Overblog Suivre ce blog
Administration Créer mon blog

Présentation

  • : Solar - Plexus
  • Solar - Plexus
  • : Le Solar Plexus est le chakra du bien-être personnel, De notre ego, de notre énergie émotionnelle pour être en harmonie avec soi et avec son entourage dans un esprit de tolérance. Ce feu, cette force, cette lumière et cette énergie dont il est le siège déterminent notre personnalité et, par conséquent, notre place dans la société et nos réactions par rapport aux conventions, aux règlements et aux lois ainsi que notre sens de la hiérarchie. Le Chakra du Plexus Solaire régit nos rapports avec le c
  • Contact

.

.

.

ALBUM DE MES PHOTOS

   

Articles Récents

15 avril 2007 7 15 /04 /avril /2007 10:22
                PATRIARKU I KENGES ITALIANE
 
           - Historia e orendreqesit milanez i cili me pas u be kengetari mitik i Italise -
 
Nga Vasil QESARI

 

… Kisha zene vend ne nje tavoline, aty ne sallen e madhe te godines se fakultetit Histori - Filologji, pikerisht ne ate qe ndodhet mbi hollin e katit te pare e, ku shpesh zhvilloheshin leksione te perbashketa edhe me kurse te tjere. Nuk mbaj mend se ç'lende jepesh aty, ne ate salle te mbushur plot e perplot me studente, ndofta "Historia e PPSH"-se por, me kujtohet si tani qe isha strukur i vetmuar aty nga fundi, ne krahun e majte te saj e po veshtroja i perhumbur jashte dritares. Isha e njekohesisht s'isha aty. Aty, ne ate salle prej se ciles do te me mbeteshin mjaft kujtime te mira e te liga si, bie fjala: Nje mbledhje e zgjeruar ku do te kritikohej rende prof. Skender Luarasi. Me pas, nje tjeter ku do "demaskohej" shoku yne i kursit te letersise, kosovari Nezir Visha i cili akuzohej si "armik i socializmit e pushtetit popullor" ne Shqiperi e, me tej çastet e provimit te "tmerrshem" te "Sintakses" me prof. Mahir Domin e, pastaj, kujtime me te bukurat: puthjet e fshehta me Linden - te dashurin time e leksionet e "Letersise Moderne", te cilat na jepte Ismail Kadare.
 
Pra, isha strukur i vetmuar ne nje nga bankat e fundit dhe, siç thashe edhe me siper, po veshtroja jashte, nje dite dimri te ngrysur tiranase me shi te imte e te merzitshem. Pastaj, nuk di se qysh i shkeputa syte dhe i ula mbi banke, aty ku kish lloj - lloj mbishkrimesh, zhgaravinash e gervishjes te bera me laps, pene, stilolaps e mjete gervishese, maja gozhde e thike. Ato ishin "hedhur" njera mbi tjetren e mezi lexoheshin. Per t'u zbavitur me ate "rebus" qe kisha para si dhe per t'u shkeputur nga zeri monton i profesorit, ju kushtova asaj loje e nisa te "dekriptoja" fjale te tilla si: Parti- Enver, 20 shkurt - ditelindja, Te dua, M = D - sempre dhe per jete !, Gomar, mos shkruaj mbi banke! e, pak me tutje: Celentano - Il tuo baccio e come un rock… Ishte per here te pare qe, ne nje banke universiteti, po lexoja emrin e Celentanos si edhe titullin e panjohur te nje prej kengeve te tij...
 
 Padyshim, kengetari italian Adriano Celentano, aso kohe ishte i degjuar dhe i "njohur" per shume nga ne. Natyrisht, jo per te gjithe studentet, por per nje pjese te kufizuar te tyre. Kryesisht per tiranasit e ata qe vinin nga qytete te medha si Shkodra, Durresi, Vlora etj. Kjo kish arsyet e veta sepse, se pari, jo te gjithe i ndiqnin emisonet e radios italiane e se dyti nga qe degjimi i kengeve te huaja, konderohej jo vetem tabu, por edhe shkelje e moralit, edukates e tradites politike famijare e cila, bashke me regjimin te qendronte si shpate mbi krye e te mesonte, me ngulm e per dite se, kenget tona ishin me te mirat ne bote e se, çdo gje qe vinte nga jashte ishte e teper e rrezikeshme e duhej flakur tutje pa hezitim. Celentano, bie fjala, ishte idhulli i shokun tim te ngushte te gjimnazit Llazar Basko e, ate e adhuroja edhe une, megjithse ato vite qeshe me teper i "lidhur" me zerin e kenget e disa autoreve te tjere, te cilet ndofta shkonin me mire me natyren time melankolike. Sepse, Celentano "susta", ( il molleggiato " – siç e quanin italianet nga qe, kur kendonte ne skene e perdridhte trupin si nje suste ), per mua qe disi i "harbuar" e rritmi i kenges  dhe kercimit te tij, sikur m'a prishte harmonine e melodive te qeta e romantike italiane… 
 
... Shume e shume vite me pas, do te "takohesha" perseri me Celentanon. Kesaj here, ne tjeter kohe. Ne te tjera rrethana e ne tjeter sfond ngjarjesh. Sa kisha krijuar televizionin lokal "Teleblu" ne Vlore dhe ishim duke bere provat e para te shperndarjes se sinjalit, i cili shoqerohej vetem me nje sigel dhe muzike ne sfond. Tekniket italiane, po benin instalimet e fundit dhe pasi gjitheçka pat mbaruar, kerkuan te kalonin ne eter nje imazh çfardo pra, nje kasete me filmime te ndryshme, per shembell: nje film, nje koncert a nje pjese teatri. E, une as sot s'e di se si, pse e qysh, m'u gjend me vehte nje kasete VHS me regjistrimin e koncertit te fundit te Celantanos ( Concerto Live – Forum di Assago ). E vendosem ate ne magnetoskop dhe ne monitoret e regjise, u shfaq imazhi dhe zeri madheshtor i Adrianos. Trupin m'a pershkruan morrnica. Po plotesoja keshtu, nje enderr timen te pa imagjinuar kurre. Ne eter, pa frike e lirisht, po shperndanim kenget e nje kengetari te madh italian ...
 
                                 BIOGRAFIA

...Te flasesh per Adriano Celentanon, nje prej miteve me te shquara te kenges italiane eshte mjaft e veshire, nder te tjera edhe per shkak te kundershtive te ndryshme qe egzistojne rreth personalitetit te tij. Por, se pari, le te njihemi me biografine e tij. A.Celentano ka lindur me 1938 ne Milano, ne te famshmen Via Gluck, numer 14. Prinderit e tij ishin puljeze ( nga Puglia ) transferuar ne veri te vendit per motive punesimi e, ishte ne ate qytet qe ai kaloi adoloshencen e pastaj, pasi braktisi shkollen, punoi ne profesione nga me te ndryshmet. Nder ato, ai i fundit dhe siç thuhet edhe me i preferuari, ishte ai i orendreqesit te cilin ai e ushtroi me perkushtim, gjersa ndodhi ajo ngjarje e cila do t'i ndryshonte atij krejt jeten. Kembengules, i talentuar dhe i pasionuar pas kenges, emri i tij u degjua per here te pare ne fund te viteve '50, pikerisht me 18 maj 1957. Atehere, ishin vitet kur mbare te rinjte italiane ishin "infektuar" keqaz nga epidemia e rock - ut, nga ai vallzim amerikan i cili per Italine ishte nje fenomen i ri, nderkohe qe ne Amerike kish tridhjete vjet qe luhej. Ne "Palazzo del Ghiaccio" zhvillohej festivali i pare italian i "rock and roll" - it dhe, djaloshi Celentano i cili gjer atehere kish kenduar vetem neper lokale nate u paraqit para 10 mije shikuesve, me kengen "Ciao ti dirò". I veshur me nje bluze te kuqe e pantallona blue-jeans, ai shoqerohej nga kompleksi "Rocky Boys" i cili perbehej nga Enzo Jannacci, Giorgio Gaber e Luigi Tenco e qe imitonte Elvis Presley e levizjet frenetike te kengetarit amerikan, Jerry Lewis. Ishte pra aty, ne ate festival qe kenga e Adrianos u shpall fituese dhe u cilesua si nje triumf i vertete ! Rruga e tij drejt karieres, tashme ishte e hapur ...
 
Pas kesaj fitoreje, emri i tij nisi te degjohej gjithmone e me teper ne Itali. Nje vit me pas, me 1958, Adriano Celentano luan rolin e tij pare ne nje film te titulluar "I frenetici" e, me 1959 ne Ankona, ne nje konkurs kombetar fiton vendin e pare me "Il tuo bacio è come un rock" e cila, pastaj, behet nje sukses i bujshem dhe kalon shume shpejt ne krye te klasifikimit te shitjes se disqeve. Po ate vit, ai luan ne nje film tjeter dhe pikerisht ne "I ragazzi del Juke-Box". Nderkohe, viti 1960 shenon edhe nje kulm tjeter per te. Luan ne filmin "La dolce vita" te Felinit si edhe ne disa te tjere, nder te cilet veçojme, "Urlatori alla sbarra" me Mina dhe Joe Sentieri. Me 1961, nderkohe qe ishte duke kryer sherbimin ushtarak, Celentano kerkon te marre pjese ne Festivalin e Sanremos. E pamundur, pergjigjen eproret. Autori i kenges Piero Vivarelli, i shkruan leter Giulio Andreotti, ministrit te mbrojtjes se asaj kohe, i cili jep "viston". Adriano paraqitet keshtu per here te pare ne kete festival aq te dashur per italianet. Kenga e tij titullohej: "24.000 baci". Skena hapet dhe Celentano paraqitet para spektatoreve, jo si gjithe te tjeret, por mbrapsh, me kurriz. Nje gjest i papare, provokator, ofendues dhe i paparishikuar per organizatoret, jurine e publikun. Megjithate, si per çudi, kenga ze vendin e dyte dhe ishte nje triumf e, shume shpejt ne treg, prej sa u shiten mbi nje milion disqe 45 xhiro.
 
Pas kesaj, suksesi i tij s'njeh me ndalese. Me 1962, i frymezuar nga shembelli i Frank Sinatres, ai themelon te njohurin grup diskografik "Clan", ne te cilin bashkon miq e te aferm: kompozitore, kengetare, autore tekstesh ( Miki del Prete, Luciano Bereta, Don Backy, Ricky Gianco, Detto Mariano etj. ) e, mes tyre edhe te fejuaren e tij, Milena Cantù e quajtura "la ragazza del Clan". Celentano nis keshtu te mendoje per mjaft projekte e ide, nderkohe qe nga kritika cilesohet si nje nga zerat me premtues te kenges se lehte per kohen. Filmat, disqet, kenget, radioja, televizioni dhe turnete, e bejne ate nje artist gjithmone e me popullor. Fiton ne "Cantagiro" me "Stai lontana da mè" e, me pas me "Ora sei rimasta sola" ( te dy kenget, te shkruara nga Ricky Gianco ). Por, diçka jo e "kendeshme" ndodh me 1963. Ai ndahet nga e fejuara Milena Cantù e, ne naten e 14 korrikut 1963 ne menyre krejt sekrete, martohet me aktoren Claudia Mori, pikerisht ne kishen e San Francescos, ne Grosseto. Gjashte muaj me pas, çifti lind vajzen e tij te pare, Rositen. 

... Viti 1965 shenon per Adriano Celentanon nje periudhe te veshtire mistike. Ne gazeta shkruhet se Celentano e "Clan" - i i tij, mblidhen mbremjeve e lexojne Biblen duke komentuar vargjet e saj. Nderkohe, ca nga kenget e tij te fundit,  per te cilat thuhej se kishin brenda tyre fryme fetare ( "E voi ballate", "Preghero" ), jane te merziteshme e nuk ecin ne unison me suksesin e madh te kengeve te epokes ku prijne grupe te tille mitike si Beatles, Rolling Stones ( per te cilet, per paradoks a mendjelehtesi, Celantano deklaron se nuk i pelqejne fare e tenton t'i vere ne loje me kengen "Tre passi avanti" ).

Si te mos mjaftonte me kaq, ne kete periudhe, filmi i xhiruar prej tij 'Super rapina a Milano', del nje ... "fiasko" e vertete. Edhe ne "Clan" punet nuk shkojne mire. Nisin ferkimet, kundershtimet, fjalet, grindjet. Kompleksi "Ribelli" largohet. Pas tij i zemruar keq edhe Don Backy. Por, Celentano eshte i zgjuar dhe ne fund, vendos te nderoje "kartat", pikerisht ne fushen e kenges, aty ku ndihet edhe me i forte. Me se fundi, ai vendos te ndertoje nje stil te ri, te frymezuar nga fenomeni me i madh i asaj kohe: pikerisht ne "folk-rock", nje gjini te cilen djaloshi Bob Dylan, me kitare ne dore, e perdor per te folur mbi Ameriken dhe problemet e saj sociale. Pra, Celentano vendos te ndjeke shembellin e tij duke perzier aspekte te biografise se vet teper te thjeshte, perzier me shqetesimin mbi urbanizmin e eger dhe "progresin", te cilet bejne perpara duke shkaterruar gjitheçka, jo vetem barin e livadhet, por edhe menyren e te jetuarit ...
 
