerret e "kohës së kolerës", të mund të ruante pikërisht atë që ishte e do mbetet gjer në fund, qëllimi, ideali, mburrja dhe filozofia e ekzistencës së tij: pikërisht pastërtia pothuajse hyjnore e shpirtit të tij dhe fakti që gjatë kalvarit të tij beri për moto të jetës atë që kurrë, as dje e as sot, të mos mendojë të ndërtojë lumturinë e vet mbi fatkeqësinë e të tjerëve. Ishte e vërtetë që të tjerë e kishin bërë atë ndaj familjes së tij, por ai ish përbetuar se do të ndiqte shembullin dhe amanetin e të atit e nuk do te guxonte kurrë, as ta shkonte nder mend një gjë të tillë ...
 
***

Para dy javësh, Roberti, më dërgoi nga Korfuzi romanin e tij të parë, të titulluar ”Dritëhije shpirtrash të humbur”. Duhet t’i u them sinqerisht se shkrimi e botimi i një libri, i një romani, në ditët tona është bërë fenomen tepër i rëndomtë e, për mua kjo nuk përben ndonjë eveniment. Jetojmë, vërtet në një kohë kur, ndofta, malli më i lirë dhe më i zhvleftësuar se gjithçka është pikërisht “fjala e shkruar”. Por, shkrimi i një libri prej Robert Martikos,vendimi i tij për ta bërë këtë akt, për mua kish një domethënie mjaft të madhe. Pse ta mohoj, jam i sinqertë: dëshiroja të dija gjer ku kish shkuar ajo dhunti e tij e hershme të cilën unë ja njihja, lidhur me shkrimet dhe pasionet e tij letrare e për me tepër se si ish vështruar, në ç’optike, në ç’formë ish realizuar pikërisht ajo aftësi, ajo dhunti e tij. Për më tepër, pas një jete të tij, me të vërtete unike. Një jetë e cila mund të cilësohet pa hezitim, si një monument mortor shpirtrash të humbur por njëkohësisht edhe hyjnorë. In Memoriam, për një familje e cila për mendimin tim përfaqëson pa mëdyshje, me historinë dhe tragjedinë e saj, pothuajse gjithë kronologjinë e  tmerreve të Lindjes komuniste.
Thashë pak më lart se, për fat të keq fjala e lirë, është sot për shqiptaret ndofta “malli” më ordiner, më i lirë, më i zhvleftësuar në tregun e lirisë aq të ëndërruar e të shpërdoruar keqas por, megjithatë mendoj se në atë pak letërsi të vërtetë të post-diktaturës të krijuar gjer tani, po ravijëzohen siluetat e disa krijuesve të cilët edhe pse tepër të paktë, premtojnë të bëjnë vërtet një letërsi të madhe. Pa e tepruar, kam bindjen të them se, një prej të paktëve, është Robert Martiko. Prandaj, romani i tij, mendoj se duhet lexuar patjetër ! Sepse, ai, s’mund të tregohet e as të komentohet, ashtu siç ndodh rëndom në shkrime të natyrës analizuese a kritike, që bëjnë ketë gjë për libra të tjerë. Të paktën, unë, nuk ndjej ta kem një aftësi të tillë. Kjo, nga që duhet të futesh vetë në universin e tij e, për rrjedhojë të kuptosh se ajo që të ndodh sa lexon faqet e para të tij, është ndërgjegjësimi se ke të bësh me një krijimtari “ndryshe” nga ajo çka jemi mësuar të lexojmë.
Është pikërisht kjo gjë, pra të shkruarit “ndryshe”, e cila bën që lexuesi të ndjehet nenë efektin e një tronditje të thelle, ose më saktë të një traume. Kjo, për vetë faktin se aty zbulon ngjarje, situata, personazhe, sentimente dhe galeri tipash kafkianë; një univers ku operojnë qenie dhe situata pothuajse absurde. Ato, i rrëfen një shpirt endacak fantazmë i cili na rrëfen ngjarje renqethese, një eremit ëndrrash e përfytyrimesh i cili zotëron mjeshtërinë rembrandiane të pikturimit të shpirtrave e ka forcën dhe magjinë të flasë, të ndeshet, të grindet me vetë shpirtrat e përtejvarrit. Një njeri i cili ndjek, hap pas hapi, hijet e tyre duke u kërkuar me ngulm të vërtetat, gënjeshtrat dhe misteret që kanë marrë me vete.
Të gjitha këto, zhvillohen e trajtohen me një stil të treguari që here pas here del nga “kodet” e vetë rrëfimit letrar por, kjo nuk ndodh e s’është qellim në vetvete. Nuk është një tekë apo kapriç prej snobisti, për të na habitur me prozën e tij, por rrjedh natyrshëm nga që vetë autori ka përjetuar gjithçka që rrëfen. Ne thelb ajo është vete jeta e tij. Duket sikur kemi të bëjmë me një shkrimtar që kur nis procesin e rrëfimit, ngjan me një pacient të Froidit, i cili ulet pa mëdyshje në Divan, shtrihet paq mbi te dhe nis të rrëfeje pa pikë ndrojtje, çdo gjë qe del jashtë kufijve të së zakonshmes. Një udhëtim shartesë mes reales dhe absurdes, mes qiejsh qe pikojnë vrer e gjak, mes mjegullash nebuloze të jeshilta si helmi i nepërkave ...
 
