Overblog
Suivre ce blog Administration + Créer mon blog

Présentation

  • : Solar - Plexus
  • : Le Solar Plexus est le chakra du bien-être personnel, De notre ego, de notre énergie émotionnelle pour être en harmonie avec soi et avec son entourage dans un esprit de tolérance. Ce feu, cette force, cette lumière et cette énergie dont il est le siège déterminent notre personnalité et, par conséquent, notre place dans la société et nos réactions par rapport aux conventions, aux règlements et aux lois ainsi que notre sens de la hiérarchie. Le Chakra du Plexus Solaire régit nos rapports avec le c
  • Contact

.

.

.

ALBUM DE MES PHOTOS

   

Articles RÉCents

18 juin 2013 2 18 /06 /juin /2013 09:43

--.jpg

 

Si je viens à mourir qu'on me jette à la mer
dans l'aube bleue des sables je trouverai ma route
j'arriverai enfin à cette grande fête
où mon corps fait surface à l'intérieur du sel

Tristan CABRAL

 


Partager cet article
Repost0
6 mars 2013 3 06 /03 /mars /2013 17:30

foto-e-bere-3-dite-para-vdejes.jpg

Partager cet article
Repost0
17 décembre 2012 1 17 /12 /décembre /2012 14:29

 

21690_4583513542583_1927854848_n.jpg

 

TRONDITJE

      Një grua e trondit  gjithnjë një burrë
      Siç po bën me mua edhe ti tani
      Ndonese ka vite qe ndezim njeri-tjetrin
      Llava e dashurise ende ngroh ne brendesi..
 
      Te shoh me vemendje, i pikelluar
      Per shkelqimin e zbehur te gjithckaje qe kishe:
      Per vijat e fytyres, damaret tinzare
      Qe vrasin cdo dite rinine tende te magjishme.
 
      Por besome, tani edhe me shume te dua
      Se atehere kur u njohem,vite me pare
      Se, vec dashurise, tani ka dhe shume dhembje
      Qe qendis zemren qe regetin ngadale.
 
      Tani edhe buzet kane nje shije tjeter
      Dhe zjarri i fshehur digjet ne thellesi
      Por mjafton fryma e ngrohte e njeri-tjetrit
      Qe prushi i mbuluar te ndizet perseri.
 
      Prandaj dashuria tani eshte me e rende
      Si nje statuje mermeri, qe gjithe shekujt mban.
      Dhe ne te dy jemi me te thelle se dikur.
      Jo dallge ne siperfaqe, qe i tall era ne oqean.
 
 
      Ne jemi amforat e qeta ne fund te detit
      Qe dashurine e kthyem ne nje perle ketu,
      Ndersa guacken e saj e flakem ne rini
      Dhe kushedi ne ç’brigje endet tej-tehu.

      E shtrenjta ime, tani ti vlen me teper
      Si cdo kryeveper, kur koha kalon.
      As nje miss nuk me trondit sa ti
      Miss Dashuria, qe rinine e arte me zgjon.

Petrit QEJVANI,  2009

Partager cet article
Repost0
25 novembre 2009 3 25 /11 /novembre /2009 21:38





































BARBARA

Mos harro Barbara,
Binte shi atë dite ne Brest.
E ti e qeshur ecje,
E lehtë, e gëzuar, e bërë qull
Nenë litarët e shiut …
Mos harro Barbara !
Shiu s’pushonte në Brest,
E ne u pamë në rrugën Siam.
Ti qeshje
E unë të buzëqesha.
Ty që nuk të njihja
Ti që nuk më njihje.
E mban mend,
Pa tjetër e mban mend atë ditë !
Një burrë nen’ një porte qe strehuar
Dhe thirri emrin tënd:
- Barbara !
E ti rende drejt tij nepër shi
Hareshëm, e qeshur, tërë lumturi
E në krahë ju hodhe …
Mos e harro ketë Barbara,
E mos u dëshpëro në se të flas me ti
Kështu u flas të gjithë atyre që dua
Edhe kur i kam parë vetëm një herë.
Kështu u flas gjithë të dashuruarve,
Edhe pse s'i kam njohur kurrë !
Mbaje mend Barbara,
Mos e harro
Atë shi të bute e të lumtur
Mbi fytyrën tende të bukur,
Në atë qytet të lumtur.
Atë shi mbi det,
Mbi molo,
Mbi anijen Ouessant.
Oh,Barbara,
Lufta është idiotësi !
Ku je, ku ndodhesh ti tani
Nenë këtë shi të metaltë
Prej zjarri,çeliku e gjaku ?
Ku është ai që në krahë
Të shtrëngonte plot dashuri
Është vrare, zhdukur a është ende gjalle ?
Oh, Barbara
Bie pambarim shi në Brest
Siç binte atëherë,
Po s’është njëlloj,
Gjithçka ka ndryshuar
S’është shi kobi a dhimbje patreguar
S’është më as stuhi
Hekuri, çeliku e gjaku,
Por thjesht ca re të mbetura
Hequr zvarrë si lango rrugësh
Si zagarë që heqin shpirt
Përrenjve të Brestit
E që kalben larg
Larg, shumë larg,
Aty ku gjurmë
S'u mbetet më …

(shqiperoi Vasil Qesari)



… Djalosh me temperament ëndërrimtari e shpirt plot pasione te rralla, Jacques Prévert ( Zhak Prever ) e la shkollën qysh kur ish 14 vjeç. Me 1917 u fut ne marine e ishte gjate asaj periudhe qe ju kushtua tërësisht letërsisë. Disa vite me pas, Zhak Prever përfshihet ne "revolucionin surrealist" dhe ne lëvizjen antikonformiste ne art, një zgjedhje artistike kjo te cilën e ndjeu dhe e mbështeti gjer ne fund. Ishte pikërisht gjate asaj periudhe qe ai u njoh dhe u miqësua me Robert Desnos, Louis Aragon, Picasso, Miro, Max Ernst e André Breton, duke marre pjese gjallërisht ne atë lëvizje. Pas vitit 1935, iu përkushtua teatrit e bashke me te vëllanë Pierre, shkroi skenarë filmash te tille si "Le crime de Monsieur Lange" për regjisorin Jean Renoir dhe 'Quai des brumes' e 'Les enfants du paradis' për Marcel Carné. Dialogët e tij qene te thjeshte, te natyrshëm e plot humor. Por, Prever ishte gjithashtu edhe një autor këngësh tepër te këndshme e mjaft popullore. Ai ka shkruar shume poezi te mrekullueshme, te cilat u vunë ne muzike nga miku i tij Joseph Kosma : asnjë francez nuk harron bie fjala, nder te tjera, tekstin e këngës 'Les feuilles mortes'. Me 1945 ai botoi përmbledhjen me tekstet e tij me te bukura, te titulluar 'Paroles', libër ky i cili pëlqehet e vazhdon te shitet mjaft edhe sot e kësaj dite. Poezitë e mëposhtme i kam shqipëruar pikërisht nga ky vëllim... 'Paroles' (Fjalet) është një nga sukseset me te mëdha te poezisë franceze te shekullit te XX -te. Është një vëllim i cili përmbledh gjithë poezitë e tij, te shkruara mes viteve '30 e fundit te luftës se dyte botërorë. Temat e saj kryesore janë: Dashuria dhe Lufta.
Partager cet article
Repost0
13 juin 2008 5 13 /06 /juin /2008 14:13


Nepervjetorinevdekjes.JPG

 
ETERNITE


Il
y a un an que ma mère a disparu. Elle est décédée dans ma ville natale de Vlora, le 13 juin 2007, à 2H45 du matin. J’ai perdu l’être le plus cher de ma vie. Elle s’est éteinte dans mes bras, sereine, divine, devenue petite par l’âge et la souffrance. Son âme, comme un oiseau de paix et de bonté, a volé haut dans le ciel. Là où rayonnent les âmes de tous ceux qui dans leur vie on fait, uniquement des actes de « Bien ». Ce fut un traumatisme pour moi ! Or, Son souvenir a été et restera inoubliable. Comme une chère douce Nina–Nana, qui m’accompagnera, tant que je serai en vie. En l’honneur de son souvenir, aujourd’hui, j’ai allumé une bougie. Près de sa photo, et de l’icône qu’elle aimait particulièrement, le protecteur de notre famille … Saint Georges.



