Overblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog

Présentation

  • : Solar - Plexus
  • : Le Solar Plexus est le chakra du bien-être personnel, De notre ego, de notre énergie émotionnelle pour être en harmonie avec soi et avec son entourage dans un esprit de tolérance. Ce feu, cette force, cette lumière et cette énergie dont il est le siège déterminent notre personnalité et, par conséquent, notre place dans la société et nos réactions par rapport aux conventions, aux règlements et aux lois ainsi que notre sens de la hiérarchie. Le Chakra du Plexus Solaire régit nos rapports avec le c
  • Contact

.

.

.

ALBUM DE MES PHOTOS

   

Articles RÉCents

16 février 2007 5 16 /02 /février /2007 16:59

       

Fichier hébergé par Archive-Host.com


•  1920 Paul Pessakh Antschel. "Pessakh" ne lindi në Czernowicz, në Bukovinë (Moldavi) aneksuar nga Rumania pas luftes se I -re botrore.
•  1938-1939 Francë, Tours, studion në Shkollën e Mjekësisë. Shkruan poezitë e para.
•  1940 Mëson anglishten dhe rusishten, përkthen Sergei Eseninin.
•  1941 Ndërtohet getoja për hebejtë në Czernowicz.
•  1942-1944 I vriten prindërit. Arrestohet e bën punë të detyruar në Tabaresti, Vllahi.
•  1945-1947 Punon si përkthyes (nga rusishtja në rumanisht) në Bukuresht. 
•  1947 Boton poezitë e para me pseudonimin Paul Celan.
•  1949 Në Sorbonne (Francë). Përkthen Cocteau, Apollinaire dhe Yvan Goll.
•  1952 Martohet me Gisèle de Lestrange, grafiste.
•  1954 Përkthen Cioran.
•  1959 Boton "Grille de parole". Përkthen Mandelstam.
•  1963 Boton vëllimin me poezi "La Rose de personne".
• 1965 Boton "Cristal de souffle" shoqëruar me tetë gravura të  Gisèle Celan- Lestrange.
• 1968 Boton vëllimin "Soleils-Filaments". Përkthen Du Bouchet, Ungaretti, Supervielle
.
•  1969 Boton përmbledhjen poetike "Noir péage". Shkon në Izrael i ftuar nga Lidhja e shkrimtareve dhe artisteve izraelitë.
• 1970 Paul Celan gjen udhën e vdekjes duke u hedhur në lumin Senë. (Paris). Pak muaj më vonë botohet përmbledhja e tij poetike "Contrainte de lumière".



Ikje nga vdekja (Fugue de mort)  është pa dyshim poezia më e njohur dhe më shquar e Pol Sela ( Paul Celan ), ajo e cila e ka identifikuar autorin e saj me tragjedinë e hebrenjve gjatë shekullit të XX - të. Në fakt, ajo është një prej poezive të tij të para, shkruar më 1945, pikërisht mbas luftës së II - të botërore. Tmerret e Shoah - ut, internimet, shfarosjet masive, humbja në to e prindërve të tij ( që u eliminuan në kampin Mihailowska në Ukrainë, shkatërrimet dhe tragjedia që la pas lufta – të gjitha këto gjejnë shprehje pikërisht në ketë elegji e cila shfaq një tragjedi me bukuri artistike të çuditshme. Poezia është ndërtuar me varg e sintakse të lirë, ndërkohë që autori ishte ende nenë ndikimin e surealizmit. Rritmi i vargjeve të saj, godet si çekan vrastar e përsërit në konvulsione, një atmosferë makthi e cila e çon lexuesin drejt një spiraleje tmerri ose me saktë, në përjetimin e një ndjenje që i ngjan arratisjes, ikjes me një frymë e sa më shpejt, nga imazhet infernale të Vdekjes.