***

Duke marrë përsipër rolin e investiguesit të shpirtrave njerëzore, të atyre që vuajtën, rezistuan  e humben pa varr, Robert Martiko, merr përsipër misionin haluçinanat të bredhë si një magjistar kristian apo guru indian, të endet nëpër botë për të kërkuar gjurmët e tyre, për t’i ndjekur ata nga mbrapa. Për t’u bërë cipëplasur e i pa fytyrë, pikërisht për të mësuar prej tyre, ato që ishin pengjet dhe amanetet që s’i thanë dot, ndriçimet e jetës se tyre plot dritë e pjesët e errëta, të fshehura, të mbuluara me mjeshtëri.
Shpirtra që heqin e vuajnë edhe aty ku tashmë janë, nga që janë mallkuar përjetë për të mos gjetur prehje kurrë. Duket se edhe vetë misioni i këtij shkrimtari, i cili endet nëpër botë, është pikërisht që të jetë një trazues eternel shpirtrash. Një trazues shpirtrash, në kuptimin e parë të fjalës për atë që lexon librin e tij, pra të lexuesit e, në plan të dytë, të atyre që janë dhe mbeten brenga e tij. Për njerëz që s’jetojnë më, por që kanë lenë të lirë në univers shpirtrat e tyre të cilët enden pa pushim rreth autorit që vuan e s’arrin te shkëputet nga makthi i tij lëngues.
Është kjo, ndofta, arsyeja pse në roman i njëjti personazh, ndjek të njëjtën temë dhe variacion brenge e na shfaqet në pjesë të ndryshme të rruzullit tokësor: në Kinë, Rusi, Suedi, Francë, ishujt e Egjeut e padyshim, në vendet e Lindjes e në mënyrë të veçantë në Kënetë – një vend që dihet se për kë bëhet aluzion e kush është e që autori parapëlqen të mos ja zërë emrin në gojë. Kjo ndodh nga që ai, dëshiron të dalë nga rrëfimi autobiografik e, shembulli i vuajtjes dhe ideve të tij, të marrë një karakter universal. Sepse e Keqja edhe pse jetoi për një kohë të gjatë në një pjesë të mirë të botës, qëndron jo vetëm në natyrën e ideologjive totalitare por edhe të vetë njeriut. Është pra, njeriut, të cilit duhet t’i kërkohet të kuptojë qëllimin dhe vlerën  e ekzistencën e tij, pse - në  e saj e për rrjedhojë, përsosjen, purifikimin, lartësimin, idealizmin e tij  ...
***