Partager cet article
Repost0
12 avril 2008 6 12 /04 /avril /2008 17:51

 

Dionis Qirxidhi - Titos Patriqos - Fereydoun Faryad

Më 19 Prill ora 11 në mjediset e Hotelit Imperial (Platia Kariskaqi), Klubi i Shkrimtarëve Shqiptarë të kudondodhur jashtë Shqipërisë DRITA, në bashkëpunim dhe me ndihmesën e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë e Lidhjes së Botuesve të Shqipërisë organizojnë:


ITAKA E FJALËS

 

Ne kete veprimtari do te behet: ndarja e Çmimeve të Konkursit Letrar: KADMUS -2007, me krijimet e botuara, gjatë vitit, te Revista Letrare 'Pelegrin', dhënia e Çmimit Vjetor 'Ali Asllani', shpallja e Konkursit Letrar KADMUS-2008. N te do të marrin pjesë: shkrimtarë, artistë dhe intelektualë shqiptarë me banim në Greqi. E veçantë e këtij viti është edhe pjesëmarrja e shkrimtarëve dhe intelektualëve nga Franca, Anglia, Italia, SHBA etj; miqtë tanë, shkrimtarë, poetë e personalitete të kulturës greke, ambasadori i Shqipërisë në Athinë z.Vili Minarolli dhe personeli i Ambasadës, drejtuesit kryesorë të Shtëpisë Botuese TOENA, presidenti i saj Fatmir Toçi dhe drejtorja ekzekutive Irena Toçi etj. Me kete rast, me poshte, po publikojme shkrimin e poetit dhe studiuesit, Dionis Qirxidhit:


TAKIM ME POETIN


Ne kete veprimtari do te behet: ndarja e Çmimeve të Konkursit Letrar: KADMUS -2007, me krijimet e botuara, gjatë vitit, te Revista Letrare 'Pelegrin', dhënia e Çmimit Vjetor 'Ali Asllani', shpallja e Konkursit Letrar KADMUS-2008. N te do të marrin pjesë: shkrimtarë, artistë dhe intelektualë shqiptarë me banim në Greqi. E veçantë e këtij viti është edhe pjesëmarrja e shkrimtarëve dhe intelektualëve nga Franca, Anglia, Italia, SHBA etj; miqtë tanë, shkrimtarë, poetë e personalitete të kulturës greke, ambasadori i Shqipërisë në Athinë z.Vili Minarolli dhe personeli i Ambasadës, drejtuesit kryesorë të Shtëpisë Botuese TOENA, presidenti i saj Fatmir Toçi dhe drejtorja ekzekutive Irena Toçi etj. Me kete rast, me poshte, po publikojme shkrimin e poetit dhe studiuesit, Dionis Qirxidhit:


 TITO PATRIQIO

 

Poetin e njohur grek, Tito Patriqion, kërkova ta njihja pasi kisha lexuar vargun: “Poezia kërkon t’u përgjigjet pyetjeve që ende nuk janë bërë” nga vëllimi “Qëndresa e ngjarjeve”. E takova rastësisht poetin në një rrugë nëntokësore, në pritje të trenit, dhe i thashë se në Athinë ka mjaft poetë të ardhur nga Shqipëria. Me fisnikëri më tha:
- Ejani të takohemi e të njihemi dhe të pimë një gotë verë në tavernën “Bajraktari”. Nga takimi me poetin që e respektojnë shumë në Greqi, lindi ideja për të realizuar veprimtarinë më mbresëlënëse që është zhvilluar deri më sot në fushën e artit nga krijuesit shqiptarë në Athinë, “Dita e Poezisë - 2006”.   Një veprimtari që shtypi e pasqyroi gjerësisht. Kritikët më të njohur grekë shkruan artikuj për këtë. Faslli Haliti, i ftuar në këtë takim, emocionet e përftuara i pasqyroi në gazetën “Tribuna”, të datës 18 Maj 2006: 
“Mbas shumë viteve ndjeva një kënaqësi të jashtëzakonshme dhe përjetova emocione të mëdha. Ndjeva kënaqësinë që flitej në Athinë për poezinë shqipe nga poetët më të shquar grekë e nga personalitetet më në zë të kulturës greke si Tito Patriqio, Hristoforos Liondaqi, Antonis Fostieri, Anastasio Vistonici, Jani Kondos, nga kritiku i famshëm Dhimitri Maronitis, poetesha Athina Papadhaqi e profesori i Universitetit të Janinës, kritiku Panajotis Nucos. Të gjithë folën me dashamirësi dhe me vlerësime të sinqerta, profesionale, kopetente, për poezinë e shqiptarëve që jetojnë në Greqi. Këndova së bashku në kor këngët e bukura korçare e nga krahina të tjera me kompleksin “Adriatika” e duartrokita me entusiazëm violinistin e talentuar shqiptar, trembëdhjetëvjeçarin Jonian-Ilia Kadesha. Çast emocionant ishte përshëndetja nga Rektori i Akademisë së Arteve të Athinës, Hronis Boçuglu për krijuesit e të dy palëve në “Ditēn e Poezisë”. 
Dionisi...  - Po, Faslli më kujtohet se si përkthyesi u hutua kur po i përkthente, por dhe unë u gufova me ato pesë fjalë koncentrat që tha, pasi në atë çast,  nuk më kujtohej fjala “aleancë” në greqisht, dhe unë mes gjestit të përqafimit me Nestorin, i thashë: “Më hutove Nestor!”
Faslliu - Po ajo krijoi te të gjithë diçka shpirtërore, që salla e priti me duartrokitje. Nestori, mandej, mes hutimit, tha: “Aleancat ndërshtetërore krijohen mbi bazën e interesave, ndërsa ato kulturore e artistike mbi bazën e dashurisë, se janë shpirtërore!”  

 Faslli Haliti - Tito Patriqo - Nestor Jonuzi

Suprizë për mua e Nestor Jonuzin ishte pritja që na pat bërë  Tito Patriqoja në shtëpi, para se sa të zhvillohej spektakli si dhe biseda mbresëlënëse, si të barabartë mes të barabartëve, mes krijuesish. Kur hyra në kabinetin e Tito Patriqios, prisja që të shihja rregull, por atje pashë një rrëmujë të bukur. Ca fletushka andej, ca shënime këtej, ca vizatime nëpër mur, ca mbi tavolinën e punës...Kam hyrë në kabinetin e punës së Kadaresë e të Agollit, ku dhe atje ka rrëmujë, por këtu ajo ishte më këlthitëse. Nē kabinetin e punës së Moikom Zeqos rrëmuja është unikale për të gjithë poetët e botës, është si rrëmuja e dallgëve të Adriatikut.
Poeti i shquar grek nuk u lodh e nuk përtoi të na tregonte krijimet e tij të fundit. Porsa ishte kthyer nga Parisi e nuk përtoi të na shfletonte ilustrimet e poezive të tij, të bëra në Paris nga një piktor i shquar. Na befasoi si mua dhe Nestorin fisnikëria, dashamirësia për poezinë që shkruhet nga poetët shqiptarë në Greqi, por na la mbresa dhe kultura e tij e në mënyrë të veçantë njohja e pikturës... Ndjeva te shtëpia e Tito Patriqios se ndjenjat e krijuesit në botë zhvillohen afërsisht kudo njësoj si te një grek, parizian, londinez, ashtu edhe te një amerikan, rus e shqiptar...Piktori i Popullit Nestor Jonuzi i bëri, me mjeshtëri, poetit një  portret, që ia dhuroi mandej në spektaklin tuaj mahnitës”
Me Titon mandej, pas “Ditës së Poezisë” në Athinë, shkuam bashkë në Durrës, të ftuar në Festivalin “Poeteka”. Në spektaklin e organizuar në Durrës, unë pata rastin të intervistoj Titos Patriqion. Në një mjedis në natyrë, ku dekori ishin të katër kolonat e mermerta nga lashtësia, amfiteatri diku afër, ndërsa qindra dashamirës durrsakë, poetë të ardhur nga e gjithë Shqipëria dhe të ftuar nga Evropa, nën tingujt e melodive greke e shqiptare dëgjuan dialogun poetik mes poetit të shquar grek dhe meje... Më kujtohet se në një çast kulmor të spektaklit, pasi pata lexuar poezinë “Më mungon Vlora”, i dhurova poetit të mirënjohur nga Kosova, Ali Podrimës, duke patur përbri Titon, vëllimin poetik  “Krahë dhe Rrënjë”, me poezitë e shqiptarëve që jetojnë në Athinë e të lexuara nën hijen e Akropolit.Gjatë rrugës për të shkuar në Berat, shfrytëzova rastin që të zhvillonim një bisedë intime me poetin…


