Overblog
Suivre ce blog Administration + Créer mon blog

Présentation

  • : Solar - Plexus
  • : Le Solar Plexus est le chakra du bien-être personnel, De notre ego, de notre énergie émotionnelle pour être en harmonie avec soi et avec son entourage dans un esprit de tolérance. Ce feu, cette force, cette lumière et cette énergie dont il est le siège déterminent notre personnalité et, par conséquent, notre place dans la société et nos réactions par rapport aux conventions, aux règlements et aux lois ainsi que notre sens de la hiérarchie. Le Chakra du Plexus Solaire régit nos rapports avec le c
  • Contact

.

.

.

ALBUM DE MES PHOTOS

   

Articles Récents

17 novembre 2006 5 17 /11 /novembre /2006 16:30

Fichier hébergé par Archive-Host.com
***

Le soleil peut devenir un immense bloc de glace,
Les glaces peuvent couvrir tout l’univers,
Les violettes ne plus pousser,
Le printemps ne plus exister.
Mais non, non, tes beaux yeux
Ces yeux que j’ai tant aimés,
Ne mourront jamais …

***
Dhe dielli mund të ftohet
E akujt të mbulojnë gjithçka.
Edhe vjollcat mos të çelin,
Pranverë të mos ketë më.
Por jo, jo sytë e tu
S'do të vdesin kurrë …
 
28.07.1970

Partager cet article
Repost0
16 novembre 2006 4 16 /11 /novembre /2006 09:23

GJON MILI  -  "MAGJISTARI"  I FOTOGRAFISE MODERNE

Nga Simbad Detari

( Pa dyshim, Gjon Mili është një nge emrat me te shquar te fotografisë artistike te shekullit te XX -te. Ai është një artist me përmasa botërore e për krijimtarinë e tij flitet jo vetëm ne historinë e këtij arti, ne studime  te specializuara e botime te ndryshme te natyrës artistiko - historike, por edhe ne ekspozita e manifestime përkujtimore botërore. Artisti i shquar me orgjinë shqiptare i solli fotografisë se epokës qe jetoi, një fryme te re moderne e cila për atë kohe ishte krejt origjinale dhe avangardiste. Puna e tij e palodhur, me plot te drejte e radhit atë, krahas emrave me te shquar te fotografisë artistike te shekullit te kaluar ).

PAK HISTORI

Gjon Mili ka lindur ne Korçe me 1904. Kur ishte pese vjeç, familja e tij mori udhën e kurbetit, për t'u vendosur ne Rumani. Ne atë vend, ai u rrit e mbaroi edhe shkollën e mesme e me pas, ne moshën njëzete vjeçare, u nis për ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës jo vetëm për një jete me te mire, por edhe për te provuar aftësitë e tij, për një te ardhme ndryshe. Rruga qe zgjodhi ne atdheun e tij te dyte, ishte ajo e vazhdimit te shkollimit, ndaj edhe u regjistrua e mbaroi studimet e larta ne Massachusetts Institute of Technology për inxhinieri elektrike. Dhe, ishte pikërisht gjate kohës se studimeve qe ai praktikoi dhe hobby-ne e fotografisë, duke nisur kështu një rruge krejt te ndryshme nga ajo për te cilën u diplomua e, se cilës, do t'i kushtonte edhe gjithë pasionin e energjitë e jetës.

Gjon Mili, gjate karrierës se tij te gjate si fotograf - reporter dhe gazetar, do kish rastin te takohej e te kryente punime te ndryshme artistike me personalitete te shquara te epokës, duke zëne shpesh vend te dukshëm ne botimet periodike informative e ne mjaft albume artistike. Fotografitë e tij shëtitën neper bote, ne ekspozita individuale e kolektive, krahas emrave me te shquar te artisteve fotografe te kohës. Ai u radhit kështu, nder emrave më me zë te shekullit te kaluar ne ketë fushe. Ne ekspozitën e tij te fundit vetjake, e cila u organizua ne New-York me 1980, me rastin e 75-vjetorit të lindjes, u paraqitën 140 fotografi nga e gjithë krijimtaria e tij. Po ashtu, ne shenje homazhi për atë përvjetor, shoqata New York Graphic Society botoi për nder të tij albumin Mili - Fotografi e kujtime. Gjon Mili vdiq më 1984, në moshën 80 vjeç.  Ekspozita e fundit me punimet e këtij artisti te madh, është organizuar ne Mynich te Gjermanisë, gjate prillit qe shkoi ( 2005 ) ne Galerie Stephen Hoffman. Ndërsa ne Shqipëri, me nismën e fotografit te njohur Pirro Naçe, është themeluar qysh ne vitin 1990, shoqata e fotografeve profesioniste, e cila mban emrin Gjon Mili

 
FRYMEZIME FUTURISTE


Nicolas Villdore, kritik arti, studiues i kinemasë eksperimentale dhe regjisor ne Kinematikën e Dansit ne Paris, nder te tjera shkruan se: Gjon Mili e mori "virusin" e pasionit për fotografinë qysh me 1923, atëherë kur ndiqte studimet ne Massachusetts Institute of Technology dhe u njoh me fotografin e shquar avanguardist, Harold Edgerton (1903-1990). Ne vitet '30, Edgerton vuri ne zbatim shpikjen e tij: realizimin e fotografisë dhe filmit stroboskopik ( i cili bazohej ne përdorimin e një tipi te veçante flashi elektrik - shënimi im ). Ne saj te efektit te atij flashi i cili, ne një fraksion te sekondës shkrepte drite tepër te fuqishme, ai arriti te kapte lëvizjet e një objekti, pak a shume sipas mënyrës se shpikësit te kronofotografise, Etienne -Jules Marey. Ne ketë mënyre, u be e mundur te realizoheshin fotografi me kohe ekspozimi me te shkurtër ( gjer ne një milion te sekondës ), gjë e cila bënte te mundur xhirimin e imazheve me ngadalësim tepër te madh. Pas studimeve, Mili punoi pranë Edgerton duke qene i pari fotograf qe vuri ne jete, shpikjen e tij për realizimin e fotografisë me flash elektrik. Dhe ishte po ai qe me 1930, me mjaft kurajë nxori ne drite punën e mikut te tij ne Life Magazine, duke tërhequr vëmendjen e botes për zbatimin e asaj shpikje te re.

Gjate fillimeve te veprimtarisë artistike te Gjon Milit, zhvillimi i mekanikave te shpejtësisë ne saje te revolucionit industrial, me automobilin, avionin, garat e shpejtësisë e te tjera, pat qene ne qendër te vëmendjes e ishte fetishizuar nga lëvizja futuriste e kohës. Kështu qe, te tërhequr nga estetika dhe poezia e punëve te Etienne-Jules Marey, Harold Edgerton dhe Gjon Mili ne punimet e tyre patën po te njëjtin përkushtim si atë te piktoreve futuriste, te cilët ishin adhurues te flakte te fotodinamizmit. Duke ndjekur shembullin e fotografit futurist italian Giulio Bragaglia (1890-1960), ata nisen te praktikonin pasqyrimin e lëvizjes, nëpërmjet idesë se fotodinamizmit. Kështu qe siç thamë, ne thelb, punimet e tyre te para eksperimentale, u frymëzuan e patën ne qendër te konceptit te tyre estetik, manifestin e piktoreve futuriste, te udhëhequr nga udhëheqësi i tyre shpirtëror Filippo Tomamaso Marinetti (1876-1944).

Punimet e Edgerton dhe Milit, te mbështetura mbi efektin e imazhit te ngadalësuar, shpërbërje te lëvizjes dhe me xhirime te realizuara me kamera te vendosura ne kënde te ndryshme, u bene kështu burim frymëzimi dhe për kineaste te tjerë eksperimentale si Norman McLaren i cili me pas, xhiroi filma me skena kërcimi ( dansi ) qe trajtonin analizën e lëvizjes, nder te cilët u shquan veçanërisht Nga dy Hapa ( Pas de deux - 1968) dhe Balet adaxhio (Ballet adagio-1972). Gjate asaj periudhe, mes klisheve te Edgerton dhe Gjon Milit, me impresionueset ishin disa foto te cilat tregonin shpërthimin e një pike qumështi (1930), thyerjen e një filxhani kafeje (1933), gjuajtjen e një futbollisti i cili gjate goditjes deformonte plotësisht topin (1934), lëvizjen e një lojtari golfi (1938) dhe trajektoren e një plumbi, shtire nga një pushke me kalibër 30, e cila përshkonte tejpërtej një molle e një letër bixhozi (1964). Persa i përket Gjon Milit, i cili është fotografi i pare profesionist qe përdori efektin stroboskopik për te bere foto për shtypin, ai arriti te shpike vete, një llambe te posaçme me tungsten, e cila doli mjaft efikase për realizimin e fotografive me ngjyra.

               ME APARAT FOTOGRAFIK NEPER BOTE 
                                     
Nga viti 1939 e me pas, Mili do t'i përkushtohej tërësisht profesionit te reporterit e gazetarit, duke punuar për revistën Life e revista te tjera prestigjioze amerikane. Punonte kryesisht ne studio, (te cilën e pat ngritur ne një kishe te braktisur te Monclair -it, ne New Jersey). Por, ndërkohë, krejt ndryshe nga fotografet tradicionale te kohës, Mili u pasionua e punoi sipas shkollës se fotografeve pictorialiste e cila shpesh ju kundërvu asaj te candid photography, praktikuesit e se cilës punonin jashtë, ne plein air, me merak te përhershëm për ndriçimin, kompozimin e kuadrit apo këndin e marrjes se fotos.

Po ashtu, po te flasim ne rrafsh botëror, me origjinalitetin e punimeve te tij, Gjon Mili u dallua edhe nga fotografet sovjetike te kohës, te cilët quheshin ndryshe konstruktuviste e qe shquheshin veçanërisht për krijimin e kompozimeve e nder te cilët, me i dëgjuari ishte Aleksander Rodçenko qe punonte vazhdimisht live ( direkt e ne terren). E po ashtu, Gjon Mili, punonte krejt ndryshe edhe nga ithtarët e shkollës gjermane te Nouvelle Objectivité qe kërkonin me ngulm kembengules pika e kënde te reja fotografimi, si dhe detaje përgjithësisht te mbështetur mbi realitetin.

Gjate viteve '30 e ne fillim te viteve '40 , Gjon Milli arriti një "bollëk" te madh krijimtarie. Si reporter - fotograf, gjate shërbimeve te tij ne Europe e gjetke, ai fiksoi me aparatin e tij artiste te shquar si Salvador Dali, Marlon Brando, regjisorin Alfred Hitchcock ( foto me efektin e quajtur lëvizje te shpërbëre ), xhezbandistin Gene Krupa (1941), kërcimtaren Vera Zorina (1940), koreografen Agnes De Mille me një foto me ekspozim imazhi te shumëfishte (1944), Martha Graham ne një varke me vela (1942), këngëtaren Billie Holiday mes orkestrës (1943), kompozitoren zezake Mary Lou Williams ne piano (1943), këngëtare operash, muzikante si Pablo Casals, artiste te muzikës jazz si Cozy Cole dhe Jess Stacey (1943).

Po ashtu, janë te njohura fotot e tij me Duke Ellington mes projektorëve ne skene (1943), orkestrën e Eddie Condon (1944) e disa foto te famshme te kërcimit Lindy hop ekzekutuar nga kërcimtaret e Savoy Ballroom, Leon James e Willa Mae Rickersdes (1943), Sammy Davis Jr ne Porgy and Bess (1958), pa lenë mënjane po ashtu skena te shumta sportive si edhe imazhe te shkëlqyera qe paraqisnin lojtare basketbolli a portrete personalitetesh te tilla si ato te shkencëtarit Dudley Buck etj.

Po ashtu, prej Gjon Milit, kane mbetur te shquara, fotografitë ku ai tregon një bretkose ne çastin kur zhytet ne akuarium (1941), ajo e një kërcimtareje klasike me ekspozim te trefishte (1941), e predikuesit evangjelist Bill Graham apo ajo e një kërcimtareje te komedisë muzikore Oklahoma, me koreografi te Agnes De Mille (1943). Disa nga klishete e tij fotografike, shpesh patën zëne vend ne kopertinat e revistës se shquar Life. Për shembull, ajo e një gruaje duke bere triko (1941), foto te kryera me 1949 ne Muzene Picasso ne Paris ( një vit para xhirimit te filmit te Namuth e shtate vjet para filmit te Clouzot, Le Mystère Picasso) si edhe një seri fotografish te cilat paraqesin Pablo Picasso me 1960, duke pikturuar ne telajo, me ndihmën e dritës se një projektori elektrik ( kjo seri fotosh do te botohej me 1970 nga Gjon Mili, ne një album te titulluar: Picasso's Third Dimension ).

Ndërkohë, ne një film te shkurtër te pambaruar, kushtuar Jean Babilée xhiruar rreth vitit 1950, Gjon Mili ka futur kuadrot e një maceje ( pa dyshim macja e tij, nga e cila siç tregojnë, nuk ndahej dot ! ) për te bere kështu paralelizmin mes kërcimeve te valltarit dhe kafshës ne fjale. Ai realizoi gjithashtu një film dokumentar prej dy minutash e dyzetekatër sekondash, titulluar Henri Cartier-Bresson, ku tregon artistin e shquar francez ne pune e sipër, jashtë ne rruge, ne kërkim te çastit vendimtar ( l?instant décisif ), me tepër ne rolin e gjuetarit apo vjedhësit te imazheve, se sa ne te artistit fotograf. (Gruaja e Cartier-Bresson, fotografia Martine Franck, e pat nisur karrierën e saj pikërisht si asistente e Gjon Milit, duke debutuar ne revistën amerikane Time-Life me një sere bashkëpunimesh nga Parisi). Gjithsesi, ne thelb te punës se vet, Gjoni Mili, me syrin e tij vëzhgues kish gjithmonë te veten, nocionin e përvetësimit te imazhit dhe subjektit fotografik, për te cilin ka folur edhe personaliteti i shquar Jean-Paul Sartre, gjate përurimit te një ekspozite te tij, te organizuar ne Paris, me 1946.

" DUKE LUAJTUR BLUZ "

( "Jammin' the Blues" -  filmi kryevepër i Gjon Milit, me te shquarin Lester Young )

... Ndjeva një emocion vërtet tepër te veçante, ndërkohe qe kohet e fundit pas shume kërkimesh, arrita te gjej filmin e rralle Duke luajtur bluz te Gjon Milit. Një film dhjete minutash, bardh' e zi ku, shoqëruar me muzike jazz po lexoja titrat e tij, te cilët për vlerën dokumentare e historike, po i shënoj si me poshtë: Prodhuar nga: Gordon Hollingshead, Regjisor: Gjon Mili, Kamera: Robert Burks, Drejtor teknik: Norman Granz, Editor filmi: Evertt Dodd, Zëri: Charles David Forest dhe Drejtor artistik: Roland Hill. Por, cila është historia e realizimit te këtij filmi ?

Norman Granz, sipërmarrës dhe një nga prodhuesit me te mëdhenj te disqeve ne SHBA i pat propozuar kompanisë se madhe amerikane Warner prodhimin e filmit Jammin? the Blues, nen drejtimin e Gjon Milit si regjisor. Duke nisur qysh para vitit 1944, vit kur u realizua  filmi ne fjale i Gjon Milit, Norman Granz kish nisur te komercializoje fenomenin jam-session. Të quajturat sesione, s'ishin gjë tjetër veçse seanca improvizuese mes artistesh, te cilat zhvilloheshin ne mjedise intime, ne klube jazz a ne takime private muzikantesh. Ishin pikërisht per ta qe Granz, pati idenë dhe nisi t'i regjistronte live e pastaj t'i prodhonte ne disqe, me markën e garancisë ku shkruhej: Norman Granz - Jazz at the Philharmonic.

Koncerte te tilla te improvizuara, nder te tjera, pa dyshim u krijonin mundesi artisteve qe te shkëlqenin, duke i lenë te lire ata qe te përkushtoheshin ne monologë apo eksperimente, te cilat ishin pa limit ne kohe pra, përgjithësisht, mjaft te gjate. Ne ato takime intime mes muzikantesh, nuk behej fjale për recitale te rëndomta ku, çdo artist ekzekutonte pjesën e vet ne një kohe rreth tre minutash, por me një praktike te re e cila favorizonte improvizimin individual e kolektiv, duke bere qe ata te bëheshin keshtu pararendësit e korenteve muzikore bebop e me vone, te free jazz.

Me ate film Norman Granz e Gjon Mili, kishin pasur si qellim qe te mblidhnin se bashku artistet e shquar: Lester Young, George Red Callender, Harry Edison, Marlowe Morris, Sidney Catlett, Barney Kessel, Jo Jones, John Simmons, Illinois Jacquet, Marie Bryant, Archie Savage, Garland Finney, Knox Manning. Ndërkohë, duhet te saktesojme se ne titujt e filmit qe shkrova pak me lart, Norman Granz, është paraqitur jo si prodhues, por si drejtues teknik (?). Ndersa kamera mban emrin e Robert Burks, i cili qe shquar per efektet speciale qe pat realizuar po atë vit, ne filmin e Frank Capra Arsenic et vieilles dentelles ( Arsenik e dantella te vjetra ). Montazhi i filmit u be nga Everett Dodd, një mjeshtër ne atë fushe i cili, mes te tjerash, kish montuar edhe filmin Gaîté parisienne ( Gezim parisien - 1941) te Jean Negulesco, me koreografi te Léonide Massine. Jammin the Blues është një film qe ka hyre ne histori dhe ka marre shume çmime. ( Keshtu, ne 15 mars 1945 ne Grauman's chinese Theatre te Hollywood - it, kur u zhvillua edicioni i 17 - te i dhënies se çmimeve Oscar, nder katër filmat me metrazh te shkurtër te paraqitur, çmimi Oscar ju dha edhe filmit Jammin? the Blues te Gjon Milit - shenimi im )

XHIRUAR NE KATER DITE

Sipas një legjende thuhet se filmin Jammin' the Blues, Gjon Mili e pat xhiruar vetëm ne katër dite. Nëpërmjet kadrove te tij asistojmë ne një jam-session madhështor, i cili nis me një blues te interpretuar nga i shquari Lester Young. Ne imazhet qe vijojnë, kineasti - fotograf luan ne mënyre tepër fine me ndriçimin, duke krijuar kontraste te forta bardh' e zi. Ai, si te thuash, i pret siluetat e muzikanteve, here ne mënyre te koncentruar e here ne gjendje relaksi. Figura te cilat vendosen ne kundër - drite, mes tymnajës se cigareve, ne disa raste me lëvizje violente ne fushën e xhirimit, pikërisht ne çastin me te sakte muzikor apo filmik. Gjon Mili shpiku kështu, një mënyre te re ndriçimi te përftuar tashme jo ne laborator, por direkt ne sheshin e xhirimit. Ai, here pas here kërkoi te përftojë choc vizuale ne te shikuarit e filmit, duke futur ne mënyre te papritur e ashpërsisht, lojna imazhesh te kundërta, kontraste tepër te forta mes se bardhës e te zezës, efekte këto qe e bëjnë spektatorin te luaje trupin, aty ne sallën plot komfort ku është ulur ...

Jane filmuar bile edhe detajet me te imta. Gjer ne plane - detaje, imazhe sugjestionuese tepër te afërta te fytyrës se instrumentisteve afro-amerikane e, kjo gjë behet ne mënyre magjepsëse e sensuale, si askush tjetër para tij. ( Ne ketë drejtim, bën përjashtim nga rregulli vetëm filmi me metrazh te shkurtër Yamekraw ). Gjoni Mili shpreh kështu, gjithë gamat dhe nuancat e mundshme te ngjyrës se erret, duke  dhëne ne mënyre sublime gjithë nuancat e saj mat e krahas saj, vete finesën e sipërfaqes se lëkurës, e cila behet edhe me e kapshme, nene hijen e kontrastit te kundër - dritës.

Ne ketë film përveç saksofonistit gjenial Lester Young, mund te admirohet edhe Marie Bryant e cila këndon me një zë mjaft te ëmbël: On the Sunny Side of the Street. Kjo mundësi  jepet nëpërmjet një solo vërtet cool ekzekutuar me kitare elektrike te amplifikuar lehte, nga një këngëtar i vetëm i bardhe, fytyra e te cilit është zhytur ne hije - nje kitarist elegant ky, vdekur këto kohet e fundit. Pastaj, vijon një mise en scene mjaft e bukur, ku tregohet kalimi mes dy xhezbandisteve Sydney Carlett dhe Jo Jones, pa asnjë moment kohe te vdekur e pa ndërprerje rritmi. Shohim gjithashtu, një numër te shkëlqyer kërcimi, interpretuar nga Archie Savage ne stilin e vallëzimit Lindy-hop. Suksesi i filmit Jammin' the Blues qe i tille sa qe pianisti Mary Lou Williams, kompozoi në homazh te realizuesit te tij, një pjese jazz, te cilin e titulloi: Gjon Mili - Jam Session.