1966.Celentano paraqitet perseri ne skenen e Sanremos si nje  "imperator" shoqeruar nga 50 vete, pjestare te kompleksit muzikor "Ribelli". Por, kenga dhe spektakli qe e shoqerojne ate s'pelqehet; ajo eshte diçka krejt e re dhe e papranueshme per Sanremon. Kenga e tij, 'Il ragazzo della via Gluck", eliminohet ne menyre te bujeshme e te papritur qysh ne mbremjen e pare te festivalit. "Clan" - i  shokohet e Celentano jep majtas e djathtas nje buzeqeshje fallco, thjesht per te mos t'a dhene vehten. Ne gjendje te tille eshte edhe opinioni publik i cili priste qe ajo te vleresohej ne vendet e para... Por, gjerat shume shpejt ndryshoje dhe, ku ?... Pikerisht ne "Hit Parade". Aty, kenga njeh nje triumf te vertete dhe shpejt prej saj shiten gjer ne nje milion disqe. E, jo vetem kaq por ajo, perkthehet e kendohet edhe ne 18 gjuhe te tjera. Me 1967, çifti  Adriano e Claudia marrin pjese ne "Cantagiro" me kengen "Siamo la coppia più bella del mondo". Ndersa me 1968 vazhdojne dy suksese te tjera te medha: kenga "Azzurro", shkruar nga djaloshi i panjohur Paolo Conte ( e qe eshte cilesuar si nje nga kenget me te bukura te viteve '60 ) e me pas "Chi non lavora, non fa l'amore" interpretuar me te shoqen Claudia Mori, kenge qe shkaktoi nje varg polemikash per shkak te tekstit te saj, i cili nuk pershtatej me kontekstin kohor kur levizja punetore ne vend ishte çeshtje e dites...                                                               
 
 
1970 - 1973. Adriano realizon filmin "Serafino". Kritika e vlereson dhe e ngre lart interpretimin e tij. Gjate asaj periudhe, ai eshte me aktiv se kurre. Punon paralelisht ne shume drejtime. Kendon, merr pjese ne emisone televizive, luan dhe realizon filma. Ne çift me gruan, Caudia Mori, fiton Festivalin e Sanremos me kengen "Chi non lavora non fa l'amore" nderkohe qe me 1974 realizon filmin "Yuppi Du", i cili gezon nje sukes te madh e ku ai eshte njekohesisht edhe aktor, regjisor e produktor e qe kritika e cileson si filmin e tij me te mire. Prodhimi i tij diskografik nuk njeh nderprerje. Gjate viteve '70 - 2000, ai shkruan e interpreton kenge te natyres "predikuese" si: "L'ultimo degli uccelli", "L'albero di trenta piani", "Svalutation" dhe kenge nostalgjike si "Soli", "Il tempo se ne va", per te rradhitur me tej edhe kenge me motive te "lira" si: "Sotto le lenzuola", "Bellissima", "Susanna", etj.
Njeri pas tjetrit dalin edhe albumet e tij si "La pubblica ottusità" (1989), "Il re degli ignoranti" (1991) dhe "Quel punto" (1994) nderkohe qe ne tregun diskografik, vazhdojne te zene nje hapsire te konsiderueshme disqet e gjithe "katalogut" te tij krijues si edhe antologji te ndryshme me kenge te perzgjedhura. Me 1999, Adriano publikon nje tjeter CD te titulluar "Io non so parlar d'amore", ne bashkepunim me Mogol qe shkruan tekstet e Gianni Bella muziken. Ne vitin 2000 ai realizon ne bashkepunim me RAI ( televizionin publik italian ) programin "Francamente me ne infischio", ku fton dhe shume artiste te shquar italiane e te huaj e, ku tema kryesore qe trajtohej ishte ajo sociale. Ne nentorin te te njejtit vit, Celentano publikon nje tjeter album, po perseri ne bashkepunim me Mogol e Gianni Bella te titulluar "Esco di rado ( e parlo ancora meno )" nderkohe qe tre vjet me pas, del CD "Per sempre". Krijimi i fundit i Adrianos eshte albumi "C'è sempre un motivo" (2004) i cili permban edhe nje pjese te panjohur te Fabrizio De André te titulluar "Lunfardia", kenduar ne dialektin e Buenos Aires ( Argjentine ).
 
                                   MINA CELENTANO
 
                                          
 
                         1999 - Nje CD me dhjete kenge te shkelqyera kushtuar Dashurise
 
 ... Dhjete kenge te shkelqyera, per te festuar dyzete vjetet e nje kariere te jashtezakoneshme: ate te Mines e Celentanos. Albumi, i cili permban keto dhjete kenge, ne menyre te thjeshte mban vetem emrat e tyre e nuk ka ambicjen te beje nje bilanc te kater dekadave e te sukseseve te tyre te medha. Eshte vetem, si te thuash, takimi i dy artisteve te medhenj, aq te ndryshem e njekohesisht aq te ngjajshem, te cilet me emrat e tyre kane neneshkruar historine e muzikes se lehte italiane. Fatet e tyre, jane pak a shume te ngjajshme. Ta dy debutojne ne vitin 1958 e, rruga e tyre artistike, pershkruan te njejten "trase". Qysh prej atyre koheve, ka "rrjedhur shume uje", plot dyzete vjet e Mina ka mbetur po ajo e, Celantano diçka me pak se Celentano i dikurshem. Ish "Tigri i Kremones" eshte ende nje interpretuese e fuqishme dhe magjike, edhe pse ne skene e publik nuk shfaqet me, nderkohe qe Adriano ka rene ne "qetesi "dhe shenjat e kohes se kaluar i ka me te theksuara e, per pasoje, s'eshte me ajo "susta" e dikureshme qe s'gjente rehat ne skene ...
Dhe ky takim fantastik, del nje disk i nje cilesie teper te larte. Ne dhjete kenget e mrekullueshme te ketij albumi, ka momente te nje intensiteti te madh, te nje pasioni superior, te nje interpretimi madheshtor. Ne te, Mina ka zgjedhur kompozimet e disa autoreve te rinj e te panjohur  ( Stefano Cenci dhe Paolo Audino ) perveç tre pjeseve te "Audio 2", nje grup i inkurajuar e mbeshtetur nga Mina. Pastaj, vijon nje pjese e shkruar nga Adriano, te cilen ai e kendon se bashku me Minen ne dialektin e Foggia-s. Nder pjeset e tjera muzikore eshte edhe nje krijim i Massimiliano Pani: nje kenge e madhe e cila interpretohet me nje perkushtim e pasion ta papare nga te dy "gjigandet": Celentano e Mina ).
 
Nder me te fundit albume te Adriano Celentano eshte edhe ai qe titullohet "Per sempre", fryt i bashkepunimit te tij me Gianni Bella e Mogol si edhe nje kenge qe mban firmen e Francesco Guccini, nderkohe qe tre te tjerat "Per sempre" “Mi fa male” dhe “Radio Chick” – luhen ne pianoforte nga i shquari i muzikes jazz, Chick Corea.Ky album ( CD ) eshte krijuar nga i njejti ekip ( Gianni Bella e Mogol ). Mbas diskut "Per sempre", CD e fundit eshte nje album me se dinjitoz si ne aspektin "aranxhues" edhe ne ate te gjinive, me pjese qe kalojne nga jazz ne blues, nga rock-u ne kengen popullore. Nder kenget e tij me te shenuara jane ato qe titullohen 'Marì Marì', 'L'ultima donna che amo' dhe 'Proibito'. Nder to ben pjese edhe nje kenge e interpretuar nga Fabrizio De André dhe kenduar ne nje dialekt argjentinas. Ndersa kenga 'Quel casinha', eshte nje version ne gjuhen kreole i se mirenjohures 'Il ragazzo della via Gluck', nderkohe qe 'Vengo dal jazz', eshte frymezuar nga kenget "blues" te viteve '30. Eshte, nje CD - album, i cili eshte pelqyer sidomos nga "fans"-at e tij, te cilet gjejne ne te aftesite interpretuese te Celentanos.(Celentano eshte kengetari italian i cili ka shitur me shume disqe ne bote, me teper se 80 milione. Disqet e tij njihen, degjohen dhe pelqehen ne shume vende te botes, nder te cilet : Shqiperia, Gjermania, Franca, Spanja, Portugalia, Anglia, Holanda, Greqia, Brazili, Venezuela, Argjentina, Japonia, Shtetet e Bashkuara, Rusia etj. )...
 
 

                                                       FILMOGRAFIA

  Adriano Celentano ka luajtur ne filmat :
"I frenetici" (1958)
"Urlatori alla sbarra" (1959)
"Ragazzi del juke-box" (1959)
"La dolce vita" (1960)
"Io bacio... tu baci" (1961)
"Canzone di oggi, canzone di ieri, canzoni di domani" (1962)
"Il monaco di Monza" (1963)
"Super rapina a Milano" (1964)
"Serafino" (1968)
"Er più: storia d'amore e di coltello" (1971)
"Rugantino" (1973)
"L'emigrante" (1973)
"Di che segno sei ?" (1975)
"Culastrisce nobile veneziano" (1976)
"Ecco noi per esempio" (1977)
"Geppo il folle" (1978)
"Sabato, domenica e venerdì" (1979)
"Mani di velluto" (1979)
"La locandiera" (1980)
"Il bisbetico domato" (1980)
"Asso" (1981)
"Innamorato pazzo" (1981)
"Bingo Bongo" (1982)
"Sing Sing" (1983)
"Segni particolari: bellissimo" (1983)
"Lui è peggio di me" (1984)
"Il burbero" (1987)

   "Jackpot" (1992

 Eshte skenarist i filmave

"Geppo di folle" – 1978

"Joan Lui" - 1985

"Jackpot" - 1992

Dhe regjisor ne filmat :

"Super rapina a Milano" - 1964

"Yuppi du" - 1975

"Geppo il folle" -1978

"Joan Lui" – 1985

  

Repost 0
23 février 2007 5 23 /02 /février /2007 20:47



Fichier hébergé par Archive-Host.com                                      Simbad avec Charles Aznavour - le patriarche de la chanson française



                                 REPORTAZHI me numer 1000

                                                                    - Le reportage numéro 1000 -
 
... Nuk e di pse, qysh prej disa ditesh, me kish hypur ne koke e deshiroja te dija, se sa reportazhe kam realizuar gjate ketyre viteve qe punoj, ne France 3 Television. Ne fakt, per kete gje nuk jam interesuar kurre dhe, ne pergjithesi, per punen time nuk kam pasur deshire te flas asnjehere hollesisht as me miqte e, padyshim, kurre publikisht.
Sot, pasi u ktheva nga xhirimet e piva nje çaj me kolegun tim Olivier Prax, ngjita shkallet dhe shkova pothuajse ne menyre inkoshinete, ne zyren e dokumentacionit. Dhe, pyeta Christine -n nje nga grate teper te sjelleshme qe punon atje, pikerisht se sa reportazhe kisha xhiruar gjer me sot, 23 shkurt 2007. Dhe, dihet, me mjetet e sotme te informacionit elektronik, çdo gje mund te mesohet brenda pak sekondash. Tre kater "clic" mbi tastire dhe Christine m'u pergjej:
- Sot eshte, pikerisht, reportazhi yt i njemijte ... !
Per nje çast u shtanga ... Mon Dieu !... Nje mije reportazhe ne France 3 ...?
Njemije here me kamera neper Aquitaine, Bordeaux, Agen, Mont de Marsan, Pau, Libourne e shume vende te tjera brenda e jashte Frances, per te xhiruar reportazhe nga me te ndryshmet. Nuk kam kohe te bej bilance e te kthehem mbrapa ne kujtime, nga qe ato jane kaq te shumta - sa qe do te me duhej shume kohe - e ne to mund te ngaterohesha fare keq. Ne fakt, jane shume vite, shume mbresa, shume emocione. Shpesh here, lodhje gjer ne ekstrem por edhe kenaqesi. Rruge te gjata, shume rruge: neper autostrada, pyje, qytete e fshatra. Naten e diten. Ne takime me njerez e personalitete, te thjeshte e te degjuar.
Nje realitet krejt tjeter nga ai i Shqiperise se dikureshme totalitare, me kronika televizive
absurde. Me mbjellje misri, korrje gruri, pleherime, novatore, realizime planesh, pleniume, sekretare partie, pervjetore brigadash partizane e te tjera e te tjera, per te cilat, me gjate e hollesisht, kam shkruar ne librin tim "Post-scriptum per diktaturen"..
Nderkohe, kjo pune ne France, per mua, ishte nje NISJE kryekeput nga e para. E, mbi te gjitha, ishte dhe mbetet mbetet nje shkolle e re, pa fund, ne drejtim te persosjes se njohurive e me gjere. Nje shkolle krejt e re e nisur nga fillimi, me deshiren per ta harruar krejtesisht, te kaluaren. Nje fillim i veshtire, por kurajoz dhe ambicioz e pas kesaj, nje pervoje e grumbulluar ne vite, mes kolegesh te pergatitur mjaft mire profesionalisht. Njerez me sens te larte pergjegjesie si edhe me nje fryme angazhimi te lavderueshme ne pune. Profesioniste te nje gazetarie e cila s'e pranon kurre medikoritetin, mashtrimin, improvizmin, lodhjen, largimin nga vendi i xhirimit pa marre e verifikuar gjer ne fund, ate qe do t'i serviret shikuesit ...
Njemije reportazhe ne France 3 Television !
Dikur, kur isha i ri, ne fillim student, mesues ne Skrapar e pastaj, telekronist ne Vlore - nuk mund te mendoja KURRE se do te vinte nje dite qe do te punoja per nje televizion publik kombetar francez. Jo, kurre !
Por, ne jete çdo gje mund te ndodhe. Mendoj se edhe pesimisti me i vendosur, duhet te pranoje se nuk mund te thuhet asnjehere: KURRE ...E, pa perjashtuar Fatin si edhe Punen e palodhur, pikerisht keshtu ndodhi edhe me mua !
 