Me rastin e 80 vjetorit të poetit të shquar grek- Titos Patriqosit

 
Në Tiranë rastisa të merrja pjesë në promovimin në promovimin e vëllimit poetit “Stacione të ndërmjetme”, përkthyer nga Niko Kacalidha, Botime TOENA-2007, ku fjalën e rastit e mbajti poeti Moiokom Zeqo.... Në atë vëllim janë përmbledhur kryesisht poezi të shkurtra lirike, të shkruara shumë vite më parë...Ai është një nga poetët që është thinjur mbi poezinë në kërkim të së vërtetës...pasi“Poezia kërkon t’u përgjigjet pyetjeve që ende nuk janë bërë”. Sa përta ilustruar, po i jap dashamirësit të poezisë
disa nga poezitë e tija lirike


Rrethimi

 

 


Buzët e mëdha të gjumit tënd të prerë
Ditën dhe natën enden mbi trupin tim.

 
Karrierë erotike

 
Ishte qesharake se si dështoi me gratë.
Kur e donin adoleshent, ai ndihej fëmijë.
Kur e dinin burrë, ai ndihej i plakur.

 
XIII



Na zuri nata në pyll
Nga degët heshtja me sytë fosforeshentë.
Një erë lakuriqe vrapon midis drurëve.
Në çastin kur venë e pinë ujë egërrsirat
Gjumi ngeci në rrjetet e flokëve të tua.


Na zuri nata në pyll
Nga degët heshtja me sytë fosforeshentë.
Një erë lakuriqe vrapon midis drurëve.
Në çastin kur venë e pinë ujë egërrsirat
Gjumi ngeci në rrjetet e flokëve të tua.

 
Akullnajat

 
Të ngrirë s’takohemi
Si akullnajat,
Me sa duket
Shumë gjëra ruajmë
Nën sipërfaqen e ujit.

 
Prurjet

 
Si burimi që kërkonte detin,
U përpoqa të mbërrija pranë teje,
Humba në derdhjet e lumenjve.

 
Përkthyer nga Niko Kacalidha

 

Ambasadori i Shqiperise ne Greqi Vili Minarolli dhe
poeti Titos Patriqos e perkthyesi Niko Kacalidha

 


Dy zebra

Dritë prej grilave të drunjta të lëvizshme,
dritare gjysmë  të mbyllura hoteli
në të majtë të sheshit të stacionit,
dritë që binte e prerë  në rripa
që na vishnin me lëkurë zebre.
Dy zebra që kërlesheshin, mundeshim në dritë-hije,
me të bardhë e zi  ravijëzuar pjerrtas
prej dritave të makinave,
e bardhë dhe e zezë  zhytur tek  trupi yt nudo.
Pas kaq vitesh  do rishfaqet
Vijëzimi  bardhë e zi zebre në lëkurën time,
Sa herë do ndodhem vetëm
në hotel  qyteti bregdetar

Përkthyer nga: Dionis Qiridhi


Shtatë martiret
  


Në dritën e hënës që mbulonte ujdhesën
si të zbulonin sërish vullkanin e mbytur
duart tona u shndërruan në oktapodë
duke kërkuar trupa të afërt e të paarritshëm
gjer të humbnin në vegullinë e tyre të errët.
Gishta të bardhë, shputa të bardha, kyçe të bardhë
pëllëmbët jepnin e merrnin
për të ruajtur në zgavrën e lagësht
trajtën e kurmit tënd që ndryshonte pareshtur
teksa ndryshoje dhe vetë, nuk ishe më ti
ishe të shtatë gratë që dashurova
ishe të shtatë fëmijët e përgjumur
që dëshmuan e vdiqën shtatë herë.
Sa herë shtrij duart të të prek
gjej detin, gurët, hënën
që gjallërojnë përtej nesh e s'na njohin.
Sikundër askush nuk më njeh e nuk di se prej vitesh
më kanë varrosur në oborrin
e kësaj kishe të shkretë e të harruar...

 
Përktheu Romeo Çollaku

 
Me natyrën ekspresive dhe gjallërin e mendimit Xhevua u miqësua shpejt me Titon.Teksa rrinim dhe shikonim peizazhin mahnitës, që hapej nga Kalaja e Beratit, ku dukej maja e Tomorit mes mjegullës, lagjen me kalldrëm e shiun tek breronte, Xhevahiri Spahiu, krejt natyrshëm, nisi të recitonte në shqip “Iliadën”, sjellë në shqip nga Naimi  mandej e pasoi Titua. Xhevua recitonte në shqip, të përkthyer nga ai vetë poezinë e Varnalisit, “ Fatalistët”, ndërsa Titua e pasonte në gjuhën e vet. Xhevua  ndjente krenarinë, se ishte bir i këtyre viseve, ku si simbol ngrihej Tomorri që përmendej tek eposi homerik. Titua krenohej se kujtesa nuk e kishte lënë, mund të thoshte përmendësh qindra vargje, megjithëse ishte mbi njëzet vjet më i moshuar se poeti shqiptar.Të dy poetët nuk ishin takuar kurrë në jetë, por u pasqyruan në sytë e Baba Tomorit miq e shkuar mikut, si dy vëllezër që i pat lindur motra më e bukur e Muzave: Poezia...

 
Të gjitha këto...

 
Të gjitha këto do të thuhen në veprimtarinë Një jetë me poezinë, datë 19 Prill 2008, ora 11 në sallën e hotelit Imperial ( Platia Kariskaqi). Organizatorët janë Instituti i Politkës së Emigracionit në Greqi, Gazeta Tribuna që drejton Robert Goro dhe revista letrare e Klubit Drita Pelegrin,  që boton  poeti Nase Jani. Në një mjedis  krijuesish nga me të njohur grek dhe shqiptarë, që jetojnë në Athinë, Dionis Qirzidhi do të zhvillojë bisedën me poetin Titos Patriqosin ku do të ketë si objekt fjalët e tij

  
 Miqësia për mua është virtyti më i madh në jetë...

 
Mandej në këtë mjedis  dashamirës të letërsisë do të prezantohet libri Pasqyrat e Afërditës të poetit  Dionis Qirzidhi, ku do të flasin e përshëndetin Titos Patriqos, Robert Goro, Vasil Vasili, Thanas Boçi, Gjinovefa Redhi, Iliriana Sulkuqi... Në këtë veprimtari do jenë dhe Anna Londo e bija e Maos, gruas së poetit Nobelis, Seferit, si dhe e bija e poetit dhe piktorit Nikos Egonopulit, Errieta Egonopulu të cilat do të përshëndesin krijuesit shqiptarë...

 

Atdheu im
është një qiell pa pasaportë,
pa dyer

Hyj nga ajri
Hyj nga ajri

 
Janë vargjet e poetit persian Fereydoun Faryad i cili në këtë atmosferë poetike do
të rshëndete botimet e fundit të poetit nga Irani: Në Francë,  përkthyer nga Jacque Laccariere, përmbledhja poetike “Ciel sans Pasport”- 2008, në Amerikë, përkthyer nga anglishtia nga Scott King, 2006, si dhe në Rumani, përkthyer nga Olimbia Iakov, në vitin 2007.