IKJE PREJ VDEKJES
 
(Todesfuge)
 
( Fillimisht kjo poemë ka qenë titulluar "Tango e vdekjes". Ajo është botuar për herë të parë në revistën "Contemporanul" të Bukureshtit, në maj të vitit 1947 )  


 
Fichier hébergé par Archive-Host.com

 

Qumështin sterrë të agimit e pimë në darkë
e pimë në drekë mëngjes e natën
e pimë dhe e pimë
me kazma një varr gërmojmë në hapësirë,
aty do prehemi pa u stivosur në ngushticë.
Në shtëpi një burrë luan me gjarpërinj
E ndersa mbremj’ e errët bie mbi Gjermani ai shkruan
për flokët e tu të artë Margaritë shkruan
del tek pragu yjet vetëtijnë ai zagarët ndjell të vijnë
bilbilit i bie të dalin çifutet varrn’ e thellë të gërmojnë
jep urdhër muzikës i bini e vallen mirë ta hidhni Fichier hébergé par Archive-Host.com
 
 
Qumështin sterrë të agimit ne e pimë natën
pimë mëngjes drekë e darkë
e pimë dhe e pimë.
Në shtëpi një burrë luan me gjarpërinj e shkruan
shkruan kur e zeza mbrëmje bie mbi Gjermani
shkruan për flokët e tu të artë Margaritë
flokët e tu prej hiri Sulamithi
Një varr lart në ajër ne gërmojmë,
të prehemi pa u stivosur në ngushticë.
 
 
Fichier hébergé par Archive-Host.com

Ai këlthet gërmoni sa më thellë,
ju këtu këndoni e ju atje vallëzoni
nga brezi rripn' e hekurtë vringëllon
ju ketu gërmoni i jepni belit thellë
ju atje i bini muzikës vallen mos pushoni         Fichier hébergé par Archive-Host.com
të blujtë janë sytë e tij.
 
Qumështin sterre të agimit ne pimë natën
e pimë në drekë mëngjes e darkë
Në shtëpi një burrë luan me gjarpërinj
flokët e tu janë prej ari Margaritë
flokët e tu janë prej hiri Sulamith.
 
Ai ulërin muzikës trishtueshëm ta lozni
ai bërtet violinave vajtueshëm t’u bini
se tym do bëheni e qiellit do veni
e varrin mes reve do ta keni
do preheni aty pa u stivosur në ngushticë
vdekja është një zonje ardhur prej Gjermanie.


 
Fichier hébergé par Archive-Host.com

 

Qumësht i zi sterrë i agimit Fichier hébergé par Archive-Host.com
ne të pimë në mesditë
të pimë darkave e në mëngjes të pimë
vdekja një zonje me sy blu prej Gjermanie është
ajo s’gabon nishan drejt në zemër me plumb të qëllon
Një burrë  në shtëpinë e tij banon
per  flokët e tu të artë Margaritë shkron
e qentë na lëshon një varr në qiej na dhuron
me gjarpërinj lodron e vdekjen ëndërron
një zonjë ardhur prej Gjermanie vdekja është
 
flokët e tu të artë janë Margaritë
flokët e tu prej hiri Sulamithi janë ...

 

Shqiperuar nga frengjishtja ne shqip nga: Simbad e Aken ( shkurt 2007 )


                                                        ***
“ ... do të doja t’i u thosha ndërkohë, se sa e vështirë është për një hebre që ti shkruajë vjershat e tij në gjuhën e gjermanëve. Kur të vijë koha që poemat e mia të botohen, ato do dalin patjetër edhe në Gjermani dhe – më lejoni ti u them ketë gjë të tmerrshme -, dora që do të hapë faqet e librit tim, ndofta do të ketë shtrënguar nder të tjera edhe dorën e atij që pat qene vrasësi i nenës sime ... Megjithatë, ky ishte fati im: që ti shkruaj poezitë e mia në gjermanisht. “

                            Pjesë nga një letër e Paul Celan, shkruar më 1946

Partager cet article
Repost0

commentaires