                                                     Simbad
 

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

La liste des reportages réalisés à France 3 Aquitaine.
(En fait, le numéro est 1001, parce que cette photo a et faite un jour après )

Repost 0
8 octobre 2006 7 08 /10 /octobre /2006 14:05

 DHIMBJET

E

'SOLAR-PLEXUS'

 ( Les douleurs du "Solar - Plexus ")


 Eli, Eli, Sabaktani ?! 
( Zoti im, Zoti im, përse më braktise ?! ) 
( Nga Ungjilli sipas Matheut 27:46 )


... Nuk e di se si këto poezi arritën tu bëjnë ballë aq e aq viteve mbushur plot ngjarje të renda e të turbullta. Ato shpëtuan të fshehura në një baule të vjetër, aty ku mbaja gjithë ato të cilat në adoleshencë e rininë e hershme, unë i quaja "arkivat" e mia. Në fakt, kur dy-tre vjet para se të binte ngrehina e dhunës dhe frikës totalitare, unë qeshë akuzuar si "armik i pushtetit" dhe dosja ime qe dorëzuar nga sigurimi në Komitetin e Partisë të rrethit të Vlorës, këto poezi i pata fshehur në shtëpinë e prindërve të mi. Dhe ato shpëtuan. I lashë pa i djegur, me mendimin se "ata" nuk do të arrinin të shkonin për kontroll gjer aty, ku ato qëndronin të fshehura. Ndërkohë që disa të tjera, të cilat i ruaja në shtëpinë time, i bëra shkrumb e hi në një mbas dite të zymtë qershori dhe, pastaj, hirin e tyre e pata hedhur me ngut në WC.

Këto vargje modeste, janë shkruar nene terrin e jetës totalitare. Ato janë ruajtur ne fshehtësi e sekret të plotë dhe u prezantohen për herë të parë disa miqve të mi. ( Me siguri, në se gjatë sistemit stalinist, autori i tyre do guxonte t'i bënte ato të njohura, qoftë dhe në një rreth tepër të ngushtë njerëzish, ai rrezikonte një dënim tepër të rendë. S'kanë qenë të pakët të rinjtë e asaj kohe që shkruan vargje te tillë e që përfunduan pastaj, në të tilla rrethana tragjike ).

Fletorja e zverdhur e poezive të mia intime, e cila u shpëtoi atyre viteve të frikshme, është tani këtu në duart e mia. Ajo është lidhur me dy kordonë të jeshiltë nenë dy kapakë të trashë kartoni. Në faqen e parë të këtij "libërthi" është shkruar pseudonimi im i asaj kohe AMARUS e, poshtë tij, titulli: Dhembjet e "solar plexus". Pak më poshtë, viti: 22 tetor 1969. Kjo ka qenë edhe data e nisjes së hartimit të këtij "libri poetik", por duhet të shtoj se ai është "pasuruar" dhe në vitet në vazhdim. Shtypja e tij është bërë me një makinë shkrimi "Olivetti", në zyrën e kushëririt tim Kristofor Xhani i cili aso kohe punonte si ekonomist në ndërmarrjen "Albimport" në Tiranë. Me tej, ne faqen e tij te dytë, kam shkruar një lloj dedikimi. Pikërisht : "Eli, Eli, lama sabakthani ! ( Zoti im, Zoti im ? Perse me braktise ?" fjale te cilat përbejnë edhe mesazhin e fundit te Jezu Krishtit drejtuar Zotit, teksa ishte duke dhëne shpirt
, i kryqëzuar ... )

Aso kohe, kur nisa të mbaja shënime e të guxoja të shkruaja këto vargje, lexoja Charles Baudelaire të cilin bashkë me poete të tjerë simboliste franceze, ma pat "zbuluar" për here te pare, miku im i vjetër Primo Shllaku e, ishte nene ndikimin dhe impulsin e atyre leximeve që, ndofta, morra edhe guximin t'i hidhja ndjenjat dhe impresionet e mia në vargje. Shume prej këtyre poezive, janë më së shumti vargje të një ditari te ndaluar, hedhur shpejt e shpejt në "bllokun intim" të shënimeve. Ato janë shkruar, pra, nenë efektin e "spleen" - ve të kohës e, ishte ajo arsyeja pse unë doja t'i emërtoja simbolikisht: "Dhimbjet e solar pleksus" *, duke bërë aluzion e paralelizëm me titullin e kryeveprës se Baudelaire "Lules e se keqes" ( Les fleurs du mal ). Sepse e Keqja, aso kohe, ishte vazhdimisht përreth nesh. E pashpirt, brutale, makabre, cinike dhe tinzare !

Më ndjeni, por do të doja që në këtë koment hyrës, të thosha dhe dy fjalë të tjera, mbi rrethanat e shkrimit të kësaj lloj poezie, domethënien e së cilës Primo Shllaku e ka shprehur mjeshtërisht ne "Parathënien" e librit te tij tronditës "Lulet e Natës" ku, nder te tjera thotë: "... këto vargje, në një farë mënyre, janë shprehje e Poezisë së Heshtjes. Ato janë jo vetëm pengu e trishtimi, por edhe zëri e klithma e saj. Ishte pikërisht kjo arsyeja pse, aso kohe, heshtja u be Kisha ime e, poezitë e mia Altari i saj, ku unë vija për çdo nate vazot me Lulet e mia te Natës ...?

Faleminderit dhe ndjemë Primo që, këto fjalë, i vendosa pa lejen tende në paraqitjen e këtij cikli "poetik" ! Pa dyshim, këto vargje të miat, tepër modeste e të shkruara thjesht për "vete", siç shprehesh aq saktë e trishtueshëm dhe ti, më së shumti kanë qenë lindur NATEN, në muzgun e ditëve pa diell, në pezmin e jetës së trishtuar dhe durimit, në vështrimet tona që dëshironin të shihnin më tej, por që pengoheshin nga horizontet e "klonuara" me bunkerë e tela me gjemba. Ato, sigurisht, s'e kanë forcën dhe mjeshtërinë e poezive të mikut tim shkodran të cilin e kam adhuruar gjithmonë por, gjithsesi, duke qenë se të dy kemi qenë shokë e miq fatkeqë të një gjenerate, si dhe tepër te pasionuar pas artit të fjalës, të shkruarit qofte hapur a në fshehtësi, pat qene dhe mbetet një nga kenaqesite dhe obsesionet tona eternelë ...

Nga autori


* Solar Plexus ose ndryshe "Manipura shakra", është nje fjalë që vjen nga indishtja e vjetër e do të thotë "Qyteza e brilanteve". Ajo është një pikë që bashkon shume nerva e ndodhet dy gisht mbi kërthizë, nenë diafragmë. Ajo është zona e ndërgjegjësimit të energjisë fizike dhe temperaturës së trupit njerëzor. Është "shakra" (solar plexus) ajo që rregullon një pjesë të madhe të cilësive tona në marrëdhëniet shoqërore, simpatitë e antipatitë si dhe aftësinë tonë për të përjetuar marrëdhënie emocionale. Gjendja jonë shpirtërore, varet shumë nga sasia e dritës që "shakra" rrezaton në trupin tonë. Në se ?shakra? është në harmoni, ne do t'a ndjejmë veten të hapur, të kthjellet, të gëzuar. Në se "shakra" vuan, humori ynë është i shprishur dhe i zymte. Ne "Solar plexus" ndodhen fuqia e vullneti ynë, vetë selia e personalitetit tonë.




TRISHTIM BODLERIAN



SPLEEN

Mes qindra e qindra kujtimesh,
memoria ime e lodhur kërkon
më të lartin, sublimin.
Dhe shpesh pyetje i bën vetes:
Kujtim të tillë a ka?
Në një det të tillë të pafund vizionesh
koshienca ime s'kap gjë tjetër veç
mërzitje, dhimbje e trishtim ...

( 11 nëntor 1969 )


SI DIOGJENI ME KANDIL

Ditën e Natën,
kur qesh e kur mërzitem,
si kafshët ripërtypëse
bluaj në mendjen time
Ushqimin e Djeshëm:
- kujtimet, dashuritë, ëndrrat ...
E nis të kërkoj mes tyre,
si Diogjeni me kandil,
mos gjej një fije Shpresë.


( Tirane - 1969 )

 


DIELLI I ATYRE QE FLENE

Dielli i atyre që flenë
Nuk është flakë ari
Plot dritë e vezullime.
Ai është i zbehtë,
Me ngjyrë portokalli
Dhe drit' e tij e zbehtë,
Zbret dalëngadalë me dembeli
Dielli i atyre që flenë ka ngjyre dheu
E në sytë e atyre që flenë
Nuk hedh fare drite
Veç asaj që lëshon squfuri,
kalciumi e fosfori
Dielli i atyre që flenë është i ftohtë
Si lot dimri mbi fytyrë
Dielli i atyre që flenë nuk është diell
Por xixëllonje e vetmuar
Në infinitin errësirë ...


***
O dhimbje që prej shpirtit më buron,
Djall i verdhë veshur me rrobat e mërzisë !
Pse zemër e mendje ma pushton ?
Eh, ushqim m'u bëfsh !
Pa ty s'mund te jetoj !
 


 ***

O femër diabolike !
E qeshura jote nuk shpreh
veç injorancë e zbrazësi !
Sytë që janë poezia e bukurisë
Tek ty s'shprehin veç tradhti !
O djall i zi ! Pritme !
Tek ty do vij një natë
Sadist do bëhem, sytë t'i copëtoj
Qofsh e vdekur pastaj ...
Do të harroj !


DJALLI ENGJELL

Simbol i Gënjeshtrës dhe Mashtrimit
Engjëll plot hir m'u duke në fillim,
Për ty çdo ndjenjë bëra theror.
Të gjitha i përzura prej mendjes,
Përveç teje që si engjëll i bardhë
Pushtove hapësirën e timit shpirt.
Po dole djall ti e imja shpresë e vetme,
E sublimja ëndërr keqas u hoq zvarrë.
Djall mizor me tënden bukuri më mashtrove !
Por keqas dije do hakmerrem
E pastaj rrugën tende do të marr ...
 

 

ILUZION

O, zemër, mos u gënje !
Jo ! Jo !
Prit pak dhe e drejta do fitojë !
Mos u gënje nga djalli që flatrat e engjëllit valëvit !
Nga e qeshura e tij që të fanitet përditë,
Si një skërmitje që mishin ta rrëqeth
E zemrën t'a bën akull plot frikë.
Mos u gënje, zemër, jo !
Dhe ti mendja ime mos u turbullo !
Prisni ! Retë do të ikin
Bryma do të zbresë
Dielli do ndriçojë
E para teje s'do shohësh një "pikturë"
Por djallin vetë me dhembet lakuriq ...

 


***
Të urrej dhe gojën do ta mbyllja vetëm me puthje,
Të dua tek unë do të kthehesh me plot lutje !

***
Kur përshëndet e dashur
Mos qesh me zor,
Me mirë thjesht tund kokën
E qeshura jote me tmerron ...



VOLUPTAS



***
Pse mbyll sytë e dashur kur të puth ?
Mos valle ëmbëlsia që ndjen
Ne gojën tende voluptuoze
Fsheh lakminë e bishës së uritur ?
Pse mbyll sytë e dashur kur të puth ?
Fytyre djalli s'kam mos u trondit,
Por dhe engjëll s'jam mos u habit !
Pse i mbyll sytë e dashur kur të puth ?
Dhimbje ndjen a vallë lumturi ?
Thuajmë, moj e dashura ime, ti !


( 8 prill 1969)


***
O ëndërr e ngrohtë
E vaket si ditët pranverore
Që mbete në memorie si trëndafil i vyshkur.
Më vodhe zemrën dhe me le në shpirt
urrejtje e dashuri
Dhe mbete ti larg, aty larg,
Pa jete, pa ëndrra, pa bukuri ...
Parfumi i ëmbël që gjiri yt më sillte
Po zhduket
E malli po më merr për të tani,
Hajde, përbindësh, zvarranik i qullët
Dhe falmë dy minuta lumturi ! .


***
Ika.
Prej teje morra plot puthje voluptuoze
E rreth meje akoma ndjej
Aromën e parfumit të trupit tënd
Tani kujtoj
Sytë e tu çpues
Buzët e gjakta,
Mishin elastik
Imazhi yt më çmend
O femër
Që ujkonjat më kujton ...
 