Partager cet article
Repost0
28 mars 2008 5 28 /03 /mars /2008 23:52

 



Malli i shkrimtarit, poetit, eseistit

Nga pikpamja psinaltike, vepra përbën një autoterapi të sukseshme të sindromës post-traumatike të identitetit pas emigrimit të detyruar, e cila prek të gjithë ne, pjesëtarët e shoqërisë sonë, deri më sot e kësaj dite. Si e tillë, ajo përcjell eksperiencën konkrete të potencialit shërues të “rijetimit të miteve” (në mënyrën e Jungut), kjo e nënvizuar dhe mbështetur nga punimet e Lacan, për shëmbëllimin pasqyror (specular imago) si “Ich Ideal” i Freud, si pikëlindja e vetëdijes.
Letrarisht unë e shpreh kështu:”Copat e thyera nga trauma e emigrimit  të pasqyrës së vetëdijes ndriçojnë natën e vetmisë së humbjes së identitetit si pluhur kozmik yjesh”. Ky punim voluminoz dhe autoritar mund të studjohet në lidhje me:


1. Përmbajtjen


Karakterizohet nga një informacion tejet i larmishëm, që mbulon gjithë Universin e eksperiencave të Autorit- mbulon gjithë temat, tejkalon gjithë kufijtë me forcën e dashurisë dhe mallit. Ai gjithashtu na dhuron njohuri të thella nga burime të besueshme për mitologjinë, filozofinë, historinë dhe artin me anë të një stili të thjeshtëzuar të shkruari, një matricë postmoderne për ekspozimin e ideve dhe përshtypjeve. Ai përbën një shembull të mentalitetit të viteve pas ’90 të shek.XX dhe një shembull shërimi, mbijetese dhe riformatimi të personalitetit artistic, në përputhje me zbulimet e psikanalistit të madh francez Zhak Lakan i viteve 70-80 të shek.XX. Tejkalon suksesshëm konfliktualitetet e mirënjohura nacionaliste e klasore nëpërmjet zbulimit dhe rivlerësimit të sinqertë të momenteve dhe personaliteteve bashkues, ai ben një analizë marramëndëse të një galerie të pafund personazhesh. Ai bashkon vijimisht kohë, personalitete, vende, mitiken, historiken me të tashmen. Ai nënvizon kontributin intelektual vlonjat në përparimin në tërësi të vendit.


2. Formën artistike


Karakterizohet nga një përdorim i rrjedhshëm, tepër figurativ dhe i larmishëm i gjuhës shqipe. Autori propozon një tip të ri eseistike digresive sui generis me një stil të drejtpërdrejtë, tepër komunikues dhe të natyrshëm për paraqitjen e shoqërimit të lirë te ideve. Figuracioni letrar tek Lejleku e arrin majën e simbolit artistik.


***

The yearning of the writer, the poet, the essayist

From a psychoanalytic viewpoint, the work constitutes a successful self-therapy of the post traumatic syndrome of identity following forced emigration, which affects us all as a society up to this day. As such , it conveys the concrete experience of the healing potential of “ reliving myths” (in a Jungian way), this underlined and supported by Lacan work, for the mirror image (specular imago) as The “Ich Ideal”  (of Freud), as the birth point of self-conscience.


The voluminous and authoritative work may be studied in relation to:


1. Its content-

 

It is characterized by an extremely variegate information, covering all the experienced by Author Universe- it covers all topics, it transcends all boundaries using the power of love and longing. It also conveys deep knowledge, from reliable sources, on mythology, philosophy, history and art by a simplistic style of writing, a postmodern pattern of exhibiting ideas and impressions. It is also a token of post ’90 years mentality and an example of healing, survival and successful reformatting of artistic personality, in conformity with the discoveries of the great French psychoanalyst Jacques Lacan of the years 70-80 of XX century. It successfully overcomes well-known nationalistic and class conflicts alike, through sincere discovery and reevaluation of uniting moments and personalities, it makes a giddy analysis of a gallery of an enormous quantity of characters. It unites constantly times, personalities, places, mythical, historical with the present. It underlines the local Vlora intellectual contribution in the advancement of the country as a whole.

 

2. Its artistic form

 

It is characterized by a fluent, highly colourful and figurative Albanian language use. The author proposes a new type of digressive, sui generis essayistic style, a direct, totally communicative and natural style of presenting free association of ideas.
The literary figurative power in the piece of poetry devoted to Stork reaches the height of the artistic symbol.

Partager cet article
Repost0
21 mars 2008 5 21 /03 /mars /2008 10:23


Nga fjala e mbajtur në përurimin e librit- Galeria Kombëtare e Arteve Figurative- Tiranë

 

Dionisi.jpg

 



Vlora, nga vetë natyra e saj, është një vend i çuditshëm... Njerëzit dhe natyra e saj janë reflekset e njëra-tjetrës. E dashurojnë deri në dhimbje që i bënë ata të thonë larg sajë: “Më mungon Vlora”! Tek mungesa e atyre viseve e njerëzve të vendlindjes lindi dhe u zgjuan tek poeti ato vatra të cilat në rrethana të tjera nuk do të rizgjoheshin. Këtu nis enigma e lindjes së idesë së librit e cila shtjellohet me bukuri e mënçuri. Aja na zbuloi atë anë të panjohur tek ai, të eseistit, studjuesit e gjurmuesit të apasionuar. Vlora bëhet simbol e embrion  frymëzimi, rizgjon vatrat emocionale, që të bënë më  të pasur shpirtërisht. Një vepër krijuese e lirisë, një fontan emocinal shpërthimi.Vende e maja malesh, lagjet e rrugicat e Vlorës, guva e gjire deti, ku u burrëruam dhe na brumosën shpirtërisht, me atë magjinë e bukurisë, të cilat na veçojnë e që na përcaktuan ADN-në tonë.
 

 

Një shoqëri  me të mbi 50 vjeçare, por që Dionsit nuk i kisha zbuluar enigmën e gjurmuesit e të Misionarit të Dashurisë. Me të drejtë Aleksandër Babe, shoku ynë i vegjëlisë, prozator i  shquar, artistin e quan Misionar të Dashurisë. Nuk ka gjë më të bukur se kjo! Pikërisht kjo  dashuri që kishte Nisi për vendlindjen, nostalgjia, si një cilësi e domosdoshme e shpirtit njerëzor, i jep atribute veprës, e bënë shpirtërore, historike,  erudite, se si thotë diku në libër  dashuria për nënën dhe vendlindjen nuk zë kurrë thinjë. Dionisi ngaherë kërkon brënda vetes, ka një xixëllonjë, një shkëndijëz që kërkon ta bëjë flakadan,  që të dritësojë enigma e errësira me shpejtësinë e dritës. Me sy balene, përmes heshtjes kërkova të sodisja në atë det të mistershëm kujtimesh: njëri sy të bredhërinte nga perëndimi, syri tjetër të kulloste nga lindja. Misteri i asaj që fshihet, më i dhimbshëm u bëkërka.