Norman Granz, donte ta shfrytëzonte edhe me tej suksesin e filmit ne fjale e te prodhonte me pas, një vazhdim te kësaj kryevepre. Një projekt ky qe u konsiderua mjaft i avancuar e prej te cilit, kane mbetur sot vetëm disa plane te xhiruara ndoshta ne vitin 1950, ne studion e vete Gjon Milit. Me një piste zanore ne play-back dhe kuadro qe megjithatë, përbejnë imazhe tepër te rralla e qe paraqesin muzikante te shquar te xhazit te epokës. Mes tyre, vete Charlie Parker muzikanti i madh i te gjithë kohërave, shoqëruar nga Coleman Hawkins, Hank Jones, Ray Brown e Buddy Rich. Por, gjithsesi, Jammin' the Blues filmi triumfues i Gjon Milit, dekurajoi vetëm gjeneratat e fotogazetareve, te fotografeve te modës e reklamave, regjisoreve te klipeve e videove muzikore, faji i vetëm i te cilëve ishte ndofta se erdhën ne kohe, tepër vone pas Milit ... ( Marre nga: Objectif cinéma - Histoire du film )

           GRANZ DHE MILI - TE LIDHUR SI BLUES ME JAZZ
    

Ne numrin 443 te revistës Jazz Magazine, Norman Granz tregon për xhirimin e dështuar te filmit te dyte te Gjon Milit, por pa saktësuar datën. Ai tregon: Disa vjet pas xhirimit te filmit Jammin' The Blues me 1944, vendosa ta nis serish aventurën ne fjale duke i kërkuar Gjon Milit qe te xhironte një film tjetër. Për ketë qellim, fillimisht bëmë regjistrimin sonor te muzikanteve e, pastaj, nisem te xhironim imazhet ne studio. Por, kjo pune na doli te ishte tepër e komplikuar dhe me kosto shume me te larte nga ç'kishim parashikuar. Xhirimi i gjithë atyre detajeve teknike, kërkonte një buxhet shume me te larte. Kështu qe pasi kaluam disa dite se bashku ne studio, unë i kërkova Milit qe t'i ndërpriste xhirimet. Natyrisht qe rezultati i arritur gjer ne atë çast s'kish cilësinë qe duhej. Filmi mund t?u interesonte studenteve, por jo publikut te gjere ...

Kështu, pas tetëmbëdhjete a njëzete minutash xhirim, vazhdon te rrefeje Norman Granz, e braktisem përfundimisht projektin. E ndjenim veten zemërthyer nga qe ne ketë Jammin' The Blues Nr.2 kishim angazhuar artiste te tille si: Charlie Parker, Coleman Hawkins, Bill Harris, Flip Phillips, Buddy Rich e Ella Fitzgerald.  Me sa di, nga gjithë ajo pune sot ka mbetur vetëm një minute apo një minute e gjysme film i shikueshem, pikërisht pjesa ku interpreton Parker. Nuk di ç'të them se, ç'u be me ato qe patëm xhiruar. Unë kam ruajtur vetëm disa imazhe. Është një pjese ku luajnë Parker me Coleman Hawkins. Një takim te cilin unë e dëshiroja e qe pat dhëne një rezultat mjaft prekës. Por, megjithatë, lidhur me atë film ka shume për te kërkuar, sepse pista e zërit ishte regjistruar ne studio para filmimeve dhe qe e plote. Do te ishte mire qe gjithë kjo te delte ne drite e them se, një dite, sigurisht qe do te dale ...". ( Jazz at the philharmonic all stars. NCY. Shtator 1950 )

I lindur ne Los Angeles me 1918 e vdekur ne Gjeneve me 2001, Norman Granz, ishte nje sipërmarrës imprésario dhe prodhues disqesh. Ai nisi te interesohej për muzikën jazz qysh me 1937 dhe realizoi me 1942, një seance regjistrimi me Nat King Cole, Lester Young dhe Red Callender. Ai është krijues i koncerteve Jazz at the Philharmonic (1944), një lloj formule, te cilin ai e komercializoi për publikun e gjere, duke bere te mundur interpretime te gjata e te improvizuara si edhe swing -un e garat ne kërcim. Me pas, ai mundi te mbledhë se bashku, ne një skene, artiste te tille si: Nat King Cole, J.J. Johnson, Illinois Jacquet, Thelonious Monk, Meade Lux Lewis, Les Paul, Howard McGhee, Joe Guy, Charlie Ventura, Willie Smith, Gene Krupa, Helen Humes, Dizzy Gillespie, Lester Young, Mel Powell, Charlie Parker, Buck Clayton, Coleman Hawkins, Buddy Rich, Trummy Young, Flip Phillips, Bill Harris, Hank Jones, Ray Brown, Jo Jones, Roy Eldridge, Benny Carter, Oscar Peterson, Barney Kessel, Charlie Shavers, Ben Webster, Louie Bellson, Buddy DeFranco, Cannonball Adderley, Stan Getz, Don Byas e te tjerë, disqet  e te cilëve përmbanin koncerte te përbashkëta dhe ishin diçka krejt e re për kohen?

Eshte ne saj te tij qe sot egzistojne te regjistruara seanca historike te luajtura nga Parker, Gillespie dhe Monk, Art Tatum, Lionel Hampton, Billie Holiday, Lester Young, Oscar Peterson dhe Ella Fitzgerald, te cilët do te këndonin pothuajse gjithë repertorin e George Gershwin, Cole Porter, Rodgers dhe Hart Jerome Kern, bashkangjitur me ta edhe Louis Armstrong sidomos ne Porgy and Bess e, po ashtu orkestrat e shquara te Duke Ellington dhe Count Basie. Edhe pse, ne tërësi, Granz pat qene i interesuar ne mënyre te veçante për jazz mainstream (apo ndryshe middle jazz), ai nuk u tregua indiferent ndaj autoreve avangardiste te kohës, te tille si: Charlie Parker, Dizzy Gillespie, Bud Powell, Jimmy Giuffre, Gerry Mulligan, Stan Getz, Zoot Sims, John Coltrane e Cecil Taylor.

"Pa dyshim Granz, prodhuesi me i madh i disqeve pas luftës se dyte botërore, për nga cilësia e nga sasia, kontribuoi ne mënyre te veçante edhe për renjen e barrierave raciale, duke mos lejuar asnjë lloj manifestimi te tille përgjatë koncerteve te shumta qe organizonte. Ai është gjithashtu eksportuesi me i madh i muzikës jazz ne bote, organizator i shume turneve ne shkalle botërore ( ne Evrope, turne te tilla nisen qysh me 1949, ne Japoni me 1953, ne Australi me 1954). Po ashtu, siç thame edhe me lart, ai kishte lidhje te ngushta miqësore e profesionale me Gjon Milin, duke u bere edhe prodhuesi i Jammin' the Blues, një kryevepër e shquar e muzikës dhe figurës". ( Sipas "Dictionnaire du Jazz" - Editions Robert Laffont )

Partager cet article
Repost0
25 octobre 2006 3 25 /10 /octobre /2006 17:35

 

                    ZHERAR FILIP – PRINCI I KINEMASE

 

- Shumë prej nesh e ruajnë padyshim të gjallë në kujtesë idhullin e brezit tonë Zherar Filipin. Për talentin, bukurinë, hijeshinë, inteligjencën ? Padyshim, por ai kishte shumë më tepër se këto. Diçka vërtet tepër misterioze e cila bën që ai, të mbetet i paharruar e vazhdimisht i pranishëm mes nesh. Ndërkohë që kanë kaluar më tepër se 45 vjet nga shuarja e tij, miti i princit të pavdekshëm të kinemasë franceze, vazhdon të jetë gjithmonë i gjallë -

Nga Simbad Detari

 

… Në veturë ishim katër vetë. Marsela, Fransinë, Antuan dhe unë. Udhëtonim për në Ramatuelle, një fshat i vogël në varrezat e të cilit prehet aktori i shquar i kinemasë franceze, Zherar Filip ( Gérard Philipe ). Ishim nisur nga Roquebrune Cap Martin dhe po përshkonim rrugën plot dredha përgjatë Bregut te Kaltër ( Cote d’Azur ), ndërkohe që para nesh shpaloseshin, njëra pas tjetrës panoramat magjepsëse të tij. Ish një dëshirë e vjetër, por e paimagjinueshme kurrë, ajo që unë i kisha shprehur një mbrëmje vjeshte, shoqes ime Fransinë. Di që këtu afër, në një fshat afër Kanës ( Cannes ), është varrosur Zherar Filip – i thashë – Sa mirë do të ishte, sikur një ditë të mund të shkonim atje. Ai kish qenë e mbetej idhulli im e, përderisa ndodhesha në Provancë, dëshiroja ta realizoja me çdo kusht atë dëshirë. Dhe Francinë e kish mbajtur fjalën. I kish mbushur mendjen Antuanit, i cili s’i donte dhe aq shëtitjet me makinë dhe, në mbasditën e një fundjave, pasi ndalëm në Montekarlo për të marrë me vete dhe miken e tyre të ngushtë Marselën, u nisëm për rrugë …

Plazhet dhe gjinjtë e vegjël buzë detit me ujërat ngjyrë gurkali, të cilat më sillnin para syve pamjet e largëta të qytetit tim, Kalasë dhe Jonufrës, më bënë të kthehem prapa në kujtime e të sillja në mend, gjithçka intime që më lidhte me imazhin e atij aktori të shquar. Në fakt, Zherar Filip kish qenë një artist i adhuruar jo vetëm për mua, por për breza të tërë. Filmat e tij “Fanfan Tulipan”, “Manastiri i Parmës”, “E kuqja dhe e zeza”, “Manovrat e mëdha” e “Mrekullia e djallit”, ishin shfaqur bujshëm në kinematë shqiptare, kryesisht në mesin e viteve ’60. Me subjektet, pasionin, delikatesën dhe shkëlqimin e pashoq të interpretimit të Zherar Filipit, ata kishin tronditur e turbulluar rrëmbyeshëm zemrat tona adoleshente duke e kthyer atë në mit, princ të bukurisë e madhështor në lojën e mrekullueshme si aktor. E, teksa mendoja këto, brenda vetes po ndjeja një sentiment të habitshëm. Vegimi i portretit të tij herë gazmor e herë i përdëllyer, për çudi s’më vinte nga vendi i tij i lindjes ku edhe ndodhesha, por nga tepër larg. Pikërisht nga qyteti im i lindjes, nga kinemaja e tij me një ekran prej pëlhure të zverdhur, ku dritat e projektorëve mbi celuloid u zgjonin jo pak dridhje, ëndrra e mirazhe, jetës sonë të varfër e tepër të zymtë djaloshare.

Por, kish edhe të tjera arsye e motive përse, teksa makina shkiste mbi asfaltin e nxehtë të jugut të Francës, ai udhëtim po më behej edhe më emocionues, domethënës dhe i paharruar. Për rastin tim në fjalë, imazhi i atij aktori të shquar më sillte edhe shumë kujtime intime tepër të forta, pothuajse vrastare, të cilat më kishin lenë në adoleshencë, mbresa aq të pashlyeshme sa që ato do të më shoqëronin për vite me radhë e, bile edhe sot e kësaj dite. Sepse, është interesante vërtet, por aspak e pamundur që disa ngjarje të cilat na vijnë nga e kaluara, kanë forcën e një erozioni aq gërryes sa që lenë vraga të pashlyera diku, nuk di në ç’pjesë te trurit tonë, për të mbetur pastaj aty të përhershme, si plagë të pashëruara përjetë ...

... Isha në kinemanë e vjetër që fola më lart, për të ndjekur filmin e Zherar Filipit “Fanfan Tulipan” e pranë karriges sime qe ulur Nirvana. Ishte ajo, e dashura e parë e zemrës sime e cila, pikërisht gjatë seancës së atij filmi do të më shtrëngonte dridhshëm dorën, duke kryer kështu brenda meje një gjest a dhuratë të tillë dashurie, i cili do më linte krejt pa frymë. T’i kapje e t’i ledhatoje dorën një djali, fshehurazi, në errësirën e kinemasë ? Aso kohe, ai akt do të thoshte shumë më tepër se një deklaratë e zjarrtë dashurie, më tepër se një puthje në muzg, më tepër se një ledhatim, diku në një vend të vetmuar. Ajo dorë delikate, e brishtë, e butë dhe pothuajse fëmijërore - ishte edhe sinjali i parë tronditës - që do më hapte portat e mistershme të një ndjenje të panjohur dhe sublime, e cila gjer atëherë kish qenë pothuajse e panjohur për mua. E, ai gjest pothuajse hyjnor, kish ndodhur në “komplisitet” të plotë e në praninë e një artisti filmash. Pikërisht të Zherar Filipit i cili mishëronte te “Fanfan Tulipan”, rolin e një dashnori eternel.

 

 

Më vonë, pas atij shok-u që më çoi drejt përhumbjesh e vuajtjesh të cilat ishin tepër sfilitëse për moshën, imazhi i atij aktori përveç të tjerash, do bëhej edhe më tej një simbol i veçantë adhurimi. Atij meteori ndjenjash të flakëruara, i cili i ish përkushtuar dikujt që adhuroja marrëzisht, do t’i shtohej mrekullisht dhe diçka tjetër. Kjo do të ndodhte atëherë kur, Nirvana do të më dërgonte nga larg, padyshim në kujtim të atij gjesti dashuror të shprehur në errësirën e kinemasë, një dhuratë plot kuptim. Pikërisht foton e Fanfan Tulipan që më mbërriti me postë, futur bashkë me një lule vjollce brenda një zarfi të vogël erëmirë. E, pastaj, ajo dashuri e pafundme që kish lindur aq vrullshëm brenda meje, do të shoqërohej dhe me një pasion pothuajse të marrë, për të pasur si idhullin tonë të përbashkët pikërisht imazhin e Zherar Filipit, aktorit fytyrë engjëll i cili u lidh për fat apo fatalitet, me shpirtin dhe vuajtjet e mia të asaj kohe.

Një gjendje e tillë adhurimi e pafund ndaj tij, do të më shtynte të këmbëngulja e ti lutesha shokut tim të fëmijërisë, Filip Gazullit që të më vizatonte një portret të tij, bazuar pikërisht mbi foton dhuratë të Nirvanës. ( Fotografi të tilla aso kohe, me aktorë e këngëtare të huaj, mund t’i gjeje të riprodhuara në dyqanet e atyre pak fotografëve që kishin mbetur ende privatë ). Dhe, ashtu, atë fotografi të vogël të Zherar Filip, të cilën unë e ruaja si relike tepër të çmuar miku im e vizatoi duke e zmadhuar mjaft bukur e me dëshirë edhe pse, ai atëherë sapo e kish nisur rrugën e pasionit të tij të madh për pikturën, të cilin me pas për arsye “biografike”, s’mundi ta realizonte kurrë.

Por kjo s’ish veçse fillimi. Unë as qe mund ta merrja me mend se obsesioni im për artistin francez, do më shoqëronte gjatë gjithë jetës e nuk do të ishte aspak e rastit çudia kur dy vjet pas rënies së regjimit komunist, tre gazetarë të një ekipi xhirimi të kanalit francez Antene 2 të cilët bujtën në shtëpinë time, do të habiteshin jo pak kur në xhamin e bibliotekës sime do të shihnin pikërisht portretin e Zherar Filipit, foto e bërë pak dite para vdekjes së tij ( e që unë e kisha vjedhur, nga një libër rusisht mbi kinemanë franceze, marre hua në bibliotekën kombëtare, atëherë kur isha student në Tiranë ).

E, teksa isha përhumbur krejt në përjetimin e atyre kujtimeve të largëta, pak nga pak, po i afroheshim edhe vendit për ku edhe ishim nisur. Në fakt, siç nisi të më tregonte Fransina, emri i fshatit Ramatuelle s’bënte pjesë në listën e vendeve në modë të Bregut të Kaltër. Para se Princi i Kinemasë të shkonte atje, për të bërë gjumin e tij të përjetshëm, në Francë pak njerëz e dinin që pak kilometra nga Saint - Tropez, ndodhej një fshat i zhytur mes gjelbërimit, me shtëpi të vogla si fole dallëndyshesh, ngjeshur fort pas njëra-tjetrën. Një kënd pothuajse i humbur, larg snobizmit të bregut të detit, ku pushojnë më së shumti pasanikë e njerëz të njohur të spektaklit e modës. Një fshat mbetur pothuajse si njëqind vjet më parë. Me çati e murre të vjetra, parvaze dritaresh plot mëllaga, me rrugë të ngushta e një shesh në qendër, gjithmonë pranë kishës. Një vend i qetë, ku fëmijët lozin duke lëshuar britma gazmore e ku pleq tipikë mesdhetarë që më kujtuan ata te bregdetit të Himarës, luanin atë lojën aq të njohur me topa metalikë, e cila në frëngjisht quhet “petankë”.

Për pak kohë mbritëm dhe u ndalëm në qendër të fshatit e, pasi gjetëm një cep të ngushtë për të parkuar makinën, u nisëm lart drejt një kodre duke marrë rrugën që çonte drejt varrezave të cilat prej vitesh qenë bërë një vend mjaft i njohur pelegrinazhi. Vdekja e papritur e Zherar Filipit, pas një ataku në zemër ( ndërkohë që vuante nga një kancer në mëlçi ), kish tronditur mbarë Francën. Në atë pasdite të largët të 25 nëntorit 1959, në Paris binte një shi i akullt. Lajmi i kobshëm, ish përhapur kudo me një shpejtësi të paparë. Menjëherë, në gjithë kinematë e kryeqytetit francez, ishin ndërprere seancat e shfaqjeve dhe qenë ndezur dritat. Nga megafonet, një zë i ngashëryer, fliste: Sot, në banesën e tij në rrugën Tournon, në moshën 37 vjeç vdiq Zherar Filip. Një habi, përzier me heshtje plumb e emocion të fortë, kish pllakosur të gjithë. Dhe, pastaj, sipas traditës së kinemave, mes ngashërimeve, kishin vazhduar projektimet e filmave. Bota e spektaklit kish renë në zi. Më pas, poeti i shquar Lui Aragon, kish shkruar: “ Engjëjt e muarnë atë në krahë dhe e çuan në qiellin e vendit ku ai kalonte pushimet, në Ramatuelle, pranë detit. Në mënyrë që ai të ishte aty, mes rërës dhe diellit, larg mjegullës, për të mbetur përjetësisht një provë e rinisë së njerëzimit. Dhe, kalimtari që do të shkojë pranë vendit ku ai prehet, do thotë: Jo, ai nuk ka vdekur ! Por, thjesht, nga që kish lojtur shumë në skenë, i duhej të shlodhej në një gjumë të gjatë “.

 

                                   Foto e fundit e Zherar Filip - tre dite para vdekjes

 

Kish qenë bashkëshortja Anë Filip, e cila kish çuar në vend amanetin e Zherar Filipit që ai të varrosej aty, në atë fshat të vogël e të humbur të Provansës, vend me të cilin qe lidhur ngushtë dhe që e donte pa masë. Sepse, ai e kish ndjerë veten gjithmonë banor të atij vendi, bir të tij e asnjëherë s’kish lenë aty përshtypjen e një parisiani në pushime. Në vilën e tij të vogël La Rouiellère, ai e ndjente veten në shtëpinë e tij, më tepër se kudo tjetër. Ishte aty, me gruan Anë dhe dy fëmijët që kish kaluar çastet me të lumtura të jetës. Vila, me muret e saj ngjyre rozë dhe dritaret e vogla, në të cilën shkohet mes një rruge gjarpëruese që çan mes vreshtash mbuluar me ngjyrën e arit përzier me nuanca bakri, tashmë është prej shumë vitesh e mbyllur.