... Njihet nga të gjithë i mirënjohuri “Kompleks i Edipit”, ajo tërheqje misterioze dhe e pashpjegueshme që i afron aq shumë djemtë me nenat e tyre. Por, si në shumë gjëra të tjera “ndryshe”, te Robert Martiko kemi të bëjmë me një “kompleks” tjetër. Kompleksin ndaj të atit, ndaj personalitetit, sjelljeve, fjalëve, ideve dhe qëndresës së tij. Është e pamundur që në ketë libër, i cili është njëkohësisht një himn për shpirtin e tij të humbur, vendin kryesor të mos ta zërë kudo e kurdoherë, direkt apo indirekt, prezenca, hija e atit të tij, Dino Martiko – modeli jo vetëm gjenetik e atëror i autorit në fjalë, por edhe adhurimi e pengu, plaga që vazhdon të rrjedhë gjak e, bashkë me të premtimi për ta çuar gjer në fund fjalën dhe veprën e tij.
E pohoj, duke lexuar librin në fjalë, jo pak herë me është shfaqur edhe mua para syve i gjallë "in memoriam", imazhi i tij. Një burrë fisnik, i heshtur dhe i qetë. I njohur në Vlorë e gjetkë. Me pamje krenare e shikim të rreptë që rrëfente qartë jo vetëm vuajtje por dhe pamposhtje, trimëri, guxim e mospërfillje. Mendoj se, ai i përkiste vërtet një tjetër universi e pa dyshim, e radhiste veten jashtë realitetit që e rrethonte. Dino Martiko, ishte një njeri i drejtë dhe idealist. Ai, u burgos tri herë nga diktatura e të tretën, hoqi shpirt në burg. Gjer në vdekje, ai qëndroi i papërkulur, duke ruajtur me fanatizëm figurën e tij të pastër morale, pa asnjë njollë në ndërgjegje. Varri iu gjend, pas rrëzimit të diktaturës. Eshtrat e tij, u prehen në fshatin e tij të lindjes, vetëm në vitin 1994 ...
Robert Martiko pohon se, ka qene fat i madh e vendimtar për personalitetin e tij, qe të jetonte pranë një njeriu si ai. “Nga ai – thotë ai  - mësova pikërisht se gjer ku mund të arrijë forca dhe madhështia e karakterit njerëzor. Pikërisht: në nivelin absolut. Kur e arrestuan, ai nuk bëri kurrë lëshime në hetuesi. Sa më shumë ta shtrëngoje aq më shumë gjente forca për të reaguar. E tillë ishte edhe nena ime. Kur atë e morën në hetuesi, në burgun e tim eti dhe e mbajtën aty për disa ditë, ajo kish vajtur aty e përgatitur. Kish fshehur në fustan dy copa brisku të thyera. Sipas saj, në se hetuesit do te arrinin ti prishnin mendjen, do të priste me to venat e gjakut. Shume vite me pas, kur e pyeta për ketë gjë, ajo m’u përgjigj: Babai yt na mësoi me tjetër karakter. Më mirë të vdesim se sa të prishim emrin tonë të mirë ... ''
 