 

Se Nisi fluturon 2500 vite në antikitet, në shoqëri me Safon e Aspasinë e Perikliut, të çon te “helenografia” për librat, të shkruara që nga Homeri deri në ditët e sotme, që kundrojnë “Te çdo grua Helenën”. Mandej të vjen tek  mjediset joniane, të fton tek nimfat buzë detit tek Kalaja, “atje  ku drita intime e prekja e lehtë që lë pulëbardha  ndriçon guralecët si pafajsia”. Përsëri të ikën e të merr me vete në Llakatund, që të admirosh mësimin e fluturimit të lejlekëve të vegjël. Ndjen se papritur je në flatrat e lejlekut, shtegton e gjendesh lartë në Manastiret e Meteorave, apo në Durahan duke kundruar si bie perëndimi mbi Liqeni i Janinës. Në mbrëmje të fton në biseda të karakterit filozofiko - estetik me poetët Fatos Arapi, Gëzim Hajdari, vlerësime për krijimtarin e Avdurahman Meçaj, Astrit Xhaferit, Robert Martikos, Jozef Radit etj. Supriza të këndëshme do përjetosh në këtë udhëtim fantastik, ashtu si për mua  suprizë do të ishte pritja që na  bëri poeti i shquar  Tito Patriqoja në shtëpinë e tij dhe e biseda për poezinë e pikturën. Ajo ditë kishte dhe pikën kulminante “Ditën e Poezisë”. Atje përjetova atë gëzim krijuesish, që vetëm Nisi di që t’i mbledhi  kaq dashamirës të poezisë shqipe në Athinë dhe thashë me sinqeritet para poetëve më të mire grek, se “Aleancat ndërshtetërore krijohen mbi bazën e interesave, ndërsa ato kulturore e artistike mbi bazën e dashurisë, se janë shpirtërore!”  

 

Se Dionisi të bënë të kërcesh pupthi që të gjendesh omethetik me të  në Burtint  apo në vendlindjen e Virgjilit, në Mantova sëbashku me Gëzim Hajdarin e Jozef Radin, me një tufë letrash dashurie të Seferit, e pikturat e Egonopulit për Orfeun. Ç’përmasa ka koha në fëmijëri?- një pyetje intriguese që e bëjmë shpesh. Befas të kujton rrugicën me kalldrëm të vendlindjes, ku nxjerr nga subkoshenca gjëndje të populluara në pasqyra ëngjëjsh, të kurthon atje në shoqëri me njerëz që i ke dashur dhe të kanë dashur të mirën. E veçanta e asaj që ndjen, duke lexuar librin, është rradha e asociacioneve figurative . Fraza zgjon ndjesitë e një linje që krijon strukturë të çuditëshme. Operon me një linjë kompozicionale gjithë puls e enrgji, duke mos respektuar ligjet estetike, por me një forcë befasuese emocionale manifeston, ndodhta një kompozicion të ri, të pa parë. Larmia e temave, vargu i emocioneve, apogjeve, që të ngjall ndjesitë e një pamje vargmali, në agim, prapa të cilit fshihet dielli i fëmijërisë e të rinisë së herëshme.  Vepra e Dionisit, është një vargëzim tabllosh të pikturuara në letër dhe të fshehur pas ndërthurjes gërmambushur të letërsisë. Mua më inspiron, më ngacmon, më bënë të rijetojë dhe një herë, për të mos harruar ato vite që jetuam bashkë e pranë njeri tjetrit. Ajo të kumton e duket se të  thotë rindje dhe një herë atë diell të rinisë tënde, rindje pulsin e atyre viteve, përndje dhimbjen në thellësitë e asaj asfiksie që kërkonte të të mbyste.   

 

 

…symbyllazi
kërkon e kërkon nëpër errësirë
shtegun e dhimbshëm,
shtegun e shpresës
e  përlindjen e fjalës së mirë.

 

 

Diku në libër shkruhet:
Funksioni i kujtesës është të rruajë me xhelozi, të mbrojë nga vjetrimi tejet banal i  së përditshmes, këto gjëra të mrekullueshme, sepse ndoshta janë pasuria më e mire që kemi.  Do tu thoshja, me një përkujdesje fëminore, shkoni tek vepra e Dionist se atje do gjeni diellin që na ngrohu, që na rigjeneron, që na bënë të rijetojmë atë që ke jetuar dikur, dikur me bukurinë e së vërtetës. Dhe gjithë ky peisazh i gjallë do të laget nga valët e detit, valë që fshehin nën vete misterin e tajfungeve. Na  duket se në lëkurën tonë kemi ende shijën e kripës të atyre viteve,  ndjejmë jehonën e klithmave të zogjve detar, relike:

 

 

 diku fshehur në kujtesë
Trishtim xhixhivalleje
zhaurima dallgësh e guralecësh
diku,
larg te kufiri i pafajësisë,
ku realja transformohej në magjike…

 

 

Dhe në buzë të vinë vargjet e poetit Ali Asllani:
 “ Vlorën, vetëm Vlorën / thelb e kam në zemër / ditën e kam dritë / natën e kam ëndërr...”

 

Njerëzit dhe natyra e saj janë reflekset e njëra-tjetrës. Në këtë vështrim, për ne të gjithë, që u burrëruam, medituam buzëdetit, ku deti e dallga përplaseshin tek ne, në korelacion, si analogji ndijimesh ato janë e do jenë bashkë  me njerëzit dhe me natyrën e një bukurie vlonjate të magjishme e të ashpër.  Det   që të gëzon e lumturon, buron fisnikëri e të mëson që ta duash njeriun e të të duan. Ndaj ndjej se nga pikpamja koloristike poezia e proza që shkruan Dionisi tingëllon me një kolor gjithë dritë e hije duke u pikëzuar në atë që ne e quajmë emocion njerëzor. “Në sy më mbetën një grup selvish, mbi një kodër, buzë detit në Korfuz. Mahnitëse!

 

Mu shfaqën në kujtesë penelat e miqve të mi, që hodhën në telajo dritën e bukur të Vlorës, në mijëra peizazhe.    Selvitë nisa që t’i emëroj… Selvi-penela, që tani janë të shkulur e të shpërndarë nëpër botë...    ”Në këtë mënyrë në vepër rriten dimesionet , rriten vlerat e tij edhe si krijues, si eseist dhe si publicist, me atë zhdërvjellësi e shpejtësi mendimi e meditimi. Nga pikpamja e formës vepra është, pra, një konglomerat, një galeri  personazhesh,  personalitetesh, gjëndjesh, të hedhura me emocion të cilat, them le të mbeten ato si hedhje emocionale, ashtu siç i vinë në mendjen e krijuesit. Pra le të mbeten meditimet një çorganizim emocional i organizuar. Alekua nga Athina shkruan se vepra vjen nga pasuria e shpirtit krijues se Dionisi është një krijesë e diellit dhe e detit.

 

Ne jemi miqtë e tij, shokët e tij, simbiotikët e tij, pjesa jonë e aspiratave të përbashkëta tona.  Dionsi  shpesh  vërshon mbi mua, më rrëmben, me një araogancë energjie dhe më ngul lapsin në dorë si një gozhdë kryqi.…Nga ajo”plagë” do të rrjedh pikë…pikë…pikë…Them buzëgas- “klorofil! Nuk di pse kam dëshirë të shoh një kryq. Askush të mos jetë mbi të. Askush të mos vejë atje. Sepse atje venë krijuesit. Ata e përballojnë egërsinë e dhunës. Dhimbjen e përbuzjes. Tonelatat e varfërisë. Linçimin e fatit. Duke klithur ulërimën e çmëndur: Atë, që tashmë duket, ajo, vepra e tij, është Nisi i vërtetë, i papërceptueshmi Dionis. Kur flasim për një krijues, duhet që dikush të na vërë dorën në sup dhe të na pëshpërisë fshehtas: “Kujdes! Ai është substrakti ynë!”
Pikërisht! Dionisi ishte substrakti ynë.

 

2-20Ne-20Sarande-20me-20Nestorin-1-.JPGKëto shënime dua t’i mbyll me ato fjalë që tha dhe Nestor Nepravishta, profesiori ynë i nderuar, me kulturë elitare, njohës i më se 12 gjuhëve të huaja, se libri „Pasqyrat e Afërditës“ është nga librat më të bukura që ke lexuar. E vetëm kjo do kishte për të qenë vlera me e qënsishme e librit.

 

 

 

Ne foto: Nestor Jonuzi dhe Dionis Qirixhidhi

Partager cet article
Repost0
26 février 2008 2 26 /02 /février /2008 14:04

Kosova.jpg


 









J’ai enfin réalisé mon rêve d’enfant 

...L'
indpendance, c’est aussi une revanche sur tout ce que la Serbie a fait subir à plusieurs générations d’Albanais.
 