... U shkëputa me padurim nga miqtë dhe ju afrova asaj copëze të vogël toke ku prehej artisti, i cili sipas dëshirës së shprehur prej tij qe varrosur aty, veshur me rrobat e Sidit. ( Sid - një nga rolet më të dashur e më të bukur të Zherar Filipit - personazh kryesor i pjesës me të njëjtin titull të Pierre Corneille, luajtur prej tij më 1951, në Festivalin e Avinjonit ). I heshtur u ula në gjunjë para varrit. Gjithë madhështia dhe lavdia e tij ishin aty, para syve të mi, të gdhendura mbi një pllakë guri ku qenë shkruar vetëm këto fjalë:

                                                GERARD PHILIPE
                                     4 décembre 1922
                                     25 novembre 1959

Përbri meje, brenda një vazoje bronzi, dikush kish vendosur një tufë me tulipanë të verdhë. Toka përreth ish zhavorrishte e thatë, por varri qe i blertë, mbushur plot me dredhkëla. Në dy anët, vareshin degë oleandre e, mbi të bënin hije një qepariz e një mimozë. Mbylla sytë për pak çaste e para syve më doli përsëri ajo “dritarja” e vogël, e cila shume vite të shkuara na lidhte aq shumë me boten magjepsëse të artit të shtatë. Ajo, salla e kinemasë së vjetër në lagjen Llonxhë në Vlorë, nga ekrani i vjetruar i së cilës vazhdonin të më vinin gjer aty në Ramatuelle, buzë detit të kaltër të Cote d’Azur, jehona e zërit dhe imazhi i Atij: Sidit, Fanfan Tulipanit, Zhyljen Sorelit, Fabricio del Dongos ...

E, për një çast mua m’u duk se, gjithçka që kisha përjetuar gjer atëherë, s’kish qenë gjë veç një ëndërr e bukur e plot dritë llamburitëse Një ëndërr tepër e largët ! Ashtu siç kish mbetur i largët por, medet dhe i afërt, kujtimi i asaj dore delikate e pothuajse fëmijërore e cila kish kapur dridhshëm dorën time, pikërisht në “prani” të Zherar Filipit tonë. Ai çast i pashlyer kurrë nga memoria, i cili kish bërë të vibronte si askurrë herë tjetër, gjithë trupin tim. Kish qenë e mbetej dëshira ime e madhe, të merrja një grusht dhè nga varri i Princit. Të  bëja timen, një pjesë të shuar të tij. Futa gishtat në tokë e mblodha pakëz nga ai vend i shenjtë. Pas disa ditësh, një pjesë të tij e mbylla në një shishe të vogël e ja dërgova Nirvanës në Shqipëri. Dhe nuk di në se ajo e ruan ende atë apo e ka flakur gjëkundi. Unë e kam dhe e mbaj gjithmonë, sikur të ruaja brenda vetes sime të mbyllura fort, gjithë kujtimet e një kohe e cila jetohet vetëm një herë e që s’kthehet kurrë më ...

 

                                          Simbad ne varrin e Zherar Filip - Ramatuelle 1997

 

Partager cet article
Repost0
8 octobre 2006 7 08 /10 /octobre /2006 14:05

 DHIMBJET

E

'SOLAR-PLEXUS'

 ( Les douleurs du "Solar - Plexus ")


 Eli, Eli, Sabaktani ?! 
( Zoti im, Zoti im, përse më braktise ?! ) 
( Nga Ungjilli sipas Matheut 27:46 )


... Nuk e di se si këto poezi arritën tu bëjnë ballë aq e aq viteve mbushur plot ngjarje të renda e të turbullta. Ato shpëtuan të fshehura në një baule të vjetër, aty ku mbaja gjithë ato të cilat në adoleshencë e rininë e hershme, unë i quaja "arkivat" e mia. Në fakt, kur dy-tre vjet para se të binte ngrehina e dhunës dhe frikës totalitare, unë qeshë akuzuar si "armik i pushtetit" dhe dosja ime qe dorëzuar nga sigurimi në Komitetin e Partisë të rrethit të Vlorës, këto poezi i pata fshehur në shtëpinë e prindërve të mi. Dhe ato shpëtuan. I lashë pa i djegur, me mendimin se "ata" nuk do të arrinin të shkonin për kontroll gjer aty, ku ato qëndronin të fshehura. Ndërkohë që disa të tjera, të cilat i ruaja në shtëpinë time, i bëra shkrumb e hi në një mbas dite të zymtë qershori dhe, pastaj, hirin e tyre e pata hedhur me ngut në WC.

Këto vargje modeste, janë shkruar nene terrin e jetës totalitare. Ato janë ruajtur ne fshehtësi e sekret të plotë dhe u prezantohen për herë të parë disa miqve të mi. ( Me siguri, në se gjatë sistemit stalinist, autori i tyre do guxonte t'i bënte ato të njohura, qoftë dhe në një rreth tepër të ngushtë njerëzish, ai rrezikonte një dënim tepër të rendë. S'kanë qenë të pakët të rinjtë e asaj kohe që shkruan vargje te tillë e që përfunduan pastaj, në të tilla rrethana tragjike ).

Fletorja e zverdhur e poezive të mia intime, e cila u shpëtoi atyre viteve të frikshme, është tani këtu në duart e mia. Ajo është lidhur me dy kordonë të jeshiltë nenë dy kapakë të trashë kartoni. Në faqen e parë të këtij "libërthi" është shkruar pseudonimi im i asaj kohe AMARUS e, poshtë tij, titulli: Dhembjet e "solar plexus". Pak më poshtë, viti: 22 tetor 1969. Kjo ka qenë edhe data e nisjes së hartimit të këtij "libri poetik", por duhet të shtoj se ai është "pasuruar" dhe në vitet në vazhdim. Shtypja e tij është bërë me një makinë shkrimi "Olivetti", në zyrën e kushëririt tim Kristofor Xhani i cili aso kohe punonte si ekonomist në ndërmarrjen "Albimport" në Tiranë. Me tej, ne faqen e tij te dytë, kam shkruar një lloj dedikimi. Pikërisht : "Eli, Eli, lama sabakthani ! ( Zoti im, Zoti im ? Perse me braktise ?" fjale te cilat përbejnë edhe mesazhin e fundit te Jezu Krishtit drejtuar Zotit, teksa ishte duke dhëne shpirt
, i kryqëzuar ... )

Aso kohe, kur nisa të mbaja shënime e të guxoja të shkruaja këto vargje, lexoja Charles Baudelaire të cilin bashkë me poete të tjerë simboliste franceze, ma pat "zbuluar" për here te pare, miku im i vjetër Primo Shllaku e, ishte nene ndikimin dhe impulsin e atyre leximeve që, ndofta, morra edhe guximin t'i hidhja ndjenjat dhe impresionet e mia në vargje. Shume prej këtyre poezive, janë më së shumti vargje të një ditari te ndaluar, hedhur shpejt e shpejt në "bllokun intim" të shënimeve. Ato janë shkruar, pra, nenë efektin e "spleen" - ve të kohës e, ishte ajo arsyeja pse unë doja t'i emërtoja simbolikisht: "Dhimbjet e solar pleksus" *, duke bërë aluzion e paralelizëm me titullin e kryeveprës se Baudelaire "Lules e se keqes" ( Les fleurs du mal ). Sepse e Keqja, aso kohe, ishte vazhdimisht përreth nesh. E pashpirt, brutale, makabre, cinike dhe tinzare !

Më ndjeni, por do të doja që në këtë koment hyrës, të thosha dhe dy fjalë të tjera, mbi rrethanat e shkrimit të kësaj lloj poezie, domethënien e së cilës Primo Shllaku e ka shprehur mjeshtërisht ne "Parathënien" e librit te tij tronditës "Lulet e Natës" ku, nder te tjera thotë: "... këto vargje, në një farë mënyre, janë shprehje e Poezisë së Heshtjes. Ato janë jo vetëm pengu e trishtimi, por edhe zëri e klithma e saj. Ishte pikërisht kjo arsyeja pse, aso kohe, heshtja u be Kisha ime e, poezitë e mia Altari i saj, ku unë vija për çdo nate vazot me Lulet e mia te Natës ...?

Faleminderit dhe ndjemë Primo që, këto fjalë, i vendosa pa lejen tende në paraqitjen e këtij cikli "poetik" ! Pa dyshim, këto vargje të miat, tepër modeste e të shkruara thjesht për "vete", siç shprehesh aq saktë e trishtueshëm dhe ti, më së shumti kanë qenë lindur NATEN, në muzgun e ditëve pa diell, në pezmin e jetës së trishtuar dhe durimit, në vështrimet tona që dëshironin të shihnin më tej, por që pengoheshin nga horizontet e "klonuara" me bunkerë e tela me gjemba. Ato, sigurisht, s'e kanë forcën dhe mjeshtërinë e poezive të mikut tim shkodran të cilin e kam adhuruar gjithmonë por, gjithsesi, duke qenë se të dy kemi qenë shokë e miq fatkeqë të një gjenerate, si dhe tepër te pasionuar pas artit të fjalës, të shkruarit qofte hapur a në fshehtësi, pat qene dhe mbetet një nga kenaqesite dhe obsesionet tona eternelë ...

Nga autori


* Solar Plexus ose ndryshe "Manipura shakra", është nje fjalë që vjen nga indishtja e vjetër e do të thotë "Qyteza e brilanteve". Ajo është një pikë që bashkon shume nerva e ndodhet dy gisht mbi kërthizë, nenë diafragmë. Ajo është zona e ndërgjegjësimit të energjisë fizike dhe temperaturës së trupit njerëzor. Është "shakra" (solar plexus) ajo që rregullon një pjesë të madhe të cilësive tona në marrëdhëniet shoqërore, simpatitë e antipatitë si dhe aftësinë tonë për të përjetuar marrëdhënie emocionale. Gjendja jonë shpirtërore, varet shumë nga sasia e dritës që "shakra" rrezaton në trupin tonë. Në se ?shakra? është në harmoni, ne do t'a ndjejmë veten të hapur, të kthjellet, të gëzuar. Në se "shakra" vuan, humori ynë është i shprishur dhe i zymte. Ne "Solar plexus" ndodhen fuqia e vullneti ynë, vetë selia e personalitetit tonë.




TRISHTIM BODLERIAN



SPLEEN

Mes qindra e qindra kujtimesh,
memoria ime e lodhur kërkon
më të lartin, sublimin.
Dhe shpesh pyetje i bën vetes:
Kujtim të tillë a ka?
Në një det të tillë të pafund vizionesh
koshienca ime s'kap gjë tjetër veç
mërzitje, dhimbje e trishtim ...

( 11 nëntor 1969 )


SI DIOGJENI ME KANDIL

Ditën e Natën,
kur qesh e kur mërzitem,
si kafshët ripërtypëse
bluaj në mendjen time
Ushqimin e Djeshëm:
- kujtimet, dashuritë, ëndrrat ...
E nis të kërkoj mes tyre,
si Diogjeni me kandil,
mos gjej një fije Shpresë.


( Tirane - 1969 )

 


DIELLI I ATYRE QE FLENE

Dielli i atyre që flenë
Nuk është flakë ari
Plot dritë e vezullime.
Ai është i zbehtë,
Me ngjyrë portokalli
Dhe drit' e tij e zbehtë,
Zbret dalëngadalë me dembeli
Dielli i atyre që flenë ka ngjyre dheu
E në sytë e atyre që flenë
Nuk hedh fare drite
Veç asaj që lëshon squfuri,
kalciumi e fosfori
Dielli i atyre që flenë është i ftohtë
Si lot dimri mbi fytyrë
Dielli i atyre që flenë nuk është diell
Por xixëllonje e vetmuar
Në infinitin errësirë ...


***
O dhimbje që prej shpirtit më buron,
Djall i verdhë veshur me rrobat e mërzisë !
Pse zemër e mendje ma pushton ?
Eh, ushqim m'u bëfsh !
Pa ty s'mund te jetoj !
 


 ***

O femër diabolike !
E qeshura jote nuk shpreh
veç injorancë e zbrazësi !
Sytë që janë poezia e bukurisë
Tek ty s'shprehin veç tradhti !
O djall i zi ! Pritme !
Tek ty do vij një natë
Sadist do bëhem, sytë t'i copëtoj
Qofsh e vdekur pastaj ...
Do të harroj !


DJALLI ENGJELL

Simbol i Gënjeshtrës dhe Mashtrimit
Engjëll plot hir m'u duke në fillim,
Për ty çdo ndjenjë bëra theror.
Të gjitha i përzura prej mendjes,
Përveç teje që si engjëll i bardhë
Pushtove hapësirën e timit shpirt.
Po dole djall ti e imja shpresë e vetme,
E sublimja ëndërr keqas u hoq zvarrë.
Djall mizor me tënden bukuri më mashtrove !
Por keqas dije do hakmerrem
E pastaj rrugën tende do të marr ...
 

 

ILUZION

O, zemër, mos u gënje !
Jo ! Jo !
Prit pak dhe e drejta do fitojë !
Mos u gënje nga djalli që flatrat e engjëllit valëvit !
Nga e qeshura e tij që të fanitet përditë,
Si një skërmitje që mishin ta rrëqeth
E zemrën t'a bën akull plot frikë.
Mos u gënje, zemër, jo !
Dhe ti mendja ime mos u turbullo !
Prisni ! Retë do të ikin
Bryma do të zbresë
Dielli do ndriçojë
E para teje s'do shohësh një "pikturë"
Por djallin vetë me dhembet lakuriq ...

 


***
Të urrej dhe gojën do ta mbyllja vetëm me puthje,
Të dua tek unë do të kthehesh me plot lutje !

***
Kur përshëndet e dashur
Mos qesh me zor,
Me mirë thjesht tund kokën
E qeshura jote me tmerron ...



VOLUPTAS



***
Pse mbyll sytë e dashur kur të puth ?
Mos valle ëmbëlsia që ndjen
Ne gojën tende voluptuoze
Fsheh lakminë e bishës së uritur ?
Pse mbyll sytë e dashur kur të puth ?
Fytyre djalli s'kam mos u trondit,
Por dhe engjëll s'jam mos u habit !
Pse i mbyll sytë e dashur kur të puth ?
Dhimbje ndjen a vallë lumturi ?
Thuajmë, moj e dashura ime, ti !


( 8 prill 1969)


***
O ëndërr e ngrohtë
E vaket si ditët pranverore
Që mbete në memorie si trëndafil i vyshkur.
Më vodhe zemrën dhe me le në shpirt
urrejtje e dashuri
Dhe mbete ti larg, aty larg,
Pa jete, pa ëndrra, pa bukuri ...
Parfumi i ëmbël që gjiri yt më sillte
Po zhduket
E malli po më merr për të tani,
Hajde, përbindësh, zvarranik i qullët
Dhe falmë dy minuta lumturi ! .


***
Ika.
Prej teje morra plot puthje voluptuoze
E rreth meje akoma ndjej
Aromën e parfumit të trupit tënd
Tani kujtoj
Sytë e tu çpues
Buzët e gjakta,
Mishin elastik
Imazhi yt më çmend
O femër
Që ujkonjat më kujton ...
 

( 18 gusht 1969 )



EROTIKA 


ARI DHE PLATINI

Ish nat' e fundit.
Binte borë.
Flokët - ar,
Bora - platin.
Vizion i fundit,
Kujtim i ndarjes
Në paharrim.
Po s'qe pasuria
Vler' e atij portreti.
Shpirt i ëmbël,
Dashuria,
Stoli pafund
Për zemrën time.
E artë - dashuria.
Platin i bardhë - shpirti.


***
Më pëlqen të rroj në një botë çapkëne
Ku njerëzit të dashurojnë pa frikë.
Zemra të mos drithërohet,
Dimrit pluvial shi trëndafilash të bjerë !

 


***
Ku janë përkëdheljet e puthjet plot zjarr,
Fjalët dhe premtimet: Gjer në varr ?



***
Ti deshe vetëm puthje e shtrenjta ime,
Vërtet gjëje në to aq shumë lumturi ?
Dhe unë s'arrita t'a kuptoj dot kurrë
A ish ajo e jona tamam një dashuri ... 
 

 

 

***
Vizion i dashur,
Pse më shfaqesh kështu gjithmonë,
Orët e gazit dhe prehjes
Pse m'i trishton ?

( 31 korrik 1969 )




***
Më thanë je zbukuruar e dashur
E unë venitem e tretem në vetmi
Zbukurohu, zbukurohu, gjak i ri
Edhe të shëmtuar unë të desha
Plot vrull e zjarr dhe dashuri !...

( 6 gusht 1969 )



NJEREZ TE DASHUR


 



"HO SCRITTO T'AMO SULLA SABBIA"

- Për Nevenkën -

Ti nuk më kishe folur kurrë
E verës në plazh mbi rërë,
" Të dua !" për ty s'kisha shkruar.
Po mbeti emri yt përjetë i njëjtë:
- Ho scritto t'amo sulla sabbia !
 

 


LES YEUX DE KATTY

Pashë ty.
Në fytyrën tende - një peizazh impresionist
Në sytë e tu - dy liqej të thellë blu
Në buzët e tua - dy trëndafilë rozë
Në flokët e tua errësirë.
Pashë ty dhe mbylla sytë,
Se ishe diell e më verbove
( janar 1970 ) 



 
DIANES

Flokët e tua dërrudhe më kujtojnë afshin e Saharës.
Sytë e tu si ulli - perëndeshat romake.
Ty të quajnë Diana.
Por shkretëtirat nuk kanë pyje
Ndaj them se ti je "Mbretëreshë e Oazeve"

( 15.12.1969 )




KENGET E TUA
- për Mikis Teodoraqis -

Vajzat hirplotë të Kretës
Që ruajnë ende bukuritë
E racës së vjetër helene,
Hedhin valle nenë tingujt
E tëndes mandolinatë :
"O horos tis Zorbas"
Në molot e mëdha plot zhurmë
Ku nderet si qiell dielli i pafund,
Djemtë e zeshket mbi asfalt
"To pedhi pu jellai " - fishkëllejnë.
Në ishujt e thatë shkretëtirë
Rrethuar me det të blujtë e kripë,
Dëgjohet një e largët melodi
Këndojnë "Ta tragudhja tis fillaqis" ! 
Janë këngët e burgjeve të lirisë,
Vargjet e tua, Miqis Teodoraqis ! 
Biri i shtrenjtë i Kretës dhe Pireut
Djali kaçurrel i Heladës krenare !
 

( 9 maj 1970 )

SYTE E TU NGJYRE SHIU ...

( për Marie Laforet )

Qiellin shoh në sytë e tu ngjyrë shiu !
Ah sytë e tu, bukuri sirenash !
Zili do t'i kishin dhe epshoret lesbike.

Sy të zgavërt prej pasionesh konsumuar
Si vala dashurore shkëmbin gërryer.
Sytë e tu - farë shpëtimtarë
Për lundërtarn' e lemerisur
Në tisn e natës llahtari.
Sy që zbusin tërbimn e shimerave.
Sy magjikë, sy ngjyrë shiu.
Sy që flasin për dashurinë.
Parfumi i myshqeve, rrathët mavi
Bukurinë u a shtojnë.
Sy inoçentë,
Të pastër,
Të kthjellët,
Plot dritë,
Janë sytë e Marisë ...


( 27 korrik 1969 )


***


( për Dritën )

Pse më drithërohet shpirti kur të dua më thua,
Pse më ndizet gjaku kur puth buzët e tua,
Pse më erren sytë, kur pamjen tende shoh,
Pse më priten gjunjët kur së largu të dalloj,
Pse fryn e shfryn tufani plot dallgë e lemeri ?
Sepse të dua e ëmbla ime: Dashuri !...


***
( për Valbonën )


Ku janë vajzat flokarta,
Sytë e tyre plot shkëlqim,
Buzëqeshjet e ëmbla,
Përshëndetjet plot gëzim ?!
Ku është grekja e bukur,
Vizioni i pastër si mermer,
Flokët derdhur përmbi supe,
Nga dorë e engjëllit prere ? 



TI E KISHE VDEKJEN AQ PRANE

-Shokut tim S.Ymeri -

Ti e kishe vdekjen aq pranë
E prapë këndoje plot ëmbëlsi.
Ti ëndërroje një jetë më të mirë,
Ku bota të bënin vetëm dashuri.
Ti qeshje pa frike e qeshje përsëri ! 
Kështu të kujtoj djalë i gëzuar,
Harbuar në çapkënen djalëri ...