( 18 gusht 1969 )



EROTIKA 


ARI DHE PLATINI

Ish nat' e fundit.
Binte borë.
Flokët - ar,
Bora - platin.
Vizion i fundit,
Kujtim i ndarjes
Në paharrim.
Po s'qe pasuria
Vler' e atij portreti.
Shpirt i ëmbël,
Dashuria,
Stoli pafund
Për zemrën time.
E artë - dashuria.
Platin i bardhë - shpirti.


***
Më pëlqen të rroj në një botë çapkëne
Ku njerëzit të dashurojnë pa frikë.
Zemra të mos drithërohet,
Dimrit pluvial shi trëndafilash të bjerë !

 


***
Ku janë përkëdheljet e puthjet plot zjarr,
Fjalët dhe premtimet: Gjer në varr ?



***
Ti deshe vetëm puthje e shtrenjta ime,
Vërtet gjëje në to aq shumë lumturi ?
Dhe unë s'arrita t'a kuptoj dot kurrë
A ish ajo e jona tamam një dashuri ... 
 

 

 

***
Vizion i dashur,
Pse më shfaqesh kështu gjithmonë,
Orët e gazit dhe prehjes
Pse m'i trishton ?

( 31 korrik 1969 )




***
Më thanë je zbukuruar e dashur
E unë venitem e tretem në vetmi
Zbukurohu, zbukurohu, gjak i ri
Edhe të shëmtuar unë të desha
Plot vrull e zjarr dhe dashuri !...

( 6 gusht 1969 )



NJEREZ TE DASHUR


 



"HO SCRITTO T'AMO SULLA SABBIA"

- Për Nevenkën -

Ti nuk më kishe folur kurrë
E verës në plazh mbi rërë,
" Të dua !" për ty s'kisha shkruar.
Po mbeti emri yt përjetë i njëjtë:
- Ho scritto t'amo sulla sabbia !
 

 


LES YEUX DE KATTY

Pashë ty.
Në fytyrën tende - një peizazh impresionist
Në sytë e tu - dy liqej të thellë blu
Në buzët e tua - dy trëndafilë rozë
Në flokët e tua errësirë.
Pashë ty dhe mbylla sytë,
Se ishe diell e më verbove
( janar 1970 ) 



 
DIANES

Flokët e tua dërrudhe më kujtojnë afshin e Saharës.
Sytë e tu si ulli - perëndeshat romake.
Ty të quajnë Diana.
Por shkretëtirat nuk kanë pyje
Ndaj them se ti je "Mbretëreshë e Oazeve"

( 15.12.1969 )




KENGET E TUA
- për Mikis Teodoraqis -

Vajzat hirplotë të Kretës
Që ruajnë ende bukuritë
E racës së vjetër helene,
Hedhin valle nenë tingujt
E tëndes mandolinatë :
"O horos tis Zorbas"
Në molot e mëdha plot zhurmë
Ku nderet si qiell dielli i pafund,
Djemtë e zeshket mbi asfalt
"To pedhi pu jellai " - fishkëllejnë.
Në ishujt e thatë shkretëtirë
Rrethuar me det të blujtë e kripë,
Dëgjohet një e largët melodi
Këndojnë "Ta tragudhja tis fillaqis" ! 
Janë këngët e burgjeve të lirisë,
Vargjet e tua, Miqis Teodoraqis ! 
Biri i shtrenjtë i Kretës dhe Pireut
Djali kaçurrel i Heladës krenare !
 

( 9 maj 1970 )

SYTE E TU NGJYRE SHIU ...

( për Marie Laforet )

Qiellin shoh në sytë e tu ngjyrë shiu !
Ah sytë e tu, bukuri sirenash !
Zili do t'i kishin dhe epshoret lesbike.

Sy të zgavërt prej pasionesh konsumuar
Si vala dashurore shkëmbin gërryer.
Sytë e tu - farë shpëtimtarë
Për lundërtarn' e lemerisur
Në tisn e natës llahtari.
Sy që zbusin tërbimn e shimerave.
Sy magjikë, sy ngjyrë shiu.
Sy që flasin për dashurinë.
Parfumi i myshqeve, rrathët mavi
Bukurinë u a shtojnë.
Sy inoçentë,
Të pastër,
Të kthjellët,
Plot dritë,
Janë sytë e Marisë ...


( 27 korrik 1969 )


***


( për Dritën )

Pse më drithërohet shpirti kur të dua më thua,
Pse më ndizet gjaku kur puth buzët e tua,
Pse më erren sytë, kur pamjen tende shoh,
Pse më priten gjunjët kur së largu të dalloj,
Pse fryn e shfryn tufani plot dallgë e lemeri ?
Sepse të dua e ëmbla ime: Dashuri !...


***
( për Valbonën )


Ku janë vajzat flokarta,
Sytë e tyre plot shkëlqim,
Buzëqeshjet e ëmbla,
Përshëndetjet plot gëzim ?!
Ku është grekja e bukur,
Vizioni i pastër si mermer,
Flokët derdhur përmbi supe,
Nga dorë e engjëllit prere ? 



TI E KISHE VDEKJEN AQ PRANE

-Shokut tim S.Ymeri -

Ti e kishe vdekjen aq pranë
E prapë këndoje plot ëmbëlsi.
Ti ëndërroje një jetë më të mirë,
Ku bota të bënin vetëm dashuri.
Ti qeshje pa frike e qeshje përsëri ! 
Kështu të kujtoj djalë i gëzuar,
Harbuar në çapkënen djalëri ...

( 10 tetor 1969 )

 


***
- Për Primo Sh -

Ti ishe vetë biri i Zeusit
I ditur si grekët e lashtë,
I rreptë dhe i mençur si latinët !
Ja pse kaq shumë më dhimbsesh
O shpirt i ndjeshëm
Që me timin aq shume ngjan !
Të dua ty ashtu si Narcisi vetveten.
Ti që ishe:
Erudit prej mendjes,
Zjarr e flakë prej shpirtit.
Ti që dalloje nga të tjerët
E sfidë i bëje mendjes shterpë !
O djalë simpatik me sytë si ulli,
Djemtë brunë te lojnave olimpike me kujton.
Fisnik prej shpirtit, Aristotel prej mendjes.
Një farë e harruar prej kohësh të harruara
Qe mijëra vjet pas hedh rrënjë e gjethe çel.
Sytë e tu të zgavërt
Mpakur prej konsumit viziv e voluptetit divin
Brenda tyre mbajnë zjarrn' e dijeve.
Oh, sa e deshe ti antiken epokë,
Sa e lakmove ti modernen kohë !
Ne shtynim mbrëmjet në bordurat e neonit
Sikur qemë mbi të mermertat pllaka të Panteonit.
E ngriheshim duke shkundur pluhurin e kohëve
E syshqyer shëtisnim si të ngjallur nga varri
Rrugëve plot zhurmë në Brodway të Tiranës.
Ti që adhuroje magjiket statuja helene,
Shpirt kozmopolit i rrallë si platini
Në vulgun mineral të turmës njerëzore ...


PARA NJE FOTOGRAFIE

Ti qëndron para meje me buzëqeshje të ngrirë
Mbi letrën bromike të fotos plot shkëlqim
Ashtu si statujat me shikim të ftohtë
Qe vijnë nga thellësitë e epokave të humbura.
Ti qëndron para meje statike përgjithmonë !
Të dua vallë sytë e tu po thonë ?
Kujtim i ynë i vetmi kjo fotografi

Si oaz i freskët qe etjen muhaxhirit i heq
E unë ulem para syve të tu oaz
Si liqej të thellë
Me ujera të pastra
Pranë qenies tende imagjinare
Që zjarrin dhe dridhjen epshore më kujton.
Si muhaxhir shlodhem pranë teje dhe unë
Pas lodhjes dhe lëngatës
Pas kujtimit - vizitor i lodhur
Në rrugët e memories sime të konsumuar.
Kështu qofsh pranë meje o krijese e dashur
Fiksuar ne brom mbi një fotografi ...

( 1 tetor 1969 )

POEZI



A TE KUJTOHET?

Të kujtohet sa më pëlqenin rrathët e syve ngjyrë mavi?
Ndaj i desha aq shumë manushaqet me ngjyrën e të tuve sy.
Tani sytë janë larg nuk mund t'i shoh më
E manushaqet janë vyshkur plot mërzi.
Por nuk ka ikur prej meje jo kujtimi i asaj kohe pa shi,
A e mban mend e dashur kur bënim dashuri ?...


( Tirane - 8 qershor 1969 )


SILENCIOZE

O ti e heshtur si Heshtja ! 
Ti u ndave nga unë silencioze,
E ftohte si akujt e Artikut
Qe s'mundën ta shkrijnë zemrën e zjarrtë.
Sytë e tu të fshehtë si Sfinksi diçka fshehin.
Nga se vuan o krijese silencioze ?
Pse lule e vyshkur e Hyjnisë,
Ka ulur kryet nga melankolia ?
Ç'të mundon?
Mos vallë në gjoks
Thellë një dhembje ndjen ?
Po?
Atëherë hajde.
Jemi të dy shokë !

( 19 korrik 1969 )


MUZIKA

Notat qenë shtatë,
Si shtatë mrekullitë e botës.
Ushqim i shpirtit - tha dikush për to.
Shkrirë e pleksur në mijëra melodi
Si mijëra lëngata e klithma lumturie
Herë të lehta, te buta përkedhelse
Si dorë e vashës nga zjarri përvëluar.
Herë të rrepta e zhurmëmadhe,
Si qiell i vjeshtës plot shi e vetëtima ...
Të vjetrit me to kënduan trimëritë,
Me to sirenat magjepsen lundërtarët,
Me to lesbos-et kalonin netët mesdhetare
Duke thithur nektarn' e jetës në amshim.
Dhe unë në to gjeta pakëz lumturi,
Pakëz paqe, prehje e qetësi,
Në to gjeta dhe shokn' e lëngatës
Me to kalova çaste mërzie e trishtimi
Me atë sublimen gjini të të artit Art
Që qan e qesh plot melodikë,
Me divinen, qielloren muzikë ...

( 2 tetor 1970 )



DETIT

Si i mbyturi që del nga thellësitë e tua
Dhe thith i lemerisur jetën në hapësirë
Unë gjej tek ty kënaqësinë o det !
O botë e madhe, imobile, e kaltër
Here e ngrysur si ball' i nevrastenikut
Herë e qetë si fytyrë statuje e mermertë.
O det, o botë blu !
Dua të rroj me qeniet e tua,
Të shëtis në rrugët me alga zbukuruar,
Të puth nimfat krahë agjenda bukuroshe,
Pa çka se tek ty vdekja lehtas do më vijë
Të tuat ujëra për mua, monument pavdekësie do jenë !

( 4 gusht 1970 )



TERMET

Ra tërmet !
Si kalë i azdisur
Që këmbët përplas plot nevrik

Jelet tundi toka.
Në mushkëritë e saj të hapura
Ndjeva frymëmarrjen plot gulçim !
Pse dridhesh kështu tokë,
Plot potere e ngashërim,
Dhembje ndjen në kokë
A zemrën me lëndim ?
Hajde mbështetu më të miat krye
Të ledhatoj e të puth plot trishtim ...

 ( 3 gusht 1969 )


REVOLTE

Revoltë !
Gjer kur do qëndrosh në heshtje
Ashtu si vullkani që pret tërmetin të buçasë ?
Revoltë gjer kur do qëndrosh në pranga,
E burgosur për gjithnjë ?
Revoltë ?!
Gjer kur do mbetesh e fshehtë ?
Durimi më nuk pret,
Ngrehu Revoltë !


Tirane ( 1970 )



MJAFT ME !

Mjaft më
me kotësinë e këtyre ditëve
pa kufi mes dritës dhe errësirës!
Mjaft më
me ketë balte të neveritshme
në shuajt e këpucëve, duar e fytyre !
Mjaft më
me këtë ushqim anemik e të pakët,
të denjë për katërkëmbëshit pa arsye !
Mjaft më
me shoqërinë e padëshiruar
të Mërzitjes,Trishtimit e Revoltës !
Mjaft më
me ftohtësinë e këtij vendi
që të shtyn reumatizmin e shpirtit !

Mjaft më
me këtë ferr polar
që zemrat ngrin si blloqe të kuq akulli !...

(Backe-Skrapar 1971)



TE SHRUARA NE ZBOR ...

 

LIQEJTE BLU

Pashë ty.
Në fytyrën tende - një peizazh impresionist.
Në sytë e tu - dy liqenj të thellë blu.
Në buzët e tua - dy trëndafile rozë.
Në flokët e tu - errësirë.
Pashë ty dhe mbylla sytë
Se ishe diell e më verboje.


( Tirane - Janar 1970 )

***
Prej kohësh kam dëshirë të kredh gishtat
Në flokët e tu të gjatë e të zes.
Të shtrëngoj mes duarve të mia që digjen prej zjarrit
Kokën tënde qiellore.
Prej kohësh dua të puth gjer në dhembje
Në cepat e syve të tu, ku flenë bashkë
zbehtësia dhe trishtimi.
Prej kohesh dua të mbështes
Buzët e mia të thara plot plasa
Mbi gojën tende të vogël greke.
Kjo kohë plot dëshirë e ëndrra s'po vjen ! 
Ndofta një ditë ajo do vijë
Ashtu si erërat e ngrohta të prillit
Që gënjejnë lulet e pjeshkeve ngjyrë violetë ...