***
Në përfundim të këtyre shënimeve, do të shtoja se kemi te bëjmë kështu, me një roman tepër origjinal, kushtuar fatit të individit në shoqëritë totalitare të Lindjes, vete kataklizmës që ndodhi si rezultat i zbatimit të një ideologjie diabolike e shkatërrimtare. Por, ndryshe nga botimet e shumta që shpesh janë quajtur si “letërsia e burgjeve”, në këtë roman kemi një vështrim e koncept të ri, ndofta të pashkruar gjer tani, pikërisht rreth fatit e sjelljeve të individit në të tilla shoqëri. Diçka mes letërsisë e sprovës filozofike ekzistencialiste. Një krijim tronditës, i cili nder te tjera personifikon edhe luftën mes së Keqes dhe së Mirës, banales e  hyjnores, dhunës dhe shenjtërisë ...
Në të janë njëherësh: kultura e të shkruarit dhe mendimi i thellë, ashpërsia dhe delikatesa, mllefi dhe poezia, vuajtja dhe triumfi, absurdi e realiteti. Një prozë e shkëlqyer, e cila të drithëron trupin e shpirtin e të bën të reflektosh gjatë për fate, njerëz, kohë si edhe për refleksione universale, eternele e tepër humane. Stili i Robert Martikos është drithërues, tërheqës e mbërthyes, gjuha e përdorur e pasur e me figuracion piktorik, shtjellimi i situatave shpirtërore, tepër i veçante e tronditës. Gjithë ngjarja, gjithë universi i këtij romani, të bën që në fund të tij, të  të dalë nga shpirti si një lëngim, klithma:
- O Perëndi ! Kurrë më !

 
 
Partager cet article
Repost0
30 décembre 2006 6 30 /12 /décembre /2006 17:16
Fichier hébergé par Archive-Host.com
Paul VERLAINE
( 1844 -1896 )
 
CHANSON D’AUTOMNE

Les sanglots longs
Des violons
De l'automne
Blessent mon coeur
D'une langueur
Monotone.

Tout suffocant
Et blême, quand
Sonne l'heure,
Je me souviens
Des jours anciens
Et je pleure.

Et je m'en vais
Au vent mauvais
Qui m'emporte
Deçà, delà,
Pareil à la
Feuille morte.

( Poèmes saturniens )
Partager cet article
Repost0
1 décembre 2006 5 01 /12 /décembre /2006 22:48
    Fichier hébergé par Archive-Host.com

           

DESIREE DOLRON – MES VIOLENCES DHE SHENJTERISE

( Artistja e shquar e fotografisë, Desiree Dolron mbetet gjithmonë në kërkim të një estetike absolute ku gërshetohen perfeksioni, misteri dhe violenca. Krijimtaria e saj luan me kufijtë mes jetës dhe vdekjes, të shkuarës e së ardhmes, me gjendje dhe imazhe që kalojnë nga koshienca në subkoshiencë e anasjelltas. Me artin e saj, ajo sjell një vështrim tepër vetjak, diçka në kufijtë e demarkacionit mes asaj çka është e dukshme, e perceptueshme dhe e kundërta. Punimet e saj janë tronditëse e, në të njëjtën kohë, madhështore )

Nga Simbad Detari

                                                      

“… E kisha hasur për herë të parë emrin e Désirée Dolron në një revistë, më duket se ishte një e përmuajshme ku qe botuar një shkrim i gjatë i cili u kushtohej fotografëve holandezë. Në një foto të paraqitur aty, pashë një djalë të shtrirë mbi një tavolinë, me gjoksin zbuluar, sytë të mbyllur, i rrethuar nga tri gra të veshura në të zeza që po e përgatisnin për ta çuar në arkivol. Drita e asaj fotografie ishte e jashtëzakonshme. Një dritë si ajo e piktorëve flamandë, e gjitha e mbajtur në dritë-hije, e tëra në nuanca, në një muzg të thellë. Ajo fotografi, më pat mrekulluar për nga kompozimi e drita, për nga përputhja e subjektit me realizimin e saj. Dhe ja, para ca ditësh pata rastin e mrekullueshëm, të ndjek vetë ekspozitën e Desirée Dolron në Paris … “

                                                                                          

                                                                                  ***

 

Në kuadrin e Muajit të Fotografisë 2006, në Institutin Holandez në Paris gjer më 20 dhjetor po qëndron e hapur, ekspozita e plotë e Desirée Dolron e titulluar  “Exaltation - Gaze - Xteriors”, në të cilën janë paraqitur tri seri fotografish të cilat pasqyrojnë karakterin tepër origjinal të punës së kësaj artisteje të shquar. E reja më befasuese në këtë ekspozitë, është paraqitja në të e serisë më të fundit të krijimeve të saj dhe pikërisht, ajo që mban titullin “Xteriors” ku janë paraqitur disa prej portreteve, të cilët e kanë bërë atë të njohur në shkallë ndërkombëtare.