( 10 tetor 1969 )

 


***
- Për Primo Sh -

Ti ishe vetë biri i Zeusit
I ditur si grekët e lashtë,
I rreptë dhe i mençur si latinët !
Ja pse kaq shumë më dhimbsesh
O shpirt i ndjeshëm
Që me timin aq shume ngjan !
Të dua ty ashtu si Narcisi vetveten.
Ti që ishe:
Erudit prej mendjes,
Zjarr e flakë prej shpirtit.
Ti që dalloje nga të tjerët
E sfidë i bëje mendjes shterpë !
O djalë simpatik me sytë si ulli,
Djemtë brunë te lojnave olimpike me kujton.
Fisnik prej shpirtit, Aristotel prej mendjes.
Një farë e harruar prej kohësh të harruara
Qe mijëra vjet pas hedh rrënjë e gjethe çel.
Sytë e tu të zgavërt
Mpakur prej konsumit viziv e voluptetit divin
Brenda tyre mbajnë zjarrn' e dijeve.
Oh, sa e deshe ti antiken epokë,
Sa e lakmove ti modernen kohë !
Ne shtynim mbrëmjet në bordurat e neonit
Sikur qemë mbi të mermertat pllaka të Panteonit.
E ngriheshim duke shkundur pluhurin e kohëve
E syshqyer shëtisnim si të ngjallur nga varri
Rrugëve plot zhurmë në Brodway të Tiranës.
Ti që adhuroje magjiket statuja helene,
Shpirt kozmopolit i rrallë si platini
Në vulgun mineral të turmës njerëzore ...


PARA NJE FOTOGRAFIE

Ti qëndron para meje me buzëqeshje të ngrirë
Mbi letrën bromike të fotos plot shkëlqim
Ashtu si statujat me shikim të ftohtë
Qe vijnë nga thellësitë e epokave të humbura.
Ti qëndron para meje statike përgjithmonë !
Të dua vallë sytë e tu po thonë ?
Kujtim i ynë i vetmi kjo fotografi

Si oaz i freskët qe etjen muhaxhirit i heq
E unë ulem para syve të tu oaz
Si liqej të thellë
Me ujera të pastra
Pranë qenies tende imagjinare
Që zjarrin dhe dridhjen epshore më kujton.
Si muhaxhir shlodhem pranë teje dhe unë
Pas lodhjes dhe lëngatës
Pas kujtimit - vizitor i lodhur
Në rrugët e memories sime të konsumuar.
Kështu qofsh pranë meje o krijese e dashur
Fiksuar ne brom mbi një fotografi ...

( 1 tetor 1969 )

POEZI



A TE KUJTOHET?

Të kujtohet sa më pëlqenin rrathët e syve ngjyrë mavi?
Ndaj i desha aq shumë manushaqet me ngjyrën e të tuve sy.
Tani sytë janë larg nuk mund t'i shoh më
E manushaqet janë vyshkur plot mërzi.
Por nuk ka ikur prej meje jo kujtimi i asaj kohe pa shi,
A e mban mend e dashur kur bënim dashuri ?...


( Tirane - 8 qershor 1969 )


SILENCIOZE

O ti e heshtur si Heshtja ! 
Ti u ndave nga unë silencioze,
E ftohte si akujt e Artikut
Qe s'mundën ta shkrijnë zemrën e zjarrtë.
Sytë e tu të fshehtë si Sfinksi diçka fshehin.
Nga se vuan o krijese silencioze ?
Pse lule e vyshkur e Hyjnisë,
Ka ulur kryet nga melankolia ?
Ç'të mundon?
Mos vallë në gjoks
Thellë një dhembje ndjen ?
Po?
Atëherë hajde.
Jemi të dy shokë !

( 19 korrik 1969 )


MUZIKA

Notat qenë shtatë,
Si shtatë mrekullitë e botës.
Ushqim i shpirtit - tha dikush për to.
Shkrirë e pleksur në mijëra melodi
Si mijëra lëngata e klithma lumturie
Herë të lehta, te buta përkedhelse
Si dorë e vashës nga zjarri përvëluar.
Herë të rrepta e zhurmëmadhe,
Si qiell i vjeshtës plot shi e vetëtima ...
Të vjetrit me to kënduan trimëritë,
Me to sirenat magjepsen lundërtarët,
Me to lesbos-et kalonin netët mesdhetare
Duke thithur nektarn' e jetës në amshim.
Dhe unë në to gjeta pakëz lumturi,
Pakëz paqe, prehje e qetësi,
Në to gjeta dhe shokn' e lëngatës
Me to kalova çaste mërzie e trishtimi
Me atë sublimen gjini të të artit Art
Që qan e qesh plot melodikë,
Me divinen, qielloren muzikë ...

( 2 tetor 1970 )



DETIT

Si i mbyturi që del nga thellësitë e tua
Dhe thith i lemerisur jetën në hapësirë
Unë gjej tek ty kënaqësinë o det !
O botë e madhe, imobile, e kaltër
Here e ngrysur si ball' i nevrastenikut
Herë e qetë si fytyrë statuje e mermertë.
O det, o botë blu !
Dua të rroj me qeniet e tua,
Të shëtis në rrugët me alga zbukuruar,
Të puth nimfat krahë agjenda bukuroshe,
Pa çka se tek ty vdekja lehtas do më vijë
Të tuat ujëra për mua, monument pavdekësie do jenë !

( 4 gusht 1970 )



TERMET

Ra tërmet !
Si kalë i azdisur
Që këmbët përplas plot nevrik

Jelet tundi toka.
Në mushkëritë e saj të hapura
Ndjeva frymëmarrjen plot gulçim !
Pse dridhesh kështu tokë,
Plot potere e ngashërim,
Dhembje ndjen në kokë
A zemrën me lëndim ?
Hajde mbështetu më të miat krye
Të ledhatoj e të puth plot trishtim ...

 ( 3 gusht 1969 )


REVOLTE

Revoltë !
Gjer kur do qëndrosh në heshtje
Ashtu si vullkani që pret tërmetin të buçasë ?
Revoltë gjer kur do qëndrosh në pranga,
E burgosur për gjithnjë ?
Revoltë ?!
Gjer kur do mbetesh e fshehtë ?
Durimi më nuk pret,
Ngrehu Revoltë !


Tirane ( 1970 )



MJAFT ME !

Mjaft më
me kotësinë e këtyre ditëve
pa kufi mes dritës dhe errësirës!
Mjaft më
me ketë balte të neveritshme
në shuajt e këpucëve, duar e fytyre !
Mjaft më
me këtë ushqim anemik e të pakët,
të denjë për katërkëmbëshit pa arsye !
Mjaft më
me shoqërinë e padëshiruar
të Mërzitjes,Trishtimit e Revoltës !
Mjaft më
me ftohtësinë e këtij vendi
që të shtyn reumatizmin e shpirtit !

Mjaft më
me këtë ferr polar
që zemrat ngrin si blloqe të kuq akulli !...

(Backe-Skrapar 1971)



TE SHRUARA NE ZBOR ...

 

LIQEJTE BLU

Pashë ty.
Në fytyrën tende - një peizazh impresionist.
Në sytë e tu - dy liqenj të thellë blu.
Në buzët e tua - dy trëndafile rozë.
Në flokët e tu - errësirë.
Pashë ty dhe mbylla sytë
Se ishe diell e më verboje.


( Tirane - Janar 1970 )

***
Prej kohësh kam dëshirë të kredh gishtat
Në flokët e tu të gjatë e të zes.
Të shtrëngoj mes duarve të mia që digjen prej zjarrit
Kokën tënde qiellore.
Prej kohësh dua të puth gjer në dhembje
Në cepat e syve të tu, ku flenë bashkë
zbehtësia dhe trishtimi.
Prej kohesh dua të mbështes
Buzët e mia të thara plot plasa
Mbi gojën tende të vogël greke.
Kjo kohë plot dëshirë e ëndrra s'po vjen ! 
Ndofta një ditë ajo do vijë
Ashtu si erërat e ngrohta të prillit
Që gënjejnë lulet e pjeshkeve ngjyrë violetë ...

( pa date )



DREJT MEJE

Me vrap të lehtë prej amazone
Drejt meje po vjen e dashur.
Era e detit flokët t'i merr e t'i pleks
E hap krahët të të pres
Të të përqafoj
E bashke me ty
Gjithësinë të pushtoj
Detin, qiellin, pyjet !
Hajde të fluturojmë kështu pambarim,
Mes dhimbjeve e psherëtimave
Si "Paolo e Françeska" në amshim ...

( 13 gusht 1970 )

PEISAZH QIELLOR

Në netët e plumbta të dimrit
Qielli ngjan si moçal i zbehtë myshku.
Në mbrëmjet e vakta të verës
Yjet ngjajnë si tulipanë liqeni.
Në agimet e parfumuara të pranverës
Retë ngjajnë si akuj që thyen.
Në muzgjet mërmëritëse të vjeshtës
Hëna ngjan si medalje e artë
Mbi kadifenë blu të qiellit ...

( 20.08.1970 )




***
( Motiv popullor )


- Mollë e bukur, mollë e kuqe
Pse t'u zverdh fytyra ?
Mos krimb i verdhë
Plot helm e djallëzi
Zemrën të bren ty ?
Mollë e ëmbël,
Pse gojën ma helmon?
- Krimb i verdhë,
Shpirtin m'a hidhëron
- Mollë e kuqe e pa bërë
Zemra të troket ?
- Vema dorën përmbi gji
Ajo se ç'mu tret !
Fryu er' e detit
Fryu plot rrëmbim
Klithm' e ftohtë e dimrit
Mollën përcjell ne varrim ...

( pa date )

***
Edhe dielli mund të ftohet
E akujt të mbulojnë gjithçka.
Edhe vjollcat të mos çelin,
Pranvera të mos vijë më.
Por jo, jo, sytë e tu
S'do të vdesin kurrë ...


( 28.08.1970 )




SPLEEN SHTATORI

Çdo mbrëmje
Ne kokën time të dhembur
Që në mijëra mendime lëngon,
Një gjarpër jeshil pik-pik helmin derdh.
Çdo ditë,
Në kokën time të rendë si pesha e Atllasit
Një darë shtrëngon fort
E dhimbjet me tam-tame në farke m'i çon.
Kërkon ajo darë kokën e gjarprit të presë,
Kërkon ajo vare kokën e gjarprit të shtypë.
Por gjarpri mbetet i gjallë e tam -tamet gjëmojnë
Si jehona këmbanash që ndjellin llahtari...

( shtator 1970 )


OFELISE

( sipas Arthur Rimbaud )

Mbi valën e qetë e të zbehtë ku yjet flenë
E bardha Ofeli përkundet si zambak i bardhë
Noton lehtë, lehte e fjetur mes vellos së gjatë
Teksa zërat e natës këndojnë me korr në pyll
Ka qindra vjet që e trishtuara Ofeli
Noton, fantazmë e bardhë mbi lumin e zi
Ka qindra vjet që e ëmbla marrëzi
Murmurit këngën e saj ndërsa mbrëmjet thyen
Era e puth lehte në gjinjtë e bardhë zbuluar
E i hap vellon që përkundet butësisht mbi ujë
Shelgjet qajnë me dënese mbi supet e saj të bardhë
Mbi ballin e lartë e ëndërrues fshihen kallamat
O e zbehta Ofeli, e bukur si dëbora !
Ti vdiqe, fëmijë e pastër dhe naive
Atë mëngjes prilli kur i zbehti djalosh
I marrë u ul heshtur pranë gjunjëve të tua
Dhe poeti thotë se nga bardhësia e yjeve te lartë
Ti vjen të kërkosh natën lulet që ke këputur
E ai ka parë mbi ujë, shtrirë mbi tyln? e bardhë
Të bardhën Ofeli të notojë si zambak liqeni ?


( 4.9.1970 )


GOLGOTHA

NE VITIN 2148

Në vitin 2000 zemrat tona do të jenë ftohur
Dhe flaka e zbehtë që ndriçuar mendjen mban
Do të jetë shuar
Ah, po sytë e tu? Do jetë tretur hijeshia e tyre
Si perëndimet e bukura ne horizonte vjeshte
Si zvarranikë të përbuzur ne do të vuajmë
Dimrin e pleqërisë,
Neverinë e përbuzjen qe dikur provuam vete
Në vitin 2018
Ne do te jemi kaq të vegjël mes yjeve
Kaq të vegjël mes turmave
Makinave, aeroporteve e ritmeve "blues"
Pas perëndimit, një natë e zezë do të vijë
Në pelerinën e saj të zbehtë me yje zbukuruar
Si lakuriqë nate do të ngremë foletë.
Ne vitin 2048
Sytë e tu të kaltër me kohë do jenë shuar
Kaltërsia e qiejve do jetë zbehur
E detrat do kenë ngr
ire e acar do të bejë?
Në vitin 2148
Hijet tona do vrapojnë në kartieret e një qyteti të shkretë
Një qyteti të vdekur që s'jeton më
Një qyteti shkatërruar nga qytetërimi.
E për një çast nga errësira do dal e do thërras:
- Po ti, ku je ? Ku je ?
Mbi cilin yll gishtin t'a drejtoj në hapësirë
Ku të të kërkoj në pafundësi?
Dhe të mitë lotë do lëshojnë një drite të bardhë
Si kristalet e kripës !

( 10 shkurt 1971 )



***
Nënave u kërkohet falje vetëm në vdekje,
Se vetëm atëher' kuptohet e madhja dashuri !

 


Auguste Renoir "Vajza me kallëz" 
( Fillette à la gerbe - 1888 )

"Fillete a la gerbe" e RENOIR

Unë mund të puthja flokët e tu të verdhë
Që aq shume i ngjanin vjeshtës së artë.
Unë mund të ecja krah' teje në "Marsel Kashen"?
Ku me gjethet e stinës era dëfren.
Unë mund të qëndroja pranë syve të tu
Si pranë një liqeni i ulur në gju.
Unë mund të flisja për pikturë, poezi
Kur ti skalisje motive antike te "Migjeni".
Unë mund të thërrisja si dikur pazarit
- Ku je, "Fillete à la gerbe" e Renuar -it ?!
Unë mund të isha përjetë me ty
Piktorja flok'artë me të kaltërit sy.
Po ti, je tani, larg !
Shoh foton tende në gazetë
E ngrire aty, ti buzëqesh pak.
Larg, shumë larg, në dhembje e qetësi
Unë pi raki, ngre dolli e shkruaj poezi.

Jashtë bie bore. Bie shi. Mars 1971 ...

( Backe - Skrapar )


LETRA E NENES

Si një nina-nana e harruar nga femijnia
Së largu më erdhi letra jote, nenë !
Letra jote e parë, sa shumë e kam pritur...

Nenë e dashur !
Shkrimi yt si hieroglifët egjiptiane
Ka me tepër dashuri se Kleopatra për Qezarin.
Ti shkruan pa pikë e presje si dekadentët,
Po në letrën tende ka më tepër dhëmbshuri
Sa gjithë bota e tyre e vogël si lajthi.
"Te puth në sytë e bukur !" - shkruan ti
E unë mendohem e them me vete:
- Ku e gjeti nena ime kaq poezi?!
Faleminderit, nenëza ime,
Të tille gëzim s'kam ndjerë kurrë !
( Edhe kur e dashura me shkroi
Me shkrimin e saj të rrallë,
Të shumëpriturën letër të parë ).


( Backe - Skrapar 1971)

PORTRETI IM

Mërzitja e Dhimbja përbejnë hirin
E zjarrit tim që flakëron prej kohësh,
Të syve të mi me bisht ( kujtim nga nena )
Plot dritë, dhembshuri dhe kuriozitet ...
Të kësaj goje qe pi vetëm ujin e shqetësimit,
Të profilit tim të konsumuar nga erozioni i
Varfërisë, lodhjes e trishtimit,
Të dhëmbëve të rrallë, gurë të gjymtuar
Nga myshku i pafjalësisë,
Të flokëve djegur nga dielli mesdhetar,
Të trupit tim të pakët nga trashëgimia,
Femijnia e varfër, ushqimi e letargjia.
Për pak kohe ç'do të mbetet nga gjithë kjo?
Përgjigjja është e lemerishme o shpirti im !
Asgjë veç një skicë e zbehte që harrohet,
Humbet e vdes në vetmi.
E që koha - kjo plakë e neveritshme -
Çdo ditë e fshin me leckat e saj të fëlliqura.
Megjithatë dije o plakë shtrigë,
Ti s?do arrish të fshish nga memoria ime
Ato që ishin Dëshira dhe Mendimi im !...

( Backe - Skrapar 1971 )

 

GEZOFI BARDH E ZI

Në sytë e myshkët të Kamiles
Që ndriçojnë si diej të ftohtë fosforeshentë
Shoh jetën e një refugjati të leckosur
Që i ngjitet plot mundim malit të Golgotës
Si do jetë vallë jeta jote, Kamila ?
Këto kohë që shijova alegrinë tende të egër
Janë për mua një asfiksi e vogël
Në frymëmarrjen e jetës, e vogla ime !
Gëzofi yt i bardhë si peizazhet e nordit
Më ndolli butësinë e harruar të së kaluarës
Bardh' e zi gëzofi yt Kamila !
E bardhë egërsia jote shtazore
E zezë liria e butë e duarve përkedhelese
Të bardhë agimet e polit dhe perëndimet daneze
Të zes banoret e netëve afrikane ...
Kamila? Për çfarë ënderrojnë sytë e tu ?
Mos vallë lumturinë e stërgjyshërve të tu të lashtë
Pyjet e ngrohtë të atdheut tënd të humbur
Rerën e nxehte të tropikut
, bimët qindvjeçare
Gjakun e mpiksur të kafshëve monstruoze
Diellin e djegur të meridianit
Qytetërimin e lashtë mishngrënës ?
( Ti je një qënie e egër Kamila !
E zbutur përkohësisht nga butësia
E çasteve delikate njerëzore )

( Backe - 12 dhjetor 1971 )

 


KUR MACJA IME FLE

Kur macja ime e vogël fle
Duke futur hundën e saj ngjyre rozë
Mes barkut të butë si myshku
Më ngjan si një fëmijë e vogël
Që përkundet në ëndrra
Duke thithur gishtin e vockël ...
Kur macja ime mbyll sytë
Me bisht si vajzat japoneze
Më ngjan se shoh një perëndim dielli
Të djegur nga zjarri i qiejve ...


( Backe - shkurt 1972 )


DIMER

Ra borë
Qielli shkundi qilimin e hirtë
Retë shkundën përparëset e bardha
Me plot lule bore
E kristale të ngrirë

Ra borë.
Oxhaqet si pleq të menduar
Ndezën llullat me duhan të fortë


Ra borë
Era e jugut nisi të fryjë
E si një piktor dekadent
Peizazhin e bardhë e shëmtoi
Me ngjyra ndryshku shkurresh ...

( Backe - shkurt 1971 )

 

DIKUR ENDERROJA ...

Dikur, në fëmijëri ëndërroja Simbad Detarin
Montekriston, Ishullin e Thesarit dhe piratët,
E me pas në adoleshencë për art e poezi
Për Bonapart, pulla poste e dashuri ...
E tani, erdhi koha të mendoj edhe për ty,
E fejuara ime e panjohur ku je ti ?...
Mes qindra fytyrash të trëndafilta
Unë s'arrij ta shquaj atë tënden...
Cila do jesh ti ?
Ç'emër do kesh?
Mes qindra pyetjesh këtë s'mund ta gjesh
Unë s'të njoh, s'të kam pare kurrë !
A do ti kesh valle të kaltër sytë e tu,
Zërin të qeshur e fytyrën bardhësi,
Flokët e gjatë si katarakte argjendi
Gjinj të ngrohtë e të butë bukëvale?
Nuk e di
Di vetëm qe do të dua !

( pa date )

***

Një oqean i shqetësuar mërzitje
Gdhihet mëngjeseve plot dallgë e llahtari.
Dallgët rrahin brigjet e një ishulli.
Ishull i vetmuar, ishull i shkretë.
E mes ishullit një oaz plot jetë.
Oaz ?
Oh, ç'mrekulli ! Freski, gjelbërim, ujë !
Harlisen drurët tropikalë, freskohen zvarraniket
Kundërmojnë lulet, cicërijnë zogjtë?
E tillë dhe bota ime:
Oqean mërzitje - jeta,
Ishull i përvëluar - trupi
Oaz përrallor - shpirti


( maj 1971 )




HAJDE NE SHTEPINE TIME !

( Irene me dërgoi foton e një "hippy" )


Hej, Hippy ! Hippy !
Ku po shkon ?....
S'do e gjesh kurrë boten që kërkon
As në Kopenhagë e as në London.
Ti mban në koke lule të bardha
Ashtu siç do dhe botën pa njollë.
Si bohemjan endesh qyteteve
Ecën rrugëve e rrezë grataçilesh
Zhurma e kjo botë e çmendur
Ty të mërzit, ty të trishton?
Hippy, hippy,
Thuajmë ç'farë kërkon ?
Botën e ëndrrave s'do e gjesh kurrë !
Po në se kërkon një kështjelle gëzimi,
Në se kërkon një oqean lumturie
Ne se kërkon vetëm një mik :
Atëherë hajde në shtëpinë time

( maj 1971 )

Partager cet article
Repost0
23 septembre 2006 6 23 /09 /septembre /2006 08:51

  

 

 Charles Baudelaire

 

GRISHJE PER UDHETIM

 

 

Bija ime motra ime,
Ah sa bukur është
Aty ku do vemi
Për qejfin tonë.
Të rrojmë ne të dy:


Për t'u dashur si askush,
Për t'u dashur e vdekur
Në atë vend që ngjan me ty !