( pa date )



DREJT MEJE

Me vrap të lehtë prej amazone
Drejt meje po vjen e dashur.
Era e detit flokët t'i merr e t'i pleks
E hap krahët të të pres
Të të përqafoj
E bashke me ty
Gjithësinë të pushtoj
Detin, qiellin, pyjet !
Hajde të fluturojmë kështu pambarim,
Mes dhimbjeve e psherëtimave
Si "Paolo e Françeska" në amshim ...

( 13 gusht 1970 )

PEISAZH QIELLOR

Në netët e plumbta të dimrit
Qielli ngjan si moçal i zbehtë myshku.
Në mbrëmjet e vakta të verës
Yjet ngjajnë si tulipanë liqeni.
Në agimet e parfumuara të pranverës
Retë ngjajnë si akuj që thyen.
Në muzgjet mërmëritëse të vjeshtës
Hëna ngjan si medalje e artë
Mbi kadifenë blu të qiellit ...

( 20.08.1970 )




***
( Motiv popullor )


- Mollë e bukur, mollë e kuqe
Pse t'u zverdh fytyra ?
Mos krimb i verdhë
Plot helm e djallëzi
Zemrën të bren ty ?
Mollë e ëmbël,
Pse gojën ma helmon?
- Krimb i verdhë,
Shpirtin m'a hidhëron
- Mollë e kuqe e pa bërë
Zemra të troket ?
- Vema dorën përmbi gji
Ajo se ç'mu tret !
Fryu er' e detit
Fryu plot rrëmbim
Klithm' e ftohtë e dimrit
Mollën përcjell ne varrim ...

( pa date )

***
Edhe dielli mund të ftohet
E akujt të mbulojnë gjithçka.
Edhe vjollcat të mos çelin,
Pranvera të mos vijë më.
Por jo, jo, sytë e tu
S'do të vdesin kurrë ...


( 28.08.1970 )




SPLEEN SHTATORI

Çdo mbrëmje
Ne kokën time të dhembur
Që në mijëra mendime lëngon,
Një gjarpër jeshil pik-pik helmin derdh.
Çdo ditë,
Në kokën time të rendë si pesha e Atllasit
Një darë shtrëngon fort
E dhimbjet me tam-tame në farke m'i çon.
Kërkon ajo darë kokën e gjarprit të presë,
Kërkon ajo vare kokën e gjarprit të shtypë.
Por gjarpri mbetet i gjallë e tam -tamet gjëmojnë
Si jehona këmbanash që ndjellin llahtari...

( shtator 1970 )


OFELISE

( sipas Arthur Rimbaud )

Mbi valën e qetë e të zbehtë ku yjet flenë
E bardha Ofeli përkundet si zambak i bardhë
Noton lehtë, lehte e fjetur mes vellos së gjatë
Teksa zërat e natës këndojnë me korr në pyll
Ka qindra vjet që e trishtuara Ofeli
Noton, fantazmë e bardhë mbi lumin e zi
Ka qindra vjet që e ëmbla marrëzi
Murmurit këngën e saj ndërsa mbrëmjet thyen
Era e puth lehte në gjinjtë e bardhë zbuluar
E i hap vellon që përkundet butësisht mbi ujë
Shelgjet qajnë me dënese mbi supet e saj të bardhë
Mbi ballin e lartë e ëndërrues fshihen kallamat
O e zbehta Ofeli, e bukur si dëbora !
Ti vdiqe, fëmijë e pastër dhe naive
Atë mëngjes prilli kur i zbehti djalosh
I marrë u ul heshtur pranë gjunjëve të tua
Dhe poeti thotë se nga bardhësia e yjeve te lartë
Ti vjen të kërkosh natën lulet që ke këputur
E ai ka parë mbi ujë, shtrirë mbi tyln? e bardhë
Të bardhën Ofeli të notojë si zambak liqeni ?


( 4.9.1970 )


GOLGOTHA

NE VITIN 2148

Në vitin 2000 zemrat tona do të jenë ftohur
Dhe flaka e zbehtë që ndriçuar mendjen mban
Do të jetë shuar
Ah, po sytë e tu? Do jetë tretur hijeshia e tyre
Si perëndimet e bukura ne horizonte vjeshte
Si zvarranikë të përbuzur ne do të vuajmë
Dimrin e pleqërisë,
Neverinë e përbuzjen qe dikur provuam vete
Në vitin 2018
Ne do te jemi kaq të vegjël mes yjeve
Kaq të vegjël mes turmave
Makinave, aeroporteve e ritmeve "blues"
Pas perëndimit, një natë e zezë do të vijë
Në pelerinën e saj të zbehtë me yje zbukuruar
Si lakuriqë nate do të ngremë foletë.
Ne vitin 2048
Sytë e tu të kaltër me kohë do jenë shuar
Kaltërsia e qiejve do jetë zbehur
E detrat do kenë ngr
ire e acar do të bejë?
Në vitin 2148
Hijet tona do vrapojnë në kartieret e një qyteti të shkretë
Një qyteti të vdekur që s'jeton më
Një qyteti shkatërruar nga qytetërimi.
E për një çast nga errësira do dal e do thërras:
- Po ti, ku je ? Ku je ?
Mbi cilin yll gishtin t'a drejtoj në hapësirë
Ku të të kërkoj në pafundësi?
Dhe të mitë lotë do lëshojnë një drite të bardhë
Si kristalet e kripës !

( 10 shkurt 1971 )



***
Nënave u kërkohet falje vetëm në vdekje,
Se vetëm atëher' kuptohet e madhja dashuri !

 


Auguste Renoir "Vajza me kallëz" 
( Fillette à la gerbe - 1888 )

"Fillete a la gerbe" e RENOIR

Unë mund të puthja flokët e tu të verdhë
Që aq shume i ngjanin vjeshtës së artë.
Unë mund të ecja krah' teje në "Marsel Kashen"?
Ku me gjethet e stinës era dëfren.
Unë mund të qëndroja pranë syve të tu
Si pranë një liqeni i ulur në gju.
Unë mund të flisja për pikturë, poezi
Kur ti skalisje motive antike te "Migjeni".
Unë mund të thërrisja si dikur pazarit
- Ku je, "Fillete à la gerbe" e Renuar -it ?!
Unë mund të isha përjetë me ty
Piktorja flok'artë me të kaltërit sy.
Po ti, je tani, larg !
Shoh foton tende në gazetë
E ngrire aty, ti buzëqesh pak.
Larg, shumë larg, në dhembje e qetësi
Unë pi raki, ngre dolli e shkruaj poezi.

Jashtë bie bore. Bie shi. Mars 1971 ...

( Backe - Skrapar )


LETRA E NENES

Si një nina-nana e harruar nga femijnia
Së largu më erdhi letra jote, nenë !
Letra jote e parë, sa shumë e kam pritur...

Nenë e dashur !
Shkrimi yt si hieroglifët egjiptiane
Ka me tepër dashuri se Kleopatra për Qezarin.
Ti shkruan pa pikë e presje si dekadentët,
Po në letrën tende ka më tepër dhëmbshuri
Sa gjithë bota e tyre e vogël si lajthi.
"Te puth në sytë e bukur !" - shkruan ti
E unë mendohem e them me vete:
- Ku e gjeti nena ime kaq poezi?!
Faleminderit, nenëza ime,
Të tille gëzim s'kam ndjerë kurrë !
( Edhe kur e dashura me shkroi
Me shkrimin e saj të rrallë,
Të shumëpriturën letër të parë ).


( Backe - Skrapar 1971)

PORTRETI IM

Mërzitja e Dhimbja përbejnë hirin
E zjarrit tim që flakëron prej kohësh,
Të syve të mi me bisht ( kujtim nga nena )
Plot dritë, dhembshuri dhe kuriozitet ...
Të kësaj goje qe pi vetëm ujin e shqetësimit,
Të profilit tim të konsumuar nga erozioni i
Varfërisë, lodhjes e trishtimit,
Të dhëmbëve të rrallë, gurë të gjymtuar
Nga myshku i pafjalësisë,
Të flokëve djegur nga dielli mesdhetar,
Të trupit tim të pakët nga trashëgimia,
Femijnia e varfër, ushqimi e letargjia.
Për pak kohe ç'do të mbetet nga gjithë kjo?
Përgjigjja është e lemerishme o shpirti im !
Asgjë veç një skicë e zbehte që harrohet,
Humbet e vdes në vetmi.
E që koha - kjo plakë e neveritshme -
Çdo ditë e fshin me leckat e saj të fëlliqura.
Megjithatë dije o plakë shtrigë,
Ti s?do arrish të fshish nga memoria ime
Ato që ishin Dëshira dhe Mendimi im !...

( Backe - Skrapar 1971 )

 

GEZOFI BARDH E ZI

Në sytë e myshkët të Kamiles
Që ndriçojnë si diej të ftohtë fosforeshentë
Shoh jetën e një refugjati të leckosur
Që i ngjitet plot mundim malit të Golgotës
Si do jetë vallë jeta jote, Kamila ?
Këto kohë që shijova alegrinë tende të egër
Janë për mua një asfiksi e vogël
Në frymëmarrjen e jetës, e vogla ime !
Gëzofi yt i bardhë si peizazhet e nordit
Më ndolli butësinë e harruar të së kaluarës
Bardh' e zi gëzofi yt Kamila !
E bardhë egërsia jote shtazore
E zezë liria e butë e duarve përkedhelese
Të bardhë agimet e polit dhe perëndimet daneze
Të zes banoret e netëve afrikane ...
Kamila? Për çfarë ënderrojnë sytë e tu ?
Mos vallë lumturinë e stërgjyshërve të tu të lashtë
Pyjet e ngrohtë të atdheut tënd të humbur
Rerën e nxehte të tropikut
, bimët qindvjeçare
Gjakun e mpiksur të kafshëve monstruoze
Diellin e djegur të meridianit
Qytetërimin e lashtë mishngrënës ?
( Ti je një qënie e egër Kamila !
E zbutur përkohësisht nga butësia
E çasteve delikate njerëzore )

( Backe - 12 dhjetor 1971 )

 


KUR MACJA IME FLE

Kur macja ime e vogël fle
Duke futur hundën e saj ngjyre rozë
Mes barkut të butë si myshku
Më ngjan si një fëmijë e vogël
Që përkundet në ëndrra
Duke thithur gishtin e vockël ...
Kur macja ime mbyll sytë
Me bisht si vajzat japoneze
Më ngjan se shoh një perëndim dielli
Të djegur nga zjarri i qiejve ...


( Backe - shkurt 1972 )


DIMER

Ra borë
Qielli shkundi qilimin e hirtë
Retë shkundën përparëset e bardha
Me plot lule bore
E kristale të ngrirë

Ra borë.
Oxhaqet si pleq të menduar
Ndezën llullat me duhan të fortë


Ra borë
Era e jugut nisi të fryjë
E si një piktor dekadent
Peizazhin e bardhë e shëmtoi
Me ngjyra ndryshku shkurresh ...

( Backe - shkurt 1971 )

 

DIKUR ENDERROJA ...

Dikur, në fëmijëri ëndërroja Simbad Detarin
Montekriston, Ishullin e Thesarit dhe piratët,
E me pas në adoleshencë për art e poezi
Për Bonapart, pulla poste e dashuri ...
E tani, erdhi koha të mendoj edhe për ty,
E fejuara ime e panjohur ku je ti ?...
Mes qindra fytyrash të trëndafilta
Unë s'arrij ta shquaj atë tënden...
Cila do jesh ti ?
Ç'emër do kesh?
Mes qindra pyetjesh këtë s'mund ta gjesh
Unë s'të njoh, s'të kam pare kurrë !
A do ti kesh valle të kaltër sytë e tu,
Zërin të qeshur e fytyrën bardhësi,
Flokët e gjatë si katarakte argjendi
Gjinj të ngrohtë e të butë bukëvale?
Nuk e di
Di vetëm qe do të dua !

( pa date )

***

Një oqean i shqetësuar mërzitje
Gdhihet mëngjeseve plot dallgë e llahtari.
Dallgët rrahin brigjet e një ishulli.
Ishull i vetmuar, ishull i shkretë.
E mes ishullit një oaz plot jetë.
Oaz ?
Oh, ç'mrekulli ! Freski, gjelbërim, ujë !
Harlisen drurët tropikalë, freskohen zvarraniket
Kundërmojnë lulet, cicërijnë zogjtë?
E tillë dhe bota ime:
Oqean mërzitje - jeta,
Ishull i përvëluar - trupi
Oaz përrallor - shpirti


( maj 1971 )




HAJDE NE SHTEPINE TIME !