Je me souviens très bien lorsque, enfant, à Ivanic Grad, en Croatie, je demandais à un de mes cousins si en criant “Vive la république du Kosovo !” sur le toit de sa maison je risquais la prison.C’était à l’époque des manifestations de 1981 [mouvement étudiant réclamant un statut de république fédérée pour le Kosovo, réprimé par les autorités]. J’avais à peine 6 ans, mais ces questions me taraudaient déjà. J’étais content quand mon oncle m’a dit qu’ici la police n’allait pas m’arrêter. Mais je n’ai pas crié pour autant. 

Aujourd’hui, après la proclamation de l’indépendance du pays, je suis sorti dans la rue et j’ai enfin crié à tue-tête : “Vive la république du Kosovo !” [En albanais “Kosova Republike”, le mot d’ordre des indépendantistes kosovars depuis des décennies. Il signifie exactement : “Que le Kosovo devienne une république”]. Les yeux mouillés de larmes, j’étais en train de réaliser ainsi mon rêve d’enfant. Crier “Vive la république du Kosovo”, c’était aussi une façon de me venger de l’Etat qui m’a vu naître et où j’ai dû passer la majeure partie de ma vie en tant que citoyen de seconde zone. Pour commencer, je lui reproche d’avoir obligé un enfant de 6 ans à rêver de choses déplacées et radicalement différentes de celles dont rêvent les enfants de cet âge. Je me suis aussi vengé de ceux qui ont contraint un enfant de 10 ans à suivre dans leur intégralité les interminables séances du Parlement serbe et à connaître par leur nom et prénom la moitié des députés de ce Parlement. Ils ont brisé mon rêve de devenir footballeur, comme tous les autres enfants de cette Fédération. J’ai crié au nom de ma mère, qui m’a élevé avec la peur au ventre de me voir enrôlé de force dans l’Armée populaire yougoslave et revenir dans un cercueil. Je me suis vengé de la peur d’avoir vu et entendu les avions de l’armée yougoslave voler au ras de nos maisons à la fin des années 1980. Je me suis vengé car ils m’ont contraint à devenir un adulte avant l’âge. Ils m’ont contraint à renoncer à notre peu de bien-être en licenciant mon père uni­quement parce qu’il était albanais.

J’ai hurlé aujourd’hui: Vive la république du Kosovo ! 

En saluant la nouvelle république du Kosovo, je voulais me venger d’un Etat qui m’a fait pleurer chaque fois que ses représentants ont convoqué mon père pour des “entretiens informels”. Je voulais me venger de la peur que m’ont inspirée les policiers qui ont défoncé notre porte d’entrée à la recherche d’un pistolet que nous n’avons jamais eu. Pour toutes mes nuits blanches d’enfant terrorisé, je maudis cet odieux flic – Hajdar Pasic – et tous ses semblables.Je veux me venger d’avoir été contraint à apprendre dans la douleur la pauvreté de ma famille et le dénuement total vers lequel nous allions. Ce régime et cet Etat m’ont obligé à renoncer à m’habiller comme les autres, et, pour la première fois, à songer à quitter le Kosovo. A cause d’eux, j’ai suivi une scolarité parallèle [dans les écoles parallèles mises en place par les Kosovars dans les années 1980] du collège jusqu’à l’université. A cause d’eux, j’ai été battu par la police à Pristina pour avoir eu sur moi un livre scolaire en albanais. Que ces barbares sachent qu’aujourd’hui le Kosovo est indépendant et que ses étudiants ont le droit de posséder tous les livres qu’ils souhaitent ! 

Mais j’en veux surtout à ceux qui m’ont obligé à sacrifier près de cent jours de ma vie à me cacher comme une bête traquée dans les montagnes [allusion aux onze semaines de bombardements de l’OTAN en avril-mai 1999, pendant lesquels le Kosovo a été pratiquement vidé de ses habitants d’origine albanaise]. Je veux me venger pour ces moments où la police et l’armée ont coupé ma famille en deux, entre la guerre et la montagne. Si la haine, la malédiction, la vengeance peuvent s’exprimer par les mots, je la ferai passer à travers eux au nom de mon grand-père et de ma grand-mère, qui ont alors été brûlés vifs dans leur maison. Pour tous ces moments et pour bien d’autres, j’ai hurlé aujourd’hui : “Vive l’indépendance du Kosovo !” Et c’est avec ce cri que ma vengeance prend fin. Je peux à présent tourner la page de ces moments douloureux et amers. Car aujourd’hui commence une nouvelle vie pour tous ceux qui veulent vivre au sein de la république du Kosovo.
 
 
Berat Buzhala
( Express
 )
 

Partager cet article
Repost0
13 février 2008 3 13 /02 /février /2008 23:35


Dritero-Agolli.JPGNe foto: Dionis Qirixidhi dhe Dritero Agolli

SE VITET IKIN TUTJE ...
 

Tek lokali Guva lexoja poezitë e Jorgo Bllacit nën sfondin e këngës korçare, që Pano Taçin e mallëngjenin dhe e bënin 60 vjeç më të ri.  Porsa ishim ndarë me njeriun që studionte “gjuhën e pëllumbave” për të interpretuar vargun e Homerit “ Pëllumbi i ndrojtur po sjell ambroz "  dhe mesazhet e Orakullit të Dodonës që i dërgonte Zeusi. Poezia është si një harpë që pret të tërhiqet korda e sajë, ndaj dhe Xhevos,  “gjuha e pëllumbave”, këngët korçare e sollën  tek  ndjellja magjike e poezisë. Hodhi disa vargje në një copë letër ku kishte skicën e portretit të tij të bërë nga Skënder Kamberi, 30 vjet më parë. 

Eva, e bija e Jorgos na solli shishen e verës, tek po lexoja vlerësimin e Dritëro Agollit në parathënien  tek përmbledhja me lirika e balada “Kuja e violinës”: “Në qiellin me yje të shndritshëm edhe Jorgo Bllaci  është një yll që do të zërë vend në yjet e poezisë”. I them Xhevos se dhe unë “jam” tani në vitet ‘80, në ato ditë kur i pata dërguar një letër Dritëroit, dhe nesër shkoj të marrë përgjigjen. Do që të shkojmë bashkë me Nestorin?
-Sa mirë bëre që ma the, Nisi, se dhe unë s’e kam parë, që kur është operuar nga sytë.
 
Dritëroin i gjetëm mes pikturave, relikteve, diplomave, çmimeve, me Sadien pranë. Poeti ashtu i qeshur, na përqafoi dhe bëri humor kur na pa me qeskat e frutave nëpër duar. Në këtë mjedis miqsh u  thashë se kam ardhur me peshqeshe nga Athina:

 -Së pari sjell fjalën e Dritëroit në Selanik, në maj të vitit 2000,  me temë:“ Fjala, Arti dhe Paqja”. Fjala e Dritëro Agolli  bëri për vete auditorin, por dhe drejtuesen e takimit, profesoreshën me origjinë greke Eleni Glikatzi Arveler, ish-rektore e Universiteteve të Parisit, sepse poeti e ndriçoi dhe e qortoi shpirtin e trazuar të ballkanasve. Pas Dritëroit, Eleni G. Arveler radhiti “telegramin e katërt, të pestë...”.
Dhori Q. Qirjazi, që e pasqyroi këtë takim në ET3, shkruan:  “...Do të doja ta ndiesh shpirtin të lehtësuar e të çliruar, dhe ti lexues, sepse e tillë ishte magjia e brumit që u gatua në magjen e magjistarit Dritëro...”.
Thashë, meqenëse, Poeti mundet që ta ketë humbur diskutimin e rikopjova dhe e solla si urim për suksesin e ndërhyrjes kirurgjikale që u bë në sytë e tij.