 

Aty ku diejt e lagur
Të qiejve të trazuar
Kanë për shpirtin tim,
Magjinë misterioze
Te syve të tu tradhëtarë
Që mes lotësh ndrisin.

 

Aty ku do vemi të dy
Ka përsosmëri e bukuri,
Luks, epsh e qetësi.

 

Dhoma jonë do stoliset
Me mobila madhështore
Lëmuar nga vitet.
Lulet më të rralla
Ernat do përziejnë 
Në aroma vagëlluese rezine.
Tavanët gjithë ar
Pasqyrat e medha
Shkëlqimi oriental.
Në thellësi të shpirtit
Cdo gjë aty do flasë
Me gjuhën e Lindjes.


Aty ku do vemi të dy
Ka përsosmëri e bukuri,
Luks, epsh e qetesi.

 

Shih kanalet me ujë
Ku barkat përgjumen
Me syrin e tyre endacak;
Nga an' e anës vijnë
Për të lumturuar ty!

 

Shih diejt që japin shpirt
Tek prarojnë fushat,
Ujrat e gjithë qytetin
Plot tulipane,lila e ar.
E një botë që përgjumet
Kredhur në dritë llambe
Pështjellur në varak.

 
Atje ku do vemi të dy
Ka përsosmëri e bukuri
Luks epsh e qetësi.

 

Shqiperoi: Vasil Qesari

 

Partager cet article
Repost0
23 septembre 2006 6 23 /09 /septembre /2006 08:47

“Les trois âges de la Vie et la Mort “, peinture de Hans Baldung

ARMIKJA

Rinia ime s'qe veç një stuhi zezëmadhe

Aty-këtu çarë nga pak diell shkëlqimtar;

Me shi e vetëtima që paq e keq shkretuan

Atë që ish kopështi im endërimtar ...

Dhe ja tani që jam në vjeshtën e moshës

Më duhet të marr prapë bel e sqepar

Të vë pak rregull ne kopshtin e endrrave

Ku shiu vrima e gropa ka hapur si varr ...

Do rinis nga puna e s'di në se prapë

Do çelin lulet e reja që kam mbjellë

Në se do gjejnë plehun mistik që t'i ngreje

Tu jape fuqi, jetë e përpjetë t’i sjellë ...

- Por, medet ! Medet ! Mosha ime ka ikur

E jetën m’a ka brejtur keq e mos më keq

Ajo, e liga, tinzarja,  Armikja ime e zezë

Që përditë zemrën m’a bren e frymën m’a heq ...

Shqipëroi: Simbad Detari 

****

L’ENNEMI

Ma jeunesse ne fut qu'un ténébreux orage,
 Traversé çà et là par de brillants soleils ;
 Le tonnerre et la pluie ont fait un tel ravage,
 Qu'il reste en mon jardin bien peu de fruits vermeils.

Voilà que j'ai touché l'automne des idées,
 Et qu'il faut employer la pelle et les râteaux
 Pour rassembler à neuf les terres inondées,
 Où l'eau creuse des trous grands comme des tombeaux.

Et qui sait si les fleurs nouvelles que je rêve
Trouveront dans ce sol lavé comme une grève
 Le mystique aliment qui ferait leur vigueur ?

- Ô douleur ! ô douleur ! Le temps mange la vie

Et l'obscur Ennemi qui nous ronge le cour

Du sang que nous perdons croît et se fortifie !

Partager cet article
Repost0
23 septembre 2006 6 23 /09 /septembre /2006 08:44
                                      IRENE 
                               
( … Le récit ci-dessous "Irène", écrit en albanais, est une vraie histoire, vécue entre deux jeunes gens de différents pays : Simbad l'albanais et Irène la danoise. Ils se sont rencontrés une seule fois lors d'un chantier de construction, une rencontre qui n’a pas duré plus de vingt minutes. Elle faisait partie d'un groupe de jeunes marxistes-léninistes qui, venant d'un pays capitaliste, voulaient découvrir le "paradis" de l’Albanie socialiste et le "bonheur d'un peuple travailleur". Lui, étudiant, comme tous les universitaires, travaillait bénévolement pendant l’été, pour construire des ponts, des chemins de fer ou travailler dans l’agrumiculture… Vingt minutes pour se connaître et pour commencer une correspondance qui, hélas, n’a pas duré longtemps, car le régime interdisait tout contact avec le monde occidental "bourgeois, capitaliste, dégénéré et corrompu". Trente ans après arrivait la chute du communisme et le jeune albanais, déjà un homme de cinquante ans, partit à la recherche de son amie danoise. Il pensa jeter une "bouteille à la mer". Installé en France, il écrivit une lettre à son amie danoise, à son ancienne adresse. Bien sûr, elle n’habitait plus là, mais une vieille dame qui habitait dans cette maison reçut son courrier et eut la gentillesse de faire des recherches dans les "pages jaunes" du Danemark. La dame danoise, devenue réalisatrice de films, très connue dans son pays, fut surprise et ils reprirent contact. Puis, les deux amis se rencontrèrent après 30 ans à l’aéroport de Bordeaux …)
                                              ***
... Ajo qe ulur përballë meje. Ishim të dy në një bar pranë pyllit, në qytezën e qetë e plot gjelbërim të Gradignan-it dhe unë, ndjehesha i trullosur e s’u besoja syve. Vërtet, para meje qe ajo, Irena ? Vërtet a më benin sytë ? Ajo më shihte e përqendruar dhe buzëqeshte lehtë. Pa thenë asnjë fjalë. E mua, ajo atmosferë meditimi dhe heshtje, më dukej se shpërndante përreth nesh një dritë të ngrohtë mirësie, përzier me plot kujtime të largëta mjaft ngazëllyese.
Megjithë moshën paksa të kaluar, dukej se ajo s’kish ndryshuar shumë. Po ata sy. E, Fichier hébergé par Archive-Host.combrenda tyre, po ajo ngjyrë e dritë vezulluese. E kaltër. Ajo prerje fytyre. Nordike. E shihja e herë pas here pa ja ndarë sytë. E pastaj, për të mos t’a tepëruar, hidhja shikimin përtej vetratave prej xhami, aty jashtë ku rridhte qetësisht një përrua me ngjyrë të gjelbër e ku, një tufë rosash borë të bardha, rrëshqisnin butësisht e në paqë. Irenë ?! Ajo ish, vërtet, Irenë ? Nuk u besoja syve. Vërtet, ajo, e cila ndodhej në ato çaste para meje qe Irenë ? ...
S’kish kaluar veç gjysëm ore që ajo kish mbritur në aeroportin e Merignac-ut. Qe nisur që pa gdhirë nga Kopenhagen e, pasi kish bërë një pushim të shkurtër në aeroportin Charles de Gaulle në Paris, kish vazhduar udhëtimin me avionin e linjës drejt Bordosë. Aty ku e prisja unë. Në një takim të pa imagjinuar kurrë. Në diçka të ngjajshme me ato historitë e rralla që kemi lexuar dikur në librat tona të rinisë e që, kur i kujtojmë tani, na duken thjesht sajime të bukura të fantazisë.
Prej Irenës, nëpërmjet internetit kisha marrë një mesazh para një muaji ku, fare shkurt, ajo më shkruante : Vij në datën 5 tetor. Në orën 15 do të mbrij në aeroport. Adresën tende e kam por, po munde, hajde të më presësh vetë. Mezi pres të takohemi. Të përqafoj, Irenë. Pas kësaj, nuk di pse ajo s’ish bërë më e gjallë e, të them të drejten, nuk di pse kisha krijuar një farë dyshimi se mund të kish ndodhur që edhe t’a kish shtyrë për më vonë udhëtimin.
Dhe ja, para tridhjetë minutash, isha në aeroport. Në datën dhe orën e caktuar. Nxitova të isha aty sa më parë, me dyshime e parandjenja jo edhe aq të mira. Në ekranin e madh të hollit të tij qendror pashë me nxitim listat e avionëve të cilët sa kishin mbrritur e, pastaj, u drejtova drejt portës B ku ndodhej edhe dalja e pasagjerëve të cilët vinin nga Parisi. Matanë xhamave ndarës të sallës së pritjes, pranë elipsit rrotullues që sillte bagazhe të pafund, pashë një grumbull të madh pasagjerësh që zgjateshin për të marrë valixhet, çantat e torbat e tyre.
Ishin shumë njerëz e, mes tyre, qe pothuajse e pamunduar të shquaja se kush ishte mikja ime, Irenë. Për më tepër që, fotografia të cilën ajo m’a kish dërguar para një viti, ish një fotokopje e dobët e një shkrimi shoqëruar me portretin e saj, botuar diku në një gazetë apo revistë daneze. Por megjithatë, thashë me vehte, ndoshta kështu do të ishte edhe më mirë. S’do të doja, jo, s’do të preferoja në asnjë menyrë që takimi ynë i parë të bëhej thjesht me një shikim të largët. Mes për mes xhamave të trashë e të ftohtë. Ashtu në distancë...
Jo!... Më mirë do të qe të prisja aty, përballë morisë së pasagjerëve që delnin jashtë me nxitim të paduruar, duke tërhequr pas tyre valixhe e çanta me rrotëza. Dhe zura vend në një kend të dukshëm, ndeza një cigare e u mbështeta mbi një shtyllë reklamash prej duralumini. Kështu, i ndodhur në atë pozicion do të kisha mundesi që të vëzhgoja edhe më mirë gjithë portretet e grave që linin sallën e bagazheve, aty mes turmës gri ku mbizotëronin burrat. E teksa rrija ashtu, pashë një vajzë me kokë të qethur e cila vrapoi drejt meje e pastaj, pasi bëri një kthesë të vogël, i’u hodh në gjoks një djali me mjekër i cili priste përbri meje. Ai e kapi atë fort, e ngriti lart me krahët e tij gjithë muskuj, e pastaj e puthi gjithë epsh pa ja shqitur buzët.
- Bien !... - thashë me vehte në frengjisht - Po Irenë ?... Ku ishte Irenë?
U përhumba për një çast i kapërthyer nga copëza kujtimesh kur, ashtu si një figurë filmike flu e cila pak nga pak merr trajtat e saj normale sapo mbi të bie fokusi i saktë i projektorit, u shkunda e pashë të vinte drejt meje një grua e qeshur. Në raste të tilla, kur përreth teje ka me dhjetra persona që presin njerëz si puna ime, do të më duhej një sforco për të kuptuar në se ajo buzëqeshje më drejtohej mua apo e kundërta. E, në atë çast stepje, i cili nuk zgjati veç dy-tri sekonda ndjeva se truri im me një shpejtësi të hatashme, morri informacionin e duhur, e analizoi e pasi bëri verifikimin e Dyshimit nxorri konkluzionin e dha verdiktin :
- Po !... Ajo ishte Irenë !
Shkova drejt saj, pa as më të voglin hezitim dhe e pushtova në krahëror. Në fakt, nuk e di në se isha unë apo ajo, e cila bëri e para një gjest të tillë. Në fund të fundit kjo nuk kish rendësi. Di vetëm se, ne ishim përqafuar fort në krahët e njeri-tjetrit e unë, në ato momente, ndjeva shumë gjëra njëherësh. Për sa kohë ishim ashtu të bashkuar, në atë përqafim të gjatë e të përmallshëm, më kaluan para syve tridhjetë vjet ndarje. Fotografitë e albumit tim të viteve të rinisë. Letrat tona të pa fund. Shkrimi i saj i zgjatur e i përdredhur. Emri i saj i bukur, Irenë. Qyteti i saj Kopenhagen, Sirena e Andersenit e shumë gjëra të tjera. E, përveç kësaj, brenda meje, ndjeva edhe gjithe qenjen e saj. Shpirtërore e fizike. Flokët, faqet, frymën, trajtat e gjoksit e një pjesë të barkut që cikte lehtaz, por me ngulm, trupin tim... O Perendi, këtë nuk e kisha menduar kurrë. Jo, jo kurrë! Të takoja një njeri aq të dashur pas tridhjetë vjetësh? ... Pas një jete të terë ?! ...
- Irenë ? - pyeta.
Ajo u shkëput për një çast prej meje e bëri “po” me kokë.
- Irenë ? - pyeta unë përsëri.
- Oui ! C’est moi ! - qeshi ajo.
E përsëri një përqafim tjetër. I gjatë. Mes asaj përhumbje të embël e tepër të përmallëshme, ndjeva që dikush u përplas me ne, duke lenë pas një murmëritje zemërimi. Kjo gjë, më shtrëngoi t’i propozoj Irenës të uleshim në një stol, përbri nesh. Shkuam aty. Të heshtur. Pa folur asnjë fjalë. Vetëm duke parë njeri-tjetrin. Në një heshtje që desh të thoshte qindra fjalë. Pas pak i fola :
- On y va ?
- Oui ! - m’u përgjegj ajo, me fytyrën që i kish marrë aty këtu, ca njolla të kuqe.
Jashtë, ajri i freskët m’a hoqi disi zjarrin e emocioneve dhe gjeta mundësi e i dhashë kurajo vehtes, për të mos e humbur më tej torruan. Hodha valixhet në sediljen e pasme të veturës e, me pamje të shkujdesur ndeza makinën, futa biletën në portën e parkimit dhe prita një çast që trari i daljes të ngrihej për të vazhduar rrugën. Pastaj, ashtu, pothuajse pa folur përshkuam rreth 15 kilometra në autostradë e, unë, qëllimisht e drejtova makinën drejt Le cheval blanc, një bar në periferi të komunës së Gradignan-it. Këtë gjë e kisha menduar qysh më parë. Pra që t’a çoja Irenën së pari aty e, pastaj, në shtëpi. Sepse, natyrisht, fillimsht, dëshiroja të isha vetëm me të. E ndjeja të nevojëshme që së pari, të rrinim me njëri tjetrin. Vetëm. Sa e kisha pritur atë çast ! Të qendronim për herë të parë së bashku për të plotësuar sado pak, atë boshllëk të madh që kish krijuar ajo ndarje prej 30 vjetësh e ky takim fantastik, i paimagjinuar kurrë ...
 
                                                   °°°°°
... Irenën e kisha takuar vetëm një herë në jetën time. Në vitin 1969. Atëhere kur isha student. Pikërisht në Xibrakë, teksa ndodheshim në aksionin e ndërtimit të hekurudhës Elbasan - Prrenjas. Qe korrik e dielli digjte. Mbi trasenë e saj që vijëzohej si një pistë e verdhë pluhuri e balte përbri lumit Shkumbin, “vlonte“ puna. Një punë e lodhëshme, sidomos për shkak të vapës e cila mbas orës dhjetë të mengjesit, bëhej e padurueshme. E, mua, më vinte plasja që duke qenë nga një qytet bregdetar ku plazhi ish në kulmin e tij, më duhej të punoja “vullnetarisht“ e t’i kaloja pushimet në ca kapanonë si gazerma ushtarësh, në një vend pune të detyruar...
Në aksion ishim katër shokë të ngushtë. Vërtet një grup kompakt. “Grupi blu“. ( Na quanin kështu nga që mbanim këmisha blu ). Të pabindur e “rrebelë“, ne krijonim aty jo pak rrëmujë e mendjen e kishim më tepër për të tjera gjëra, se sa për punë. Unë, gjithsesi e mbaja vehten, për të qenë pak më i urtë se të tjerët. Kjo sepse, një vit më parë, isha përjashtuar nga aksioni i ndërtimit të hekurudhës në Gradishtë të Lushnjës, për shkak se pata bërë zgjimin e mengjezit duke dhënë nepërmjet Qendrës së Zërit, kengën Dalila të Tom Johnes. Por edhe të tjerët që benin pjesë në këtë ”grup”, nuk ishin më të pakët ...
Në një ditë të tillë të zakonshme e me një diell si saç përvëlues, ishim si zakonisht duke punuar në trase. Primo, shtynte mundueshëm karrocën mbushur plot dhé mbi ca dërrasa që çonin drejt trasesë, duke kenduar nenë zë refrenin e kengës së Bitëllsave " Let It Be " :
                                And when the broken hearted people
                                      Living in the world agree
                                    There will be an answer, 
                                                 Let it be ...

Ndërkohë që me tej, një shok tjetër, Ylli, sapo gjente rast shkëputej nga vendi i punës për t’u fshehur diku pas trasesë aty ku, në një fletorkë hidhte poezi pa fund për të dashurën e tij, nxenëse në Liceun Artistik. Pra, në një ditë të tillë monotone pamë që mes rrepeve, nga rruga plot pluhur që sillte drejt sheshit në qendër të kapanoneve, po vinte një autobus fringo i ri nga ata të Albturizmit. Kthyem sytë në atë drejtim e pamë me kërshëri :
- Janë të huaj - tha Primo - Shkojmë t’i shohim?
- Shkojmë - i’u përgjegja.
U drejtuam nga qendra, ndërkohë që prej autobuzit nisën të zbrisnin një grup të rinjsh të huaj. Një takim me të huaj?... Ky po që ishte një variacion i rrallë... Por, më tepër se kërshëria për ata që vinin nga jashtë, them se tek ne qendronte e fshehtë dëshira për të parë nga afër njerëz që vinin nga një “planet tjetër”. Djem e vajza te reja, veshjet e të cilëve edhe pse të thjeshta, na benin të endërronim. Pantallonat e tyre bluxhins të cilat për ne qenë diçka e parritëshëme e që nuk mendonim kurrë se mund t’i vishnim ndonjëherë.
Grupi i të huajve u shpërnda mes studentëve aksionistë e, sidomos, mes atyre të gjuhëve të huaja, të anglishtes e frengjishtes të cilët me ndrojtje, përfituan nga rasti për të venë në sprovë njohuritë e marra në leksione. U futa mes tyre edhe unë që me një frengjishte të çalë, nisa të pyes djathtas e majtas në se ndonjë prej tyre fliste në atë gjuhë. - Parlez-vous français? - i’u drejtova fare rastësisht një vajze me trup të hollë, flokë të verdhë e fytyrë të bardhë e të lëmuar.
- Oui !... Un petit peu ... - u përgjegj ajo me buzëqeshje të embël. E pyeta nga qe dhe si e kish emrin. Quhej Irenë e vinte nga Danimarka me një grup marksistë-leninistë. Por, s’patëm kohë të bisedonim gjatë sepse, pa kaluar as dhjetë minuta, nga autobuzi i tyre dikush thirri :
- Grupi të hypë në autobuz se do shkojmë për të ngrenë drekë ...
- Irenë ?... Dëshiron të këmbesh letra me mua?... Mund të më japësh adresën ?... - nxitova t’a pyes vajzën e porsa njohur.
- Sigurisht - tha ajo me me një shprehje kenaqësie.
- Oh, djall ! - thashë në çast me vehte - Po unë s’kam as laps e as ndonjë copë letër.
- Ej, ti !... M’a jep pak lapsin ! - i’u drejtova dikujt aty pranë që, me sa dukej, po bente të njejtën gjë që doja edhe unë. Po letër ? Letër ku të gjeja ?
- Kush ka një copë letër? - thirra.
- Një copë letër ?... Ja merr një copë nga “Zëri i Popullit”... tha dikush aty pranë duke më shpëtuar kështu nga situata. Irena vendosi letrën mbi gjunjë e me vështirësi shkroi adresën e saj. Pastaj, duke kërkuar ndjesë ajo më përshendeti, më dha miqësisht dorën e u drejtua nga autobuzi.
- Au revoir, Irène ! - përshendeta e, teksa ajo po largohej dhe unë e ndiqja nga pas me sy, mendova: Irenë... Sa vajzë e kendëshme !
Pastaj, i’u afrova autobuzit, pikërisht pranë sediljes ku ajo zuri vend. Irenë nxorri trupin nga dritarja e më kërkoi edhe një herë të falur që s’kishim mundur të flisnim pak më gjatë edhe pse ajo e dëshironte një gjë të tillë. Unë s’i fola, por shihja sytë e saj të kaltër, flokët e derdhur mbi supe e profilin tipik nordik.
- Au revoir ! - tha ajo me zë delikat si puhize ere, teksa autobuzi u tund e lëvizi nga vendi.
- Au revoir, Irenë ! - i fola edhe pse e dija që pas kësaj, s’do t’a shihja kurrë më. Sepse, isha më se i bindur, i sigurtë që ai ishte takimi i parë dhe i fundit me të. Porta e autobuzit u mbyll e ai u nis duke lëshuar pas një re pluhuri. E ndoqa me dhe ngrita dorën lart. Një dorë tjetër e një trup i dalë përgjysëm jashtë dritares së autobuzit, vazhdonte të më përshendeste gjersa imazhi i saj humbi dhe u tret tej, mes gjelbërimit të rrepeve, ashtu si një shami e valvitur lamtumire.
 