( Irene me dërgoi foton e një "hippy" )


Hej, Hippy ! Hippy !
Ku po shkon ?....
S'do e gjesh kurrë boten që kërkon
As në Kopenhagë e as në London.
Ti mban në koke lule të bardha
Ashtu siç do dhe botën pa njollë.
Si bohemjan endesh qyteteve
Ecën rrugëve e rrezë grataçilesh
Zhurma e kjo botë e çmendur
Ty të mërzit, ty të trishton?
Hippy, hippy,
Thuajmë ç'farë kërkon ?
Botën e ëndrrave s'do e gjesh kurrë !
Po në se kërkon një kështjelle gëzimi,
Në se kërkon një oqean lumturie
Ne se kërkon vetëm një mik :
Atëherë hajde në shtëpinë time

( maj 1971 )

Repost 0
13 juillet 2006 4 13 /07 /juillet /2006 16:40

 DHIMBJET

E

'SOLAR-PLEXUS'


 

 

 Eli, Eli, Sabaktani ?! 
( Zoti im, Zoti im, përse më braktise ?! ) 
( Nga Ungjilli sipas Matheut 27:46 )


... Nuk e di se si këto poezi arritën tu bëjnë ballë aq e aq viteve mbushur plot ngjarje të renda e të turbullta. Ato shpëtuan të fshehura në një baule të vjetër, aty ku mbaja gjithë ato të cilat në adoleshencë e rininë e hershme, unë i quaja "arkivat" e mia. Në fakt, kur dy-tre vjet para se të binte ngrehina e dhunës dhe frikës totalitare, unë qeshë akuzuar si "armik i pushtetit" dhe dosja ime qe dorëzuar nga sigurimi në Komitetin e Partisë të rrethit të Vlorës, këto poezi i pata fshehur në shtëpinë e prindërve të mi. Dhe ato shpëtuan. I lashë pa i djegur, me mendimin se "ata" nuk do të arrinin të shkonin për kontroll gjer aty, ku ato qëndronin të fshehura. Ndërkohë që disa të tjera, të cilat i ruaja në shtëpinë time, i bëra shkrumb e hi në një mbas dite të zymtë qershori dhe, pastaj, hirin e tyre e pata hedhur me ngut në WC.

Këto vargje modeste, janë shkruar nene terrin e jetës totalitare. Ato janë ruajtur ne fshehtësi e sekret të plotë dhe u prezantohen për herë të parë disa miqve të mi. ( Me siguri, në se gjatë sistemit stalinist, autori i tyre do guxonte t'i bënte ato të njohura, qoftë dhe në një rreth tepër të ngushtë njerëzish, ai rrezikonte një dënim tepër të rendë. S'kanë qenë të pakët të rinjtë e asaj kohe që shkruan vargje te tillë e që përfunduan pastaj, në të tilla rrethana tragjike ).

Fletorja e zverdhur e poezive të mia intime, e cila u shpëtoi atyre viteve të frikshme, është tani këtu në duart e mia. Ajo është lidhur me dy kordonë të jeshiltë nenë dy kapakë të trashë kartoni. Në faqen e parë të këtij "libërthi" është shkruar pseudonimi im i asaj kohe AMARUS e, poshtë tij, titulli: Dhembjet e "solar plexus". Pak më poshtë, viti: 22 tetor 1969. Kjo ka qenë edhe data e nisjes së hartimit të këtij "libri poetik", por duhet të shtoj se ai është "pasuruar" dhe në vitet në vazhdim. Shtypja e tij është bërë me një makinë shkrimi "Olivetti", në zyrën e kushëririt tim Kristofor Xhani i cili aso kohe punonte si ekonomist në ndërmarrjen "Albimport" në Tiranë. Me tej, ne faqen e tij te dytë, kam shkruar një lloj dedikimi. Pikërisht : "Eli, Eli, lama sabakthani ! ( Zoti im, Zoti im ? Perse me braktise ? - fjale te cilat përbejnë edhe mesazhin e fundit te Jezu Krishtit drejtuar Zotit, teksa ishte duke dhëne shpirt
, i kryqëzuar ... )

Aso kohe, kur nisa të mbaja shënime e të guxoja të shkruaja këto vargje, lexoja Charles Baudelaire të cilin bashkë me poete të tjerë simboliste franceze, ma pat "zbuluar" për here te pare, miku im i vjetër Primo Shllaku e, ishte nene ndikimin dhe impulsin e atyre leximeve që, ndofta, morra edhe guximin t'i hidhja ndjenjat dhe impresionet e mia në vargje. Shume prej këtyre poezive, janë më së shumti vargje të një ditari te ndaluar, hedhur shpejt e shpejt në "bllokun intim" të shënimeve. Ato janë shkruar, pra, nenë efektin e "spleen" - ve të kohës e, ishte ajo arsyeja pse unë doja t'i emërtoja simbolikisht: "Dhimbjet e solar pleksus" *, duke bërë aluzion e paralelizëm me titullin e kryeveprës se Baudelaire "Lules e se keqes" ( Les fleurs du mal ). Sepse e Keqja, aso kohe, ishte vazhdimisht përreth nesh. E pashpirt, brutale, makabre, cinike dhe tinzare !

Më ndjeni, por do të doja që në këtë koment hyrës, të thosha dhe dy fjalë të tjera, mbi rrethanat e shkrimit të kësaj lloj poezie, domethënien e së cilës Primo Shllaku e ka shprehur mjeshtërisht ne "Parathënien" e librit te tij tronditës "Lulet e Natës" ku, nder te tjera thotë: "... këto vargje, në një farë mënyre, janë shprehje e Poezisë së Heshtjes. Ato janë jo vetëm pengu e trishtimi, por edhe zëri e klithma e saj. Ishte pikërisht kjo arsyeja pse, aso kohe, heshtja u be Kisha ime e, poezitë e mia Altari i saj, ku unë vija për çdo nate vazot me Lulet e mia te Natës ...?

Faleminderit dhe ndjemë Primo që, këto fjalë, i vendosa pa lejen tende në paraqitjen e këtij cikli "poetik" ! Pa dyshim, këto vargje të miat, tepër modeste e të shkruara thjesht për "vete", siç shprehesh aq saktë e trishtueshëm dhe ti, më së shumti kanë qenë lindur NATEN, në muzgun e ditëve pa diell, në pezmin e jetës së trishtuar dhe durimit, në vështrimet tona që dëshironin të shihnin më tej, por që pengoheshin nga horizontet e "klonuara" me bunkerë e tela me gjemba. Ato, sigurisht, s'e kanë forcën dhe mjeshtërinë e poezive të mikut tim shkodran të cilin e kam adhuruar gjithmonë por, gjithsesi, duke qenë se të dy kemi qenë shokë e miq fatkeqë të një gjenerate, si dhe tepër te pasionuar pas artit të fjalës, të shkruarit qofte hapur a në fshehtësi, pat qene dhe mbetet një nga kenaqesite dhe obsesionet tona eternelë ...

Nga autori


* Solar Plexus ose ndryshe "Manipura shakra", është nje fjalë që vjen nga indishtja e vjetër e do të thotë "Qyteza e brilanteve". Ajo është një pikë që bashkon shume nerva e ndodhet dy gisht mbi kërthizë, nenë diafragmë. Ajo është zona e ndërgjegjësimit të energjisë fizike dhe temperaturës së trupit njerëzor. Është "shakra" (solar plexus) ajo që rregullon një pjesë të madhe të cilësive tona në marrëdhëniet shoqërore, simpatitë e antipatitë si dhe aftësinë tonë për të përjetuar marrëdhënie emocionale. Gjendja jonë shpirtërore, varet shumë nga sasia e dritës që "shakra" rrezaton në trupin tonë. Në se ?shakra? është në harmoni, ne do t'a ndjejmë veten të hapur, të kthjellet, të gëzuar. Në se "shakra" vuan, humori ynë është i shprishur dhe i zymte. Ne "Solar plexus" ndodhen fuqia e vullneti ynë, vetë selia e personalitetit tonë.




TRISHTIM BODLERIAN

 

 



SPLEEN

Mes qindra e qindra kujtimesh,
memoria ime e lodhur kërkon
më të lartin, sublimin.
Dhe shpesh pyetje i bën vetes:
Kujtim të tillë a ka?
Në një det të tillë të pafund vizionesh
koshienca ime s'kap gjë tjetër veç
mërzitje, dhimbje e trishtim ...

( 11 nëntor 1969 )

SI DIOGJENI ME KANDIL

Ditën e Natën,
kur qesh e kur mërzitem,
si kafshët ripërtypëse
bluaj në mendjen time
Ushqimin e Djeshëm:
- kujtimet, dashuritë, ëndrrat ...
E nis të kërkoj mes tyre,
si Diogjeni me kandil,
mos gjej një fije Shpresë.


( Tirane - 1969 )

 


DIELLI I ATYRE QE FLENE

Dielli i atyre që flenë
Nuk është flakë ari
Plot dritë e vezullime.
Ai është i zbehtë,
Me ngjyrë portokalli
Dhe drit' e tij e zbehtë,
Zbret dalëngadalë me dembeli
Dielli i atyre që flenë ka ngjyre dheu
E në sytë e atyre që flenë
Nuk hedh fare drite
Veç asaj që lëshon squfuri,
kalciumi e fosfori
Dielli i atyre që flenë është i ftohtë
Si lot dimri mbi fytyrë
Dielli i atyre që flenë nuk është diell
Por xixëllonje e vetmuar
Në infinitin errësirë ...


***
O dhimbje që prej shpirtit më buron,
Djall i verdhë veshur me rrobat e mërzisë !
Pse zemër e mendje ma pushton ?
Eh, ushqim m'u bëfsh !
Pa ty s'mund te jetoj !
 


 ***

O femër diabolike !
E qeshura jote nuk shpreh
veç injorancë e zbrazësi !
Sytë që janë poezia e bukurisë
Tek ty s'shprehin veç tradhti !
O djall i zi ! Pritme !
Tek ty do vij një natë
Sadist do bëhem, sytë t'i copëtoj
Qofsh e vdekur pastaj ...
Do të harroj !


DJALLI ENGJELL

Simbol i Gënjeshtrës dhe Mashtrimit
Engjëll plot hir m'u duke në fillim,
Për ty çdo ndjenjë bëra theror.
Të gjitha i përzura prej mendjes,
Përveç teje që si engjëll i bardhë
Pushtove hapësirën e timit shpirt.
Po dole djall ti e imja shpresë e vetme,
E sublimja ëndërr keqas u hoq zvarrë.
Djall mizor me tënden bukuri më mashtrove !
Por keqas dije do hakmerrem
E pastaj rrugën tende do të marr ...
 

 

ILUZION

O, zemër, mos u gënje !
Jo ! Jo !
Prit pak dhe e drejta do fitojë !
Mos u gënje nga djalli që flatrat e engjëllit valëvit !
Nga e qeshura e tij që të fanitet përditë,
Si një skërmitje që mishin ta rrëqeth
E zemrën t'a bën akull plot frikë.
Mos u gënje, zemër, jo !
Dhe ti mendja ime mos u turbullo !
Prisni ! Retë do të ikin
Bryma do të zbresë
Dielli do ndriçojë
E para teje s'do shohësh një "pikturë"
Por djallin vetë me dhembet lakuriq ...

 


***
Të urrej dhe gojën do ta mbyllja vetëm me puthje,
Të dua tek unë do të kthehesh me plot lutje !

***
Kur përshëndet e dashur
Mos qesh me zor,
Me mirë thjesht tund kokën
E qeshura jote me tmerron ...



VOLUPTAS



***
Pse mbyll sytë e dashur kur të puth ?
Mos valle ëmbëlsia që ndjen
Ne gojën tende voluptuoze
Fsheh lakminë e bishës së uritur ?
Pse mbyll sytë e dashur kur të puth ?
Fytyre djalli s'kam mos u trondit,
Por dhe engjëll s'jam mos u habit !
Pse i mbyll sytë e dashur kur të puth ?
Dhimbje ndjen a vallë lumturi ?
Thuajmë, moj e dashura ime, ti !


( 8 prill 1969)


***
O ëndërr e ngrohtë
E vaket si ditët pranverore
Që mbete në memorie si trëndafil i vyshkur.
Më vodhe zemrën dhe me le në shpirt
urrejtje e dashuri
Dhe mbete ti larg, aty larg,
Pa jete, pa ëndrra, pa bukuri ...
Parfumi i ëmbël që gjiri yt më sillte
Po zhduket
E malli po më merr për të tani,
Hajde, përbindësh, zvarranik i qullët
Dhe falmë dy minuta lumturi ! .

.. 



***
Ika.
Prej teje morra plot puthje voluptuoze
E rreth meje akoma ndjej
Aromën e parfumit të trupit tënd
Tani kujtoj
Sytë e tu çpues
Buzët e gjakta,
Mishin elastik
Imazhi yt më çmend
O femër
Që ujkonjat më kujton ...
 

( 18 gusht 1969 )



EROTIKA 

 

 


ARI DHE PLATINI

Ish nat' e fundit.
Binte borë.
Flokët - ar,
Bora - platin.
Vizion i fundit,
Kujtim i ndarjes
Në paharrim.
Po s'qe pasuria
Vler' e atij portreti.
Shpirt i ëmbël,
Dashuria,
Stoli pafund
Për zemrën time.
E artë - dashuria.
Platin i bardhë - shpirti.