-Dhuratë tjetër që po të sjell, Dritëro,  është dhe një letër nga Nase Jani, që ndodhet në Athinë, ku mes të tjerave shkruan: “ ...po shkruaj një Libër të tërë “Takim me Dritëronë” (titulli fillestar). Libri do jetë interesant se ka brenda takimet, telefonatat, letrat, shkrimet-skica, deri tek ëndrrat (me dhe për Dritëronë). E kam gati, por do gjej një kohë të përshtatshme dhe të vi aty të bëjmë një “miratim”, siç bëmë për romanin Çmendina, që më the: “Çmendina vërja emrin, Nase, se Shqipëria jonë është e bukur, por ka njerëz të çmendur...” dhe unë vura në krye dy vargjet e Tu: “Në vendin tim e në vendin tënd,/ një kokë e çmendur një vend e çmend!...
Me Dionisin po të dërgoj një “pagurkë rakie” me një dopio raki ballë kazani, dy vjeçare. Nuk i harroj ato fjalët e Tua: “Çfarë dreq poeti është ai që nuk i sjellin raki”. Prandaj po të dërgoj “kombin e fundit” nga rakia që më erdhi nga Përmeti... Sadijes shumë të fala! Këtej të kujtojmë të gjithë, me të veçantin, mikun tonë të mirë, Dr. Evriviadhi Goron!”.

- Kjo është e para. Ndërsa në takimin e shkrimtarëve ballkanikë,  Dritëroi  tha (dhe nisa, miqve t’ua  lexoj):
 “...Shpirti ballkanas ka tre shpirtra: shpirtin nacional, shpirtin ballkanik dhe shpirtin evropian. Dhe vështirësia qëndron në harmonizimin e këtyre tre shpirtrave. Kur futet djalli në mes dhe i ngatërron këta tre shpirtra, në veprën e shkrimtarit shfaqen djaj të vegjël. Nëse ngjitet në ekstrem shpirti nacional, ngre kokën nacionalizmi me urrejtje nacionale, nëse vepron vetëm shpirti evropian humb indetitetin dhe shkrimtari mbetet pa adresë. Prandaj zotësia qëndron në harmonizimin e këtyre tre shpirtrave. Këtë harmoni e kërkon edhe letërsia në dobi të stabilitetit dhe të paqes në Ballkan, që nuk është një ëndërr e zbrazur, por një realitet...”

Dritëroi- Atje ishte një auditor i gjerë. Fjalën e mbajta frëngjisht, dhe ma përktheu Dhori Q. Qiriazi. Në takim ishte dhe një regjisor i famshëm serb; ndërkohë në Jugosllavi ishte gjurulldia e luftës. Eleni Glikatzi Arveler kishte shqetësimin e madh se mos grindesha me regjisorin serb, që ishte ftuar në takim. Përkthyesja  e rusishtes, një vajzë greke, që më kishin caktuar, i tha se  ata të dy i shoh që pinë kafe dhe debatojnë të qetë. Por Eleni nuk bindej, se kishte merakun se mos i prishnim konferencën. Biles i thashë Elenës se regjisori është kundër Milosheviçit. Ajo u kënaq, sa i thashë unë, por me humor shtova: “unë kam për t’u çuar në konferencë, në se më prek pak, dhe  atëherë do të bëjë kërdi”. Qeshëm te tre bashkë. Regjisori i famshëm serb na tha diçka të mençme, që më mbeti në kujtesë: “ Ne luftën e kemi bërë stinë, dhe nuk kemi katër stina, por kemi: Pranverën, verën, vjeshtën, dimrin dhe stinën e luftës.  Lufta është stina e pestë”. Pasi u larguam për në atdhe e mora në telefon,  që ta pyesja se si ishte.  “Kohë lufte”- më tha!

Pas gotës së parë të rakisë, që na serviri Sadija, Dritëroi hapi pagurin që dërgoi Nasia, për të shijuar rakinë e Përmetit, dhe biseda u bë një mozaik enciklopedik, ku përfshinte poezinë e Homerit e Pindarit, Hafizit, Rumiut dhe Naimit, të Ali Asllanit, Seferisit e Elitisit, pikturën impresioniste, dhe atë abstrakten, shkrimtarët e brezit të humbur, dhe këngën popullore...Se biseda me Dritëroin ka të pleksura bashkë  seriozitetin, humorin, sarkazmin, marrëzinë dhe befasinë e mënçurisë.
- Bëjmë dhe marrëzira- njerëz jemi.- tha Xhevua.

Dritëroi, befas gjeti rastin të flasë për maninë e  etimologjisë të fjalëve me shqipen, siç është rasti i prejardhjes  të emrit të qytetit të Leçes.  Herë me seriozitet e herë me humor ai  bënte shaka me Xhevon, që e tepronte kur thoshte se Leçe vjen nga fjala shqipe Lis, ndërsa ajo vjen nga fjala Late- qumështi! Ta shohim, i tha Xhevua, do të bind për të të kundërtën. Ç’punë ka qumështi me Leçen!? Leçja ka si emblemë lisin. E kam parë me sytë e mi.

Tek flisnin për prejardhjen e fjalëve, e prirjen për t’i shpjeguar me shqipen, mu kujtua Eqrem Çabej, kur thoshte: “...  etimologjia ngjan me një lëndinë shumëngjyrëshe, ku gjen gjithfarë insektesh, prej të cilëve shumë pak janë bletë mjaltëse. E nëse dikush dëshiron të bëhet e të mbetet “bletë mjaltëse”, i duhet të mbajë parasysh se “krahasimi i një fjale tjetër me një fjalë të së njëjtës gjuhë mund të quhet një etimologji, vetëm atëherë kur ai krahasim të jetë arsyetuar mirë, të jetë bazuar mbi ligjet fonetike dhe të jetë shpjeguar mirë edhe nga ana morfologjike e kuptimore.”

-Avdurahman Meçaj nuk të heq nga goja Dritëro!- i thotë Nestori, duke i treguar dhe vlerësimin e tij për krijimtarinë.
-Po, djalë i mirë, i shkëlqyer, Avdurrahmani shkruante shumë mirë, e kam njohur kur ishte i përndjekur, dhe miqësinë e kemi ruajtur edhe sot. U mundova ta ndihmoja, por...
-Dhe tani shkruan prozë cilësore- e plotësoj unë mendimin e Nestorit, që ma miraton dhe Xhevua.
-Ishte nëntor i vitit 1962, Dritëroi kishte ardhur në festimet e 50 vjetorit të Pavarësisë në Vlorë. E prita kur po merrte gazetën tek libraria afër Sheshit, me një fletore me vjersha në dorë. Jam nxënës,- i thashë, dhe i tregova vjershat. E shoqërova një copë udhë. Ma mori fletoren, dhe ma humbi.- thotë duke qeshur Xhevua. Po mirë bëri.
- E harrova në hotel, veçse poezitë i lexova!

-Kjo ishte njohja e parë me Dritëroin.- vazhdon të tregojë, duke u ngritur tashmë në këmbë, e duke qëlluar ballin me pëllëmbë-Çudi si mu kujtua ky çast: Porsa kishim lexuar poemën e Dritëroit ku thoshte dhe emrin e një klubi ku rrinte me shokë. Vajtëm ta takonim, bashkë me Spiro Deden. Shkrova, para se sa të vinte në klub disa vargje, kur e shohim se me të vërtetë erdhi së bashku me Vito Koçin dhe Miço Kallamatën. Shihnim me kërshëri si do reagonte me këtë poezi që ja  dërgova me kamerierin:
Një krikë me birrë/ në klub sot na solli/ po ty nuk të gjetëm askund/ E njihni lirikun e  madh nga Devolli?/  Garsonit ju lutëm më në fund./ E si mos e njoh komikun e hollë/ Paçka që s’na lë asnjë grosh,/ Më thanë letrarët kur u mblodhë/ krejt famën ia hodhën përposh”...