                                                  °°°°°°
... Irenës i’a dërgova letrën e parë mbas rreth një muaji. Fill pas pushimeve verore. Me një ankth padurimi për të marrë sa më shpejt një përgjigje prej saj. E nisa me vrull atë letërkëmbim e, këtë e them tepër sinqerisht, sepse kisha dëshirë të këmbeja letra me një vajzë të huaj e pastaj, sepse ajo shkruante frengjisht, një gjuhë të cilën e adhuroja e që i isha futur me shumë dëshirë e vullnet. E, pastaj i shkrova, sepse brenda meje kisha edhe atë dëshirën time magjike që të çaja një shteg i cili, në një farë mënyre mund të më lidhte sadopak me “botën matanë“. Por, kujdes!... Aso kohe, të bëje diçka të tillë qe vërtet marrëzi e rrezik i madh. Unë dija diçka rreth atij rreziku, por nuk e vrisja edhe aq tepër mendjen edhe pse kisha dëgjuar se korrespondenca me jashtëFichier hébergé par Archive-Host.com kontrollohej nga Sigurimi. Atehere isha i ri dhe shume gjera nuk i kuptoja ne thelbin e tyre. Por, në fund të fundit, justifikohesha unë, një të reje markiste-leniniste mund t’i shkruaja. E, ç’të keqe, kish në atë mes? Miqësinë me ta, Partia, e propagandonte për ditë ...
Irenë, m’u përgjegj pa vonesë. Me një frengjishte korrekte. Shumë më të mirë se ajo e imja. Me një shkrim të hapur e të përulur majtas. Me ca gërma të cilat s’e di pse, nga një herë më dukeshin si ujrat e një lumi i cili, çuditerisht, ikte mbrapsh e, herë të tjera, si degët e pemëve të xhveshura e të përthyera nga era e fortë e veriut nordik. Shkruaj ajo e shkruaj unë. Më tregonte për qytetin ku jetonte, Kopenhagen, e më pas edhe për jetën private.
Mbasi kaluan disa kohë, në njerën prej letrave të saj të shpeshta, Irenë më rrëfeu se kishte një vajzë katër vjeç e cila quhej Kamila. Hej dreq, thashë me vehte, s’e dija që ajo ish e martuar! Kjo gjë me habiti dhe, pse jo, në një farë menyrë edhe më pezmatoi. Ai lajm i trishtë, për shumë kohë, nuk m’u hoq nga mendja. I shkrova dhe e pyeta me takt se, përse nuk m’a kish thenë më parë një gjë të tillë. E, pastaj, vijoi përgjigja e saj: Jo, s’jam e martuar, por bashkëjetoj me një djalë. Bashëkjetoj ? E çdo të thoshte “bashkëjetoj“?... Si qe e mundur të bashkëjetoje me dikë, e të bëje bile edhe fëmijë, pa qenë i martuar ?... Jo, këtë, nuk arrija t’a kuptoja aspak ...
Shkruaj unë e pëgjigju Irenë... Shkruaj Irenë e përgjigju unë... Letrat e mia i dërgoja kryesisht me “kartelë“. Kjo do të thoshte që shpesh i nisja të shoqëruara me një lloj fletë-mandati ( avis de réception ), i cila i bashkangjitej letrës gjer në destination dhe, pasi firmosej nga marrësi, kthehej përsëri te dërguesi për të vërtetuar kështu mbritjen e saj të sigurtë. Edhe pse në ngushticë ekonomike, me shumë shtrëngesë i’a lejoja vehtes një luks të tillë. Kurseja nga buka, nga vajtjet në kinema apo nga ndonjë zbavitje tjetër. Dhe, e bëja këtë veprim nga që e dija se ato kontrolloheshin imtësisht aty ku duhej e duke vepruar ashtu, kisha një farë bindje se ato mund mbrinin pa probleme në dorën e saj.
Isha në vitin e fundit të studimeve e letrat që shkëmbeja me Irenën qenë bërë pothuajse të përjavëshme. Dhe, në menyrë që ato të mos binin në sy kur mbrinin në fakultet, mendova diçka të cilën me krenari, e quajta një gjetje krejt orgjinale. Mora vendimin e guximshëm të hapja një “kuti postare“ në Postën Qendrore në Tiranë. Kuti postare?... Ai shërbim postar qe krejt i panjohur për të gjithë e, aso kohe, me sa morra vesh më vonë atë e praktikonin kryesisht ambasadat e përfaqësitë e huaja. Kutia ime metalike mbante numurin 45 e ndodhej në fund të sallës qëndrore, në një korridor të vogel e të erret, në një bllok të veçantë ku qenë rradhitur si kasaforta të vogla, rreth 70-80 të tilla. Kisha edhe një çelës fare të vogël, të cilin m’a kishin dhenë në zyrën postare e që e mbaja gjithmonë me vehte, në një portofol që m’a kish dërguar dhuratë një shoqja ime nga Malta.
Në fakt, korrespondenca edhe pse ish një nga pasionet e mia të mëdha, nuk qe kush e di se çfarë për të pasur edhe një kuti postare. Letrat e mia kufizoheshin vetëm në tre-katër shokë që më shkruanin nga rrethet, pa përfshirë Irenën e një mike tjetër të ngushtë nga Malta, ( kjo e dyta ka një histori tjetër më vehte). Megjithatë, s’bënte vaki që çdo ditë të mos shkëputesha nga shëtitjet e mia të pafund rreth Pallatit të Kulturës, ( në një rrugë të zhurmëshme të cilën të rinjtë e Tiranës në zhargonin e tyre e quanin Broduej ), për t’i hedhur një sy kutisë. Fusja kyçin e vogël në bravë e shihja brenda saj me dridhje në trup e një ndjenjë që përmbante brenda saj: pritje, padurim, ankth e tepër emocion. Kjo qe ana sentimentale e asaj çka përjetoja unë e që ishte tepër e fortë. Por, ana tjetër, të cilën e harroja dhe e nenvleftësoja qe fakti se, një kuti e tillë postare ish më e rrezikëshme se sa vetë korrespondenca me një të huaj e se, duke bërë një veprim të tillë, në vend që t’i shpëtoja shiut kisha renë në breshër. Por, megjithatë, i vendosur dhe pa frikë vazhdoja ...
... Një ditë vjeshte, Irenë më dërgoi për herë të parë një fotografi të saj. Një portret bardhë e zi, stampuar në letër të hollë e të ndritëshme. Ajo buzëqeshte lehtë e përmbajtur. Kish një shikim të butë, të lehtë, të pastër, të cilin unë e gjeja si pakëz të trishtuar. Me flokët që i mbulonin gjysmën e fytyrës, nenë grafikën vezulluese të kartës fotografike e planeve e sfumuara prapa portretit të saj, ajo më ngjante si një sirenë përrallash nordike. S’di pse, atë foto të parë të saj, do të nxitoja t’a fusja në albumin e familjes, aty ku ndodhet edhe sot e kësaj dite. Thuajse ajo të ishte jo një mikja ime, por e të gjithëve...
Por, periudha më e vëshirë për korrespodencën time të adhuruar erdhi atëhere kur mbarova studimet e kur, si shpërblim për ”meritat” e mia, u emërova mësues në një fshat të humbur të Skraparit ku, natyrisht, mundësia për të vazhduar më tej letërkëmbimin me Irenën qe pothuajse krejt e pamundur. Kjo, ndër të tjera edhe për faktin se zyra postare më e afërt ndodhej një orë larg në kembë e ku jo vetëm nga fshati ku jetoja unë por nga gjithë zona përreth, askush s’merrte e dërgonte kurrë letra jashtë shtetit. Ish kjo arsyeja pse, për shumë kohë vrava mendjen se qysh do t’i a bëja e, më në fund, gjeta një rrugë zgjidhje orgjinale. Letrat, do t’i a nisja një shokut tim të ngushtë në Tiranë i cili do t’i fuste ato në një zarf tjetër e do i dërgonte pastaj, në adresën e Irenës në Danimarkë. Kështu bëra e, në një farë mënyre vazhdimi i letrave edhe pse u rrallua mjaft, nuk u ndërpre...
... Por, më vonë gjithëçkaje do t’i vinte fundi e kjo, ndodhi pikërisht në qytetin tim të lindjes. Isha me pushimet e verës kur, një ditë, im atë erdhi gjithë nerva në shtëpi e tha:
- Dëgjo, ti, djalë! Të kam thenë dhe herë të tjera të mos dërgosh më letra jashtë shtetit. Por ti s’ke degjuar. Unë gjer tani të kam toleruar. Tani s’ka më ... Hiq dorë nga ajo shoqja jote, se do të na futësh të gjithëve në burg...
E, ai më rrëfeu se si një i njohur i cili punonte në Sigurim, i kish thenë se duhej të ndërprisja urgjentisht letrat që dërgoja jashtë shtetit, ndryshe do të kisha pasoja jo vetëm unë por edhe gjithë familja. Ishte viti 1974, viti i Pleniumit të Zi të KQ të Partisë mbi “shfaqjet e huaja” e, njerëzit, të tmerruar nga frika dhe kërcënimet nuk guxonin të benin as gjestin më të vogël që nuk përputhej me “moralin komunist”. Këtë herë kish ardhur fundi. S’kisha më asnjë rrugëdalje. Kështu që letrave të Irenës, desha s’desha, u shtrëngova të mos u përgjigjem më. Ajo qe një goditje e fortë për mua. E shoqëruar me plot dhembje e pezm. Pas kësaj, ajo më shkrojti disa herë e pastaj duke mos marrë përgjigje prej meje, përfundimisht, heshti. Por, megjithë atë ndalim të detyruar e brutal, të cilin e quaja krim, humbje e padrejtësi të madhe, në rrjedhën e shumë viteve që pasuan, unë nuk e harrova kurrë Irenën deri sa ... 
                                                     °°°°°
... Dy fjalët deri sa të cilat deri diku, ndofta mund të intrigojnë lexuesin e këtyre rradhëve, nuk zgjatën as pesë e as dhjetë, por plot tridhjetë vjet. E, ngjarja, ndodhi kështu:
Në vitin 2001, u ktheva sërish në qytetin tim, pas shumë vitesh në egzil. Isha i dehur nga malli i ndarjes dhe mungesës së gjithëçkaje që kish të bente me jetën time të mëparëshme. Më kish marrë malli për miqtë, rrugët, detin dhe kodrat me ullinj. Në çdo kend të shtëpisë, shihja sende e objekte të cilat më ngjallnin kujtime të largëta, por të paharruara. Sidomos nga vitet e rinisë. Mes të tjerash, baulja prej druri e “arkivave”, e cila fshihte sekretet e mia e që, aty e tetëdhjtë vjet të shkuara, kish qenë arka e pajës së gjyshes sime. Ajo ndodhej aty ku e kisha lenë prej vitesh, në një kend të dhomës së vogël ku dikur flinin prindërit e mi. Nena ime e shtrenjtë e kish ruajtur atë me kujdes, për sa kohë që kisha munguar, duke e mbuluar atë me një stivë batanijesh, jorganë e shtroje të tjera.
Kisha menduar disa herë t’i hapja “arkivat” e mia, por pastaj kisha ndërruar mendje. Doja t’i lija të preheshin aty, të pangacmuara, ashtu si një varrezë ku është mbyllur trupi i një njeriut tonë të shtenjte. Por, nje paradite u mbylla në shtëpi dhe, mes mëdyshjes për t’a hapur a për t’a lenë të mbyllur ashtu siç kish qendruar për vite të tëra, nisa të heq me përdëllim e dhembje, njera pas tjetrës, shtrojet e vena mbi baule. Pastaj ngrita kapakun e arkës dhe hapa atë ku ndër vite të shkuara, kisha vendosur reliket më të zgjedhura e më të shtrenjta të rinisë. Baulja qe plot kuti kartoni ku ishin sistemuar me kujdes: blloqe shënimesh, togje letrash të lidhura me fjongo të holla të dalë boje, fotografi, kartë-postale, fatura, pusulla, poezi, përkthime, shenime të mbajtura në copa letrash, negativë filmash, koleksione pullash e monedhash e lloj-lloj sendesh të tjera.
Nisa t’i prek ato njëra pas tjetrës me dorë e t’i shihja me vemendje. Dhe, m’u duk se ato nuk ishin sendet e mia, por të dikujt tjetër i cili s’egzistonte më e që kish lenë pas vetëm hijen e egzistencës së tij. Prej togut të letrave e pusullave të lidhura me kujdes, nxorra një bllok të vogël e të zverdhur nga koha. Ishte një lloj “Agende“, nga ato ku mund të shkruhen jo më tepër se katër a pesë rrjeshta e ku shenohen ngjarjet më të veçanta të ditës. Hapa faqen e parë të tij dhe pashë shkrimin tim të imtë. Me gërma dore, kisha shkruar mbi të, emrin rrenqethës : “Golgota” e poshtë tij shprehjen përdëlluese “Eli, Eli, lama sabacathani” ( Jesus Christ ). Ishte ai, blloku im i shënimeve, ku kisha hedhur mbresa nga jeta ime. Jeta e një djaloshi në malet e Skraparit, gjatë viteve 1971 - 1972.
Vazhdova të shfletoj disa nga faqet e tij. Me gishta si të mpirë e sy të lodhur, lexova fraza të cilat, pastaj, më ktheheshin në imazhe të lëvizëshme. Nëpërmjet shenimeve, pashë se emri Irenë ishte i pranishëm shpesh herë. Në disa nga fletët e bllokut lexova:
13 janar 1971 - Bie borë. Prej dy ditësh, jemi pa drita, pa korrent elektrik. Spleen. Mërzitje. Sot i dërgova një letër Irenës...
2 mars 1971 - Mbasdite vazhdova leximet nga diksioneri“Larousse“ të cilin m’a kanë dërguar nga Tirana. Mes të tjerash, aty pashë edhe një foto të statujës së “Sirenës“ në Kopenhagen. Në mbremje, në një stacion francez ndoqa në radio emisionin “Non, je ne regrette rien ...“, dedikuar kengëtares së shquar, Edith Piaf.
28 mars 1971 - Ditë pranvere. Aty afër shkollës pashë që kanë çelur vjollcat. I dërgova letër Irenës.
31 mars 1971 - Jam me pushime në Vlorë. I dërgova letër Irenës.
3 prill 1971 - Sot i nisa një paketë të vogël Irenës. Brenda saj futa një libër me poezi të Migjenit në frengjisht, një album mbi artet figurative shqiptare si dhe një pjatë artizanale druri me motive të punuara në pirografi ...
... Për një çast, ndala leximin dhe aty në dhomë siç isha, i hutuar, i vetmuar e mes imazheve të kujtimeve të largëta, pyeta :
- Irenë, Irenë ?!... Ku ndodhesh tani, ti, Irenë ?... Ku ?...
Irena kish humbur përgjithmonë. Pa lenë gjurmë. Ose, më saktë, kisha humbur unë. Isha ndarë prej saj. Me shume dhimbje. E, qysh atëhere, kishin kaluar shumë vite e, natyrisht, unë s’dija asgjë për të. S’dija në se ishte gjallë a vdekur. Irenë i përkiste së kaluarës e ajo kish marrë fund, së bashku me atë vendimin e dikurshëm, të egër e të imponuar, për të mos i shkruar kurrë më. Po, ku ishte tani, Irena ? Ku ?... E, kur pak më pas hodha përsëri sytë mbi bllok e mes faqeve të tij pashë adresën e dikurëshme të saj, rashë në mendime. Me sy të ngulur mbi të, nuk e di pse çuditërisht, më shkoi në mendje një ide që s’e kisha menduar më parë. Po, sikur, të provoja t’i shkruaja një letër ?
Ti shkruaja mbas 30 vjetësh?... Po ku ?... Në adresën e saj të dikurëshme ? Po ajo ish marrëzi. Një veprim sa i kotë, aq edhe absurd. Jo, jo, nuk i’a vlente të bëja diçka të tillë ! Po mirë, po sikur t’a provoja ?... E çdo humbja?... Letra do të mbrinte në adresën e shënuar, s’do gjente njeriun e duhur e, ndofta, do të kthehej përsëri me shenimin: ”Person i panjohur në këtë adresë“. Por, po sikur të bëja diçka tjetër? T’i shkruaja një letër familjes që banonte në atë adresë e t’i lutesha të interesohej të gjente se ku ndodhej personi që kërkoja. Natyrisht, duke i shpjeguar mirë se kontaktet me të i kisha humbur jo nga mungesa e dëshirës apo pakujdesia, por se kisha qenë i detyruar ?...
... Pas u ktheva nga pushimet në qytetin tim të lindjes, për të rifilluar përsëri jetën në egzil, aty ku isha i shtrënguar të vazhdoja të qendroja për njëqind e një arsye, një ditë vendosa t’i shkruaj. Natyrisht, jo Irenës, sepse nuk besoja kurrë se ajo vazhdonte të jetonte në të njëjtin vend prej tridhjetë vjetësh, por familjes së panjohur, e cila banonte në atë adresë. Po ku ?... Në një vilë, në një rezidencë, në shtëpi private apo në një karavanë ? Unë dija vetëm adresën e saj të dikurëshme, por asgjë më tepër rreth vendit e kushteve të saj të banimit... Po, sikur, shtëpia ku ajo pat jetuar dikur të qe prishur e të mos egzistonte më... Po sikur, po sikur ? Kot i bëja ato hamendje. Në fund të fundit, pse t’a zgjasja ? Unë kisha vendosur. Do t’a shkruaja atë letër të bekuar. Të bëhej ç’të bëhej. Të paktën, ashtu do t’a ndjeja vehten të qetë e do thoshja: Pra, e bëra dhe atë përpjekje të fundit për të ngushëlluar vehten edhe pse, thellë në qenjen time e ndjeja se Irena kish humbur përgjithmonë. Por, përfundimisht, letrën e shkrova dhe e nisa...
... S’vonoi shumë dhe, ajo që nuk më kish shkuar në mendje kurrë, ajo që nuk shpresoja e s’e prisja, ndodhi. Në adresën time elektronike në internet, mbrriti një mesazh me incialet IWG. Teksti i tij, i cili më la pa frymë, ishte ky : “ I dashur Vasil... Ti nuk mund t’a marrësh me mend se ç’farë si une kam mbetur pa frymë, se ç’dridhje e ka përshkruar trupin tim, se ç’farë vibracioni kam ndjerë thellë në shpirt kur, mbremë, një zonjë e cila banon në shtëpinë ku unë kam qenë para tridhjetëvjetësh, më telefonoi duke me njoftuar se në adresën e saj, kish mbritur një letër të cilen ajo e kish hapur dhe kish mësuar se dikush, një mik i vjetër, kërkonte të dinte se ku ndodhesha unë. E pyeta atë se kush ishte dërguesi i saj e, sapo ajo shqiptoi emrin tend, mua sa s’më ra receptori nga dora. Nuk mund t’a besoja dhe ende nuk e besoj që ti mund të jesh aty e më kërkon. Jo, nuk mund t’a besoj ! Unë për vite të tëra të kam quajtur të humbur, në mos të zhdukur pergjithmonë. Diku në ndonjë kamp pune a në hapsanat e regjimit tuaj të egër. Ndofta edhe për shkak të letrave të mia... Më shkruaj... Më shkruaj... M’u pergjigj sa më shpejt që t’a di, të bindem se ti egziston vërtet. Që je ti, ai, i cili m’a ke dërguar atë letër...”.
                                                    °°°°°
... Irenë qe ulur përballë meje. Ishim të dy në një bar pranë pyllit, në qytezën e Gradignan-it e, unë, ndjeja brenda meje diçka të papërcaktuar, një ndjenjë të ndarë mes lumturisë dhe trullosjes. Dhe, edhe pse ajo ndodhej para meje, e gjallë e jo në endërr, prapë s’u besoja syve. Vërtet, ajo grua, me atë shikim e ngjyrë sysh që më sillte ndër mend detin e vendlindjes sime, ujrat e kaltra përballë ishullit grek të Korfuzit, ishte Irena ? Vërtet a më benin sytë ? Vërtet ishim bashkë, aty në "Le cheval blanc", në atë bar i cili mbante një emër i cili më krijonte imazhin e një kalërimi fantastik në kujtimet e së shkuarës? Sa e kisha pritur atë çast ! Të qendronim ashtu së bashku, për të plotësuar sado pak atë boshllëk të madh që kish krijuar ajo ndarje prej 30 vjetësh e për të përjetuar gjer në infinit atë takim fantastik e të paimagjinuar kurrë ...  
 