Lindur më 1963 në Haarlem (Holandë), Desirée Dolron jeton dhe punon në Amserdam. Krijimtaria e saj përbehet prej reportazhesh dhe fotografish të realizuara jashtë ( në eksterier ) si edhe në studio. Për krijimin e një pjese të mirë të veprës së saj, Desirée Dolron ka jetuar e punuar për nëntë vjet (1991-1999) mes ceremonish të ndryshme fetare, në vende të tilla si Indi, Malajzi, Pakistan, Tailandë e Marok, ku edhe ka mbledhur mbresa e impresione të cilat më pas i ka hedhur në albumin e emërtuar “Egzaltim, imazhe religjioni e vdekje”.

Në mënyrë të ngjashme me një dokumentar, ajo ka fotografuar atmosferën dhe skajshmërinë ekstreme të disa riteve fetare si edhe ekzaltimin, i cili shkon gjer në deformimin a ndëshkimin e vetvetes. Imazhet e saj, portrete a peizazhe që shprehin tronditshëm atmosferë sakrifice e vuajtje, të bëjnë të përjetosh momente të forta në tërësinë dhe detajet e tyre. Duke përzier makthin, frikën e magjepsjen, fotografitë tregojnë ekstazën e popullit shaman, përqendrimin e tyre në rite, besimin, dhembjen, fuqinë e zjarrit ku hedhin valle që i kthen siluetat e njerëzve në skulptura të gjalla të cilat veprojnë në një realitet krejt mistik.

Désirée Dolron ka studiuar e punuar shumë në gjininë e portretit. Mjafton të sjellësh për një çast në mend pikturën tradicionale flamande, për të kuptuar se fotot e saj përmbajnë brenda tyre të njëjtën enigmë. Tejet impresionuese, subjektet që ajo trajton duken sikur janë punuar në të njëjtat atelie me autorët e epokës. Në shumë prej fotove të serisë së quajtur “Xteriors”, ajo ka tendencën e paraqitjes së një lloj realizmi i cili shkon gjer në ekstrem. Një realizëm përzier me atmosferë e ndjenjë mistike. Portretet e saj, “priten” në një sfond të zi dhe fytyrat e tyre të bukura, të kthyera drejt objektivit në tre të katërtën e tyre, duken sikur dalin prej një bote misterioze. Me një mjeshtëri magjepsëse hijesh e dritash, hapësirat në to u japin imazheve thellësinë e duhur, për ta bërë edhe më mizore vetminë e tyre.

Nga kjo shpjegohet fakti që një pjesë e mirë e portreteve fotografike të Désirée Dolron, të paraqitura ne këtë seri shkaktojnë tek shikuesi, të njëjtën magjepsje si ato që provohen para një pikture. Është merita, fantazia dhe talenti i saj që mes procesesh krijuese të menduara e të realizuara mirë, arrihet që nëpërmjet imazhesh të marrë prej realitetit të jepen vizione e emocione që lidhen me misteret e shpirtit e që provokojnë efekte të cilat ushqejnë imagjinatën dhe irealen.

