Le Solar Plexus est le chakra du bien-être personnel, De notre ego, de notre énergie émotionnelle pour être en harmonie avec soi et avec son entourage dans un esprit de tolérance. Ce feu, cette force, cette lumière et cette énergie dont il est le siège déterminent notre personnalité et, par conséquent, notre place dans la société et nos réactions par rapport aux conventions, aux règlements et aux lois ainsi que notre sens de la hiérarchie. Le Chakra du Plexus Solaire régit nos rapports avec le c
IL CIELO IN UNA STANZA
( Teksti nga Mogol dhe muzika nga Gino Paoli )
Këtë kengë, Mina, kengëtarja e shquar italiane e quajtur ndryshe edhe "Tigri i Kremonës", miti i paharruar i viteve '60-'70, e ka kenduar në vitin 1960 duke arritur shpejt një numër rekord disqesh të shitura. Fill pas kësaj "Il cielo in una stanza", në verën e vitit në fjalë hyri në "Hit Parade" në vend të shtatë e, pastaj, u ngjit në vend të parë duke ndenjur aty gjer në fillim të vitit në vazhdim. Kjo kengë Minës i'u propozua nga një djalosh i quajtur Mogol por, ajo ish në mëdyshje për ta kenduar atë. Në fakt, pjesa në fjalë, pat qenë refuzuar tashmë edhe nga kengetarë të tjerë midis të cilëve Jula De Palma e Miranda Martino. Autori i saj, kompozitori Gino Paoli, ja luajti kengën Minës në pianoforte e më së fundi ajo e inçizoi atë, më tepër nga presioni i Shtëpisë Diskografike, se sa nga vetë dëshira e saj. Tema e kengës, mjaft "revolucionare" për kohën, përshkruan një akt dashurie mes një burri e një gruaje, gjë e cila kryhet mes simbolesh e situatash fantazmagorike. Thuhet se, Gino Paoli e pat kompozuar këtë kengë i frymëzuar nga një raport dashurie krejt të rastësishëm e "çatia ngjyrë vjollce" për të cilën flitet në kengë ka qenë, ne fakt, ajo e një vendi ku është zhvilluar edhe raporti i tij në fjalë. Por, ndërkohë, më revolucionar në kuptimin e termit moral të kohës, ka qene fakti se kenga interpretohej nga nje femër. Sot, "Il cielo in una stanza" konsiderohet si nje "vepër klasike" e kengës së lehtë italiane e ka njohur dhjetra versione interpretimesh të tjera, mes të cilave atë të kenduar nga vetë Gino Paoli ( me aranxhim të Morricone-s ), versioni neo-romantik i Franco Simones e ai i tipit "soul" nga Giorgia, e cila doli si kolonë zanore filmi, në vitin 1999.