                                                         ( Shkruar nga Simbad Detari )
Partager cet article
Repost0
23 septembre 2006 6 23 /09 /septembre /2006 08:39
Fichier hébergé par Archive-Host.com 

VDEKJA E GEZUESHME

Mbi një dhe të yndyrshëm e plot kërmij

Atje dua ta gërmoj vetë të thellin varrin tim,

Të preh e të shkreh kockat e mia të plakura

Të fle në harresë si peshkaqen mbi dallgë.

Urrej testamentet dhe varret me mermer ;

Në vend që i vdekur të ndjell lotët e botës

I gjallë më mirë do të doja të ftoja korbat

Qe të gjakosnin kadavrën time hedhurinë.

O krimba ! miq të verdhë pa veshe e pa sy,

Tek ju vjen një vdekje e lirë e plot dëshirë ;

Filozofë ende të gjallë, bij të kalbësisë,

Mes gërmadhës sime ecni pra pa pendim,

E më thoni në se ka akoma ndonjë torturë

Për këtë trup të plakur e pa shpirt

Të vdekur mes te vdekurish !

Nga "Spleen et idéal", LXXII

 

 

 Fichier hébergé par Archive-Host.com

Le Mort Joyeux

Dans une terre grasse et pleine d'escargots
Je veux creuser moi-même une fosse profonde,
Où je puisse à loisir étaler mes vieux os
Et dormir dans l'oubli comme un requin dans l'onde.

 

Je hais les testaments et je hais les tombeaux;
Plutôt que d'implorer une larme du monde,
Vivant j'aimerais mieux inviter les corbeaux
A saigner tous les bouts de ma carcasse immonde.

 

Ô vers! noirs compagnons sans oreille et sans yeux,
Voyez venir à vous un mort libre et joyeux;
Philosophes viveurs, fils de la pourriture,

 

A travers ma ruine allez donc sans remords,
Et dites-moi s'il est encor quelque torture
Pour ce vieux corps sans âme et mort parmi les morts !

Partager cet article
Repost0
13 juillet 2006 4 13 /07 /juillet /2006 16:40

 DHIMBJET

E

'SOLAR-PLEXUS'


 

 

 Eli, Eli, Sabaktani ?! 
( Zoti im, Zoti im, përse më braktise ?! ) 
( Nga Ungjilli sipas Matheut 27:46 )


... Nuk e di se si këto poezi arritën tu bëjnë ballë aq e aq viteve mbushur plot ngjarje të renda e të turbullta. Ato shpëtuan të fshehura në një baule të vjetër, aty ku mbaja gjithë ato të cilat në adoleshencë e rininë e hershme, unë i quaja "arkivat" e mia. Në fakt, kur dy-tre vjet para se të binte ngrehina e dhunës dhe frikës totalitare, unë qeshë akuzuar si "armik i pushtetit" dhe dosja ime qe dorëzuar nga sigurimi në Komitetin e Partisë të rrethit të Vlorës, këto poezi i pata fshehur në shtëpinë e prindërve të mi. Dhe ato shpëtuan. I lashë pa i djegur, me mendimin se "ata" nuk do të arrinin të shkonin për kontroll gjer aty, ku ato qëndronin të fshehura. Ndërkohë që disa të tjera, të cilat i ruaja në shtëpinë time, i bëra shkrumb e hi në një mbas dite të zymtë qershori dhe, pastaj, hirin e tyre e pata hedhur me ngut në WC.

Këto vargje modeste, janë shkruar nene terrin e jetës totalitare. Ato janë ruajtur ne fshehtësi e sekret të plotë dhe u prezantohen për herë të parë disa miqve të mi. ( Me siguri, në se gjatë sistemit stalinist, autori i tyre do guxonte t'i bënte ato të njohura, qoftë dhe në një rreth tepër të ngushtë njerëzish, ai rrezikonte një dënim tepër të rendë. S'kanë qenë të pakët të rinjtë e asaj kohe që shkruan vargje te tillë e që përfunduan pastaj, në të tilla rrethana tragjike ).

Fletorja e zverdhur e poezive të mia intime, e cila u shpëtoi atyre viteve të frikshme, është tani këtu në duart e mia. Ajo është lidhur me dy kordonë të jeshiltë nenë dy kapakë të trashë kartoni. Në faqen e parë të këtij "libërthi" është shkruar pseudonimi im i asaj kohe AMARUS e, poshtë tij, titulli: Dhembjet e "solar plexus". Pak më poshtë, viti: 22 tetor 1969. Kjo ka qenë edhe data e nisjes së hartimit të këtij "libri poetik", por duhet të shtoj se ai është "pasuruar" dhe në vitet në vazhdim. Shtypja e tij është bërë me një makinë shkrimi "Olivetti", në zyrën e kushëririt tim Kristofor Xhani i cili aso kohe punonte si ekonomist në ndërmarrjen "Albimport" në Tiranë. Me tej, ne faqen e tij te dytë, kam shkruar një lloj dedikimi. Pikërisht : "Eli, Eli, lama sabakthani ! ( Zoti im, Zoti im ? Perse me braktise ? - fjale te cilat përbejnë edhe mesazhin e fundit te Jezu Krishtit drejtuar Zotit, teksa ishte duke dhëne shpirt
, i kryqëzuar ... )

Aso kohe, kur nisa të mbaja shënime e të guxoja të shkruaja këto vargje, lexoja Charles Baudelaire të cilin bashkë me poete të tjerë simboliste franceze, ma pat "zbuluar" për here te pare, miku im i vjetër Primo Shllaku e, ishte nene ndikimin dhe impulsin e atyre leximeve që, ndofta, morra edhe guximin t'i hidhja ndjenjat dhe impresionet e mia në vargje. Shume prej këtyre poezive, janë më së shumti vargje të një ditari te ndaluar, hedhur shpejt e shpejt në "bllokun intim" të shënimeve. Ato janë shkruar, pra, nenë efektin e "spleen" - ve të kohës e, ishte ajo arsyeja pse unë doja t'i emërtoja simbolikisht: "Dhimbjet e solar pleksus" *, duke bërë aluzion e paralelizëm me titullin e kryeveprës se Baudelaire "Lules e se keqes" ( Les fleurs du mal ). Sepse e Keqja, aso kohe, ishte vazhdimisht përreth nesh. E pashpirt, brutale, makabre, cinike dhe tinzare !

Më ndjeni, por do të doja që në këtë koment hyrës, të thosha dhe dy fjalë të tjera, mbi rrethanat e shkrimit të kësaj lloj poezie, domethënien e së cilës Primo Shllaku e ka shprehur mjeshtërisht ne "Parathënien" e librit te tij tronditës "Lulet e Natës" ku, nder te tjera thotë: "... këto vargje, në një farë mënyre, janë shprehje e Poezisë së Heshtjes. Ato janë jo vetëm pengu e trishtimi, por edhe zëri e klithma e saj. Ishte pikërisht kjo arsyeja pse, aso kohe, heshtja u be Kisha ime e, poezitë e mia Altari i saj, ku unë vija për çdo nate vazot me Lulet e mia te Natës ...?

Faleminderit dhe ndjemë Primo që, këto fjalë, i vendosa pa lejen tende në paraqitjen e këtij cikli "poetik" ! Pa dyshim, këto vargje të miat, tepër modeste e të shkruara thjesht për "vete", siç shprehesh aq saktë e trishtueshëm dhe ti, më së shumti kanë qenë lindur NATEN, në muzgun e ditëve pa diell, në pezmin e jetës së trishtuar dhe durimit, në vështrimet tona që dëshironin të shihnin më tej, por që pengoheshin nga horizontet e "klonuara" me bunkerë e tela me gjemba. Ato, sigurisht, s'e kanë forcën dhe mjeshtërinë e poezive të mikut tim shkodran të cilin e kam adhuruar gjithmonë por, gjithsesi, duke qenë se të dy kemi qenë shokë e miq fatkeqë të një gjenerate, si dhe tepër te pasionuar pas artit të fjalës, të shkruarit qofte hapur a në fshehtësi, pat qene dhe mbetet një nga kenaqesite dhe obsesionet tona eternelë ...

Nga autori


* Solar Plexus ose ndryshe "Manipura shakra", është nje fjalë që vjen nga indishtja e vjetër e do të thotë "Qyteza e brilanteve". Ajo është një pikë që bashkon shume nerva e ndodhet dy gisht mbi kërthizë, nenë diafragmë. Ajo është zona e ndërgjegjësimit të energjisë fizike dhe temperaturës së trupit njerëzor. Është "shakra" (solar plexus) ajo që rregullon një pjesë të madhe të cilësive tona në marrëdhëniet shoqërore, simpatitë e antipatitë si dhe aftësinë tonë për të përjetuar marrëdhënie emocionale. Gjendja jonë shpirtërore, varet shumë nga sasia e dritës që "shakra" rrezaton në trupin tonë. Në se ?shakra? është në harmoni, ne do t'a ndjejmë veten të hapur, të kthjellet, të gëzuar. Në se "shakra" vuan, humori ynë është i shprishur dhe i zymte. Ne "Solar plexus" ndodhen fuqia e vullneti ynë, vetë selia e personalitetit tonë.




TRISHTIM BODLERIAN

 

 



SPLEEN

Mes qindra e qindra kujtimesh,
memoria ime e lodhur kërkon
më të lartin, sublimin.
Dhe shpesh pyetje i bën vetes:
Kujtim të tillë a ka?
Në një det të tillë të pafund vizionesh
koshienca ime s'kap gjë tjetër veç
mërzitje, dhimbje e trishtim ...

( 11 nëntor 1969 )

SI DIOGJENI ME KANDIL

Ditën e Natën,
kur qesh e kur mërzitem,
si kafshët ripërtypëse
bluaj në mendjen time
Ushqimin e Djeshëm:
- kujtimet, dashuritë, ëndrrat ...
E nis të kërkoj mes tyre,
si Diogjeni me kandil,
mos gjej një fije Shpresë.


( Tirane - 1969 )

 


DIELLI I ATYRE QE FLENE

Dielli i atyre që flenë
Nuk është flakë ari
Plot dritë e vezullime.
Ai është i zbehtë,
Me ngjyrë portokalli
Dhe drit' e tij e zbehtë,
Zbret dalëngadalë me dembeli
Dielli i atyre që flenë ka ngjyre dheu
E në sytë e atyre që flenë
Nuk hedh fare drite
Veç asaj që lëshon squfuri,
kalciumi e fosfori
Dielli i atyre që flenë është i ftohtë
Si lot dimri mbi fytyrë
Dielli i atyre që flenë nuk është diell
Por xixëllonje e vetmuar
Në infinitin errësirë ...


***
O dhimbje që prej shpirtit më buron,
Djall i verdhë veshur me rrobat e mërzisë !
Pse zemër e mendje ma pushton ?
Eh, ushqim m'u bëfsh !
Pa ty s'mund te jetoj !
 


 ***

O femër diabolike !
E qeshura jote nuk shpreh
veç injorancë e zbrazësi !
Sytë që janë poezia e bukurisë
Tek ty s'shprehin veç tradhti !
O djall i zi ! Pritme !
Tek ty do vij një natë
Sadist do bëhem, sytë t'i copëtoj
Qofsh e vdekur pastaj ...
Do të harroj !


DJALLI ENGJELL

Simbol i Gënjeshtrës dhe Mashtrimit
Engjëll plot hir m'u duke në fillim,
Për ty çdo ndjenjë bëra theror.
Të gjitha i përzura prej mendjes,
Përveç teje që si engjëll i bardhë
Pushtove hapësirën e timit shpirt.
Po dole djall ti e imja shpresë e vetme,
E sublimja ëndërr keqas u hoq zvarrë.
Djall mizor me tënden bukuri më mashtrove !
Por keqas dije do hakmerrem
E pastaj rrugën tende do të marr ...
 

 

ILUZION

O, zemër, mos u gënje !
Jo ! Jo !
Prit pak dhe e drejta do fitojë !
Mos u gënje nga djalli që flatrat e engjëllit valëvit !
Nga e qeshura e tij që të fanitet përditë,
Si një skërmitje që mishin ta rrëqeth
E zemrën t'a bën akull plot frikë.
Mos u gënje, zemër, jo !
Dhe ti mendja ime mos u turbullo !
Prisni ! Retë do të ikin
Bryma do të zbresë
Dielli do ndriçojë
E para teje s'do shohësh një "pikturë"
Por djallin vetë me dhembet lakuriq ...

 


***
Të urrej dhe gojën do ta mbyllja vetëm me puthje,
Të dua tek unë do të kthehesh me plot lutje !

***
Kur përshëndet e dashur
Mos qesh me zor,
Me mirë thjesht tund kokën
E qeshura jote me tmerron ...



VOLUPTAS



***
Pse mbyll sytë e dashur kur të puth ?
Mos valle ëmbëlsia që ndjen
Ne gojën tende voluptuoze
Fsheh lakminë e bishës së uritur ?
Pse mbyll sytë e dashur kur të puth ?
Fytyre djalli s'kam mos u trondit,
Por dhe engjëll s'jam mos u habit !
Pse i mbyll sytë e dashur kur të puth ?
Dhimbje ndjen a vallë lumturi ?
Thuajmë, moj e dashura ime, ti !


( 8 prill 1969)


***
O ëndërr e ngrohtë
E vaket si ditët pranverore
Që mbete në memorie si trëndafil i vyshkur.
Më vodhe zemrën dhe me le në shpirt
urrejtje e dashuri
Dhe mbete ti larg, aty larg,
Pa jete, pa ëndrra, pa bukuri ...
Parfumi i ëmbël që gjiri yt më sillte
Po zhduket
E malli po më merr për të tani,
Hajde, përbindësh, zvarranik i qullët
Dhe falmë dy minuta lumturi ! .

.. 



***
Ika.
Prej teje morra plot puthje voluptuoze
E rreth meje akoma ndjej
Aromën e parfumit të trupit tënd
Tani kujtoj
Sytë e tu çpues
Buzët e gjakta,
Mishin elastik
Imazhi yt më çmend
O femër
Që ujkonjat më kujton ...
 

( 18 gusht 1969 )



EROTIKA 

 

 


ARI DHE PLATINI

Ish nat' e fundit.
Binte borë.
Flokët - ar,
Bora - platin.
Vizion i fundit,
Kujtim i ndarjes
Në paharrim.
Po s'qe pasuria
Vler' e atij portreti.
Shpirt i ëmbël,
Dashuria,
Stoli pafund
Për zemrën time.
E artë - dashuria.
Platin i bardhë - shpirti.


***
Më pëlqen të rroj në një botë çapkëne
Ku njerëzit të dashurojnë pa frikë.
Zemra të mos drithërohet,
Dimrit pluvial shi trëndafilash të bjerë !

 


***
Ku janë përkëdheljet e puthjet plot zjarr,
Fjalët dhe premtimet: Gjer në varr ?


 

 

***
Vizion i dashur,
Pse më shfaqesh kështu gjithmonë,
Orët e gazit dhe prehjes
Pse m'i trishton ?

( 31 korrik 1969 )




***
Më thanë je zbukuruar e dashur
E unë venitem e tretem në vetmi
Zbukurohu, zbukurohu, gjak i ri
Edhe të shëmtuar unë të desha
Plot vrull e zjarr dhe dashuri !...

( 6 gusht 1969 )



"HO SCRITTO T'AMO SULLA SABBIA"

- Për Nevenkën -

Ti nuk më kishe folur kurrë
E verës në plazh mbi rërë,
" Të dua !" për ty s'kisha shkruar.
Po mbeti emri yt përjetë i njëjtë:
- Ho scritto t'amo sulla sabbia !
 


 


LES YEUX DE KATTY

Pashë ty.
Në fytyrën tende - një peizazh impresionist
Në sytë e tu - dy liqej të thellë blu
Në buzët e tua - dy trëndafilë rozë
Në flokët e tua errësirë.
Pashë ty dhe mbylla sytë,
Se ishe diell e më verbove
( janar 1970 ) 



 
DIANES

 

 

Flokët e tua dërrudhe më kujtojnë afshin e Saharës.
Sytë e tu si ulli - perëndeshat romake.
Ty të quajnë Diana.
Por shkretëtirat nuk kanë pyje
Ndaj them se ti je "Mbretëreshë e Oazeve"

( 15.12.1969 )



 

 


KENGET E TUA
- për Mikis Teodoraqis -

Vajzat hirplotë të Kretës
Që ruajnë ende bukuritë
E racës së vjetër helene,
Hedhin valle nenë tingujt
E tëndes mandolinatë :
"O horos tis Zorbas"
Në molot e mëdha plot zhurmë
Ku nderet si qiell dielli i pafund,
Djemtë e zeshket mbi asfalt
"To pedhi pu jellai " - fishkëllejnë.
Në ishujt e thatë shkretëtirë
Rrethuar me det të blujtë e kripë,
Dëgjohet një e largët melodi
Këndojnë "Ta tragudhja tis fillaqis" ! 
Janë këngët e burgjeve të lirisë,
Vargjet e tua, Miqis Teodoraqis ! 
Biri i shtrenjtë i Kretës dhe Pireut
Djali kaçurrel i Heladës krenare !
 

( 9 maj 1970 )

SYTE E TU NGJYRE SHIU ...

( për Marie Laforet )

Qiellin shoh në sytë e tu ngjyrë shiu !
Ah sytë e tu, bukuri sirenash !
Zili do t'i kishin dhe epshoret lesbike.

Sy të zgavërt prej pasionesh konsumuar
Si vala dashurore shkëmbin gërryer.
Sytë e tu - farë shpëtimtarë
Për lundërtarn' e lemerisur
Në tisn e natës llahtari.
Sy që zbusin tërbimn e shimerave.
Sy magjikë, sy ngjyrë shiu.
Sy që flasin për dashurinë.
Parfumi i myshqeve, rrathët mavi
Bukurinë u a shtojnë.
Sy inoçentë,
Të pastër,
Të kthjellët,
Plot dritë,
Janë sytë e Marisë ...


( 27 korrik 1969 )


***


( për Dritën )

Pse më drithërohet shpirti kur të dua më thua,
Pse më ndizet gjaku kur puth buzët e tua,
Pse më erren sytë, kur pamjen tende shoh,
Pse më priten gjunjët kur së largu të dalloj,
Pse fryn e shfryn tufani plot dallgë e lemeri ?
Sepse të dua e ëmbla ime: Dashuri !...


***
( për Valbonën )


Ku janë vajzat flokarta,
Sytë e tyre plot shkëlqim,
Buzëqeshjet e ëmbla,
Përshëndetjet plot gëzim ?!
Ku është grekja e bukur,
Vizioni i pastër si mermer,
Flokët derdhur përmbi supe,
Nga dorë e engjëllit prere ? 



TI E KISHE VDEKJEN AQ PRANE

-Shokut tim S.Ymeri -

Ti e kishe vdekjen aq pranë
E prapë këndoje plot ëmbëlsi.
Ti ëndërroje një jetë më të mirë,
Ku bota të bënin vetëm dashuri.
Ti qeshje pa frike e qeshje përsëri ! 
Kështu të kujtoj djalë i gëzuar,
Harbuar në çapkënen djalëri ...

( 10 tetor 1969 )

 


***
- Për Primo Sh -

Ti ishe vetë biri i Zeusit
I ditur si grekët e lashtë,
I rreptë dhe i mençur si latinët !
Ja pse kaq shumë më dhimbsesh
O shpirt i ndjeshëm
Që me timin aq shume ngjan !
Të dua ty ashtu si Narcisi vetveten.
Ti që ishe:
Erudit prej mendjes,
Zjarr e flakë prej shpirtit.
Ti që dalloje nga të tjerët
E sfidë i bëje mendjes shterpë !
O djalë simpatik me sytë si ulli,
Djemtë brunë te lojnave olimpike me kujton.
Fisnik prej shpirtit, Aristotel prej mendjes.
Një farë e harruar prej kohësh të harruara
Qe mijëra vjet pas hedh rrënjë e gjethe çel.
Sytë e tu të zgavërt
Mpakur prej konsumit viziv e voluptetit divin
Brenda tyre mbajnë zjarrn' e dijeve.
Oh, sa e deshe ti antiken epokë,
Sa e lakmove ti modernen kohë !
Ne shtynim mbrëmjet në bordurat e neonit
Sikur qemë mbi të mermertat pllaka të Panteonit.
E ngriheshim duke shkundur pluhurin e kohëve
E syshqyer shëtisnim si të ngjallur nga varri
Rrugëve plot zhurmë në Brodway të Tiranës.
Ti që adhuroje magjiket statuja helene,
Shpirt kozmopolit i rrallë si platini
Në vulgun mineral të turmës njerëzore ...