***
Më pëlqen të rroj në një botë çapkëne
Ku njerëzit të dashurojnë pa frikë.
Zemra të mos drithërohet,
Dimrit pluvial shi trëndafilash të bjerë !

 


***
Ku janë përkëdheljet e puthjet plot zjarr,
Fjalët dhe premtimet: Gjer në varr ?


 

 

***
Vizion i dashur,
Pse më shfaqesh kështu gjithmonë,
Orët e gazit dhe prehjes
Pse m'i trishton ?

( 31 korrik 1969 )




***
Më thanë je zbukuruar e dashur
E unë venitem e tretem në vetmi
Zbukurohu, zbukurohu, gjak i ri
Edhe të shëmtuar unë të desha
Plot vrull e zjarr dhe dashuri !...

( 6 gusht 1969 )



"HO SCRITTO T'AMO SULLA SABBIA"

- Për Nevenkën -

Ti nuk më kishe folur kurrë
E verës në plazh mbi rërë,
" Të dua !" për ty s'kisha shkruar.
Po mbeti emri yt përjetë i njëjtë:
- Ho scritto t'amo sulla sabbia !
 


 


LES YEUX DE KATTY

Pashë ty.
Në fytyrën tende - një peizazh impresionist
Në sytë e tu - dy liqej të thellë blu
Në buzët e tua - dy trëndafilë rozë
Në flokët e tua errësirë.
Pashë ty dhe mbylla sytë,
Se ishe diell e më verbove
( janar 1970 ) 



 
DIANES

 

 

Flokët e tua dërrudhe më kujtojnë afshin e Saharës.
Sytë e tu si ulli - perëndeshat romake.
Ty të quajnë Diana.
Por shkretëtirat nuk kanë pyje
Ndaj them se ti je "Mbretëreshë e Oazeve"

( 15.12.1969 )



 

 


KENGET E TUA
- për Mikis Teodoraqis -

Vajzat hirplotë të Kretës
Që ruajnë ende bukuritë
E racës së vjetër helene,
Hedhin valle nenë tingujt
E tëndes mandolinatë :
"O horos tis Zorbas"
Në molot e mëdha plot zhurmë
Ku nderet si qiell dielli i pafund,
Djemtë e zeshket mbi asfalt
"To pedhi pu jellai " - fishkëllejnë.
Në ishujt e thatë shkretëtirë
Rrethuar me det të blujtë e kripë,
Dëgjohet një e largët melodi
Këndojnë "Ta tragudhja tis fillaqis" ! 
Janë këngët e burgjeve të lirisë,
Vargjet e tua, Miqis Teodoraqis ! 
Biri i shtrenjtë i Kretës dhe Pireut
Djali kaçurrel i Heladës krenare !
 

( 9 maj 1970 )

SYTE E TU NGJYRE SHIU ...

( për Marie Laforet )

Qiellin shoh në sytë e tu ngjyrë shiu !
Ah sytë e tu, bukuri sirenash !
Zili do t'i kishin dhe epshoret lesbike.

Sy të zgavërt prej pasionesh konsumuar
Si vala dashurore shkëmbin gërryer.
Sytë e tu - farë shpëtimtarë
Për lundërtarn' e lemerisur
Në tisn e natës llahtari.
Sy që zbusin tërbimn e shimerave.
Sy magjikë, sy ngjyrë shiu.
Sy që flasin për dashurinë.
Parfumi i myshqeve, rrathët mavi
Bukurinë u a shtojnë.
Sy inoçentë,
Të pastër,
Të kthjellët,
Plot dritë,
Janë sytë e Marisë ...


( 27 korrik 1969 )


***


( për Dritën )

Pse më drithërohet shpirti kur të dua më thua,
Pse më ndizet gjaku kur puth buzët e tua,
Pse më erren sytë, kur pamjen tende shoh,
Pse më priten gjunjët kur së largu të dalloj,
Pse fryn e shfryn tufani plot dallgë e lemeri ?
Sepse të dua e ëmbla ime: Dashuri !...


***
( për Valbonën )


Ku janë vajzat flokarta,
Sytë e tyre plot shkëlqim,
Buzëqeshjet e ëmbla,
Përshëndetjet plot gëzim ?!
Ku është grekja e bukur,
Vizioni i pastër si mermer,
Flokët derdhur përmbi supe,
Nga dorë e engjëllit prere ? 



TI E KISHE VDEKJEN AQ PRANE

-Shokut tim S.Ymeri -

Ti e kishe vdekjen aq pranë
E prapë këndoje plot ëmbëlsi.
Ti ëndërroje një jetë më të mirë,
Ku bota të bënin vetëm dashuri.
Ti qeshje pa frike e qeshje përsëri ! 
Kështu të kujtoj djalë i gëzuar,
Harbuar në çapkënen djalëri ...

( 10 tetor 1969 )

 


***
- Për Primo Sh -

Ti ishe vetë biri i Zeusit
I ditur si grekët e lashtë,
I rreptë dhe i mençur si latinët !
Ja pse kaq shumë më dhimbsesh
O shpirt i ndjeshëm
Që me timin aq shume ngjan !
Të dua ty ashtu si Narcisi vetveten.
Ti që ishe:
Erudit prej mendjes,
Zjarr e flakë prej shpirtit.
Ti që dalloje nga të tjerët
E sfidë i bëje mendjes shterpë !
O djalë simpatik me sytë si ulli,
Djemtë brunë te lojnave olimpike me kujton.
Fisnik prej shpirtit, Aristotel prej mendjes.
Një farë e harruar prej kohësh të harruara
Qe mijëra vjet pas hedh rrënjë e gjethe çel.
Sytë e tu të zgavërt
Mpakur prej konsumit viziv e voluptetit divin
Brenda tyre mbajnë zjarrn' e dijeve.
Oh, sa e deshe ti antiken epokë,
Sa e lakmove ti modernen kohë !
Ne shtynim mbrëmjet në bordurat e neonit
Sikur qemë mbi të mermertat pllaka të Panteonit.
E ngriheshim duke shkundur pluhurin e kohëve
E syshqyer shëtisnim si të ngjallur nga varri
Rrugëve plot zhurmë në Brodway të Tiranës.
Ti që adhuroje magjiket statuja helene,
Shpirt kozmopolit i rrallë si platini
Në vulgun mineral të turmës njerëzore ...

 

 

 

 

PARA NJE FOTOGRAFIE

Ti qëndron para meje me buzëqeshje të ngrirë
Mbi letrën bromike të fotos plot shkëlqim
Ashtu si statujat me shikim të ftohtë
Qe vijnë nga thellësitë e epokave të humbura.
Ti qëndron para meje statike përgjithmonë !
Të dua vallë sytë e tu po thonë ?
Kujtim i ynë i vetmi kjo fotografi

Si oaz i freskët qe etjen muhaxhirit i heq
E unë ulem para syve të tu oaz
Si liqej të thellë
Me ujera të pastra
Pranë qenies tende imagjinare
Që zjarrin dhe dridhjen epshore më kujton.
Si muhaxhir shlodhem pranë teje dhe unë
Pas lodhjes dhe lëngatës
Pas kujtimit - vizitor i lodhur
Në rrugët e memories sime të konsumuar.
Kështu qofsh pranë meje o krijese e dashur
Fiksuar ne brom mbi një fotografi ...

( 1 tetor 1969 )

POEZI



A TE KUJTOHET?

Të kujtohet sa më pëlqenin rrathët e syve ngjyrë mavi?
Ndaj i desha aq shumë manushaqet me ngjyrën e të tuve sy.
Tani sytë janë larg nuk mund t'i shoh më
E manushaqet janë vyshkur plot mërzi.
Por nuk ka ikur prej meje jo kujtimi i asaj kohe pa shi,
A e mban mend e dashur kur bënim dashuri ?...


( Tirane - 8 qershor 1969 )


SILENCIOZE

O ti e heshtur si Heshtja ! 
Ti u ndave nga unë silencioze,
E ftohte si akujt e Artikut
Qe s'mundën ta shkrijnë zemrën e zjarrtë.
Sytë e tu të fshehtë si Sfinksi diçka fshehin.
Nga se vuan o krijese silencioze ?
Pse lule e vyshkur e Hyjnisë,
Ka ulur kryet nga melankolia ?
Ç'të mundon?
Mos vallë në gjoks
Thellë një dhembje ndjen ?
Po?
Atëherë hajde.
Jemi të dy shokë !

( 19 korrik 1969 )


MUZIKA

Notat qenë shtatë,
Si shtatë mrekullitë e botës.
Ushqim i shpirtit - tha dikush për to.
Shkrirë e pleksur në mijëra melodi
Si mijëra lëngata e klithma lumturie
Herë të lehta, te buta përkedhelse
Si dorë e vashës nga zjarri përvëluar.
Herë të rrepta e zhurmëmadhe,
Si qiell i vjeshtës plot shi e vetëtima ...
Të vjetrit me to kënduan trimëritë,
Me to sirenat magjepsen lundërtarët,
Me to lesbos-et kalonin netët mesdhetare
Duke thithur nektarn' e jetës në amshim.
Dhe unë në to gjeta pakëz lumturi,
Pakëz paqe, prehje e qetësi,
Në to gjeta dhe shokn' e lëngatës
Me to kalova çaste mërzie e trishtimi
Me atë sublimen gjini të të artit Art
Që qan e qesh plot melodikë,
Me divinen, qielloren muzikë ...

( 2 tetor 1970 )



DETIT

Si i mbyturi që del nga thellësitë e tua
Dhe thith i lemerisur jetën në hapësirë
Unë gjej tek ty kënaqësinë o det !
O botë e madhe, imobile, e kaltër
Here e ngrysur si ball' i nevrastenikut
Herë e qetë si fytyrë statuje e mermertë.
O det, o botë blu !
Dua të rroj me qeniet e tua,
Të shëtis në rrugët me alga zbukuruar,
Të puth nimfat krahë agjenda bukuroshe,
Pa çka se tek ty vdekja lehtas do më vijë
Të tuat ujëra për mua, monument pavdekësie do jenë !

( 4 gusht 1970 )



TERMET

Ra tërmet !
Si kalë i azdisur
Që këmbët përplas plot nevrik

Jelet tundi toka.
Në mushkëritë e saj të hapura
Ndjeva frymëmarrjen plot gulçim !
Pse dridhesh kështu tokë,
Plot potere e ngashërim,
Dhembje ndjen në kokë
A zemrën me lëndim ?
Hajde mbështetu më të miat krye
Të ledhatoj e të puth plot trishtim ...

 ( 3 gusht 1969 )


REVOLTE

Revoltë !
Gjer kur do qëndrosh në heshtje
Ashtu si vullkani që pret tërmetin të buçasë ?
Revoltë gjer kur do qëndrosh në pranga,
E burgosur për gjithnjë ?
Revoltë ?!
Gjer kur do mbetesh e fshehtë ?
Durimi më nuk pret,
Ngrehu Revoltë !


Tirane ( 1970 )



MJAFT ME !

Mjaft më
me kotësinë e këtyre ditëve
pa kufi mes dritës dhe errësirës!
Mjaft më
me ketë balte të neveritshme
në shuajt e këpucëve, duar e fytyre !
Mjaft më
me këtë ushqim anemik e të pakët,
të denjë për katërkëmbëshit pa arsye !
Mjaft më
me shoqërinë e padëshiruar
të Mërzitjes,Trishtimit e Revoltës !
Mjaft më
me ftohtësinë e këtij vendi
që të shtyn reumatizmin e shpirtit !

Mjaft më
me këtë ferr polar
që zemrat ngrin si blloqe të kuq akulli !...

(Backe-Skrapar 1971)



TE SHRUARA NE ZBOR ...

 

LIQEJTE BLU

Pashë ty.
Në fytyrën tende - një peizazh impresionist.
Në sytë e tu - dy liqenj të thellë blu.
Në buzët e tua - dy trëndafile rozë.
Në flokët e tu - errësirë.
Pashë ty dhe mbylla sytë
Se ishe diell e më verboje.


( Tirane - Janar 1970 )



***
Prej kohësh kam dëshirë të kredh gishtat
Në flokët e tu të gjatë e të zes.
Të shtrëngoj mes duarve të mia që digjen prej zjarrit
Kokën tënde qiellore.
Prej kohësh dua të puth gjer në dhembje
Në cepat e syve të tu, ku flenë bashkë
zbehtësia dhe trishtimi.
Prej kohesh dua të mbështes
Buzët e mia të thara plot plasa
Mbi gojën tende të vogël greke.
Kjo kohë plot dëshirë e ëndrra s'po vjen ! 
Ndofta një ditë ajo do vijë
Ashtu si erërat e ngrohta të prillit
Që gënjejnë lulet e pjeshkeve ngjyrë violetë ...

( pa date )



DREJT MEJE

Me vrap të lehtë prej amazone
Drejt meje po vjen e dashur.
Era e detit flokët t'i merr e t'i pleks
E hap krahët të të pres
Të të përqafoj
E bashke me ty
Gjithësinë të pushtoj
Detin, qiellin, pyjet !
Hajde të fluturojmë kështu pambarim,
Mes dhimbjeve e psherëtimave
Si "Paolo e Françeska" në amshim ...