-Qenka poezi e bukur!- tha Dritëroi, pas 46 vjetësh.
-Ndoshta e ke në arkivin tënd, se ajo ka dhe vargje të tjera...Se pas poezisë së parë të dërgova dhe të dytën dhe shikonim me kërshëri reagimin se na thanë se Dritëroi bën dhe humor të hidhur, si i thonë. Katër vargjet e  asaj vjershe nuk i kam harruar, pasi porsa ishte botuar cikli me poezi ku kish vjershën për nënë Hatixhenë, që e “modernizova”, gjasme:
Mamaka ime, biondinia, Hatixhe,/ më simpatikja nga të gjithë qytetaret,/ më prodhoi një ditë spontanisht mbi xhade,/ porsa doli nga Opera “Peshkatarët”... 
-Po ju pata student  në Universitet...- kujton Drotëroi, i thashë Todi Lubonjës t’u merrte në “Zëri...”,  ty Spiron, Ludën, Gaqon. Heshti pak dhe pastaj na tregoi   vëllimin me poezi “Nga vjen kjo muzikë”.
-Poezia në çdo gjuhë që të shkruhet, dallohet nga muzikaliteti...- tha Nestori, kur lexoi një poezi të Dritëroit në italisht.
- Poezia mund të mos ketë rimë, por muzika është e domosdoshme, pa muzikalitet s’ka poezi- tha Dritëroi, me dy vëllimet e tia poetike të përkthyer në italisht e rusisht, nëpër duar.
-Eno Grasi deshte të dëgjonte poezinë në shqip, ritmin e rimën, për ta përkthyer atë saktë. - kujton Sadija.
-Po, kërkonte  muzikalitetin që duhej të përçonte, ta ndiente edhe nëpërmjet recitimit në shqip. Ilia Fonjakov, shkruan në parathënie rusisht, se çudia e poezisë shqipe është se ajo del befas atje ku ti nuk e pret. Befasinë e ka dhe poezia popullore:  U çmenda po lidhmëni/ tek mikja ju shpimëni,/ se ajo di e bën magji/ me mollët  që ka në gji . Një njeri i çmendur i dehur nga dashuria, sikur flet me vete Dritëroi.
Xhevos, duke dëgjuar Dritëron, i erdhi befas t’ia marri këngës, që të mund të komentonte me patos vargjet për të mirën që populli e përfytyron si   të mirën e brendshme, mirësi e prekshme e përjetshme, që përgjithësohet në të mirën abstrakte, estetike: O shkoftë e mira na dëgjoftë...
-Ja kështu- tha poeti,- këndonin në fshatin tim në Malind, kur isha i vogël. Ç’ishte kjo e mira? Folë, Agoll!
-Gjoleka dërgoi njerinë - këndon populli,- e plotësoi mendimin Dritëroi- Njeriun, pra, si kallauz…

I tregova Dritëroit dhe Sadies, historinë e letrave të dashurisë të  Seferisit dërguar nga Korça, së shoqes, Maros. Xhevua me emocion shpjegoi vizitën e tij në shtëpinë muze të Seferisit dhe bisedën me Anën, të bijën para jaseminit të mbjellë nga dora e poetit. Siç e ka Xhevua, nisi të na recitojë poezinë e Seferisit përkthyer prej tij vite më parë:
Le të bjerë nata/ le të shkrepë agimi/ i bardhë mbetet/ jasemini.
Ne, vijoi poeti, duhet të gjejmë e të fuqizojmë ato që na bashkojnë. Janë intelektualët ata që arkitektojnë frymë bashkëpunimi, fqinjësie të mirë...

Xhevua i ngritur tanimë në këmbë, në sfond të peizazheve, që zbukuronin muret e dhomës së poetit, me impulse poetike fliste për peizazhet e Eduard Lirit e peizazhin me Tomorin e kaltër, të lënë në mes me shënime të shumta përbri. Mandej bisedën e solli te romani “Jeta në varr” të Strati Mirvilisit, pasi  Xhevua pat takuar në Athinë mbesën e djalit të shkrimtarit.  Kjo i dha mundësi Dritëroit të flasë për përfaqësuesit e brezit të shkrimtarëve të brezit të humbur që ishin kundër Luftës së Parë Botërore, Hemiguejn, Remarkun, Ungaretin, Strati Meirivilin, që vunë themelet e asaj që u quajt letërsi e shkrimtarëve të brezit të humbur...
-Kini kujtesë mahnitëse Dritëro! Dhe kur nisa të t’ kujtoja një aventurën me peshkatarët e sardeleve, dhe Nikolla Zoraqi, natën në mes të detit, kur kishte mbaruar pija, dhe tentuat të merrnit alkoolin e busullës, nuk kishe harruar jo vetëm emrin e drejtorit të ndërmarrjes, Llazarit, por dhe të inxhinierit, Agathakliut, e detaje që mua më ishin fshirë nga kujtesa...

-Kujtime të bukura kini dhe nga shoqëria me piktorët vlonjatë…
-Në pikturën tonë nuk kemi shkollë veç Shkollës së Vlorës, tha Dritëroi. Kjo ishte një rrymë, kur ato, në ato kohëra, nuk lejoheshin. Tani që është koha e shkollave, piktorët e  ngopur me shkolla,  dhe duke bërë një jetë individualiste, megjithëse fizikisht jo të bashkuar, ndjen, tek disa se i bashkon përsëri ajo shkollë, të cilët brenda saj  kërkojnë pasurimin e zhvillimin.  Shoh se disa kanë ndërruar krejtësisht identitetin, qenien tyre, janë hedhur në “modernet”. Tek të tjerë shoh se kanë humbur natyrshmërinë. Ndodh ashtu si në natyrë që brenda dashit kërkohet që ai të përpunohet, të bëhet më i madh, dhe jo dashi  të bëhet cjap. Ashtu si poezia e Xhevahirit, do të ishte jashtë natyrës së sajë, në se do humbiste identitetin e do të kthehej, përshëmbull në abstrakte, duke mos ruajtur as llogjikën e fjalëformimit e normat gramatikore, vetëm e vetëm që të duket moderne!
“Po të bënte berberi një album me kokët e qethura...”, më erdhi ndër vargu i poetit dhe i thashë: 
-Më kujtohet Dritëro se i the Nestorit se hedhja e të jeshiles në tablo është tepër e vështirë...
      
Duke debatuar për një peizazh të Zihni Veshit, Dritëroi tha:     
- Krijimi i një peizazhi ka dhe të papritura. Më i vështiri është pikturimi i ullirit, i cili është i hidhur, por dhe i ëmbël. Sadik Kaceli e pikturonte çuditërisht, mirë. Sepse  ullirin po të mos të dish ta pikturosh, del si kaçube. Aq me gunga dhe i shëmtuar që është, por dhe aq dhe i bukur, hyjnor, jo më kot dega e ullirit e marrin si simbol paqeje.

Mandej Dritëroi më përgëzoi për librin që dua ta ribotoj, dhe më tha se boshllëku që ka ekzistuar në kulturë  duhet të mbushet, ashtu si në natyrë, që nuk ka boshllëk. Ajo plotësohet, ashtu si boshllëku i termometrit. Atë që kemi humbur, tani në kohë moderne mundohemi ta plotësojmë, disa eksperimentojnë ato që bota i ka provuar prej kohësh. Disa gjëra me të vërtetë nuk ishin bërë të njohura, por krijuesit bënin ç’shtë e mundur ta kërkonin të renë.
 
Dritëroi, ashtu i menduar, sjellë në kujtesë romanin Doktor Shivago,  që ishte i ndaluar në Shqipëri. E  gjeta frëngjisht në Kongo.Ismaili më pyeti “Ta marr?”
Merre i thashë, por mos ta mësojnë...
Unë jam prej kohësh pelegrin
Udhëtar në vendin e shpresës së thyer...
Nuk di pse mu kujtuan këto dy vargje...Ndoshta se bisedën e konsideruam të hapur. Atë kemi për ta vazhduar tanimë dhe me Skënder Kamberin, që t’i shtojmë mozaikut të magjisë enciklopedike të dialogut me Dritëroin, jo vetëm befasinë e fjalës së Xhevos, maturinë e Nestorit, por edhe bukurinë e rebelizmit të mendimit të veçantë të Skënder Kamberit.

Partager cet article
Repost0