 

                                                      Fichier hébergé par Archive-Host.com

                                

                                                       Seria e parë: XTERIORS

Nisur më 2002 dhe përfunduar me 2006, seria e portreteve “Xteriors”, nuk ka qenë veç fillimi i një projekti me të cilin artistja do të ndërtonte një univers imagjinar me elementë realë. Puna pat nisur me përzgjedhjen reale të modeleve, të cilët duhej të përputheshin me vizionin e saj. Ashtu si edhe në pikturë, bëhej fjalë për të paraqitur subjektin i cili do të behej objekt i një etydi, një vizatimi, një skice. Por, vështirësia qëndronte në faktin se sado delikat dhe goditës të ishte modeli në shkrepjen e aparatit me drite natyrale, puna e nisur s’përbënte veç fillimin e një etape. Sepse ajo e kalonte pastaj fotografinë e modelit, piksel pas pikseli, në një proces të imtë ripunimi të përgjithshëm dixhital. Volumet dhe "materia" e tyre, ngjyrat dhe hapësirat, duhej të korrespondonin me ekuilibrin ekzakt të imagjinuar nga artistja.

Me një mënyrë dhe teknikë të tillë, janë punuar një varg portretesh të trajtuar në mënyrë dixhitale, në të cilët duket qartë influenca e pikturës tradicionale flamande, në mënyrë të veçantë ajo e tablosë së njohur të Rembrandit “Mësimi i anatomisë” si dhe ato të piktorit danez Vilhelm Hammershoi (1864 -1916). Përveç tyre, mund të shtojmë dhe një tjetër burim frymëzimi më bashkëkohor, pikërisht atë të marrë prej filmit “Cris dhe Chuchotements” të I.Bergman, ku artistja Désirée Dolron luan pikërisht me profilet, errësirën e dritë-hijet. Kjo seri shquhet për një precizon të mahnitshëm, i cili krijon një botë befasuese e pothuaj magjike. Një botë inegzistente, të largët, të shenjtë, mbuluar me vello e tension ekstrem. Këta portrete me pamje qiellore, duken se vijnë nga një botë tjetër, nga një univers pothuajse mitologjik, ku kufiri mes jetës e vdekjes është i paqartë, flu …

                

                                            Fichier hébergé par Archive-Host.com

                                             

     Seria e dytë: EXALTATION

Ndryshe nga kjo seri fotosh, seria tjetër e titulluar "Exaltation" (1991/99) realizuar në formë dokumentari, sjell përvojën artistike të Désirée Dolron marrë gjatë udhëtimeve të saj kryesisht në Azinë Juglindore ( Indi, Malajzi, Pakistan, Filipine, Tailande etj ), pikërisht në kremtimet fetare. Në të gjejmë mjaft fotografi impresionuese, shpesh herë dhe tepër rrenqethese, të cilat paraqesin turma në gjeste ekstaze e veprime pothuajse gjakatare si edhe individë te përhumbur në veprime të pakontrolluara, të shtyrë nga një forcë e jashtme a një ndjenjë e brendshme shpirtërore jashtëzakonisht e fuqishme.

 

                                                        Fichier hébergé par Archive-Host.com

 

Të konceptuara në formën e reportazhit bardh’ e zi, imazhet e Désirée Dolron të sjellin ndër mend jehonën e atyre që pat realizuar mjeshtri francez i fotografisë Henri Cartier-Bresson, i cili i pat bërë ato në Bali (1948) e që pastaj u mblodhën në albumin "Valle në Bali" (Danses à Bali). Por e veçanta, ajo çka të mahnit në klishetë fotografike të artistes holandeze, është paqja që mbretëron në portretet, qoftë edhe kur kryen rite ku paraqiten keqtrajtimet e trupave të tyre. Është pikërisht përqendrimi, harrimi i gjithçkaje, paqja dhe qetësia e dëshiruar, të cilat bëjnë të mundur që shpërfytyrimi i dhunshëm i trupave të mos provokojë as dhembje e as ndjeshmëri fizike.