( 13 gusht 1970 )

PEISAZH QIELLOR

Në netët e plumbta të dimrit
Qielli ngjan si moçal i zbehtë myshku.
Në mbrëmjet e vakta të verës
Yjet ngjajnë si tulipanë liqeni.
Në agimet e parfumuara të pranverës
Retë ngjajnë si akuj që thyen.
Në muzgjet mërmëritëse të vjeshtës
Hëna ngjan si medalje e artë
Mbi kadifenë blu të qiellit ...

( 20.08.1970 )




***
( Motiv popullor )


- Mollë e bukur, mollë e kuqe
Pse t'u zverdh fytyra ?
Mos krimb i verdhë
Plot helm e djallëzi
Zemrën të bren ty ?
Mollë e ëmbël,
Pse gojën ma helmon?
- Krimb i verdhë,
Shpirtin m'a hidhëron
- Mollë e kuqe e pa bërë
Zemra të troket ?
- Vema dorën përmbi gji
Ajo se ç'mu tret !
Fryu er' e detit
Fryu plot rrëmbim
Klithm' e ftohtë e dimrit
Mollën përcjell ne varrim ...

( pa date )

***
Edhe dielli mund të ftohet
E akujt të mbulojnë gjithçka.
Edhe vjollcat të mos çelin,
Pranvera të mos vijë më.
Por jo, jo, sytë e tu
S'do të vdesin kurrë ...


( 28.08.1970 )




SPLEEN SHTATORI

Çdo mbrëmje
Ne kokën time të dhembur
Që në mijëra mendime lëngon,
Një gjarpër jeshil pik-pik helmin derdh.
Çdo ditë,
Në kokën time të rendë si pesha e Atllasit
Një darë shtrëngon fort
E dhimbjet me tam-tame në farke m'i çon.
Kërkon ajo darë kokën e gjarprit të presë,
Kërkon ajo vare kokën e gjarprit të shtypë.
Por gjarpri mbetet i gjallë e tam -tamet gjëmojnë
Si jehona këmbanash që ndjellin llahtari...

( shtator 1970 )


OFELISE

( sipas Arthur Rimbaud )

Mbi valën e qetë e të zbehtë ku yjet flenë
E bardha Ofeli përkundet si zambak i bardhë
Noton lehtë, lehte e fjetur mes vellos së gjatë
Teksa zërat e natës këndojnë me korr në pyll
Ka qindra vjet që e trishtuara Ofeli
Noton, fantazmë e bardhë mbi lumin e zi
Ka qindra vjet që e ëmbla marrëzi
Murmurit këngën e saj ndërsa mbrëmjet thyen
Era e puth lehte në gjinjtë e bardhë zbuluar
E i hap vellon që përkundet butësisht mbi ujë
Shelgjet qajnë me dënese mbi supet e saj të bardhë
Mbi ballin e lartë e ëndërrues fshihen kallamat
O e zbehta Ofeli, e bukur si dëbora !
Ti vdiqe, fëmijë e pastër dhe naive
Atë mëngjes prilli kur i zbehti djalosh
I marrë u ul heshtur pranë gjunjëve të tua
Dhe poeti thotë se nga bardhësia e yjeve te lartë
Ti vjen të kërkosh natën lulet që ke këputur
E ai ka parë mbi ujë, shtrirë mbi tyln? e bardhë
Të bardhën Ofeli të notojë si zambak liqeni ?


( 4.9.1970 )


GOLGOTHA

NE VITIN 2148

Në vitin 2000 zemrat tona do të jenë ftohur
Dhe flaka e zbehtë që ndriçuar mendjen mban
Do të jetë shuar
Ah, po sytë e tu? Do jetë tretur hijeshia e tyre
Si perëndimet e bukura ne horizonte vjeshte
Si zvarranikë të përbuzur ne do të vuajmë
Dimrin e pleqërisë,
Neverinë e përbuzjen qe dikur provuam vete
Në vitin 2018
Ne do te jemi kaq të vegjël mes yjeve
Kaq të vegjël mes turmave
Makinave, aeroporteve e ritmeve "blues"
Pas perëndimit, një natë e zezë do të vijë
Në pelerinën e saj të zbehtë me yje zbukuruar
Si lakuriqë nate do të ngremë foletë.
Ne vitin 2048
Sytë e tu të kaltër me kohë do jenë shuar
Kaltërsia e qiejve do jetë zbehur
E detrat do kenë ngr
ire e acar do të bejë?
Në vitin 2148
Hijet tona do vrapojnë në kartieret e një qyteti të shkretë
Një qyteti të vdekur që s'jeton më
Një qyteti shkatërruar nga qytetërimi.
E për një çast nga errësira do dal e do thërras:
- Po ti, ku je ? Ku je ?
Mbi cilin yll gishtin t'a drejtoj në hapësirë
Ku të të kërkoj në pafundësi?
Dhe të mitë lotë do lëshojnë një drite të bardhë
Si kristalet e kripës !

( 10 shkurt 1971 )



***
Nënave u kërkohet falje vetëm në vdekje,
Se vetëm atëher' kuptohet e madhja dashuri !

 


Auguste Renoir "Vajza me kallëz" 
( Fillette à la gerbe - 1888 )

"Fillete a la gerbe" e RENOIR

Unë mund të puthja flokët e tu të verdhë
Që aq shume i ngjanin vjeshtës së artë.
Unë mund të ecja krah' teje në "Marsel Kashen"?
Ku me gjethet e stinës era dëfren.
Unë mund të qëndroja pranë syve të tu
Si pranë një liqeni i ulur në gju.
Unë mund të flisja për pikturë, poezi
Kur ti skalisje motive antike te "Migjeni".
Unë mund të thërrisja si dikur pazarit
- Ku je, "Fillete à la gerbe" e Renuar -it ?!
Unë mund të isha përjetë me ty
Piktorja flok'artë me të kaltërit sy.
Po ti, je tani, larg !
Shoh foton tende në gazetë
E ngrire aty, ti buzëqesh pak.
Larg, shumë larg, në dhembje e qetësi
Unë pi raki, ngre dolli e shkruaj poezi.

Jashtë bie bore. Bie shi. Mars 1971 ...

( Backe - Skrapar )


LETRA E NENES

Si një nina-nana e harruar nga femijnia
Së largu më erdhi letra jote, nenë !
Letra jote e parë, sa shumë e kam pritur...

Nenë e dashur !
Shkrimi yt si hieroglifët egjiptiane
Ka me tepër dashuri se Kleopatra për Qezarin.
Ti shkruan pa pikë e presje si dekadentët,
Po në letrën tende ka më tepër dhëmbshuri
Sa gjithë bota e tyre e vogël si lajthi.
"Te puth në sytë e bukur !" - shkruan ti
E unë mendohem e them me vete:
- Ku e gjeti nena ime kaq poezi?!
Faleminderit, nenëza ime,
Të tille gëzim s'kam ndjerë kurrë !
( Edhe kur e dashura me shkroi
Me shkrimin e saj të rrallë,
Të shumëpriturën letër të parë ).


( Backe - Skrapar 1971)

PORTRETI IM

Mërzitja e Dhimbja përbejnë hirin
E zjarrit tim që flakëron prej kohësh,
Të syve të mi me bisht ( kujtim nga nena )
Plot dritë, dhembshuri dhe kuriozitet ...
Të kësaj goje qe pi vetëm ujin e shqetësimit,
Të profilit tim të konsumuar nga erozioni i
Varfërisë, lodhjes e trishtimit,
Të dhëmbëve të rrallë, gurë të gjymtuar
Nga myshku i pafjalësisë,
Të flokëve djegur nga dielli mesdhetar,
Të trupit tim të pakët nga trashëgimia,
Femijnia e varfër, ushqimi e letargjia.
Për pak kohe ç'do të mbetet nga gjithë kjo?
Përgjigjja është e lemerishme o shpirti im !
Asgjë veç një skicë e zbehte që harrohet,
Humbet e vdes në vetmi.
E që koha - kjo plakë e neveritshme -
Çdo ditë e fshin me leckat e saj të fëlliqura.
Megjithatë dije o plakë shtrigë,
Ti s?do arrish të fshish nga memoria ime
Ato që ishin Dëshira dhe Mendimi im !...

( Backe - Skrapar 1971 )

 

GEZOFI BARDH E ZI

Në sytë e myshkët të Kamiles
Që ndriçojnë si diej të ftohtë fosforeshentë
Shoh jetën e një refugjati të leckosur
Që i ngjitet plot mundim malit të Golgotës
Si do jetë vallë jeta jote, Kamila ?
Këto kohë që shijova alegrinë tende të egër
Janë për mua një asfiksi e vogël
Në frymëmarrjen e jetës, e vogla ime !
Gëzofi yt i bardhë si peizazhet e nordit
Më ndolli butësinë e harruar të së kaluarës
Bardh' e zi gëzofi yt Kamila !
E bardhë egërsia jote shtazore
E zezë liria e butë e duarve përkedhelese
Të bardhë agimet e polit dhe perëndimet daneze
Të zes banoret e netëve afrikane ...
Kamila? Për çfarë ënderrojnë sytë e tu ?
Mos vallë lumturinë e stërgjyshërve të tu të lashtë
Pyjet e ngrohtë të atdheut tënd të humbur
Rerën e nxehte të tropikut
, bimët qindvjeçare
Gjakun e mpiksur të kafshëve monstruoze
Diellin e djegur të meridianit
Qytetërimin e lashtë mishngrënës ?
( Ti je një qënie e egër Kamila !
E zbutur përkohësisht nga butësia
E çasteve delikate njerëzore )

( Backe - 12 dhjetor 1971 )

 


KUR MACJA IME FLE

Kur macja ime e vogël fle
Duke futur hundën e saj ngjyre rozë
Mes barkut të butë si myshku
Më ngjan si një fëmijë e vogël
Që përkundet në ëndrra
Duke thithur gishtin e vockël ...
Kur macja ime mbyll sytë
Me bisht si vajzat japoneze
Më ngjan se shoh një perëndim dielli
Të djegur nga zjarri i qiejve ...


( Backe - shkurt 1972 )


DIMER

Ra borë
Qielli shkundi qilimin e hirtë
Retë shkundën përparëset e bardha
Me plot lule bore
E kristale të ngrirë

Ra borë.
Oxhaqet si pleq të menduar
Ndezën llullat me duhan të fortë


Ra borë
Era e jugut nisi të fryjë
E si një piktor dekadent
Peizazhin e bardhë e shëmtoi
Me ngjyra ndryshku shkurresh ...

( Backe - shkurt 1971 )

 

DIKUR ENDERROJA ...

Dikur, në fëmijëri ëndërroja Simbad Detarin
Montekriston, Ishullin e Thesarit dhe piratët,
E me pas në adoleshencë për art e poezi
Për Bonapart, pulla poste e dashuri ...
E tani, erdhi koha të mendoj edhe për ty,
E fejuara ime e panjohur ku je ti ?...
Mes qindra fytyrash të trëndafilta
Unë s'arrij ta shquaj atë tënden...
Cila do jesh ti ?
Ç'emër do kesh?
Mes qindra pyetjesh këtë s'mund ta gjesh
Unë s'të njoh, s'të kam pare kurrë !
A do ti kesh valle të kaltër sytë e tu,
Zërin të qeshur e fytyrën bardhësi,
Flokët e gjatë si katarakte argjendi
Gjinj të ngrohtë e të butë bukëvale?
Nuk e di
Di vetëm qe do të dua !

( pa date )

***

Një oqean i shqetësuar mërzitje
Gdhihet mëngjeseve plot dallgë e llahtari.
Dallgët rrahin brigjet e një ishulli.
Ishull i vetmuar, ishull i shkretë.
E mes ishullit një oaz plot jetë.
Oaz ?
Oh, ç'mrekulli ! Freski, gjelbërim, ujë !
Harlisen drurët tropikalë, freskohen zvarraniket
Kundërmojnë lulet, cicërijnë zogjtë?
E tillë dhe bota ime:
Oqean mërzitje - jeta,
Ishull i përvëluar - trupi
Oaz përrallor - shpirti


( maj 1971 )




HAJDE NE SHTEPINE TIME !

( Irene me dërgoi foton e një "hippy" )


Hej, Hippy ! Hippy !
Ku po shkon ?....
S'do e gjesh kurrë boten që kërkon
As në Kopenhagë e as në London.
Ti mban në koke lule të bardha
Ashtu siç do dhe botën pa njollë.
Si bohemjan endesh qyteteve
Ecën rrugëve e rrezë grataçilesh
Zhurma e kjo botë e çmendur
Ty të mërzit, ty të trishton?
Hippy, hippy,
Thuajmë ç'farë kërkon ?
Botën e ëndrrave s'do e gjesh kurrë !
Po në se kërkon një kështjelle gëzimi,
Në se kërkon një oqean lumturie
Ne se kërkon vetëm një mik :
Atëherë hajde në shtëpinë time

( maj 1971 )

 

 



NJEREZ TE DASHUR


 


***
Ti deshe vetëm puthje e shtrenjta ime,
Vërtet gjëje në to aq shumë lumturi ?
Dhe unë s'arrita t'a kuptoj dot kurrë
A ish ajo e jona tamam një dashuri ... 
 

Repost 0