 

 

 

 

PARA NJE FOTOGRAFIE

Ti qëndron para meje me buzëqeshje të ngrirë
Mbi letrën bromike të fotos plot shkëlqim
Ashtu si statujat me shikim të ftohtë
Qe vijnë nga thellësitë e epokave të humbura.
Ti qëndron para meje statike përgjithmonë !
Të dua vallë sytë e tu po thonë ?
Kujtim i ynë i vetmi kjo fotografi

Si oaz i freskët qe etjen muhaxhirit i heq
E unë ulem para syve të tu oaz
Si liqej të thellë
Me ujera të pastra
Pranë qenies tende imagjinare
Që zjarrin dhe dridhjen epshore më kujton.
Si muhaxhir shlodhem pranë teje dhe unë
Pas lodhjes dhe lëngatës
Pas kujtimit - vizitor i lodhur
Në rrugët e memories sime të konsumuar.
Kështu qofsh pranë meje o krijese e dashur
Fiksuar ne brom mbi një fotografi ...

( 1 tetor 1969 )

POEZI



A TE KUJTOHET?

Të kujtohet sa më pëlqenin rrathët e syve ngjyrë mavi?
Ndaj i desha aq shumë manushaqet me ngjyrën e të tuve sy.
Tani sytë janë larg nuk mund t'i shoh më
E manushaqet janë vyshkur plot mërzi.
Por nuk ka ikur prej meje jo kujtimi i asaj kohe pa shi,
A e mban mend e dashur kur bënim dashuri ?...


( Tirane - 8 qershor 1969 )


SILENCIOZE

O ti e heshtur si Heshtja ! 
Ti u ndave nga unë silencioze,
E ftohte si akujt e Artikut
Qe s'mundën ta shkrijnë zemrën e zjarrtë.
Sytë e tu të fshehtë si Sfinksi diçka fshehin.
Nga se vuan o krijese silencioze ?
Pse lule e vyshkur e Hyjnisë,
Ka ulur kryet nga melankolia ?
Ç'të mundon?
Mos vallë në gjoks
Thellë një dhembje ndjen ?
Po?
Atëherë hajde.
Jemi të dy shokë !

( 19 korrik 1969 )


MUZIKA

Notat qenë shtatë,
Si shtatë mrekullitë e botës.
Ushqim i shpirtit - tha dikush për to.
Shkrirë e pleksur në mijëra melodi
Si mijëra lëngata e klithma lumturie
Herë të lehta, te buta përkedhelse
Si dorë e vashës nga zjarri përvëluar.
Herë të rrepta e zhurmëmadhe,
Si qiell i vjeshtës plot shi e vetëtima ...
Të vjetrit me to kënduan trimëritë,
Me to sirenat magjepsen lundërtarët,
Me to lesbos-et kalonin netët mesdhetare
Duke thithur nektarn' e jetës në amshim.
Dhe unë në to gjeta pakëz lumturi,
Pakëz paqe, prehje e qetësi,
Në to gjeta dhe shokn' e lëngatës
Me to kalova çaste mërzie e trishtimi
Me atë sublimen gjini të të artit Art
Që qan e qesh plot melodikë,
Me divinen, qielloren muzikë ...

( 2 tetor 1970 )



DETIT

Si i mbyturi që del nga thellësitë e tua
Dhe thith i lemerisur jetën në hapësirë
Unë gjej tek ty kënaqësinë o det !
O botë e madhe, imobile, e kaltër
Here e ngrysur si ball' i nevrastenikut
Herë e qetë si fytyrë statuje e mermertë.
O det, o botë blu !
Dua të rroj me qeniet e tua,
Të shëtis në rrugët me alga zbukuruar,
Të puth nimfat krahë agjenda bukuroshe,
Pa çka se tek ty vdekja lehtas do më vijë
Të tuat ujëra për mua, monument pavdekësie do jenë !

( 4 gusht 1970 )



TERMET

Ra tërmet !
Si kalë i azdisur
Që këmbët përplas plot nevrik

Jelet tundi toka.
Në mushkëritë e saj të hapura
Ndjeva frymëmarrjen plot gulçim !
Pse dridhesh kështu tokë,
Plot potere e ngashërim,
Dhembje ndjen në kokë
A zemrën me lëndim ?
Hajde mbështetu më të miat krye
Të ledhatoj e të puth plot trishtim ...

 ( 3 gusht 1969 )


REVOLTE

Revoltë !
Gjer kur do qëndrosh në heshtje
Ashtu si vullkani që pret tërmetin të buçasë ?
Revoltë gjer kur do qëndrosh në pranga,
E burgosur për gjithnjë ?
Revoltë ?!
Gjer kur do mbetesh e fshehtë ?
Durimi më nuk pret,
Ngrehu Revoltë !


Tirane ( 1970 )



MJAFT ME !

Mjaft më
me kotësinë e këtyre ditëve
pa kufi mes dritës dhe errësirës!
Mjaft më
me ketë balte të neveritshme
në shuajt e këpucëve, duar e fytyre !
Mjaft më
me këtë ushqim anemik e të pakët,
të denjë për katërkëmbëshit pa arsye !
Mjaft më
me shoqërinë e padëshiruar
të Mërzitjes,Trishtimit e Revoltës !
Mjaft më
me ftohtësinë e këtij vendi
që të shtyn reumatizmin e shpirtit !

Mjaft më
me këtë ferr polar
që zemrat ngrin si blloqe të kuq akulli !...

(Backe-Skrapar 1971)



TE SHRUARA NE ZBOR ...

 

LIQEJTE BLU

Pashë ty.
Në fytyrën tende - një peizazh impresionist.
Në sytë e tu - dy liqenj të thellë blu.
Në buzët e tua - dy trëndafile rozë.
Në flokët e tu - errësirë.
Pashë ty dhe mbylla sytë
Se ishe diell e më verboje.


( Tirane - Janar 1970 )



***
Prej kohësh kam dëshirë të kredh gishtat
Në flokët e tu të gjatë e të zes.
Të shtrëngoj mes duarve të mia që digjen prej zjarrit
Kokën tënde qiellore.
Prej kohësh dua të puth gjer në dhembje
Në cepat e syve të tu, ku flenë bashkë
zbehtësia dhe trishtimi.
Prej kohesh dua të mbështes
Buzët e mia të thara plot plasa
Mbi gojën tende të vogël greke.
Kjo kohë plot dëshirë e ëndrra s'po vjen ! 
Ndofta një ditë ajo do vijë
Ashtu si erërat e ngrohta të prillit
Që gënjejnë lulet e pjeshkeve ngjyrë violetë ...

( pa date )



DREJT MEJE

Me vrap të lehtë prej amazone
Drejt meje po vjen e dashur.
Era e detit flokët t'i merr e t'i pleks
E hap krahët të të pres
Të të përqafoj
E bashke me ty
Gjithësinë të pushtoj
Detin, qiellin, pyjet !
Hajde të fluturojmë kështu pambarim,
Mes dhimbjeve e psherëtimave
Si "Paolo e Françeska" në amshim ...

( 13 gusht 1970 )

PEISAZH QIELLOR

Në netët e plumbta të dimrit
Qielli ngjan si moçal i zbehtë myshku.
Në mbrëmjet e vakta të verës
Yjet ngjajnë si tulipanë liqeni.
Në agimet e parfumuara të pranverës
Retë ngjajnë si akuj që thyen.
Në muzgjet mërmëritëse të vjeshtës
Hëna ngjan si medalje e artë
Mbi kadifenë blu të qiellit ...

( 20.08.1970 )




***
( Motiv popullor )


- Mollë e bukur, mollë e kuqe
Pse t'u zverdh fytyra ?
Mos krimb i verdhë
Plot helm e djallëzi
Zemrën të bren ty ?
Mollë e ëmbël,
Pse gojën ma helmon?
- Krimb i verdhë,
Shpirtin m'a hidhëron
- Mollë e kuqe e pa bërë
Zemra të troket ?
- Vema dorën përmbi gji
Ajo se ç'mu tret !
Fryu er' e detit
Fryu plot rrëmbim
Klithm' e ftohtë e dimrit
Mollën përcjell ne varrim ...

( pa date )

***
Edhe dielli mund të ftohet
E akujt të mbulojnë gjithçka.
Edhe vjollcat të mos çelin,
Pranvera të mos vijë më.
Por jo, jo, sytë e tu
S'do të vdesin kurrë ...


( 28.08.1970 )




SPLEEN SHTATORI

Çdo mbrëmje
Ne kokën time të dhembur
Që në mijëra mendime lëngon,
Një gjarpër jeshil pik-pik helmin derdh.
Çdo ditë,
Në kokën time të rendë si pesha e Atllasit
Një darë shtrëngon fort
E dhimbjet me tam-tame në farke m'i çon.
Kërkon ajo darë kokën e gjarprit të presë,
Kërkon ajo vare kokën e gjarprit të shtypë.
Por gjarpri mbetet i gjallë e tam -tamet gjëmojnë
Si jehona këmbanash që ndjellin llahtari...

( shtator 1970 )


OFELISE

( sipas Arthur Rimbaud )

Mbi valën e qetë e të zbehtë ku yjet flenë
E bardha Ofeli përkundet si zambak i bardhë
Noton lehtë, lehte e fjetur mes vellos së gjatë
Teksa zërat e natës këndojnë me korr në pyll
Ka qindra vjet që e trishtuara Ofeli
Noton, fantazmë e bardhë mbi lumin e zi
Ka qindra vjet që e ëmbla marrëzi
Murmurit këngën e saj ndërsa mbrëmjet thyen
Era e puth lehte në gjinjtë e bardhë zbuluar
E i hap vellon që përkundet butësisht mbi ujë
Shelgjet qajnë me dënese mbi supet e saj të bardhë
Mbi ballin e lartë e ëndërrues fshihen kallamat
O e zbehta Ofeli, e bukur si dëbora !
Ti vdiqe, fëmijë e pastër dhe naive
Atë mëngjes prilli kur i zbehti djalosh
I marrë u ul heshtur pranë gjunjëve të tua
Dhe poeti thotë se nga bardhësia e yjeve te lartë
Ti vjen të kërkosh natën lulet që ke këputur
E ai ka parë mbi ujë, shtrirë mbi tyln? e bardhë
Të bardhën Ofeli të notojë si zambak liqeni ?


( 4.9.1970 )


GOLGOTHA

NE VITIN 2148

Në vitin 2000 zemrat tona do të jenë ftohur
Dhe flaka e zbehtë që ndriçuar mendjen mban
Do të jetë shuar
Ah, po sytë e tu? Do jetë tretur hijeshia e tyre
Si perëndimet e bukura ne horizonte vjeshte
Si zvarranikë të përbuzur ne do të vuajmë
Dimrin e pleqërisë,
Neverinë e përbuzjen qe dikur provuam vete
Në vitin 2018
Ne do te jemi kaq të vegjël mes yjeve
Kaq të vegjël mes turmave
Makinave, aeroporteve e ritmeve "blues"
Pas perëndimit, një natë e zezë do të vijë
Në pelerinën e saj të zbehtë me yje zbukuruar
Si lakuriqë nate do të ngremë foletë.
Ne vitin 2048
Sytë e tu të kaltër me kohë do jenë shuar
Kaltërsia e qiejve do jetë zbehur
E detrat do kenë ngr
ire e acar do të bejë?
Në vitin 2148
Hijet tona do vrapojnë në kartieret e një qyteti të shkretë
Një qyteti të vdekur që s'jeton më
Një qyteti shkatërruar nga qytetërimi.
E për një çast nga errësira do dal e do thërras:
- Po ti, ku je ? Ku je ?
Mbi cilin yll gishtin t'a drejtoj në hapësirë
Ku të të kërkoj në pafundësi?
Dhe të mitë lotë do lëshojnë një drite të bardhë
Si kristalet e kripës !

( 10 shkurt 1971 )



***
Nënave u kërkohet falje vetëm në vdekje,
Se vetëm atëher' kuptohet e madhja dashuri !

 


Auguste Renoir "Vajza me kallëz" 
( Fillette à la gerbe - 1888 )

"Fillete a la gerbe" e RENOIR

Unë mund të puthja flokët e tu të verdhë
Që aq shume i ngjanin vjeshtës së artë.
Unë mund të ecja krah' teje në "Marsel Kashen"?
Ku me gjethet e stinës era dëfren.
Unë mund të qëndroja pranë syve të tu
Si pranë një liqeni i ulur në gju.
Unë mund të flisja për pikturë, poezi
Kur ti skalisje motive antike te "Migjeni".
Unë mund të thërrisja si dikur pazarit
- Ku je, "Fillete à la gerbe" e Renuar -it ?!
Unë mund të isha përjetë me ty
Piktorja flok'artë me të kaltërit sy.
Po ti, je tani, larg !
Shoh foton tende në gazetë
E ngrire aty, ti buzëqesh pak.
Larg, shumë larg, në dhembje e qetësi
Unë pi raki, ngre dolli e shkruaj poezi.

Jashtë bie bore. Bie shi. Mars 1971 ...

( Backe - Skrapar )


LETRA E NENES

Si një nina-nana e harruar nga femijnia
Së largu më erdhi letra jote, nenë !
Letra jote e parë, sa shumë e kam pritur...

Nenë e dashur !
Shkrimi yt si hieroglifët egjiptiane
Ka me tepër dashuri se Kleopatra për Qezarin.
Ti shkruan pa pikë e presje si dekadentët,
Po në letrën tende ka më tepër dhëmbshuri
Sa gjithë bota e tyre e vogël si lajthi.
"Te puth në sytë e bukur !" - shkruan ti
E unë mendohem e them me vete:
- Ku e gjeti nena ime kaq poezi?!
Faleminderit, nenëza ime,
Të tille gëzim s'kam ndjerë kurrë !
( Edhe kur e dashura me shkroi
Me shkrimin e saj të rrallë,
Të shumëpriturën letër të parë ).


( Backe - Skrapar 1971)

PORTRETI IM

Mërzitja e Dhimbja përbejnë hirin
E zjarrit tim që flakëron prej kohësh,
Të syve të mi me bisht ( kujtim nga nena )
Plot dritë, dhembshuri dhe kuriozitet ...
Të kësaj goje qe pi vetëm ujin e shqetësimit,
Të profilit tim të konsumuar nga erozioni i
Varfërisë, lodhjes e trishtimit,
Të dhëmbëve të rrallë, gurë të gjymtuar
Nga myshku i pafjalësisë,
Të flokëve djegur nga dielli mesdhetar,
Të trupit tim të pakët nga trashëgimia,
Femijnia e varfër, ushqimi e letargjia.
Për pak kohe ç'do të mbetet nga gjithë kjo?
Përgjigjja është e lemerishme o shpirti im !
Asgjë veç një skicë e zbehte që harrohet,
Humbet e vdes në vetmi.
E që koha - kjo plakë e neveritshme -
Çdo ditë e fshin me leckat e saj të fëlliqura.
Megjithatë dije o plakë shtrigë,
Ti s?do arrish të fshish nga memoria ime
Ato që ishin Dëshira dhe Mendimi im !...

( Backe - Skrapar 1971 )

 

GEZOFI BARDH E ZI

Në sytë e myshkët të Kamiles
Që ndriçojnë si diej të ftohtë fosforeshentë
Shoh jetën e një refugjati të leckosur
Që i ngjitet plot mundim malit të Golgotës
Si do jetë vallë jeta jote, Kamila ?
Këto kohë që shijova alegrinë tende të egër
Janë për mua një asfiksi e vogël
Në frymëmarrjen e jetës, e vogla ime !
Gëzofi yt i bardhë si peizazhet e nordit
Më ndolli butësinë e harruar të së kaluarës
Bardh' e zi gëzofi yt Kamila !
E bardhë egërsia jote shtazore
E zezë liria e butë e duarve përkedhelese
Të bardhë agimet e polit dhe perëndimet daneze
Të zes banoret e netëve afrikane ...
Kamila? Për çfarë ënderrojnë sytë e tu ?
Mos vallë lumturinë e stërgjyshërve të tu të lashtë
Pyjet e ngrohtë të atdheut tënd të humbur
Rerën e nxehte të tropikut
, bimët qindvjeçare
Gjakun e mpiksur të kafshëve monstruoze
Diellin e djegur të meridianit
Qytetërimin e lashtë mishngrënës ?
( Ti je një qënie e egër Kamila !
E zbutur përkohësisht nga butësia
E çasteve delikate njerëzore )

( Backe - 12 dhjetor 1971 )

 


KUR MACJA IME FLE

Kur macja ime e vogël fle
Duke futur hundën e saj ngjyre rozë
Mes barkut të butë si myshku
Më ngjan si një fëmijë e vogël
Që përkundet në ëndrra
Duke thithur gishtin e vockël ...
Kur macja ime mbyll sytë
Me bisht si vajzat japoneze
Më ngjan se shoh një perëndim dielli
Të djegur nga zjarri i qiejve ...


( Backe - shkurt 1972 )


DIMER

Ra borë
Qielli shkundi qilimin e hirtë
Retë shkundën përparëset e bardha
Me plot lule bore
E kristale të ngrirë

Ra borë.
Oxhaqet si pleq të menduar
Ndezën llullat me duhan të fortë


Ra borë
Era e jugut nisi të fryjë
E si një piktor dekadent
Peizazhin e bardhë e shëmtoi
Me ngjyra ndryshku shkurresh ...

( Backe - shkurt 1971 )

 

DIKUR ENDERROJA ...

Dikur, në fëmijëri ëndërroja Simbad Detarin
Montekriston, Ishullin e Thesarit dhe piratët,
E me pas në adoleshencë për art e poezi
Për Bonapart, pulla poste e dashuri ...
E tani, erdhi koha të mendoj edhe për ty,
E fejuara ime e panjohur ku je ti ?...
Mes qindra fytyrash të trëndafilta
Unë s'arrij ta shquaj atë tënden...
Cila do jesh ti ?
Ç'emër do kesh?
Mes qindra pyetjesh këtë s'mund ta gjesh
Unë s'të njoh, s'të kam pare kurrë !
A do ti kesh valle të kaltër sytë e tu,
Zërin të qeshur e fytyrën bardhësi,
Flokët e gjatë si katarakte argjendi
Gjinj të ngrohtë e të butë bukëvale?
Nuk e di
Di vetëm qe do të dua !

( pa date )

***

Një oqean i shqetësuar mërzitje
Gdhihet mëngjeseve plot dallgë e llahtari.
Dallgët rrahin brigjet e një ishulli.
Ishull i vetmuar, ishull i shkretë.
E mes ishullit një oaz plot jetë.
Oaz ?
Oh, ç'mrekulli ! Freski, gjelbërim, ujë !
Harlisen drurët tropikalë, freskohen zvarraniket
Kundërmojnë lulet, cicërijnë zogjtë?
E tillë dhe bota ime:
Oqean mërzitje - jeta,
Ishull i përvëluar - trupi
Oaz përrallor - shpirti


( maj 1971 )




HAJDE NE SHTEPINE TIME !

( Irene me dërgoi foton e një "hippy" )


Hej, Hippy ! Hippy !
Ku po shkon ?....
S'do e gjesh kurrë boten që kërkon
As në Kopenhagë e as në London.
Ti mban në koke lule të bardha
Ashtu siç do dhe botën pa njollë.
Si bohemjan endesh qyteteve
Ecën rrugëve e rrezë grataçilesh
Zhurma e kjo botë e çmendur
Ty të mërzit, ty të trishton?
Hippy, hippy,
Thuajmë ç'farë kërkon ?
Botën e ëndrrave s'do e gjesh kurrë !
Po në se kërkon një kështjelle gëzimi,
Në se kërkon një oqean lumturie
Ne se kërkon vetëm një mik :
Atëherë hajde në shtëpinë time

( maj 1971 )

 

 



NJEREZ TE DASHUR


 


***
Ti deshe vetëm puthje e shtrenjta ime,
Vërtet gjëje në to aq shumë lumturi ?
Dhe unë s'arrita t'a kuptoj dot kurrë
A ish ajo e jona tamam një dashuri ... 
 

Partager cet article
Repost0