 

                                    Fichier hébergé par Archive-Host.com

                                      

                                                          Seria e tretë: GAZE

Ndërsa në serinë e fotografive që përbejnë atë me emër “Gaze” (1996/98), Desirée Delron i rikthehet përsëri po këtij fenomeni, por tashmë në një kontekst krejt tjetër. Ajo realizon kështu diçka fantastike, pikërisht dëshirën e saj mistike për të ndjekur e pasqyruar nga afër mundimet e qenieve njerëzore në botën e ujit Pra, pikërisht, portretet e tyre të filmuara nenë ujë. Nga një anë, përhumbjen, përpëlitjet, dhimbjen e tyre e, nga ana tjetër paqen e njerëzve të shkëputur nga perceptimet e ndjeshmërisë, nga realiteti ynë i oksigjenuar. Seancat e fotografimit në situata të tilla: të gjata, të vështira e rraskapitëse, ndikojnë mundueshem te pozuesit e bëjnë që pak nga pak, ata të japin te përhumbur pikërisht pamjen e të mbyturit. Kjo seri, nga ana teknike është ndikuar mjaft nga humbja e dimensionit fotografik, me tendencën e përftimit të imazheve me natyrë pikture. Kjo gjë është arritur me ane te një trajtimi të veçantë dixhital, i cili shpesh na kujton të famshmen”sfumato” të Leonardo da Vinçit.

Në këto rrethana, shumë kritikë e specialiste të këtij arti, kanë shprehur pyetjet në se në seritë e fotografive "Exaltation", "Gaze" dhe "Xteriors", kemi të bëjmë me vizione dhe praktika fotografike apo me imitime pikture? Përngjasja, në fakt është vërtet e afërt dhe mahnitëse por, ndryshe nga fotografë të tillë si Steichen apo Stieglitz që kanë kërkuar të imitojnë pikturën, Désirée Dolron përpiqet, shtron pyetjen, eksperimenton që nëpërmjet fotografisë e proceseve të saj dixhitale,  të kapë limitet më të mundshëm të fotografisë moderne, duke mos hezituar të provojë praktika të ndryshme artistike në shumicën e të cilave, ajo ka një sukses befasues e impresonues në shkallë botërore ...

 

     Fichier hébergé par Archive-Host.com

     
Partager cet article
Repost0
29 novembre 2006 3 29 /11 /novembre /2006 09:34

Voici une vue plutot graphique, sombre et pas trop claire de Paris, photographiée par Simbad depuis les hauteurs du fameux Cimetière du Père Lachaise. C'était là sur des milliers de tombeaux que, j'ai voulu fixer la tombée de la nuit sur la ville, avec, en face, la tour Eiffel ressemblant à une petite allumette allumée dans la nuit, ce qui m'a fait revenir en mémoire les vers troublants de "Paris at night" ecrits par mon poète préféré, Jacques Prévert.

Paris at night 


Tri shkrepse të ndezura 
Njëra pas tjetrës në errësirë.
E para për të parë
Fytyrën tende,
E dyta për të parë
Sytë e tu,
E fundit për të parë
Gojën tende.
Dhe errësirë e plotë për ti kujtuar ato
Teksa fort të shtrëngoj në krahët e mi
 

( Traduit en albanais par Simbad )

***

 

Paris at night

Trois allumettes une à une allumées dans la nuit
La première pour voir ton visage tout entier
La seconde pour voir tes yeux
La dernière pour voir ta bouche
Et l'obscurité tout entière pour me rappeler tout cela
En te serrant dans mes bras.

( français )

***

Paris at Night
 
Three matches one by one struck in the night
The first to see your face in it's entirety
The second to see your eyes
The last to see your mouth
And the darkness all around to remind me of all these
As I hold you in my arms.

( anglais )

***

Paris at night

Tre fiammiferi accesi in fila nella notte
il primo per vedere il tuo viso intero
il secondo per vedere i tuoi occhi
il terzo per vedere la tua bocca
e l'oscurità tutta intera per ricordare tutto ciò
mentre ti stringo fra le mie braccia.

( italien )

Partager cet article
Repost0